Aktivitete rreth Anitёs

Në ditën e 40 vjetorit të lindjes, emërtohet rruga “Anita Bitri”. Këngëtarja vlonjate bëhet anëtare e Fondacionit ”Nermin Vlora Falaschi”.

Në datën 8 janar, dita e lindjes së Anita Bitirt, Fondacioni “Nermin Vlora” në bashkëpunim me bashkinë e qytetit tё Vlorёs, organizoi ceremoninë e emërtimit të rrugës “Anita Bitri”. Pllakatën e mermerit ku ishte gdhendur emri i këngëtares, e zbuloi Mjeshtër i Madh, Edith Mihali. Në këtë ditë kaq të shënuar shumë artistë, pjesëmarrës në këtë ceremoni janë shprehur rreth veprimtarisë të kësaj artisteje të famëshme:

Edit Mihali – Mjeshtër i madh
Të krijon emocion fakti, që Bashkia e Vlorës, e ka përjetësuar këngëtaren vlonjate, të re në moshë, por me karrierë të pasur, në një rrugë kryesore. Ky shembull duhet përhapur, në mënyrë që të respektohen dhe vlerësohen personalitete të artit të cilët jo vetëm që kanë kontribuar për qytetin e tyre, por për gjithë Shqipërinë. Anita Bitri u përjetësua si një këngëtare e famëshme, duke përcjellë vlerat e këngës shqiptare nëpër botë.

Irini Qirjako – Mjeshtër i Madh
Pak ditë më parë isha në Amerikë për një koncert dhe u mbusha me krenari, për emrin dhe famën që kish lënë Anita Bitri atje. Flisnin jo vetëm muzikantë, dashamirës të këngës, qytetarë të thjeshtë, por edhe personalitete amerikanё. Sikurse unë dhe të gjithë shqiptarët u emocionuan kur mësuam që ligjit kundër monoksidit te carbonit në qytetin, ku Anita u shua bashkë me nënë dhe vajzën e saj, i kishin vënë emrin “Ligji Anita”. Ne kolegët e saj, i gjithë arti shqiptar, krenohet për Anita Bitrin, këngëtaren legjendë për nga zëri….

Dr. Makbule Çeço
Një rrugë me “Anita Bitri”, është nderimi që i bëhet këngëtares, e cila, megjithëse e re në moshë, ngriti në lartësi të mëdha, sikur të kish jetuar një shekull, vlerat e artit shqiptar, në tokën e saj, në shumë shtete të Ballkanit, por edhe përtej oqeanit. Bilbili i këngës së muzikës së lehtë, është vlerësuar edhe nga diskografia botërore, duke u bërë pjesë e tyre. Anita Bitri, nuk është thjesht tek një rrugë, tek një këngë, tek një film dokumentar, ajo është në fondin e artë të artit shqiptar, në kujtesën e popullit të saj.

Marika Kallamata – Artiste e Merituar
Teksa kujtojmë Anita Bitrin, prekim të bukurën, të dhimbshmen. E bukura si vetë bukuria e vlonjates dhe këngës së saj, e dhimbshmja, si vetë tragjikja e shuarjes së jetës së saj në moshën 37 vjeçare.

Edi Luarasi – Artiste e Merituar
Një emocion tek rruga “Anita Bitri”, një buqetë me lule… Ky është nderimi im për këngëtaren vlonjate, që megjithëse u nda shumë shpejt nga jeta, la pas një karrierë të pasur artistike. Për njeriun nuk ka rëndësi se sa gjatë jeton, por është shumë e rëndësishme, se çfarë emri dhe vepër lë pas. Anita Bitri, la pas një karrierë brilante, që artistë të tjerë, që kanë jetuar dyfishin e jetës së saj, nuk kanë mundur ta arrijnë këtë.

 

Nëkryetari i Bashkisë së Vlorës, Halim Dervishi

Anita Bitri është një prej figurave vlonjate, e cila mbahet dhe do të mbahet mend për vlerat e saj. Emri i Anita Bitrit do t’i mbetet përjetësisht kësaj rruge ashtu si dhe zëri dhe kënga e saj që janë një nga emblemat e qytetit tonë dhe që mbajnë të paharruar kujtimin e saj. Është hera e parë që emri i një artisteje të re të qëndroj në një rrugë kaq të rëndësishme. Është një nder që nëpërmjet saj u bëhet gjithë artistëve. Ajo ka lënë nëpërmjet këngës së saj një emër të bukur. Kjo rrugë është në zemër të atij qyteti që ajo e deshi aq shumë dhe që e mbajti përjetësisht në zemrën e saj. Dikur, ajo vajzë e vogël qё me violinën në dorë përshkronte këtë rrugë për në shkollën e muzikës “Naim Frashëri”, nuk do ta kishte menduar kurrë se kjo rrugë, që në pranverë dhe në verë kundërmon nga era e luleve të blirit dhe që në zhargonin e përditshëm vlonjatet i thoshin “kapelja”, do të mbante në 40 vjetorin e lindjes së saj, pikërisht emrin “Anita Bitri”.

 *******************************************

INTERVISTAë Arben Bitri, vëllai i këngëtares së madhe, tregon historinë e dokumentarit të shfaqur në New York. Nga vepra e ralizuar me shpirt nga kameramani Luan Nanaj.
Në datën 29 Mars 2005 në Manhatan u shfaq filmi dokumentar Anita Bitri: “Përherë mes jush”, kushtuar jetës artstike të këngëtares së madhe. Interesi i artdashësve dhe dashamirësve të artistes ishte i jashtëzakonshëm. Në veprimtarinë e organizuar me këtë rast morën pjesë figura të rëndësishme të artit në SHBA. Në emër të familjes Bitri, vëllai i këngëtares,
Arbeni tregon se si u mundësua realizimi i kësaj vepre artistike.

Zoti Arben, a mund të na thoni se si lindi ideja për këtë film dokumentarë.
–Në fakt, si promotor i këtij dokumentari ka shërbyer vetë jeta artistike e gjithanshme e Anitës, bukuria e madhe shpirtërore, talenti, zëri i magjishëm i protagonistes, e cila me artin e saj të mrekullueshëm kur ishte në jetë, bëri të lumtur një masë të madhe të artdashësve të muzikës së lehtë. Ndërsa me ikjen e saj të befasishme ngriti më lart figurën e popullit shqiptar në botë. Ideja për këtë film lindi që në javën e parë të tragjedisë. Respekti, dashuria, dhimbja e shqiptarëve të diasporës dhe elegjia e artistëve dhe miqve të Anitës nxitën vetvetiu fillimin e punës për realizimin e dokumentarit.
A patët vështirësi gjatë përgatitjes dhe si u mundësua shfaqja e premierës së filmit në New York.

Përgatitja e dokumentarit kërkoi një punë të madhe dhe delikate; kishim përpara një jetë artistike të gjerë dhe të larmishme, të shtrirë në Shqipëri dhe disa vende të botës. Në fillim u punua për mbledhjen e filmimeve dhe përzgjedhjen e tyre, e cila nuk ishte një punë e parëndësishme, pasi materialet mungonin ose cilësia e regjistrimit ishte shumë e dobët. Por këtovështirësi u kaluan nga stafi i përbërë prej emrash të njohur në Shqipëri, të cilët e kanë ndjekur në vite suksesin artistik të Anitës.

Jemi informuar se filmi dokumentar Anita Bitri: “Përherë mes jush”; i regjizorit Luan Nanaj është transmetuar nga disa televizione në Tiranë dhe është mirëpritur nga shikuesit. Si e përjetoni këtë suksesë.

Ndjehem shumë mirë dhe jam i kënaqur me punën artistike të regjizorit Luan Nanaj, i cili përjetsoi veprën artistike të Anitës, artin që ajo kishte në
gjak për të cilin besonte se ia kishte falur zoti. Këtu dua të theksoj një detaj njerëzor, që ka të bëjë me sjelljen e zotit Nanaj. Kur iu drejtova dhe i shpreha idenë e dokumentarit ai jo vetëm e priti me entuziazëm, duke lënë të gjitha punët që kishte në dorë, por nuk pranoi as të paguhej. Pas këmbënguljes time për ta shpërblyer për kontributin e dhënë ai mu përgjigj: E bëj për ato tre heroina që meritojnë të hyjnë në pavdeksi, e bëj për AnitaBitrin, e cila ishte zëri i këngës vlonjate kudo në botë.
Dhe mbi të gjitha jam i kënaqur nga ky dokumentar sepse aty nëpërmjet ekranit takohesh me vet Anitën, shikon dhe jeton atë entuziazëm, bukuri, dashamirësi dhe talent që e karakterizonte. Duke parë dokumentarin të kalon para syve gjithë ajo jetë artistike e mbushur me trofe, puna titanike për të bërë art të vërtetë dhe për tu lartësuar nëpërmjet këngës, festivaletqë Anita i kishte pikë të dobët, dashuria që ajo kishte për artin, artdashësit dhe për popullin e saj. Në sekuencat e filmit shfaqet respekti që kishte Anitapër këngën, por edhe respekti dhe dashuria që gëzonte mes kolegëve të muzikës shqiptare.

A mund të na thoni diçka për projektet e tjera lidhur me publikimin e krjimtarisë së Anitës.

Po natyrisht, puna e madhe e Anitës të detyron që të mos mbetesh vetëm në kuadrin e një dokumentari, por të synosh ta pasqyrosh më mirë gjithë jetën e saj artistike. Për këtë qëllim në bashkëpunim me regjizorin Xhevat Limani dhe me kameramanin Ilir Kasneci po punohet për projektimin e një DVD-je për këngët e Anitës, ku si synim kryesor është që të sjellim për publikun një Anitë të gjallë, që të rrezatojë dritë dhe hare ashtu siç ishte në të vërtetë.

*******************************************

Më 29 mars 2005, diaspora shqiptare ndoqipremierën kushtuar jetës artistike të këngëtares vlonjate
Supriza Anitë, vazhdon të triumfojë

MANHATTAN – Asgjë nuk mund ta ndalë, atë çfarë është e destinuar të jetë e përjetshme. Dyshimet nuk kanë vend, aty ku madhështia mposht të zakonshmen. I tillë ishte dhe dokumentari kushtuar jetës artistike të Anita Bitrit, i shfaqur në Manhatan më 29 mars. Nëse ende ka njerëz që janë skeptikë për këtë, atëhere mund të pyeten “dëshmitarët”. Nuk është një, por dhjetra artistë të mëdhenj shqiptarë nga e gjithë diaspora e perëndimit, të cilët mund të faktojnë emocione të veçanta. Dhe nuk kish si të ndodhte ndryshe, kur ata i kishte mbledhur shoqata Shqiptaro-Amerikane e Grave, “Motrat Qiriazi” për të adhuruar një këngëtare të kompletuar dhe të pjekur, si çishte Anita Bitri. Në një mbrëmje të quajtur  “Memorial Evening” (Mbrëmje Përkujtimore) në mjediset e lokalit “Djerdan Restaurant”, njerëzit e artit përjetuan atë  çfarë vetëm Anita mund ta shkaktojë, emocionin. Dhe, në këtë ndjenjë, nuk mund t ë mungonin miqtë e famshëm të këngëtares vlonjate, si fotografi Fadil Berisha e regjisori Xhevat Limani. Ndërsa këngёtarët Kino, Nik Çarku, Mimoza Gjikoli së bashku me instrumentistët Vait Hajdari, Maks Vathi, Raif Hyseni, etj…, do ta bënin më të këndshëm ambientin. Por e gjitha kjo mbrëmje, nuk do të ishte kaq e plotë nëse prezantuesja e dokumentarit, Shqipe Malushi nuk do të përdorte stilin e saj perfekt për ta bërë të paharrueshme natën e 29 marsit në Manhattan. Është gjithnjë e mrekullueshme të jesh me Anitën!

Surprizat

Dhe për të mos u ndarë me të për asnjë moment, për të gjithë adhuruesit e muzikës së Anitës tashmë do të dalë së shpejti në qarkullim një D.V.D. “Përherë mes jush” do të përcillet nëpërmjet videoklipeve mjaft interesante,  për të cilat kanë punuar me muaj të tërë regjisorët më të shquar të diasporës. Tashmë kjo D.V.D konsiderohet nga shtëpia botuese  “Audio Dinamik” me qendër në Nju-Jork, si një kryevepër dhe nga dita në ditë do të jetë në treg për të gjithë publikun. Kjo do të jetë edhe sfida e radhës e Anitës. Megjithatë, ajo nuk do të ndalet këtu. Në të ardhmen ajo do të vazhdojë t`ju habisë, duke sjellë edhe autobiografinë e një vajze me temperament të veçantë. Gjithçka do të jetë e shkruar thjesht, prej dorës së saj. Ashtu si edhe për më të rejat për këngëtaren e madhe, edhe kësaj here për librin në fjalë do të kujdeset i vëllai, Arben Bitri. I vendosur prej pak muajsh në New York, ai po ndjek të gjitha hapat për të kompletuar figurën e Anitës. Dhe në fakt, deri tani kanë rezultuar të suksesshme. Për të gjithë miqtë e Anitës, surpriza të tjera do të vijnë shumë shpejt.

*******************************************

 New York – Shqiptarët e Amerikës kujtojnë këngëtaren e mirënjohur shqiptare Anita Bitri me një “Shfaqje Përkujtimore”

Përjetësimi i Anita Bitrit së fundi në vidioclipe. Shtëpia Diskografike “Audio Dynamix”, ka marrë përsipër që të organizoj një takim mes këngëtares së madhe dhe fansave të saj. Nëpërmjet një DVD-je të re, të gjithë njerëzit që me të vërtetë kanë shije për muzikë, mund të plotësojnë boshllëqet artistike, duke ndjekur për një orë rresht atë ç`farë është e plotë dhe perfekte: Anita Bitrin. Ndërkohë që dikush mund të numëroj muajt që nga koha kur ajo u largua së bashku me nënën dhe vajzën, Sibora, kjo DVD është prova e pare që tregon një fakt të pakundërshtueshëm; Anita Bitri gjithmonë do të rikthehet dhe mënyra se si, nuk ka rëndësi. Për më tepër, këtë e përforcon edhe titulli i kësaj vepre artistike “Përherë mes jush”, ku në rast se admiruesit do të kenë shansin që ta kenë në duar, do të harrojnë se çfarë do të thotë fjala tragjedi. Zëri hyjnor, shikimi i thellë dhe plot mistere, tingujt e gjetur, sfondi  tërheqës dhe plot elementë të tjerë të papërsëritshëm, mund të çojnë deri aty, sa fansat të japin një parrullë për gjithë publikun: “WANTED, Anita Bitri”.Sigurisht, duke qenë se nuk do të ketë shpjegim tjetër për gjithë këto surpriza në DVD, gjithkush do të mendoj se kjo është një “vepër e Zotit”. Megjithatë, ky mendim nuk është krejt i pabazë. Anita Bitrit talentin ia fali Perëndia, ndërsa akti i parë i përjetësimit të saj vjen nëpërmjet një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh dhe njëkohësisht adhuruesish të muzikës hyjnore. Kësaj kategorie i përkasin dy artistët me famë dhe seriozitet të diasporës, regjisori Xhevat Limani dhe kameramani Ilir Kasneci. Prej disa muajsh ata kanë dhënë maksimumin nga vetja për ta fiksuar të pavdekshme Anita Bitrin, qëllim ky, i cili u arrit me një sukses të plotë. Mënyra se si janë bërë xhirimet, radha e montimit të tyre dhe koordinimi me tekstin e këngës, nuk tregojnë thjesht një punë profesionale, por një mjeshtëri. Firma e Fadil Berishës mbi fotografitë e Anita Bitrit i kanë dhënë “ok”-in triumfit të DVD-së së re. UPS! Këtu mungojnë ende shumë emra…Do të dyshohej për një vepër të plotë artistike, nëse publiku nuk do të merrte vesh bashkëpunimin më të madh të “kokave” të muzikës shqiptare. Kompozitorët Flamur Shehu, Vladimir Kotani, Jorgo Papingji, Artur Dhamo, poeti Jorgo Papingji, si edhe notat e veçanta të Edi Xhanit apo Florent Boshnjakut, kanë bërë që pop-stari Shqiptar të dalё ashtu siç është, madhështore në të gjitha kuptimet! Ata që e duan Anita Bitrin dhe muzikën e saj janë të shumtё. Kjo është edhe arsyeja pse poetit Ylli Molla nuk u lodh kurrë së ndihmuari në mbledhjen e materialeve për këngëtaren unike. Është po e njëjta arsye që gazetarja dhe shkrimtarja Elisabeta Ilnica sa më shumë flet për Anita Bitrin, aq më tepër i shtohet dëshira për të zbuluar misteret e saj. Dhe, kur vjen fjala për mistere, disa prej tyre kanë dalë në dritë falë arkivit të Radio-Televizionit Shqiptar, i cili nuk ngurroi për asnjë moment që të vërë gjithçka duhej në dispozicion për kompletimin e figurës artistike të Anitës. Ndërsa Tefta Radi nëpërmjet zërit të saj të veçantë ka bërë të mundur që publiku të fiksoj jetën dhe veprimtarinë e këngëtares nga bregdeti magjik. Sigurisht, “ëmbëlsira për në fund”. Kjo shprehje vlen për ndihmën ekskluzive të Adem Belliut dhe Luan Nanaj fjalët e tjera për ta, do të ishin të tepërta.

Çfarë përmban në vetvete kjo D.V.D?

D.V.D-ja e re “Përherë mes jush” është një ndërthurje origjinale e sukseseve të këngëve të Anitës në vite. Duke i shkrirë natyrshëm njëra pas tjetrës, kohën, motivin dhe gjeografinë, kalohet nga triumfet e para skenike e deri në përsosmërinë artistike të viteve të fundit. Autorët kanë dalë jashtë çdo skeme dhe shablloni në këtë vepër arti, ku e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja gjenden vetëm një një detaj: Anita. Gjithçka është në funksion të saj, sepse ajo e meriton. D.V.D përmban në vetvete 11 këngë të muzikës së lehtë shqiptare, ku autorët janë përpjekur të mahnisin publikun me disa nga perlat e repertorit të Anitës, edhe pse seleksionimi i këngëve më të bukura të saj, ka qenë me të vërtetë shumë i vështirë. Të zgjedhësh mes të zgjedhurave, është një privilegj të cilin autorët nuk kanë dashur që ta kenë, megjithatë kufijtë artistikë për një vepër të caktuar i kanë imponuar për një gjë të tillë. Është për t’u theksuar se të gjitha këngët, të pranishme ose jo në këtë videoklip, kanë të veçantën dhe bukurinë e tyre. Tematika e kësaj D.V.D –je është sa e larmishme aq e dhe paradoksale, jeta në të gjithë këndvështrimet dhe aspektet, ashtu siç ishte vetë arti dhe muzika që Anita krijoi. Vlejnë për të përmendur vidioklipet “Na jep bekimin”, “Era përcjell fjalën të dua”, “Malli”, “Mos u nxito, mos u gabo”, etj. Por, një fakt ka mbetur i veçantë në punën për krijimin e kësaj D.V.D.  Fakt, që të bën të mendosh se, artit shqiptar nuk do t’i mungojnë kurrë artistët e vërtetë dhe që bëjnë art të vërtetë. Kjo vlen për regjisorin Xhevat Limani, i cili e shmang veten nga “pazaret”, duke theksuar: “Gjithçka e bëra për artin shqiptar dhe për bijën e këtij arti, Anitën. Këngën dhe zërin e saj e kam adhuruar që kur e kam dëgjuar për herë të parë, ndaj le të jetë ky një kontributi im sado i vogël në përjetësimin e veprës së kësaj artisteje të madhe shqiptare”.

*******************************************

Shqiptarët e Amerikës kujtojnë këngëtaren e mirënjohur vlonjate me një”Mbrëmje Përkujtimore” Nga- BEQIR SINA , Nju Jork  Në përkujtim u shfaq dhe dokumentari “Gjithmonë mes jush” Broadway -New York: Bashkësia shqiptare, përkujtone këngëtaren e mirënjohurëAnita Bitri me një mbrëmje të quajtur “Memorial Evening”. Në mjediset e lokalit “Djerdan Restaurant”, në New Yorkut – Manhattan.Burime nga mbrëmja, thanë se është shfaqur edhe dokumentari “Gjithmonëmes jush”. I cili, është dokumentari i prezantuar për herë të parë nëNew York, i dedikuar këngëtares Anita Bitri. Një realizim ky, që merr titullin e albumit të fundit, që artistja nuk mundi ta promovojë, për shkak tëhumbjes së saj tragjike në tetorin e vitit te kaluar. Krahas organizatorëve kanë marrë pjesë në përkujtim edhe shumë nga artistët dhe kolegët e saj në Amerikë si Fadil Berisha, Xhevat Limani, etj… Elisabeta Ilnica, ka hedhur skenarin e dokumetarit “Anita Bitri, gjithmonë pranë jush”, për ti bërë akoma më të prekshme tek publiku hapat e karrierës së Anitës. Mësimet e saj të violinës dhe dashuria për këngën, nga shfaqjet e para në Vlorë, e deri tek suksesi në Festivalet e Këngës në RTSH. Dashuria për muzikën dhe suksesi, i cili mbëriti deri në ShBA, muzikë që Anita i’ua dhuroi të gjithë të bashkëkombësve të saj për aq  sa jetoj e punojnë këtë vend; këngët e kurbetit, dashurinë për jetën, dashurinëe njënëne për të bijën, këngë që dëshmojnë potencialin dhe forcën e madhe të artit që shënjoi Anita Bitri.

*******************************************

Jeta dhe vepra e këngëtares shqiptare Anita Bitri po kompletohet përherë e më shumë me element të rinjë. Në këtë kuadër me rastin 9 mujorit të ikjes së tyre në parajsё përfundoi dhe u fut në shumëfishim D.V.D. e re e Anita Bitrit me titull ”Përherë mes jush”, ku riprodhimi i është besuar shtëpis diskografike shumë të njofur në New Jersey “Audio dinamix”, ku nëpërmjet ekranit për të gjithë fansat dhe admiratorët e Anitës dhe të muzikës që ajo përfaqsoi do të  takoheni me Anitën dhe të jetoni 1 orë të këndshme nën tingujt e zërit të  saj melodioz, nën shikimin e saj plotë dritë dhe hare, do të manhiteni nga bukuri dhe madhështia që Zoti ja kishte falur kësaj këngëtare dhe për një moment do të harroni tragjedinё dhe do ta kërkoni përsëri në rrugët e New Yorkut, Tiranës apo të Vlorës. Në këtë D.V.D. nëpërmjet vidioklipeve më të spikatura dhe një regjie të përsour kanë dalë më në dritë vlerat artistike të këngëtares Anita Bitri. Kjo D.V.D është frut i punës plot fantazi dhe profesionalitet i artistëve me famë të Diasprës. Do të gjeni firmën e regjisë të artistit Xhevat Limani, ndërsa xhirimet në pjesën më të madhe janë të kameramanit Ilir Kasneci, i cili bëri të mundur dhe montazhin e të gjithë vidioclipeve, ku nëpërmjet një pune profesionale dhe me kualitet u arrit një përsosmëri në pamjet filmike. Fotografit e të madhit  Fadil Berisha do ta zbukuronin akoma më shumë këtë D.V.D dhe do bënin të mundur daljen në dritë të një vepre arti që besojë dhe kam bindjen do të mirëpritet dhe do të pëlqehet nga publiku Shqiptar. Në këtë D.V.D. është bërë një gërshetim shumë i harmonishëm i suksesve dhe këngëve të Anitës në vite, duke bërë një shtrirje në kohë dhe në hapsirë të repertorit të kësaj këngëtareje, ku kalohet nga sukseset e para skenike dhe vazhdohet me përsosmërin artistike të kohëve të fundit, por autorët kanë dal jashtë çdo skeme dhe shablloni në këtë vepër arti, këtu do të gjeni artin e vërtet të Anitës, që kërkonte përsosmërin në  çdo detaj. Ashtu siç ishte dhe lindja e Anitës ,si një dhurat e Zotit për Artin Shqiptar dhe hyrja e D.V.D. është një gërshetim i bukur ndërmjet qiellit, detit, kaltërsisё, Anitës dhe të shenjtës Nënë Tereza, ku autorët nëpërmjet kësaj ndërthurje duan të japin botën shumë të pastër të saj, patriotzmin dhe besimin tek Zoti. Ku zëri magjepës i Tefta Radit e bën më të plotë këtë ide. D.V.D përmban në vetvete 11 këngë të muzikës së lehët shqiptare, ku autorët janë përpjekur t`ju manhisin me disa nga perlat e repertorit të Anitës, tju themi të drejtën ka qënë shumë e vështirë seleksionimi i këngëve më të bukura të Saj, sepse gati të gjitha këngët që Anita këndoi kanë të veçantën dhe bukurin e tyre artistike. Tematika e kësaj D.V.D. është sa e larmishme dhe paradoksale, kapet jeta në të gjithë këndvështrimet dhe aspektet, ashtu siç ishte dhe vetë arti dhe muzika që Anita krijoi.  Vlen për të përmendur vidioclipet “Na jep bekimin”, ”Era përcjell fjalën të dua”, ”Malli”, “Mos u nxito ,mos u gabo” etj. Të gjitha vidioclipet e kësaj D.V.D. kanë të veçantën dhe bukurin e tyre, si nga mënyra e interpretimit, si nga muzika dhe ndërtimi i tyre artistik. Këtu do të gjeni bashkpunimin e “Kokave” të muzikës Shqiptare si të kompozitorëve Flamur Shehu, Vladimir Kotani, Artur Dhamo apo të poetëve Jorgo Papingji, i të paharruarit Alqi Boshnjaku si dhe muzikën e Edi Xhanit apo notat plot jetë të  Florent Boshnjakut, të cilat të kompletuara nga zëri hyjnor i Anitës i japin  madhështin kësaj  D.V.D. Violina dhe zëri i Anitës nën ritmin e bukur të një kënge Arbëreshe do të bëj dhe mbylljen e kësaj kryevepre muzikore. Por kjo vepër arti nuk do të ishte e plotë pa ndihmën e arkivit të T.V.SH. dhe poetit Ylli Molla, ku nëpërmjet ndihmës eskluzive të tyre u bë e mundur gjetja dhe rregullimi i materialeve. Apo pa kontributin e shkrimtares Elisabeta Ilnica dhe sidomos të ndihmës eskluzive të zotit Adem Belliu. Gjё që të bën të mendosh që Artit Shqiptar nuk do ti mungojnë kurr artistët e vërtet që bëjnë art të vërtet. Dhe së fundi prodhimi i kësaj D.V.D. nga një shtëpi diskografike me famë në New Jersey siç është “Audio Dinamik” garanton një kualitet të lart në cilësin e kësaj D.V.D-je. Së shpejti kjo D.V.D. do të jetë në shtëpit tuaja.

*******************************************

Pёrmovohet D.V.D-ja mё e re me videoklipe “Pёrherё mes Jush” e kёngёtares sё mirёnjohur shqiptare Anita Bitri.

nga Beqir Sina – New York

 Anita Bitri ishte fare thjeshtё njё zёdhёnse e artit shqiptare, ajo ishte njё nga kёngёtaret mё tё spikatura shqiptare, ku pa tё cilёn muzika shqiptare humbi njё nga gjeneratorёt mё tё fuqishёm tё muzikёs sё lehtё.

Ridgewood – Queens (NY): Njё grup intelektualёsh, kёngёtarёsh, muzikantёsh,  e gazetarёsh nё bashkёpunim me tё vёllain e Anita Bitrit, miq dhe shokё, adhurues  tё kёngёtares, organizuan mbrёmё nё njё lagje tё New Yorkut (Queens) pёrmovimin  e D.V.D–sё mё tё re, me videoklipe tё reja, me titull “Pёrherё mes Jush”, tё kёngёtares sё mirёnjohur shqiptare Anita Bitri. Realizmin e kёsaj D.V.D-je tё re tё Anita Bitrit, me vidioklipe tё titulluar “Pёrherё mes jush” e pёrfundojё nё New york, dhe e kalojё nё prodhim shtёpia diskografike “AUDIO DYNAMIX”. Ndёrsa, prej dje, ajo do tё jetё edhe nё duart e adhuruesve tё muzikёs sё lehtё. Promovimi i kёsaj D.V.D-je, u zhvillua mbrёmё nё ambjentin e lokalit:” Albanian Music Store” nё rrugёn Grandview Ave, nё Ridgewood – Queens.

Fjalёn e hapjes nё kёtё pёrmovim e mbajti Arben Bitri, vёllai i kёngёtares, qё pёrmes emocioneve tё mёdha, tha se: -“Jemi mbledhur sot, kёtu pёr tё promovar D.V.D mё tё re, me videoklipe tё titulluar “Pёrherё mes Jush”, tё kёngёtares sё mirёnjohur shqiptare Anita Bitri, e cila, tha ai nga aksidenti tragjikё, “flututroj” nё misionin qё i dha Nёnё Tereza. Titulli i kёsaj D.V.D-je mё tё re, ka qёnё njё parandjenjё e saj pёr tё qёnё gjithmonё nё mes nesh – pёr t’u kthyer pёrsёri nё mes nesh me anё tё kёtyre kёngёve. Me kёtё rast falenderojё nga zemra tё gjithё ata artistё dhe artdashёs qё ndihmuan nё realizimin me sukses tё kёtij projekti kaq tё bukur dhe domethёnёs pёr pёrjetёsimin e veprёs sё artistes sё madhe shqiptare Anita Bitri. Zoti Adriatik Sherko, ju drejtua tё pranishmёve duke thёnё se: -” D.V.D-ja, mё e re me videoklipe “Pёrherё mes Jush” e kёngёtares Anita Bitri, vjen pas njё pune shumё tё madhe tё kёsaj artisteje nё fushёn e muzikёs dhe tё njё besimi tё madh tek muzika e bukur shqipe. Anita me zёrin e saj tё mrekullueshёm arriti tё hedh gjurmё tё arta nё historinё e muzikёs shqiptare. Arritjet dhe sukseset e Anitёs, janё pёr t’u admiruar. Admiruesit e saj janё tё shumtё, qysh nё fillimet e saja nё festivalet e para tё kёngёs sё muzikёs sё lehtё shqiptare. Mё gjerё e kemi parё  atё nё veprimtarinё e saj nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs. Anita, ishte gjithmonё e dashur dhe e qeshur, e mençur, dhe ashtu ajo tani vjen midis nesh nёpёrmjet kёngёve dhe imazheve tё kёsaj D.V.D-je me video klipe tё reja “Pёrherё mes Jush”, tha Sherko. Ai tha se, kjo DVD me videoklipe, ёshtё njё realizim i regjizorit tё njohur Xhevat Limani, Televizionit shqiptar Albanian Kultur, kameramanit Ilir Kasneci, kompozitorit Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji, me njё pёrkushtim tё madh tё vёllait tё saj z. Arben Bitri.

Muzikanti dhe kёngёtari i shquar z. Gjokё Vata, erdhi nё pёrmovim me pёrshtypjet e tija mё tё mira, tё cilat, pёr kёtё kёngёtare janё njёsojё tё gjithё atyre qё e dёgjuan me ёndje Anita Bitrin. Ato janё pёrshtypjet mё tё mira si njeri edhe si kёngёtare, tha Vata, gjё qё do t’a dёshiroja qё edhe Shqipёria, tё kishte sa mё shumё kёngёtare tё tilla. Ikja krejt e parakohёshme, krejt e befasishme krejt tragjike ashtu siç nuk mund tё kishte edhe mё tragjike, tё jetё edhe njё sinjal i fortё pёr Shqipёrinё, qё t’u jap artistёve, pёrparёsinё, qё u takon atyre, dhe me tё vёrtet ata e meritojnё. Çdo qeveri duhet t’u krijojё artistёve shqiptarё nё mёrgim njё mundёsi tё shkёlqyeshme, qё t’i aktivizojё aftёsit e talentin e tyre edhe nё vendlindje. Kjo, pasi qё siç e dimё tё gjithё vendi ynё Shqipёria, po boshatiset nga artistёt dhe kёngёtarёt, njerёzit e kulturёs dhe tё artit. Kёshtu qё po rrjedh truri i intelektit shqiptarё nёpёr rrugёt e mёrgimit. Dhe kjo padyshim, qё ёshtё njё fatkeqёsi e madhe qё do njё vёmendje dhe kujdes tё madh nga vet shtetit shqiptarё, nё radhё tё parё, u shpreh Vata.

Pedagogeja Keze (Kozeta) Zylo, recitojё njё poezi shkruar enkas, kushtuar Anita Bitrit. Ku ndёr tё tjera thuhet:

 

Vitet do tё ikin dhe shpejt do tё kalojnё,
Loti i mёrgimtarit do tё ngelet nё derё,
Orkestra “Alba” shpesh do tё ekzekutojё,
Kёngёt e tua nё tastierё…….

Le ne zemrat e njerёzve kёngёn,
Dhe me zёrin tёnd pavdekёsinё…..

Edmond Xhani – Kitarist i famshёm dhe drejtues i grupit muzikor “Alba” nё SHBA, thotё se “Jemi mbledhur pёr tё pёrkujtuar, sot nё kёtё mbrёmje mikeshёn tonё, motrёn tonё, artisten tonё, kёngёtaren e madhe shqiptare Anita Bitri. “Çdo gjё do tё ndodhё sepse ajo i dha shpirtin e saj muzikёs, i dha shpirtin e saj artit shqiptare. I dha pikёrishtё atё shpirtё artit shqiptarё, pёr tё cilin ky art edhe kishte nevojё. Tё flasёsh pёr vlerat e kёngёtares sё madhe shqiptare Anita Bitri, duhet shumё kohё, dhe duhet tё mos ripёrsёritёsh. Kёshtu qё edhe unё nuk dёshirojё tё ripёsёritem dhe tё them fjalёt qё tha muzikanti dhe kёngёtari i shquar z. Gjokё Vata, ku duke portretizuar Anitёn, foli edhe pёr rolin e artisit shqiptarё, nё mёrgim. Pikёrishtё, pёr atё rol, pёr tё cilin me tё vёrtet ka nevojё njё kombё. Anita Bitri ishte fare thjeshtё njё zёdhёnse e artit shqiptarё, ajo ishte njё nga kёngёtaret mё tё spikatura shqiptare, ku pa tё cilёn muzika shqiptare humbi njё nga gjeneratorёt mё tё fuqishёm tё muzikёs sё lehtё. Tё gjithё sjellim sot nёpёr mend temperamentin e Anitёs dhe unё si koleg i saj, shpreh me kёtё rast keqardhjen dhe hidhёrimin e thellё pёr kёtё humbje tё madhe, tragjike qё pёsoj arti shqiptar. Kjo dhimbje medeomos qё do tё vazhdojё gjatё, dhe do tё mbetet nё zemrat tona, ndёrkaq duke kujtuar Anitёn, ne i bёjmё njё nder tё madh jo vetem tё ndjerёs, por edhe vetvetes duke pasё parasyshe atё moton tonё qё ёshtё “Tё kthejmё gjithmonё kokёn andej nga kemi ardhur” se i pёrkasim atij kombi dhe asaj culture”, tha Xhani.

 

Xhevat Limani, regjizor i artit skenik, artist e dramaturg i njohur, u shpreh se: “Gjithmonё duhet tё dёgjojmё artistёt!?!. Se duke dёgjuar ata, e mbёshtetur ata, ne vazhdojmё indetitetin tonё nё pavdekshmёri, dhe nё pafundёsi.  Kjo, ёshtё njё detyrё, e çdo kujt qё tё mbёshtesim tё veçantёn. Nё se ne jemi tё zgjedhurit, kemi si detyrё tё mbёshtesim tё zgjedhurit. Dhe e zgjedhura nё kёtё rast, ёshtё Anita Bitri, e cila, tani pёr ne ёshtё si njё emblemё, si njё udhёrrёfyes pёr tё gjithё artistёt. Duke nderuar kёtё kёngёtare kemi edhe njё tё drejtё morale para pasardhёsve tanё, qё edhe ata tё shkojnё nё vazhdimёsi. Dhe ky mision, ёshtё misioni i pavdekshmёrisё sonё, misioni i artit shqiptare kudo dhe nё çdo vend. Ky mision, ёshtё qё veprat tё mos i lёmё t’i mbulojё pёlhuri i harresёs, t’i mbulojnё detyra dhe kredo pushtetarёsh, jo se artisti ka detyrёn e altarit tempullor e misionar, qё t’a shpien atё ku ёshtё mё e bukura dhe nё emёr tё sё bukurёs le tё dёgjomё muzikёn e kёnduar nga kёngёtarja Anita Bitri – e bukura ёshtё vetёm muzika, pёrfundojё ai duke ja lёnё vendin ekranit ku u shfaqё D.V.D-ja mё e re, me videoklipe tё reja me titull: “Pёrherё mes Jush”, tё kёngёtares sё mirёnjohur shqiptare Anita Bitri.

*******************************************

Një dokumentar për Anita Bitrin

E Premte, 25 Shkurt 2005 shkruar nga A. NIKA

“Gjithmonë mes jush” është dokumentari i prezantuar dje në Galerinë e Arteve, dedikuar këngëtares Anita Bitri. Sytë kureshtarë i janë bindur imazhit të projektuar në një nga muret e Galerisë së Arteve. Për gati gjysëm ore, asnjë lëvizje qepallash, diku një buzëqeshje, kameramanët që ndezin dritat e kuqe dhe aparatet fotografike që nisin shkrepjet. Një dokomentar për Anita Bitrin. Dashuria për violinën, ngjizja e pandashme me muzikën dhe suksesi, i cili vazhdoi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një histori jete e një artisteje të madhe, e një ylli të skenës shqipare. “Gjithmonë pranë jush”, me këtë titull Elisabeta Ilnica ka hedhur skenarin e saj, për ti bërë akoma më të prekshme tek publiku hapat e karrierës së Anitës. Mësimet e saj të violinës dhe dashuria për këngën, nga shfaqjet në Vlorë, vendlindja e saj e deri tek sukseset në Festivalet e Këngës në RTSH. “Vetëm një refren i këngëtares së madhe Vaçe Zela, e bëri të mos ndalonte kurrë më së kënduari”, shkruan skenaristja në dokumentarin dedikuar Bitrit. Përmes dy kompozitorëve Flamur Shehu e Jorgo Papingji rrëfehet bota e brendshme artistike e këngëtares së madhe, si dhe bashkëpunimi i suksesshëm që patën me të. Imazhet e dokumentarit ndërthuren bukur me skenat e Festivaleve, si dhe me ato te videoklipeve të fundit të saj të realizuara në Amerikë. Për kolonë zanore kanë shërbyer këngët e albumit të saj më të fundit “Gjithmonë mes jush”, të cilin këngëtarja nuk mundi ta promovoj dot. Album, të cilin në mënyrë simbolike vëllai i Anitës, Arben Bitri ua dhuroi të gjithë të pranishmëve.

  • 1
    2
    3
  • 4
    5
    6
  • 7
    8
    9
  • 10
    11
    12
  • 13
    14
    15
  • 16
    17
    18
  • 19
    20
    21
  • 23
    24
    25
  • 27
    28
    30
  • 31