Aktualitet

Aksidenti tragjik që shuajti tre breza

Anita Bitri lindi një ditë të ftohtë dimri, edhe jetoi përgjatë gjithë jetës me dëshirën e saj për të qenë një grua e lirë dhe ndryshe. Ajo u përpoq të mblidhte forcën dhe kufirin e fjalës në këngë. Vargjet e këngëve të saj, kanë hyrë në mendjen e njerëzve të zakonshëm si poleni në pranverë. Ajo ishte një femër që adhuronte çdo gjë, që përcillte mirësi për njerëzit, prandaj vazhdon që të kujtohet me admirim edhe sot pas 11 vjetësh, nga momenti që u nda nga jeta në mënyrëtëparakohshme.Në një intervistë për gazetën “Shekulli”, vëllai i saj Arben Bitri rrëfen kujtimet dhe mallin për motrën e tij. Humbja e Anitës, së bashku me nënën dhe vajzën e saj, vazhdojnëqë të kujtohet edhe sot në SHBA, me ligjin që mbanemrin e kësaj këngëtareje.

Zoti Bitri, sa i lidhur ke qenë me Anitën, edhe si e përjetoni sot pas 11 vjetësh mungesën e 3 njerëzve të dashur?

Unë kam qenë shumë i lidhur me familjen time. Edhe pse kemi qenë në distancë, komunikimi dhe afrimiteti shpirtëror kanë qenë të përhershëm. Kjo lidhje ka qenë me të gjithë pjesëtarët e familjes, por dua të theksoj lidhjen me motrën dhe artisten time të preferuar Anitën. Qysh kur kemi qenë fëmijë dhe kur u rritëm kjo miqësi vëllazërore u shumëfishua. Anita për mua ka qenë shoku, miku, motra, artistja, këngëtarja dhe idhulli i jetës sime. Ka qenë personi i parë së mësonte sekretet e zemrës sime, sikurse edhe unë për të kam qenë shoku më i besuar në këtë jetë. Motrën time të dashur e doja shumë, jo vetëm për talentin dhe zgjuarsinë që natyra i kishte falur, por sepse Anita ishte një person jashtëzakonisht e dashur, e qeshur dhe me një zemër të madhe.

Me ikjen e tyre në misionin që u caktoi Nënë Tereza në atë 19 Tetor të ftohët, unë humba shoqen dhe këngëtaren e preferuar, humba fjalën e ëmbël dhe të qeshurën e saj të dashur. Kur kthej kokën mbrapa në miqësinë tonë vëllazërore gjej vetëm respekt dhe mirëdashje pa kufi. Vitet ikin, por fjala e ëmbël e Anitës: “Vëlla i dashur, si të ka motra sot?”, përkëdheljet dhe zëri i nënës sime të shtrenjtë, “Dajo i love you”, nga ana tjetër e telefonit do të mungojnë. Më mungon gjysma tjetër e shpirtit tim, që për qëllime më fisnike u nis në udhëtimin e largët.

Ndarja nga jeta e këngëtares shqiptare, Anita Bitri, la pikëpyetje te shumë shqiptarë, edhe pse më vonë u shpjegua si një defekt teknik i punëtorëve. Por çfarë pikëpyetjesh ka lënë këjo ngjarje te njerëzit e afërt, konkretisht te ju?

Në këtë tragjedi edhe pse ishte shumë e rëndë, ikën tre breza, në gjumë. Nuk ka dhe nuk ka pasur asnjë pikëpyetje këtu në Amerikë. Tragjedia, ka ardhur si pasoj e neglizhencës dhe e injorancës teknike të punëtorëve gjatë kryerjes së punimeve ndërtuese te shtëpia e Anita Bitrit. Ky nuk është një aludim, por përgjigjja ka ardhur nga 3 ekspertiza të njëpasnjëshme, dhe pas zbardhjes së tragjedisë nga ana e policisë New- Yorkese. Por që të tria këto ekspertiza nxorën një konkluzion të vetëm: Për shkak të kohës së ftohët u vu në përdorim sistemi i ngrohjes (bojleri). Ky sistem ngrohje (bojleri), funksionon me një lloj gazi, i cili gjatë djegies në kaldajë, prodhon monoksidin e karbonit,(CO2), i cili është gaz helmues dhe vdekjeprurës për ambiente të mbyllura, për këtë arsye përdoret tubi i shkarkimit, i cili bën të mundur daljen në atmosferë të këtij gazi helmues. Mirëpo bllokimi i tubit të shkarkimit të monoksidit të karbonit nga ana e punëtorëve gjatë ndërtimit të një ballkoni në pjesën e majtë anësore të shtëpisë, bëri të mundur që në brendësi të shtëpisë, të futej një sasi monoksidi karboni e barabartë me 762 mijë për centimetër/ kub. Tragjedia ishte aksidentale. Pra sasia e lart e monoksidit të karbonit 762 mijë për centimetër/kub, brenda ambienteve të brendshme të shtëpisë bëri që të shuhen njëkohësisht tre jetë të pafajshme, kur mjaftonte vetëm një sasi prej 6 mijë për centimetër/kub, për vdekjen e çdo qenieje të gjallë.

Konkluzioni është i qartë dhe i pakundërshtueshëm bazuar në teknologjinë më moderne amerikane. Është ironi, por të gjitha aludimet dhe hamendjet erdhën nga ana tjetër e Atlantikut dhe pa asnjë bazë logjike. Dikush shfrytëzoi moshën e thyer të babait dhe hidhërimin e tij për të bërë sensacion në media. Ne shqiptarët nuk e pranojmë vdekjen si fakt natyral apo aksidental, dhe aq më tepër kur kemi të bëjmë me një figurë të shquar të muzikës, siç ishte Anita Bitri. Ku një mendje apo aludim i babait tim të moshuar, i cili ka qenë oficer sigurimi për gati 40 vjet rresht, u kthye në sensacion dhe thashetheme pa mbarim. Unë nuk kam patur dhe nuk kam asnjë pikëpyetje rreth kësaj tragjedie. Çdo gjë është e qartë si drita e diellit, se ishte një aksident.

Çfarë përjetoni kur u riktheheni albumeve fotografikë, sendeve apo edhe këngëve të Anitës?

Anita ishte jo vetëm një person i jashtëzakonshëm dhe shumë rrezatues, por dhe një artiste me një potencial shumë të madh. Jo vetëm tani që nuk është në jetë, por edhe më përpara kisha shumë dëshirë të dëgjoja dhe ridëgjoja këngët dhe zërin hyjnor që ajo kishte, zë që ma lumturonte qenien time dhe më qetësonte shpirtin tim në ditët me dallgë dhe suferinë. Më kujtohet si tani, kur më dërgoi këngën “Camon Camon” të albumit të ri “Çdo gjë është e mundur”, dhe këtë këngë mund të them e kam dëgjuar pa pushim gati për një muaj rresht, dhe sa herë që e dëgjoja më hiqte nga shpirti atë mall që kisha për motrën dhe këngëtaren time të shtrenjtë. Pas tragjedisë i dëgjoj me shumë kënaqësi albumet dhe vidioklipet e heroinës, motrës sime, sepe më qetësojnë shpirtin dhe e kthejnë pranë meje, ashtu të bukur dhe të qeshur. Njeriu largohet nga kjo jetë, por ajo si artiste do të mbetet gjithmonë mes nesh me veprat, krijimtarinë dhe talentin e saj. Këngët dhe muzika e Anitës jetojnë dhe do të jetojnë gjithmonë në zemrën time.

Cila është kënga e saj që ju nuk reshtni asnjëherë  dëgjuari?

Për mua është shumë e vështirë të veçosh nga repertori i këngëve njërën prej tyre. Këngët që këndoi janë një bashkëpunim i përkryer ndërmjet muzikës, vokalit dhe interpretimit. Kujtoj se në vitin 1995 Anitës i kishin dhënë një këngë që si pëlqente. Më mori në telefon dhe biseduam rreth kësaj teme. Anita më tha: “Ben, festivali është shumë i rëndësishëm në karrierën time, por këtë këngë nuk e ndjej, nuk më frymëzon. Nuk mundem të këndoj një këngë që s`ma do shpirti”. Dhe ashtu bëri, ndoqi intuitën dhe shpirtin e saj të pastër dhe nëatë festival vërtet nuk konkurroi për çmim, por interpretimidhe kënga që këndoi janë akoma në memorien e publikut, që kishtembushur sallën e koncertit, edhe që e duartrokiti këngën që Anita e kishte zgjedhur vetë. Kjo ishte Anita etaloni i këngëtares model që deshi t’i faltepublikut çaste aq të bukura dhe emocionale.

Të gjallët, përpiqen të vënë rregull. Pas albumit të saj, çfarë tjetër jeni duke bërë me materialet e saj?

Shumë veta bëjnë pyetjen kush është ky Arben Bitri? Mos do të behët si Kostandini dhe të mbaj fjalën e dhënë dhe të risjellë para nesh përsëri Anitën? Por harrojmë një fakt, artisti ikën fizikisht, por krijimtaria, arti dhe vepra që ata kanë krijuar i përkasin pavdekësisë dhe artdashësit të mrekullueshëm shqiptar, të cilët Anita i deshi dhe u falte me zërin e saj emocione të veçanta. Shqipëria dhe diaspora e kanë vlerësuar shumë dhe e vlerësojnë kontributin që Anita ka dhënë në artin dhe muzikën shqiptare. Misioni im është të respektoj familjen dhe Anitën si person, por si një artdashës i muzikës shqiptare, misioni im është të përcjell ato këngë dhe muzikë aq të bukur qё Anita krijoi, te fansat e Anitës. Është e çuditshme po albumi “Çdo gjë është e mundur” është vetë Anita që e prodhoi, sepse ky album ishte në proces nga shtëpia diskografike “Audio Dynamix”, me famë në New Jersey, pikërisht në datën 24 tetor 2004, 4 ditë mbas aksidentit. Ironi e fatit, por është e vërtet. Por ne jemi në fund të projektit të faqes së re të Anitës www.anitabitri.com, e cila është pothuaj gati për t’u hedhur në web. Do të jetë më e shpejtё dhe më e pasur me materiale, foto dhe video. Teknologji bashkëkohore. Jemi në punë e sipër me regjisorin Kujtim Gjonaj, ku do të bëjmë një film-dokumentar rreth jetës dhe veprës artistike të Anitës. Është një projekt i madh dhe i rëndësishëm.Në këtë dokumentar “koka” e filmit dokumentar shqiptar zoti Kujtim Gjonaj do të përjetësojë në pelikul ato çaste të bukura dhe emocionale të jetës artistiketë Anitës. Gjithashtu në sirtarin e tavolinës sime është një projekt për një libër të ardhshëm rreth jetës dhe veprës së saj.

Dhe së fundmi, cili është kujtimi më i bukur që ruani nga Anita?

Kam shumë kujtime të bukura me motrën dhe artisten time të dashur, por do të kujtoj këtu vetëm disa mbresa nga momentet e takimit pas 9 vjetësh larg njëri-tjetrit. Kur Anita erdhi në Tiranë atë ditë të nxehtë korriku të vitit 2004. E prita në aeroportin e Rinasit dhe një policë kur mori vesh që po prisja Anitën më lejoi të futem brenda në aeroport. Anita po merrte valixhet dhe unë e kapa nga supet dhe sot e kësaj dite i ndjej ata lot të nxehtë malli, që ranë në supin tim dhe ato ngashërimet e saj. E putha motrën time në ballë dhe ashtu për dore kemi dalë nga aeroporti. Si ndjenja të pa përshkueshme vinë ato ndjenja malli që ajo kishte për çdo gjë që e rrethonte në mendjen time. Ishte shumë e lumtur dhe ishte rilindur që ndodhej në Shqipëri. Nuk ecte, por fluturonte. Zemra e saj ishte mbushur me dashuri dhe mirënjohje për këtë vend që ajo e deshi aq shumë. Ishte si në ëndërr. Fytyra i rrezatonte dhe shpirti ishte qetësuar nga malli dhe dhimbja e 9 viteve largesë. Kështu ka mbetur Anita në kujtesën dhe në mendjen time e qeshur, e lumtur, bujare dhe me atë rreze hyjnore që i përshkonte fytyrën.
Si ka qenë ecuria artistike e Anitës, para dhe pas viteve ‘90?

Karriera e Anitës ndahet në dy periudha. Periudha e parë, fundi i viteve ’80 dhe fillimi i viteve ‘90, ku Anita me potencialin interpretues theu prangat dhe kanunet, që mbanin akoma muzikën shqiptare të asaj periudhe transitore, që po kalonte vendi dhe muzika jonë e bukur shqiptare, mundi ta merrte me hap mё të avancuar plejadën e këngëtarëve, drejt një kohe të re dhe moderne në muzikën shqiptare. Periudha e dytë në karrierën e Anitës i takon jetës artistike në Amerikë. Si një natyrë plot jetë Anita kërkonte disa nota më të forta, një muzikë që do të kishte më tepër gjallëri. Eksperienca e gjatë, si dhe pjekuria artistike, të gërshetuara me talentin e saj krijues, bëri që Anita të paraqitet para publikut si kantautore. E përse jo?, ajo kishte një koncept të plotë për këngën dhe muzikën, të cilin jo vetëm e ndiente, por edhe e zotëronte plotësisht.Njihte çdo parametër të këngës, në harmoni dhe në ekzekutim. Anita gjithashtu ishte shumë eapasionuar në poezi, gjë e cila i dha mundësi të krijonte vetë të gjitha tekstet e këngëve të kësaj periudhe. Tre vitet e fundit Anita po punonte në gërshetimin e dy rrymave muzikore, muzikës shqiptare dhe muzikës pop-amerikane.

Rrugëtimi artistik i këngëtares Bitri

Bazat muzikore të Anitës

Anita Bitri kishte lindur për të bërë art. Me të edhe Zoti u tregua zemërgjerë, duke i dhuruar të gjitha dhuntitë, që mund t’i duhen një artisti për të shkëlqyer në rrugën e magjishme të kësaj fushe. Ajo lindi në Sarandë, më 8 janar 1968 në një familje intelektuale. Por talenti që natyra i kishte dhuruar Anitës u bë realitet, kur ajo do të takonte profesorin e nderuar të violinës, Robert Papavrami. Këmbëngulja dhe puna e palodhur e këtij gjeniu të violinës, e çimentoi dhe e skaliti statujën e bukur muzikore të muzikantes dhe këngëtares së ardhme. Profesori u mahnit nga veshi i saj muzikor, por edhe nga gjetja e kohës së notave muzikore pa asnjë vështirësi, në konkursin që u zhvillua për pranimin e elementëve të rinj, për klasën e parë të shkollës së muzikës “Naim Frashëri” në Vlorë. Për të parën herë profesori i madh u ndesh me një talent të tillë. Anita, sipas profesorit të shquar, ishte një nga rastet e rralla që kishte 99 për qind talent të dhuruar nga Zoti, dhe i duhej vetëm 1 për qind punë për t’u bërë gjeni në violinë. Si tani më kalojnë ndërmend ato “beteja” të ashpra, që u zhvilluan në shtëpinë tonë, ndërmjet profesorit të madhërishëm, dhe babait tim. Profesori i famshёm që deshi t’i jepte artit shqiptar një yll që mungonte, por këtë do t’ia tregonte edhe “babait tim patriarkal”, që nuk e shikonte suksesin te kjo e ardhme. Me ndihmën e profesorit filloi të krijohej si me magji një nga mbretëreshat e këngës shqiptare. Dhuntia dhe dhurata që Zoti i fali Anita Bitrit u bashkuan me punën dhe eksperiencën madhështore të profesorit Papavrami. Aty nisi dhe zanafilla e legjendës së muzikës shqiptare Anita Bitri. Edhe kështu intuita e profesorit nuk gaboi: Do të duhej vetëm një vit punë, që profesori dhe Anita të dilnin para spektatorit vlonjat në një duet me violinë, ku do të mahisnin publikun me interpretimin e tyre virtuoz.

Festivalet e fëmijëve

Të gjithë admironin tiparet e bukura dhe të ëmbla të kësaj fëmije engjëllor. Edhe pse ishte në kopsht, ajo këndonte dhe recitonte pa pushim. Që në atë moshë dinte shumë poezi të njohura dhe imitonte shumë këngë të festivaleve të RTSH-së. Vlen për të përmendur pjesëmarrja e saj në Festivalin e Fatosave të rrethit të Vlorës, ku paraqitet si valltare dhe këngëtare në rolin e “Bletës punëtore”. Interpretimi i talentuar i Anitës tërhoqi vëmendjen e pjesëtarëve të jurisë, të cilët e vlerësuan si kërcimtaren dhe këngëtaren më të mirë të këtij Festivali. Nga mosha 8-14 vjeç, Anita ishte pjesëmarrëse e rregullt e Festivalit të Fatosave dhe Pionierëve të rrethit të Vlorës, duke u vlerësuar edhe me çmime nderi. Për t’u përmendur janë këngët e kënduara prej saj “Kukulla ime”, “Agimi dhe Fshesa” etj. Anita ishte një fëmijë ëndërrimtar dhe shumë e pasionuar pas muzikës dhe këngës. Këngëtarja Vaçe Zela ishte idhulli i saj dhe ëndërronte të bëhej si ajo, një këngëtare e famshme. Vitet e shkollës fillore dhe 8-vjeçare u karakterizuan nga një pjekuri e lartë artistike në drejtim të violinës, por Anita ishte edhe një nxënëse e shkëlqyer edhe në disiplinat e tjera.

Kishte një pasion të veçantë për sportin, veçanërisht i pëlqenin ushtrimet gjimnastikore dhe lojërat e topit me dorë (basketboll dhe volejboll) dhe në këtë fushë shfaqej si një sportiste e lindur. Në vitet e shkollës së mesme Anita filloi të studionte fshehurazi dhe të besonte në ekzistencën e Zotit dhe t’i bindej verbërisht Atij. Të gjithë habiteshin me bindjet e saj fetare, të ndaluara për atë kohë. Pa asnjë druajtje shprehej që dhuntitë e saj ishin dhuratë e Zotit dhe çdo gjë e shikonte në këndvështrimin e tij. Në shkollën e mesme të muzikës “Naim Frashëri” në Vlorë ku ajo vazhdoi studimet, karakterizohej si një nxënëse shembullore, veçanërisht në violinë, që ishte edheinstrumenti për të cilën studionte. Anita ka studiuar muzikën seriozisht. Pasioni i fëmijërisë, kënga, ia kishte lënë vendin violinës dhe solfexhit. Në vitet 1980- 1986 prezantohet para publikut vlonjat si violiniste në orkestrinën e shkollës së muzikës “Naim Frashëri”, mirëpo duke u rritur pasioni për këngën po e thërriste, gjë të cilën Anita filloi ta demonstronte te shokët e klasës dhe profesorët e kantos. Të gjithë kuptuan se përveçse një violiniste e talentuar, ajo zotëronte edhe një zë të jashtëzakonshëm. “Një zë i ëmbël e njëkohësisht i rrallë”, e cilësuan profesorët e saj.

Prezantimi si këngëtare

Prezantimi i Anitës si këngëtare erdhi si një fryt i ëndrrave të saj për t’u bërë një këngëtare e famshme si idhulli i saj, Vaçe Zela, këngët e saj i këndonte me pasion që kur ishte fëmijë. Në vitin 1986, Anita ishte maturante në shkollën e muzikës “Naim Frashëri” dhe gjatë një koncerti të këngës në Pallatin e Kulturës “Labëria”, Vlorë, ku Anita merrte pjesë si violiniste, shoqëruese e orkestrinës së shkollës, ku ishte caktuar të shoqëronte disa nga këngët e tij. Por një nga këngëtaret u sëmurë dhe kështu, lindi domosdoshmëria të zëvendësohej. Shokët e orkestrës, dhe drejtuesi i orkestrës që e kishin dëgjuar Anitën të këndonte, propozuan atë dhe efekti ishte i mahnitshëm. Prezantimi i parë u prit me duartrokitje pa fund nga publiku i sallës i elektrizuar nga zëri i mahnitshëm i saj. Ky ishte fillimi i një karriere të gjatë dhe të suksesshme artistike, që ka vetëm një protagoniste: Të madhen dhe të paharruarën Anita Bitri.

Çmimet e para në festivale

Më 9 qershor të vitit 1986, Anita fiton Çmimin e Parë në festivalin e interpretuesve në Vlorë me këngën “Ti je mësuese, je dhe shoqe” të kompozitorit Arben Zhezha. Në Festivalin e Klasës Punëtore në Elbasan, Anita paraqitet me një duet me këngëtarin Gëzim Çela, me këngën “Buzëqeshja jote jemi ne”, muzika David Tukiçi, teksti Alqi Boshnjaku. Zëri i mrekullueshëm i Anitës elektrizoi sallën dhe mahniti jurinë e këtij festivali dhe vlerësohet me Çmim Nderi. 6 muaj më pas, Anita fiton përsëri Çmimin e Parë në “Festivalin e Këngës” që organizohet në Vlorë, ku ishte mes të rriturve në moshë, por edhe në mes të rriturve në këngë.
Në 7 qershor të vitit 1987, Anita pranohet si këngëtare profesioniste pranë trupës së Estradës “Petro Marko” të qytetit të Vlorës. Menjëherë i bëhet ftesë në qershor të vitit 1987, që të merrte pjesë në një garë kombëtare, në “Festivalin e Këngës” në Tiranë. Ajo prezantohet në festival me këngën “Hartimi dhe Dëbora”, kompozuar nga shoqja e saj e klasës, Laureta Çuku, dhe në anketën muzikore të Radio Tiranës, për këtë këngë, vlerësohet për interpretimin e saj brilant dhe fiton Çmim Nderi. Në dhjetor të vitit 1987, i bëhet ftesë për të marrë pjesë në “Festivalin e Këngës” në RTSH, ku edhe kësaj here kënga “E vogla mes shoqesh” e kompozitorit David Tukiçi me tekst të Gjergj Becit do t’i sillte një tjetër çmim të rëndësishëm. Pjekuria artistike e Anitës, do të sillte edhe suksesin e këngës së saj.

 

Debutimi krahas këngëtarëve të famshëm të muzikës shqiptare
Në anketat muzikore gjatë viteve 1987-1988 është shpallur dy herë fituese me këngët e kompozuara nga A. Xhunga dhe Th. Çaçi. Në Koncertin e Pranverës (1988), në bashkëpunim me Alqi Boshnjakun dhe Aleksandër Vezulin u prezantua në skenë me këngën “Mos u nxito, mos u gabo”, me të cilën Anita fitoi Çmimin e Parë, ndërsa muzika e lehtë shqiptare një perlë. Në “Festivalin e Këngës” (1988) Anita u prezantua me këngën “Fotografia”, kompozim i David Tukiçit, e shoqëruar nga këngëtarët Gëzim Çela dhe sopranoja Lindita Lole Mezini. Në “Koncertin e Pranverës” (1989), shpërthen me këngën “Lulet e majit i çel në janar”, tekst i Arben Dukës, shoqëruar nga kompleksi i Pallatit të Kulturës. Ndërsa 3 muaj më pas ajo fiton Çmimin e Dytë në Koncertin e Këngës me këngën “Era përcjell fjalën të dua” të kompozitorit Gjergj Leka. Ndërrimi i viteve shpalos një tjetër sukses me duetin Bitri-Ndoci, “Shikomë në sy”. Kokat e muzikës së lehtë shqiptare, Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji, nuhasin te vajza vlonjate madhështinë e interpretimit skenik dhe I besojnë asaj këngën e tyre për të marrë pjesë në Festivalin Ballkanik (Mars, 1990) dhe do të shpërblehen me Çmimin e Dytë të festivalit.

Në Festivalin e 29-të të Këngës në RTSH, në dhjetor të vitit 1990, Anita vlerësohet me Çmimin e Parë, me këngën “Askush s’do ta besoj”, përsëri kompozim i Flamur Shehut dhe teksti Jorgo Papingjit. Në “Koncertin e Pranverës” në vitin 1991 vjen në skenë me këngën “S’ka formulë në dashuri”, bashkëpunim tjetër me Shehun dhe Papingjin, ku edhe u vlerësua me Çmimin e Parë. Për Festivalin e 30-të në RTSH,në dhjetor tëvitit 1991 Anita do të sillte këngën “Fat dhe jetë” e njohur nga publiku “Filxhani i kafesë”, me muzikë të Flamur Shehut dhe tekst të Jorgo Papingjit. Kjo këngë do ta etiketonte këngëtaren vlonjate. Koncerti i Pranverës 1992, përsëri do të sillte në skenë trinomin Bitri-Shehu-Papingji. Në Festivalin e 32-të të Këngës në RTSH, dhjetor 1993, me këngën “Dashuri ke emrin tim” të kompozitorit vlonjat Artur Dhamo dhe orkestracion të Alfred Kaçinarit, Anita do të fitonte Çmim Nderi. Në vitin 1994 debutoi me shumë sukses në skenat evropiane, si në Zvicër, Gjermani, Itali dhe Francë. Gjatë këtij viti ajo dha shumë koncerte për shqiptarët e emigruar në Europë, ku interpretoi jo vetëm këngë të lehta të muzikës shqiptare, por edhe këngë të muzikës botërore.Viti 1995, do të sillte një tjetër sukses të rëndësishëm në jetën artistike te Anitës. Në koncertin e dytë recital “Anita”, ajo këndoj live para spektatorit vlonjat, i cili e duartrokiti dhe e admiroj pa masë këngëtaren e madhërishme.Të ftuar në këtë koncert, ishte e mrekullueshmja Silvana Braçe dhe komiku Met Bega, si dhe çiftet e baletit të ardhur nga kryeqyteti. Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm në qytetin e saj të Vlorës, Anita dha dhe shumë koncerte recitale në shumë qytete të Shqipërisë, duke e rritur pa masë famën e kësaj këngëtareje të madhe shqiptare. Koncertet recitale të Anitës, shoqëruara nga parodistët dhe trupa e estradës së Vlorës, kanë qenë një nga evenimentet shumë të rëndësishme të jetës së saj artistike në të gjithë territorin e Shqipërisë gjatë kësaj periudhe.Dhjetori i vitit 1995 e risjell përsëri Anitën në Festivalin e RTSH-së, me këngën “Besoj në Dashuri”, një bashkëpunim tjetër me kompozitorin vlonjatë Artur Dhamo, orkestruar nga Shpëtim Saraçi, por këtë rrallë ajo debuton jo si konkurruese por si e ftuara e nderit e këtij Festivali.Vazhdimësia e koncerteve recitale “Anita” do të kapte dhe kufijtë e Veriut. Anita këndoj live të gjitha këngët gjatë koncertit 2-ditor mbajtur në Tropojë. Publiku tropojan e priti me madhështi dhe me shumë ngrohtësi këngëtaren e adhuruar. E ftuar në këtë koncert ishte edhe këngëtarja tropojane Fatmira Breçani. Aty Anitës i bëhet ftesë për të shkuar me një grup popullor të tropojës në SHBA. E detyruar nga kushtet e vështira që po kalonte vendi ynë dhe nga kriza e madhe që përfshiu botën muzikore shqiptare në atë periudhё, Anita pranon ofertën dhe në vitin 1996, Anita u nis drejtë tokës së premtuar.

 

Krijimtaria artistike në Amerikë

Gjatë qëndrimit në Amerikë aktiviteti artistik i Anitës ka qenë i pandalshëm dhe gjithmonë në rritje. Ajo ishte një model i përkryer i interpretimit dinjitoz të muzikës sonë të bukur shqiptare dhe ka ndihmuar shumë në rritjen e prestigjit të artit shqiptar në botë. Anita ka marrë pjesë gjallërisht dhe ka qenë në qendër të të gjitha problemeve dhe jetës kulturore dhe artistike të diasporës, dhe e shikonte pjesëmarrjen në koncertet e ndryshme të komunitetit, si dhe ato bamirëse, si vazhdimësi të rrugës së saj artistike. Ajo ishte e pranishme në të gjitha festivalet, aktivitetet artistike, koncertet e bamirësisë, koncertet e vitit të ri, festat e flamurit, festat e çlirimit, përvjetorët e ndryshëm, dhe në shumë gëzime familjare të komunitetit shqiptar, në shumë shtete të Amerikës. Anita ishte jo vetëm një artiste e talentuar, por gjithashtu dhe një patriote e flaktë.

 

Disa nga koncertet në SHBA

Në nëntorin e vitit 1997 prezantoi koncertin artistik, festimin e 10-vjetorit të krijimit të grupit muzikor “Fisnikët”, i drejtuar nga këngëtari i njohur i komunitetit Haxhi Maqellara. Anita do të shpaloste bukurinë e këngës shqiptare së bashku me shumë këngëtarë të tjerë të diasporës. Në shkurt të vitit 1998, Anita merr pjesë në shumë koncerte humanitare të organizuara nga Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të ndihmuar materialisht familjet në gjendje të vështirë ekonomike të shqiptarëve të Kosovës.Viti 1999 solli daljen e albumit të parë me këngë “Malli”. Album, i cili u realizua nga shtëpia diskografike “Electric Planet Sound”, në New York. Anita paraqiti para publikut me materiale muzikore të stileve të reja. Promovimi i këtij albumi u bë në mjediset e Misionit Shqiptar në Kombet e Bashkuara po në New York. Anita në 30 janar 1999, do të debutonte në koncertin humanitar të organizuar nga diaspora, për të ndihmuar materialisht familjet e masakruara nga policia serbe, në Recak të Kosovës. Në mars të këtij viti do të debutonte në spektaklin “Miss Albania `99”, që u zhvillua në New Jersey. Në këtë spektakël merrnin pjesë Anita dhe shumë këngëtarë të tjerë të komunitetit. 5 prilli i vitit 1999 solli dhe daljen në skenat e Brodoway të Anitës, në koncertin e organizuar nga një prej organizatave më të njohura në SHBA, “Madre”. Në këtë koncert paraqitja e saj si artiste ishte e dyanshme, pasi për herë të parë ajo do të prezantohej jo vetëm si këngëtare, por edhe si violiniste. Anita pati rastin dhe nderin të njihet me disa nga yjet e Hollivudit: si Tom Robinns, Susan Sarandow, Vanesa Redgrave, Danny Schechter, Eve Essler, Nenad Bach etj…., ku gjatë përshtypjeve që ata dhanë për të, e përshkruan si një element shumë të denjë në artin muzikor dhe i uruan asaj mirëseardhjen në botën amerikane.

Ligji dhe rruga me emrin Anita

Në ditën e 40-vjetorit të lindjes emërtohet rruga “Anita Bitri” në Vlorë. Në Amerikë është vendosur ligji “Anita” kundër monoksidit të karbonit në qytetin, ku Anita u shua bashkë me nënën dhe vajzën e saj.

Pasioni

Anita ka pasur si pasion të saj poezinë, ka shkruar shumë poezi dhe ishte shumë e talentuar në këtë drejtim. Anita ka shkruar këngët e albumit “Malli” dhe të albumit “Çdo gjë është e mundur”. Ajo çdo gjë që i bënte përshtypje nga jeta i thurte poezi. Shumë poezi ka shkruar edhe për të bijën Siborën.

IntervistojValeria Dedaj

Gazetare e gazetёs “Shekulli”
22 Mars 2015.

**********************************************

Hëna ndezi qirinjtë…

Në ditëlindjen e Anita Bitrit

Disa njerëz në botë edhe pse ndërrojnë jetë kujtohen me mall dhe nostalgji përjetësisht… Privilegjin e kësaj race e gëzon këngёtarja e shquar vlonjate Anita Bitri, e cila humbi jetën tragjikisht në Staten Island, New York, së bashku me ëngjëllin e saj Siborën dhe nënë Hazbijen. Si bashkëqytetare të një ishulli ku jetonim në New York e përjetova shumë keq tragjedinë së bashku me gjithë Diasporën. Mbi sarkofagun e tyre të akullt binin lotët papushim të emigrantëve në ceremoninë mortore që u organizua në First Evangelical Free Church në Brooklyn. Por Anita duke qenë pjesë e racës së privilegjuar do të kujtohet përgjithmonë se i kujtohet kënga dhe violina që na la. Ajo vjen në këtë ditëlindje si një zog magjik që vetëm këndon në çdo stinë. Anita me violinёn e saj fluturon mbi Pegas ndër retë e bardha hapësirave të pafund të New Yorkut dhe qëndron si një pulëbardhë brigjeve të detit Jonё që ajo i ndjeu stërkalat e tij qysh në fëmijëri.Anita u kthye në Vlorë të prehet paqësisht duke ndërtuar urën qiellore me tokën nëpërmjet tingujve të violines dhe këngës mjaltë në buzë. Bashkia e Vlorës e nderoi duke i vendosur një rruge emrin e saj. Telat e violinës dridhen me vibrimet e zërit të saj magjepsës sa duket sikur gjithë zhurmat e pyllit janë në një simfoni të bukur me Anitën, ndërsa dueti me të bijen Siborën shfaqen si dy ëngjëllore që përndritin dhe na bekojnë. Anita në duet i këndon të bijës se je dhurata më e çmuar/ që Zoti ma dhuroi/ dhe se si fëmija nuk ka në jetë…… Ndërsa Sibora ja kthen: Jam e bekuar/ dhe ti mami më beso/ dhe unë të dua, të dua shumë, kënga ime le të jehojë, për mamin tim/ gjithëkush le ta dëgjojë.
Kënga e parë e saj në rang kombëtar si: “Hartimi dhe Dëbora” paralajmëronin se botës së muzikës shqiptare po i vinte një yll. E dëgjoj, e ridëgoj këtë këngë ndoshta ngaqë ka lidhje me profesionin e mësuesisë, dhe sa herë e dëgjoj ndjej në shpirt një sonatë qielli. Ja disa nga vargjet: Ja zilja ra kemi hartim/ ka gjallëri dhe frymëzim/ por për çudi shikoj nga jashtë/ një zog na fton çukit në xham/ Bora e bardhë pemët mbuloi/ çudi më parë si nuk e pamë/ i vogli zog shpejt fluturoi/… Këngët e saj janë si një tufë e bukur lulesh, aroma e tyre kundërmon lëndinat e shkelura dhe të pashkelura pafund. Tingujt e violinës së saj që s’e hoqi kurrë nga vehtja vijnë dhe ikin së largu dhe përsëri kthehen midis nesh. Ëndёrra e saj në tokën e premtuar u pre në mes, por ajo përsëri mbetet Shtojzovalla e Diasporës, një kanarinë që s’pushon kurrë së kënduari. Në ditëlindjen e saj qielli në këtë natë blu ka marrë tjetër pamje, e tres vështrimin tepër lart dhe shoh se Hëna ka ndezur qirinjtë:

Hëna ndez qirinjtë

Në sytë e tu të bukur Anita,
lexoj poemën që pikon si lot blu nga qielli,
shkruar mbi violinën, që qëndron si flutur,
dhe dëgjoj një simfoni të mahnitshme,
që të ngroh si dielli.
Në qerpikët e tu si pentagram notash,
që hapen dhe mbyllen si një harpë e bukur,
është kodi i muzikës lidhur midis zemrash,
Eshtë Sibora tënde që zbret duke u lutur…
Horizonti që hapet me një dritëz hyjnore,
sjellë shenjëzat e qiellit si koncert vjenez,
ulen spektatorët si në ndërrim motesh,
dëgjojnë këngën e Mjellmës, veshur si princesh.
Harlisen pemët dhe pse ngricë janari,
nga zëri tënd degët gjelbërojnë,
petalet e purpurta tokën e mbulojnë,
do të kalosh Ti, a thjesht ne ëndërrojmë…
Por ti je shumë lart, lart mbi pegas hipur,
në ditëlindjen tënde Hëna ndez qirinjtë,
rreth tryezës së qiellit, yjet paska thirrur,
t’i urojnë Ditëlindjen, hyjneshës Anitë.

Janar, 2015.  Nga Keze(Kozeta) Zylo

**********************************************

Në ditën e 40 vjetorit të lindjes, emërtohet rruga “Anita Bitri”. Këngëtarja vlonjate bëhet anëtare e Fondacionit”Nermin Vlora Falaschi”.

Në një datë 8 janar, dita e lindjes së Anitës, Fondacioni “Nermin Vlora”në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit, organizoi ceremoninë e emërtimit të rrugës “Anita Bitri”, mbështetur në vendimin e këshillit bashkiak të Vlorës. Pllakatën e zbuloi Mjeshtër i Madh Edith Mihali.

2

Kjo rrugë është në zemër të atij qyteti që Anita Bitri e deshi aq shumë dhe që e mbajti përjetësisht në zemrën e saj. Dikur, ajo vajzë e vogël që vazhdonte shkollën e muzikës “Naim Frashëri” e që shkonte me violinën për të cilën studionte, nuk do ta kishte menduar kurrë se kjo rrugë që në pranverë dhe në verë kundërmon nga era e luleve të blirit dhe që në zhargonin e përditshëm vlonjatёt i thoshin “kapelja”, do të mbante në 40 vjetorin e lindjes së saj, pikërisht emrin e saj.U gjend pikërisht data 8 Janar 2008, dita kur këngëtarja e madhe vlonjate mbushte 40 vjeç që Bashkia e Vlorës së bashku me fondacionin Kulturor mbarëkombëtar “Nermin Vlora Falaschi” të organizonin vendosjen e pllakës së rrugës me emrin e saj. Edhe pse një ditë e ftohtë dimri dhe me shi, të binte në sy pjesëmarrja e shumë titullarëve të Bashkisë, familjarëve të këngëtares Anita Bitri, si dhe e shumë intelektualëve, artistëve, anëtarë të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve- dega Vlorë të kryesuar nga piktori Ilmi Bani dhe me sekretar Albert Abazaj. Por, ajo që i dha më shumë rëndësi kësaj dite, ishte pjesëmarrja e grave të shquara të fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” si Edit Mihali – Mjeshtër i Madh, Edi Luarasi- Artiste e Merituar, Irini Qirjako- Mjeshtër i Madh, Marika Kallamata – Artiste e Merituar, Vitore Sallaku – Mjeshtër i Madh, Esma Agolli- Artiste e Merituar, gjuhëtarja dhe studiuesja Meri Lalaj, Afërdita Stefani-doktore e shkencave, publicistja dhe njëkohësisht kryetare e fondacionit “Nermin Vlora Falaschi” Zenepe Luka, Makbule Çeço-doktore e shkencave, Lavdie Nanaj-intelektuale, etj……

Në këtë ditë kaq të shënuar shumë artist pjesëmarrës në këtë ceremoni janë shprehur rreth veprimtarisë të kësaj artiste të famëshme:

Edit Mihali – Mjeshtër i madh.

Të krijon emocion fakti, që Bashkia e Vlorës, e ka përjetësuar këngëtaren vlonjate, të re në moshë, por me karrierë të pasur, në një rrugë kryesore. Ky shembull duhet përhapur, në mënyrë që të respektohen dhe vlerësohen personalitete të artit të cilët jo vetëm që kanë kontribuar për qytetin e tyre, por për gjithë Shqipërinë. Anita Bitri u përjetësua si një këngëtare e famëshme, duke përcjellë vlerat e këngës shqiptare nëpër botë.Emri i Anita Bitrit do t’i mbetet përjetësisht kësaj rruge ashtu si dhe zëri dhe kënga e saj që janë një nga emblemat e qytetit tonë dhe që mbajnë të paharruar kujtimin e saj.

Irini Qirjako – Mjeshtër i Madh.
Pak ditë më parë isha në Amerikë për një koncert dhe u mbusha me krenari, për emrin dhe famën që kish lënë Anita Bitri atje. Flisnin jo vetëm muzikantë, dashamirës të këngës, qytetarë të thjeshtë, por edhe personalitete amerikane. Sikurse unë dhe të gjithë shqiptarët u emocionuan kur mësuam që ligjit kundër monoksidit te carbonit në qytetin, ku Anita u shua bashkë me nënë dhe vajzën e saj, i kishin vënë emrin “Ligji Anita”. Ne kolegët e saj, i gjithë arti shqiptar, krenohet për Anita Bitrin, këngëtaren legjendë për nga zëri…….

Dr.Makbule Ceco.

Një rrugë me “Anita Bitri”, është nderimi që i bëhet këngëtares, e cila, megjithëse e re në moshë, ngriti në lartësi të mëdha, sikurtë kish jetuar një shekull, vlerat e artit shqiptar, në tokën e saj, në shumë shtete të Ballkanit, por edhe përtej oqeanit. Bilbili i këngës së muzikës së lehtë, është vlerësuar edhe nga diskografia botërore, duke u bërë pjesë e tyre. Anita Bitri, nuk është thjesht tek një rrugë, tek një këngë, tek një film dokumentar, ajo është në fondin e artë të artit shqiptar, në kujtesën e popullit të saj.
Marika Kallamata – Artiste e Merituar:

Teksa kujtojmë Anita Bitrin, prekim të bukurën, të dhimbshmen. E bukura si vetë bukuria e vlonjates dhe këngës së saj, e dhimbshmja, si vetë tragjikja e shuarjes së jetës së saj në moshën 37 vjeçare.

Edi Luarasi – Artiste e Merituar.

Një emocion tek rruga “Anita Bitri”, një buqetë me lule… Ky është nderimi im për këngëtaren vlonjate, që megjithëse u nda shumë shpejt nga jeta, la pas një karrierë të pasur artistike. Për njeriun nuk ka rëndësi se sa gjatë jeton, por është shumë e rëndësishme, se çfarë emri dhe vepër lë pas. Anita Bitri, la pas një karrierë brilante, që artistë të tjerë,që kanë jetuar dyfishin e jetës së saj, nuk kanë mundur ta arrijnë këtë.

Nga Zenepe Luka.  Vlorë, 8 Janar, 2008.

 **********************************************

10 vjet pa Anita Bitrin

Dhimbje medeomos që do të vazhdojë gjatë, dhe do të mbetet në zemrat tona, ndërkaq duke kujtuar Anitën, ne i bëjmë një nder të madh jo vetëm të ndjerës, por edhe vetvetes duke pasë parasyshë atë moton tonë që është “Të kthejmë gjithmonë kokën andej nga kemi ardhur” se i përkasim atij kombi dhe asaj kulture.
Anita Bitri (8 janar 1968 – 19 tetor 2004) ishte një këngëtare e dalluar e asaj kohe në zhanrrin e muzikës pop dhe violiniste nga Shqipëria.
Pra, do të shkruante shtypi vendas ndodh dhe kështu, që një, pakujdesi e tillë i merr jetën e një familjeje të tërë, ikin tre jetë, ikin dhe nuk vinë më. I tillë, ishte pra fati dhe për Anita Bitrin që i njëjti fat i keq – nuk kurse as nënën e as vajzën e saj një ёngjëll. Ikën të tre së bashku në gjumë për në jetën e amnueshme.
Anita Bitri, filloi të kënduarit e saj në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, dhe ajo u bë e famshme në Shqipëri, me këngën e saj “Dashuria e Parë”. Në kohën e vdekjes së saj, ajo ishte në proces të regjistrimit të dy albumeve, një në shqip dhe një në anglisht. Albumi që ajo nuk arriti t’a përmovoj:”Çdo gjë ёshtё e mundur”, një album këngësh me një titull profetik, e cila i ngjanë një parandjenje e ndërthurur me të gjitha profetitët e saj .
Anita Bitri emigroi në Shtetet e Bashkuara në vitin 1996. Dashuria për violinën, ngjizja e pandashme me muzikën dhe suksesi, i cili vazhdoi dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e bëri Bitrin një histori jete të një artisteje të madhe, e një ylli të skenës shqipare, për ti bërë akoma më të prekshme tek publiku hapat e karrierës së saj në SHBA.
Ishte pra, dashuria për muzikën dhe suksesi që Anita, arriti t’ua dhuroj të gjithë bashkëkombësve të saj këtu në Shtetet e Bashkuara, për aq sa jetoj e punoj; këngët për kurbetin, dashurin për jetën, dashurin e një nëne për të bijën, këngë që dëshmojnë potencialin dhe forcën e madhe të artit që Anita Bitri krijojë gjatë gjithë karrjerës së saj.
Këngëtarja e mirënjohur Anita Bitri me stilin e këngës së saj – kishte bërë emër të madh në Shtetet e Bashkuara, jo vetëm tek shqiptarët por edhe tek amerikanët. Anita Bitri ishte një zëdhënse e artit shqiptar, ajo ishte një nga këngëtaret më të spikatura shqiptare, ku pa të cilën muzika shqiptare humbi një nga gjeneratorët më të fuqishëm të muzikës shqiptare në SHBA.
Arben Bitri, vëllai i këngëtares, përmes emocioneve të mëdha në fjalën e përvjetorit tё 10 tё tragjedisё, ka deklaruar se këngëtaria mirënjohur shqiptare Anita Bitri, në jetën e amnueshme, duket sikur ajo “flututroi” në misionin që i dha asaj Nënë Tereza. Mbasi edhe videoklipi më i fundit i saj “Gjithmonë mes Jush”, ka qënë një parandjenjë e saj – për të qënë gjithmonë në mes nesh – për t’u kthyer përsëri në mes nesh me anë të këtyre këngëve” ka thënë vëllai i saj Arbeni.
Kolegët e saj nga komuniteti i artistëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara janë shprehur se: ”Është për të ardhur keq që Anita Bitri, iku nga ne pas një pune shumë të madhe në fushën e muzikës dhe të një besimi të madh tek muzika e bukur shqipe. Anita me zërin e saj mrekullueshëm, thonë artistët shqiptarë në Amerikë, arriti të hedh gjurmë të arta në historinë e muzikës shqiptare në SHBA. Arritjet dhe sukseset e Anitës, në Shqipëri dhe këtu në SHBA, janë për t’u admiruar.Mbasi tani admiruesit e saj janë të shumtë, të cilat nisin qysh në fillimet e saja në festivalet e para të këngës së muzikës së lehtë shqiptare, duke vazhduar më gjërë në veprimtarinë e saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Anita, ishte gjithmonë e dashur, e qeshur, e mençur, dhe plot talent, kujtojnë artistët dhe adhuruesit e saj.
Edmond Xhani – Kitaristë dhe drejtues i grupit muzikor “Alba” në SHBA, e ka konsideruar Aniti Bitrin – me të cilën ka interpretuar dhjetra herë në koncerte të ndryshme në Shqipëri dhe SHBA, si mikeshën e komunitetit të artistëve kudo në botë, duke e quajtur atë ” motrën, artisten, këngëtaren e madhe shqiptare të të gjithë artistëve. Duke shtuar se :”Anita i dha shpirtin e saj muzikës, i dha shpritin e saj artit shqiptarë. I dha pikërishtë, atë shpirtë artit shqiptarë, për të cilin ky artë edhe kishte nevojë” pohon Edmond Xhani – Kitaristë dhe drejtues i grupit muzikor “Alba” në SHBA-s.Por, mendimi i përgjithshëm është se Anita Bitri ishte fare thjeshtë një zëdhënse e artit shqiptarë, ajo ishte një nga këngëtaret më të spikatura shqiptare, ku pa të cilën muzika shqiptare humbi një nga gjeneratorët më të fuqishëm të muzikës së lehtë. Sidomos tani kur të gjithë sjellim edhe mbas 10 vjetëve të ikjes së saj në jetën e amnueshme nëpër mend temperamentin e saj dhe stilin e saj energjik të këngës.Natyrisht, që kjo dhimbje medeomos që do të vazhdojë gjatë, dhe do të mbetet në zemërat tona, ndërkaq duke kujtuar Anitën, ne i bëjmë një nder të madh jo vetëm të ndjerës, por edhe vetvetes duke pasë parasyshë atë moton tonë që është “Të kthejmë gjithmonë kokën andej nga kemi ardhur” se i përkasim atij kombi dhe asaj kulture.

Anita u bё simbol i bashkimit kombёtar

I gjithë opinioni shqiptar dhe amerikan është prekur nga tragjedia “Bitri” e 19 Tetorit 2004. Ishte pikërisht këngëtarja ajo që për famë kishte kaluar kufijtë shqiptarë. Anita Bitri, që ka ndërruar jetë së bashku me nënën Hazbijen dhe vajzën e saj, Siborën ishte një tragjedi e cila preku thellësisht gjithë zemrat e shqiptarëve dhe bëri të mundur që Diaspora Shqiptare në Amerikë, të rimblidhej si kurrë ndonjëherë dhe me një koncert humanitar të organizuar nga komuniteti i artistëve shqiptar në Amerikë. Ky koncert shpalosi dhe njëherë bukurinë shpirtërore dhe virtytet fisnike të popullit tonë të mrekullueshëm.
Kurse, duke marr shkak nga kjo tragjedi, 10 vjetë më parë Qeveria e New Yorkut, miratoj ligjin për vendosjen e detyrueshëm të dedektorit kundër monoksidit të karbonit duke shpëtuar nga ky gaz fatal me qindra familje të pafajshme. Në këtë linjë mbetet për tu vlerësuar qëndrimi i Qeverisë së New York-ut, të cilët me respektin dhe humanizmin që treguan ndaj kësaj tragjedie, si dhe me vënien e ligjit mbi vendosjen e detyrueshëm të dedektorit kundër monoksidit të karbonit, emrin “Ligji Anita”, lehtësuan zemrat e plagosura të familjarëve dhe fansave të këngëtares së famëshme shqiptare Anita Bitri.
Ndërkohë, që një rrugë në qendër të Vlorës tani mban emrin “Anita Bitri”…

Nga BEQIR SINA.New York, 19.10.2014.

**********************************************

Ajo kishte lindur bashkë me talentin për art

Intervistë me z.Arben Bitri, vëllai i këngëtares së mirënjohur e të talentuar, Anita Bitri

Ajo kishte lindur bashkë me talëntin për art, muzikë e letërsi. E formuarqë në moshë të vogël dhe me pasionin për muzikën, ajo konsiderohet eshquhet për të ruajtur të pastër këngën popullore dhe të lehtëshqiptare, përpjekjet e saj për të kultivuar tradicionalen, baladën dhekëngën lirike shqiptare. Këmbëngulja dhe puna e palodhur e gjeniut tëviolinës, prof. Robert Papavrami, mishëruan artin e vërtetë muzikor tëkëngëtares së ardhshme Anita Bitri. Prezantimi i Anitës si këngëtare erdhisi një fryt i ëndrrave të saj, të bëhej këngëtare e famëshme si idhullii saj, Vaçe Zela, këngët e saj, të cilat i këndonte me pasion. Këngët einterpretuara nga Anita Bitri, qëndrojnë ende të freskëta, si dikur në koncertet që ajo jepte brenda e jashtë vendit, veçmas në Diasporën shqiptaretë Amerikës, e identifikuar si këngëtare tipike e identitetit muzikorshqiptar në tokën e huaj. Sot për sot edhe pse Anita Bitri prehet në Paqen eAmëshuar, ajo mbetet këngëtarja – perlë dhe unikale për gjeneratën eartistëve që ajo i përket – dhe vitet e kontributit të saj duhen ruajtur dhe përjetësuar, si një vlerë e çmuar kombëtare, artistike e historike. Në këtë rrëfim mbresëlënës të vëllait të artistes së shquar, z.ArbenBitri, i cili nxjerr në pah vlerat artistike dhe muzikore të këngëve tëinterpretuara nga Artistja Shqiptare, dhe ndikimet që pati moderniteti nëkarrierën artistike të së pavdekshmes, Anita Bitri.

 

Bisedoi:Raimonda MOISIU

-Z. Arben, Së pari ju falenderoj që pranuat të jepni këtë intervistë, për të risjellë në kujtesë, motrën tuaj, Artisten dhe Këngëtaren e talentuar dhe shumë të mirënjohur në Shqipëri e Diasporë, Anita Bitri, e ndarë nga jeta në një moshë relativisht të re, dhe la pas një kontribut të çmuar në muzikë. Si ndjeheni për këtë intervistë- e ndjeni homazh apo përcjellje të vlerave qytetare, kulturore e historike të kulturës e muzikës shqiptare?

-Të dyja bashkë, Raimonda, çdo moment i jetës së Anitës është homazh nënjë mënyrë ose tjetër. Ajo është në mëndjen dhe zemrën tonë, në ecje dhe meditim, në ëndërr dhe jetën reale, ç’ka do të thotë që bashkë me dhimbjen dhe dashurinë është edhe homazhi shpirtëror dhe  njerëzor i përjetshëm. Dhe jo vetëm kaq! Intervista është edhe homazh në këtë vittë 46 vjetorit të lindjes së Anitës, pra mund ta quajmë që 2015-ë është viti i Anitës drejt pafundësisë. Intervista gjithashtu është vlerësim, për një artiste që i dha publikut artdashës më të mirën dhe të bukurën nga pasioni e talenti i saj, në kulmin e karrierës që pati një ndikim të jashtëzakonshëm, oshëtimë e gjeneratës së saj,  por edhe për brezat që vijnë, vlerë e çmuar e  vlerave qytetare, kulturore e historike të kulturës e muzikës shqiptare. Të jam mirënjohës që më dhe mundësinë t’ju rrëfej Anitën motër dhe Anitën -Artiste!

 

-Si u gjend motra tuaj në rrugën e bukur të artit, veçmas asaj të muzikës?E pati të trashëguar genin muzikor, apo ishte dhunti e saj?

-Dua të them se Anita kishte lindur për të bërë art. Zoti me Anitën utregua shumë zemërgjerë duke i dhuruar të gjitha dhuntit natyrore, talentin, pasionin, dhe anën profesionale, që mund t’i duhen një artisti për tëshkëlqyer në rrugën e bukur dhe të magjishëme të artit muzikor. Si talenti dhe pasioni që lindën bashkë me Anitën, u bë realitet kur ajo takoi profesorin e merituar të violinës, zotin Robert Papavrami. Ishtekëmbëngulja dhe puna e palodhur e këtij gjeniu të violinës, që mishëroiartin e vërtetë muzikor të këngëtares së ardhme Anita Bitri. Profesori i madh u mahnit nga veshi muzikor i Anitës dhe gjetjen e kohës së notavemuzikore, pa asnjë vështirësi, në konkursin që u zhvillua për pranimin eelementëve të rinj për klasën e parë të shkollës së muzikës “NaimFrashëri” në Vlorë. Për të parën herë profesori i madh u ndesh me njëtalent të tillë. Anita, sipas profesorit të shquar, sikundër shprehej:“Ishte një nga rastet e rralla që kishte 99 % talent të dhuruar nga Zotidhe i duhej vetëm 1 % punë për t’u bërë gjeni në violinё”. Si tani mëkalojnë në mend ato “beteja” të ashpra që u zhvilluan në shtëpinëtonë, ndërmjet profesorit të madhërishëm, që dëshironte  t’i jepteartit shqiptar një nga yjet që i mungonin dhe babait tim patriarkal, që nuke shikonte këtë të ardhme kaq të suksesshme. Intuita e profesorit nuk gaboi;Do të duhej vetëm një vit punë, që profesori i madh i violinës dhe Anitatë dilnin para spektatorit vlonjat në duet me violinë, duke mahnitur sallënme interpretimin e tyre virtuoz. Që aty filloi të krijohej, ngrihej dhe perfeksionohej nga dita në ditë si me magji, aty është zanafilla për këngëtaren, mbretëreshën e ardhshme të muzikës shqiptare, Anita Bitri. Pradhuntia, talenti dhe pasioni, që Zoti i fali Anitës, triumfoi, në sajë të punës dhe eksperiencës madhështore të profesorit të famshëm. Natyrishtë mbas hedhjes së kësaj baze të fuqishme muzikore Anita me këmbënguljen esaj, me zërin e mrekullueshëm të pastër si gurgullima e kristaltë e valëv të Joinit, punoj plot talent dhe pasion drejt kulmit të karrierrës së saj, në artin muzikor.

 

-A mund të na përshkruani momente nga eksperienca e saj? Kur ka filluar tëkëndojë? Cila është kënga e parë?

Anita ka filluar të këndojë që në moshën 3- 4 vjeç, këndonte dhekërcente pa pushim. Më kujtohet ajo fëmijë e bukur e gazmore kur dilte para pasqyrës të madhe që kishim në dhomën e gjumit dhe imitonte këngët eVaçe Zelës, apo këngët e festivaleve të RTSH. Ne qeshnim dhe eduartrokisnim dhe ajo përulej para nesh(publikut), sikur të ishte në skenëduke na falenderuar. Anita ishte një fëmijë ëndërrimtar dhe shumë eapasionuar pas muzikës dhe këngës. Në kujtesën time ka mbetur një konkurs,i cili u zhvillua në kopshtin Nr.10-të, të Vlorës. Konkurs që u zhvilluandërmjet kopshteve të qytetit të Vlorës. Anita këndoj dhe kërceu në roline “bletës punëtore”. Anita, vetëm 5 vjeç debutoi aq bukur, sa që juriai dha çmimin e parë kopshtit të saj, duke e nderuar Anitën dhe me fletëlavdërimi, si këngëtarja dhe vallëtarja më e mirë e këtij konkursi. Porparaqitja e Anitës para një edicioni të gjerë si këngëtare, do të bëhej,kur ajo ishte 6-vjeçe, në Festivalin e Fatosave dhe Pionerëve të rrethit tëVlorës, ku Anita këndoj këngën, “Agimi dhe Fshesa”, duke u vlerësuar edhe me çmime nderi nga juria e këtij festivali. E kam të skalitur në kujtesë këtë moment, pasi atë natë gjithë familja nuk kishte gjumë ngagëzimi i këtij çmimi të fituar nga Anita jonë.

Prej moshës 8–14 vjeç, Anita ishte pjesmarrëse e rregullt e Festivaleve tëFatosave dhe Pionerëve të rrethit të Vlorës, në fillim si këngëtare dhemë vonë si violiniste e orkestrinës së festivalit. Në vitet 1980-1986prezantohet para publikut vlonjat si violiniste në orkestrinën e shkollës së muzikës “Naim Frashëri”. Sa më shumë rritej, aq më shumë i rritejpasioni dhe interesi për këngën, pasion e talent, që Anita filloi t’I demostronte te shokët e klasës dhe profesorët e kantos. Të gjithë kuptuanse përveçse një violiniste e talentuar, ajo zotëronte edhe një zë tëjashtëzakonshëm. “Një zë i ëmbël e njëkohësisht i rrallë”, ecilësuan profesorët e saj.Prezantimi i Anitës si këngëtare erdhi si një fryt i ëndrrave të saj, të bëhej këngëtare e famëshme si idhulli i saj, Vaçe Zela, këngët e saj I këndonte me pasion. Në vitin 1986, Anita ishte maturante në shkollën emuzikës “Naim Frashëri” dhe gjatë koncertit të këngës në Pallatin eKulturës “Labëria”, Vlorë, ku Anita merrte pjesë si violiniste, shoqëruesee orkestrinës së shkollës,dhe ishte caktuar të shoqëronte disa ngakëngët e koncertit. Por një nga këngëtaret u sëmur dhe lindi domosdoshmëria të zvёndёsohej. Orkestrantët, kolegët dhe drejtuesi i orkestrës, të cilët e kishin dëgjuar Anitën të këndonte, propozuan atë dhe efekti ishte i mahnitshëm. Prezantimi i parë u prit me duartrokitje pafund nga publiku i sallës i elektrizuar nga zëri i mahnitshëm i saj. Ky ishte fillimi i një karriere të gjatë dhe të suksesëshme artistike, që kavetëm një protagoniste: Të mirënjohurën, të talentuarën dhe të paharruarën, Anita  BITRI. Kënga e parë para një auditori të gjerë kaqenë kënga “Ti je mësuese, je dhe shoqe” të kompozitorit Arben Zhezha në 9qershor të vitit 1986-ë, ku Anita fiton Çmimin e parë ne festivalin einterpretuesve në Vlorë. Por kënga që e bëri vërtet të famëshme në fillimet e saj si këngëtare ishte “Hartimi dhe Dëbora”. Ibëhet ftesë në qershor të vitit 1987-ë, që të marrë pjesë tashmë nënjë garë kombëtare në “Festivalin e Zërave të Rinj” në Tiranë. Ajoprezantohet në festival me këngën “Hartimi dhe Dëbora”, kompozuar ngashoqja e saj e klasës, Laureta Çuku, dhe në anketën muzikore të RadioTiranës, për këtë këngë, vlerësohet për interpretimin e saj brilant dhefiton çmim nderi.

 

-Ç’mund të na thoni për influencat e saj muzikore në muzikën e lehtë?

Po atë popullore, baladat dhe serenatat?

-Në vitet që Anita doli në skenën e Këngës Shqiptare, vendi ynë ishte nën diktaturën komuniste, ku arti dhe muzika shqiptare ishte e kontrolluar nga censura komuniste. Por Anita me shumë bindje dhe idera shumë të përparuara të kohës që jetonim, u bë shpresa e aspiaratave të gjithë rinisë tëçlironin muzikën tonë të bukur shqiptare nga ideologjizmat e realizmitsocialist, që e mbanin ende këtë art brenda kornizave të tyre censuruese.

Anita me temperamentin e saj energjik, me potencën e bukur interpretuese dhe me stilin modern në skenë, bëri të mundur hapin më të moderuar për plejadën e këngëtarëve të viteve 90-ë`. Anita theu paragjykimet, solli një frymë të re në muzikën shqiptare. Çdo këngë e saj, çdo debutim mbushiboshllëkun e krijuar. Për sa theksova më lart, ja si është vlerësuar ngaArtist i Popullit, i shquari Avni Mula: “Anita Bitri ka lënë një kujtim të madh në skenën shqiptare, atëmodernen artistike. Ajo ishte një këngëtare e shkëlqyer, me një vocal shumë të mirë. Anita Bitri ishte ndër këngëtaret më të mira të brezittë viteve 90 që erdhën në skenat e festivalit shqiptar. Ndërsa muzikologu Zhani Ciko thotë se Anita ka qënë një nga plejadat e këngëtarëve tëcilët vunë themelet e këngës së lehtë shqiptare. Anita kishte njëbashkëpunim të shkëlqyer me muzikën, vokalin dhe me interpretimin. Ajo ishteshumë e lidhur me skenën dhe me publikun dhe ajo dinte çfarë këndonte,dinte çfarë trasmetonte dhe kjo ishte një anë positive e saj.Mjeshtri i muzikës, ish kitaristi i talentuar i orkestrës së RTSH-ë dheAnsamblit Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Popullore, aktualisht drejtuesi I Orkestrës “Alba” në New York, Edmond Xhani mes të tjerave shprehet: “

Kënga e Anitës ka lënë gjurmë jo vetëm në jetën e saj artistike, veçmas në muzikën shqiptare. Unë do ta vlerësoja në mënyrë të veçantëkrijmtarinë e artistes Anita Bitri pasi kjo veprimtari i shërben të ardhmesdhe krijimtarisë së këtij populli.Anita Bitri është një nga figurat më të spikatura të interpretimit tëmuzikës së lehtë shqiptare. Ajo i përket një brezi të shquarinterpretuesish, që pasuruan me vlera të veçanta muzikën e lehtë si dheatë të kultivuar në Shqipëri. Ajo është një përfaqësuese dinjitoze eintepretimit skenik me shumë temperament dhe cilësi të lartë, gjë që sollinjë freski dhe vrull rinor në këtë fushë. Anita do të kujtohet gjatë përcilësitë e rralla vokale, intonacionin e pastër si dhe për botën e saj tëpasur shpirtërore. Në këngët e interpretuara prej saj ndjehet qartë pasionipër muzikën, saktësia dhe serioziteti me të cilën ajo trajtonte çdo motivtë materialit muzikor”.Për zhanret muzikore që ju përmendni në pyetjen tuaj po ju sjell përsëridisa vlerësime të Edi Xhanit i cili ka bashkëpunuar gjatë me Anitën në koncerte, në New York, dhe ai shprehet: -“Këngët popullore të interpretuara nga Anita shquhen për origjinalitetin e interpretimit si dhe për përshtatjen me karakteret e veçanta të trevave të ndryshme muzikore, duke i pasuruar ato me vlera të reja e mjaft tërheqëse. Po kështu edhe me serenatën dhe baladat. Dashuria për atdheun dhe për këngën shqiptare e ndoqi Anitën në të gjithë jetën e saj. Anita i pasuroj shumë këto këngë jo vetëm me zërin e saj të mrekullueshëm, por njëkohësisht duke futur dhe elemente të reja sa që dhe këto këngë dolёn aq të mrekullueshme”. Gjithashtu njё tjetёr bashkёpuntorё i Anitёs kёngёtari i komunitetit Kino Gara thekson se:-“Anita ishte një artiste me vleratë mëdha dhe diapazon të gjerë. Më ka befasuar aftësia e saj për tëkënduar të gjitha këngët popullore të trevave të ndryshme tëShqipërisë, pasi një gjë e tillë është shumë e rrallë. Anita edhe pseishte këngëtare e muzikës së lehtë këndonte dhe zotëronte të gjithakëngët popullore e të gjitha trevave”.

 

– Si një njohëse dhe adhuruese e hershme e muzikës së kënduar nga Anita Bitri, kam vënë re se muzika e kënduar prej saj, ka një mirëkuptim mesdinamikës së muzikës, të kënduarit dhe interpretimit emocional, e cila ujep fuqinë e tingujve, melodisë së këngës. A ka pasur ndonjë trajnim apoeksperiencë në muzikë?

 

Krahas këngës Anita nuk la pas dore dhe studimet, ishte vullneti dhe dëshira e saj që bën të mundur vazhdimin e studimeve të shkollës së lartë nëInstitutin e Lartë Pedagogjik “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan, ku nëvitin 1989 diplomohet si mësuese kantoje. Pra këtu Anita mori mёsime pёr Kanton.

Ndёrsa në Amerikë në shumë biseda telefonike që kam bërë Anitën, më thoshte qëvente me pagesë në një mësuese shumë të njohur në Manahattan(nuk ja di emrin)por me thoshte që kishte arritur që të krijonte një zë fantastik dhe nuk këndonte më me zë nga stomaku, por me zë koke (nuk e di se këto janëshprehjet e duhura për këtë) dhe mund të këndonte në këtë mënyrë pa u lodhur me orë të tëra dhe të arrinte të gjitha zërat dhe notat muzikore.

 

-U nda nga jeta në moshë të re, në kulmin e karrierës si artiste. Si ishinmomentet e fundit të jetës së saj? A kishit folur ju një ditë më parë metë? A ka lënë krijime muzikore të papërfunduara? Në rast se po çfarë kenibërë apo do të bëni ju me to?

-Krijime muzikore të papërfunduara Anita la. Këtu dëshiroj të përmend projektin e CD-së së re. Gjithashu ishte në projektin e dy vidioklipeve të CD-së me titull, “Çdo gjë është e mundur”, ku janë këngët “Bijëssime” dhe “Na jep bekimin”. Desha tё veçoja se pas suksesit në verën e 2004-ës me rikthimin në Shqipёri po pёrgatisnim një koncert recital në Shqipëri, Maqedoni dhe në Kosovë. Anita dëshironte të merrte pjesë në Festivalin e RTSH, por fatkeqësisht kur ajo ishte në kulmin e kësaj karriere brilante ajo ndahet nga jeta. Komunikimi im me Anitën ka qenë pothuaj i përditshëm. Për herën e fundit, kam folur të dielën në mëngjes, të datës 17 tetor (dy ditë para tragjedisë) para setë nisej në koncert. Biseduam për gjëra normale dhe për projektet tona nëlidhje me aktivitet e Anitës. Ishte në gjendje shpirtërore shumë të mire dhe ishte shumë e lumtur.

 

-A ka shkruar poezi apo tekste këngësh Anita?

-Anita Bitri ka pasur pasion letërsinë, sidomos poezinë dhe herë pas Here shkruante tekstin e këngëve të saj, qysh para se të largoj nga Shqipëria për në Amerikë. Por, largësia dhe malli e bënin të ndjehej etrishtë – melankolike dhe atë çka ndjente, e hidhte në vargje. Poezitë eAnitës, kur ishte në Shqipëri janë botuar në gazetat e revistat letrare.

Kur erdhi në Amerikë i mori me vete. I pëlqente shumë poezia dhe vazhdoi të shkruante edhe në New York. Anita ishte edhe këngëtare edhe poete, çdogjë që i linte mbresa e kujtime të bukura në jetë i hidhte në vargje. Shumë poezi ja ka kushtuar bijës së saj të vetme që u shua bashkë me të, Siborës. Kishte talent në këtë gjini. Tekstet e albimit “Malli” dhe tëAlbumit “Çdo gjë është e mundur”, janë të shkruara nga talenti,doradhe mendja e Anitës. Ajo ishte edhe këngëtare-edhe poete.

 

-Një situatë e vështirë..?

Momente të vështira në jetën tonë familjare kemi pasur si çdo familje qëka, sepse kjo është jeta me të mirat e të vështirat e saj. Ishte dhjetordhe Anita kishte koncert në Tiranë. Ajo iku një ditë më parë se do tëmerrej me pёrgatitjet dhe provat. Ndërsa unë dhe mamaja shkuam ditën që dotë çfaqej koncerti ku debutante Anita. Gjatë udhëtimit për në Tiranë,filloi një shi shumë i madh si ditë dimri që ishte. Pashë si në mjergullqë diçka lëvizi përpara makinës dhe instiktivisht frenova fort. Ndalova dhezbrita nga makina thjeshtë për t’u bindur se çfarë ishte ajo si hije qëmë kaloi para makinës. Mbeta i shtangur, kur në anën e rrugës pashë trupin e njё vajze të vogël, që ishte zhytur në baltën anës rrugës. Vrapova, e morra në krahë, i pastrova gojën nga balta, dhe i mata pulsin.

Asnjë shenjë jete. Shumë i shqetësuar shkova drejt makinës dhe ja dhashë në dorë nënës sime Hazbijes, e cila ka qenë ndihmës – mjeke. Mamajafilloj t’i bënte frymëmarrje artificiale dhe CPR. U nisa drejt spitalit tëFierit, ndërkohë nëna ime vazhdonte t’i bënte CPR fëmijës së vogël.

Nuk do ta harroj kurr atë moment gëzimi dhe çlirimi që ndjeu shpirti im kurpas shumë përpjekjeve që bëri mamaja ime e shtrenjtë, nga gjoksi pa jetë i fëmijës doli një ofsham qarjeje. Mamaja me atë shpirtin e saj dheprofesionin e saj të ndihmë –mjekes e solli në jetë atë fëmijë. Kurarritëm në spital, vajza e vogël akoma vazhdonte të qante dhe doktori errëmbeu në urgjencë e filloi ta vizitonte. Mbas disa formaliteteve ligjore qëu kryen në rajonin e policisë dhe kërkesës së dy gjyshërve fisnikë tëvajzës së vogël, mirënjohës që unë e nëna ime e shpëtuam fëmijën, të cilët iu kërkuan autoriteteve  të më linin të lirë. Pas pak isha i lirë dhe së bashku me mamanë vazhduam rrugën drejt Tiranës. U takuam meAnitën para koncertit, por për mos ta shqetësuar nuk i treguam se çfarë ndodhi. Debutimi i Anitës në këtë koncert ishte i përsosur. Unë e mamja ishim akoma të tronditur nga aksidenti. Por, akoma më kujtohen duartrokitjet e publikut pasi ajo mbaroi këngën dhe mua më duhej njëkohësisht të ndaloja duart e mamasë time që s’pushonin së duartrokituri edhe pse kënga kishte mbaruar. Pas koncertit shkuam të festonin triumfin e Anitës me miq e kolegë.

Darka filloi. Anita që më njihte shumë mirë, vuri re gjendjen time tëtronditur emocionale. Pas disa këmbënguljeve të mia që i thoja se jam mirë,Anita vazhdoi të insistonte derisa sa nëna i tregoi të vërteten, se çfarëkishte ndodhur.  Kur nuk do të më shqitet nga mendja se si Anita brofi nëkëmbë u kërkoj ndjesë miqëve e kolegëve, dhe të tre sëbashku unë, nënadhe Anita jemi nisur për në spitalin e Fierit, ishte ora 1:30 e mengjesit!Sapo Anita hyn në dhomën e fëmijës të shtruar. Nëna e fëmijës sa e pa, uçua vrik në këmbë. Nuk iu besoi syve që pranë shtratit të bijës së sajishte këngëtarja e saj e adhuruar Anita Bitri. Biles mes gjithë atij sikleti për fëmijën e saj e komplimentoi për përformancën që Anita debutoi nëkoncert. Çfarë fisnikërie kemi ne shqiptarët.  Anita iu afrua vajzës sëvogël teksa flinte si një engjëll dhe e puthi. Ndenjëm gjatë në atë dhomë spitali ku dashuria, respekti dhe mirësia mbushte atmosferën. Kjo ishteAnita Bitri, artiste por edhe njerëzore, këngëtare por edhe e dashur, efamëshme por edhe thjeshtë, e binomit –Artist& Njeri.

 

-Një situatë mbresëlënëse?

-Kam një kujtim tejet të bukur dhe tejet mbresëlënës, kur Anita ishte nëItali për vizitë tek unë. Si çdo emigrant që përpiqej të punonte për

mirëqenjen e tij, edhe unë punoja në një diskotekë të madhe verore në L`Aquila të Italisë. Një fundjave, e mora Anitën me vete në këtë disko, ishte njё diskotekё e madhe me një publik rreth, 4000-5000 veta. Atë ditë ishin ftuar edhe një grupmuzikantësh për të argëtuar publikun, një nga grupet më të njohura tëatij qyteti. Nga mezi i mbrёmjes Anita më vjen dhe më thote:- Ben, të lutetmotra, thuaj atyre të orkestrës që të këndoj një këngë. Në fillim udruajta nga kjo kërkesë, për vetë faktin që ishim në Itali dhe orkestra sinjihte, këngët e Anitës, por edhe publiku nuk e njihte dhe i druheshamirëpritjes së tyre. Por, megjithatë për mos t’ja prishur qejfin e pyes;- “Ç`farë këngë dëshiron të këndosh”. Anita më përgjigjet:- Unë mund tëkëndoj “Lambada”. Dhe ma do mendja se ata e njohin atë këngë që është edhe shumë e thjeshtë për t’u mësuar nga orkestra. Pranova duke pasur besim tek zëri dhe talenti i Anitës vajta te orkestra dhe bisedova me ta. Atasi artistë të vërtetë pranuan pa problem. Në mes të koncertit ata anuncuanqë një këngëtare e shquar shqiptare do të këndoj një këngë. Publiku ubë kureshtar, unë isha pak në ankth, pasi njihja në palcë racizmin e tyrerreth shqiptarëve. Por, Raimonda, ju nuk mund ta imagjinoni habinë e tyre, kur Anita pasi u shpjegoi orkestrës notat dhe vijën muzikore të këngës “Lambada” filloi të këndojë. Të gjithë u çuan të vallëzonin dhe tëkëndonin me të dhe kërkuan dhe një këngë tjetër. Anita nuk ua prishi,kësaj here ajo këndoi njё këngë italiane diçka që thoshte:- Ridi, Ridi e miguardi e Ridi. Kënga u brohorit me aq enthusiazëm sa që pronarët e diskos më thërritën në radiolinën që mbanim dhe me pyetën se çfarë po ndodh. Mbas mbarimit të këngës, zbritjes nga skena nuk mundeni ta imagjinoni  sa elumtur ishte Anita, sytë i xixëllonin dhe shumë e kënaqur me fytyrënqë vetëmi qeshte. I mungonte skena dhe spektatori.

Ja dhe një kujtimi tjetër. Ka qёnё dhjetor i vitit 1995-ë. Jetoja në Itali në atë kohë. Mëngjez rreth orës10-ë, Anita më merr në telefon, dhe më thotë se do të ishte shumë elumtur të vija në Shqipëri për të ndjekur festivalin,  se do të këndontenjë këngë shumë të bukur. Me kënaqësi e pranova ftesën. Duke diturmerakun e Anitës për veshjen, e pyes se si do të paraqitej. Filloi të qeshteduke më përshkruar veshjen që dëshironte të paraqitej në atë festival. Fustanё ngjyrë të zezë,pak të shkurtër përpara dhe të vazhdontesi me bisht, siç më tha vetë: “Si ato të principesave”!. Ndoshta rastësi apo çudi të njëtin tip fustani, që po ma përshkruante në telefon e pashëtë ekspozuar në vitrinën e një dyqani gjatë rrugës që po kaloja. Ndalova, si parkova makinën, dhe vazhdoja të flisja në telefon me Anitën, futem nëdyqan dhe pyes shitësen se çfarë mase ishte fustani. E pabesueshme! Masa eAnitës dhe çudia vazhdoi që fustani shoqërohej me një palë këpucë tëkuqe, po i njëjti numër i këmbës së Anitës. Dhe sot e kësaj dite qesh mevete kur kujtoj atë habi të Anitës kur veshi fustanin, i cili sikur të ishte i prerë

apostafat për Anitën. Dhe me këtë fustan aq të bukur u paraqit nëFestivalin e RTSH-ë me këngën “Besoj në Dashuri”.

 

-Kush është Arben Bitri, për lexuesit e kësaj interviste?

 -Unë kam qenë ushtarak, kam mbaruar shkollën e mesme “Skënderbej” dhe Shkollën e lartë për radiollokacion nëTiranë në Shkollën e Bashkuar të Oficerave. Pesë vjet kam shërbyer si oficer. Në vitin 1991-ë emigrova nëItali. Kam qenë boksier me një ekip Italian për gati 3 vjet dhe 8-ë muaj.

Në Amerikë erdha kur ndodhi tragjedia –humbja e motrës Anita me vajzën esaj dhe nënën tonë Hazbijen. Zoti më dha cilësi shumë të mira sisportist, por talentin për art muzikë e letërsi, zoti ia dhuroi me madhështi,Anitës sonë të shtrenjtë. Këtu kam një kujtim të bukur, por edhe përtë qeshur. Më kujtohet aty nga vitet 1994- 1995-ë, Anita vjen në shtëpidhe më thotë: – Beni, vëllai i dashur, kam një këngë të bukur duet dhe dëshiroj të të mёsoj të këndosh dhe në këtë mënyrë bëhemi edhe ne sifamilja e Frederik Ndocit. I them:- Motra, me kënaqësi, por zëri im ështëshumë i mirë për të komanduar ushtarët (isha oficer, në atë kohë), përtë kënduar s’ma do mendja. Pas gati dy orësh prova, (dhe ankesave nga ana ekomshinjëve, pak shaka), Nita u dorëzua dhe më tha:- Po, ke të drejtë,vëllaçko, harroje këtë projekt.

 

-Çfarë dëshironi të shtoni në fund të kësaj interviste?

-Jemi në fund të projektit të faqes së re për Anitën, www.anitabitri.com, e cila është pothuajse gati për tu hedhur në web. Dotë jetë një faqe e pasur me material, foto dhe video bashkëkohore. Jemi nëpunë e sipër me regjizorin e njohur të filmit-dokumentar zotin Kujtim Gjonaj,për një film-dokumentar rreth jetës dhe veprës artistike të Anitës.Është një projekt shumë interesant, dhe shumë i rëndësishëm, jo vetëmin Memoriam of Anita, por edhe vlerë e çmuar kombëtare e historike përartin, muzikën dhe kulturën shqiptare. Gjithashtu në sirtarin e tavolinëssime është draft-projekti për një libër rreth jetës dhe veprëssë Anitës.

Ju Faleminderit!

Bisedoi:Raimonda MOISIU
New York, USA 21/03/2015.

**********************************************

Në përkujtim të 10 vjetorit të Anita Bitrit

(Mbresa dhe kujtime nga një tragjedi shqiptare në Amerikë që mori jetën e tri hyjneshave shqiptare)

1

Ndonëse ka kaluar një dekadë që nga ikja tragjike e artistes së madhe shqiptare Anita Bitrit, përsëri Diaspora, gjithë dashamirësit e Anitës dhe artdashësit e kujtojnë me dhimbje tragjedinë që ndodhi në qytetin ku jetoi në Staten Island, në New York. Ishte një ngjarje tejet e dhimbshme ku u trondit çdo qënie njerëzore.
Ditën e shtunë në Brooklyn bashkësia shqiptare e udhëhequr nga Pastori amerikan Steve Galegor dha një përshpirtje në gjuhën shqipe në përkujtim të Anitës, bijës dhe nënës së saj, në 10 vjetorin e tragjedisë së humbjes së jetës së tyre. Pastori amerikan Galegor, i cili të befason me të folurën e bukur të gjuhës shqipe tha se edhe pse nuk kam qenë atë ditë në koncertin e lamtumirës, pasi ishja me shërbim në Tiranë, e përjetova me dhimbje të madhe humbjen e tri krijesave të Zotit që u ndanë nga ne para kohe. Gjithmonë do t’i kujtojmë me dhimbje e dashuri Anitën, Siborën dhe nënë Hazbijen të cilat humbën jetën tragjikisht në mjediset e shtëpisë së tyre në Staten Island në New York tha pastori amerikan Steve Galegor në përshpirtje. Në këtë përshpirtje ishte dhe vëllai i Anitës, Arben Bitri.
Në intervistën që dha për TV Alba Life në New York, ai kujtoi me dhimbje dhe lot në sy tragjedinë e tmerrshme që i ndodhi familjes së tij. Ai vazhdoi se sonte ndodhemi pikërisht në këtë vend të shenjtë në Kishën First Evangelical Free Church në Brooklyn, ku dhjetë vjet më parë të gjithë artistët e Komunitetit, Diaspora, artdashësit e shumtë, së bashku me Qemal Zylon si organizator kryesor në bashkëpunim të ngushtë me artistin e shquar Frederik Ndocin dhe orkestrën mirënjohur “Alba” të udhëhequr nga kitaristi i talentuar Edi Xhani, organizuan një koncert lamtumire në nderim të artistes vlonjate mbarë kombëtare Anita Bitrit. Ai shprehu mirënjohjen e pakufishme në emër të gjithë familjes së tij për nderimin e veprës që i bën Anitës dhe tha se do të punojë së bashku me artistët për të realizuar një dokumentar që trashëgimia e vyer e saj t’u ngelet brezave. Ndërkohë Q.Zylo kujtoi të gjithë bashkëpunëtorët, veçanërisht Frederik Ndocin, Edi Xhanin, ambasadorët e kulturës shqiptare Merita Halilin dhe Raif Hysenin, Vait Hajdarin, Sokol Asllanin dhe Maksim Vathin, artistët e shumtë, dashamirësit, mediat si Adem Belliun për kulturën shqiptare, Dalip Grecën për gazetën “Illyria”, të cilët u ndodhën pranë në vendin e ngjarjes pasi e dëgjuan gjëmën që ndodhi, ngjarje që u publikua në mediat e shumta. Ai shprehu dhe mirënjohjen për të gjithë amerikanët dhe bordin e kishës First Evangelical Free Church, pasi si i punësuaraty për vite me radhë, kujtoi ditën që kjo kishë hapi të gjitha dyertë për të organizuar koncertin e lamtumirës. Ajo që do të më ngelet gjatë në kujtesë vazhdoi Qemali, është se në vendin që u organizua koncerti i lamtumirës, ishte planifikuar me kohë të organizohej ceremonia e një dasme amerikane, por kur bordit i paraqita se me shqiptarët duam të organizojmë një koncert lamtumire për artisten e shquarshqiptare, familjarët dhe Bordi me zemërgjerësinë më të madhe pranuan të shkonin në katin e nëndheshëm, (basement siç e quajnë amerikanët) dhe na lejuan që t’i bënim nderimet e duhura tri gjeneratave që humbën jetën tragjikisht.
Çdo njeri mbart kujtimet e tij në atë ngjarje tragjike, dhe në kësi rastesh është e vështirë të gjesh fjalë ngushëlluese. Personalisht kurrë s’do ta harroj telefonatën në kolegj në Brooklyn të Frederik Ndocit i cili me një zë vajtues më dha i pari lajmin e kobshëm për tri gjeneratat të ikura nga monksidi i karbonit. Tepër e rëndë ishte për vëllain e Anitës, Benin jo vetëm tragjedia, por edhe sepse ai se kishte takuar kurrë Siborën, për shkak dokumentash, një ëngjëll që premtonte shumë për të ardhmen, por mjerisht ai erdhi për të përcjellë trupat në Atdhe, në Vlorë. Beni kishte dëgjuar vetëm zërin e saj qindra herë në telefon, dhe shprehjen aq të bukur të mbesës së tij Siborës duke i thënë në anglisht: “I love you Daja”!
Arti i Anitës, këngët e saj, violina e bukur, tekstet muzikore që krijonte, i përkasin fondit të artë të muzikës shqiptare. Nga të gjithë folësit atë ditë ajo u pagëzua si Pop Star i muzikës shqiptare, por mjerisht shpesh herë na duhen histori të dhimbshme si tek kalaja e Rozafës, që të dalin në pah madhështia dhe gjenialiteti i popullit tonë. Nga shpirti atë ditë në ceremoni i dhashë lamtumirën me këtë poezi: Kjo vdekja e zezë/ muret i çanë/ për tri hyjneshat që vdekjen panë/. Tmerruar nga lajmi rrugën mora/ kalova me drita të kuqe vetëtimë/ në cep të rrugës frymën ndalova/ ngriva statujë kur pashë shtëpinë/. Zemra më rrihte si e zënë në faj/ si labe e qava: e mjera e mjera/ ndenja gjatë, por porta s’u hap/ ndeza qiririn dhe e vura tek dera/. Vitet do të ikin dhe shpejt do të kalojnë/ loti i mërgimtarit do të ngelet në derë/ Orkestra “Alba” shpesh do të ekzekutojë/ këngët e tua në tastierë/. More helmin në zemër, ike larg Anita/ ndoshta të gjeje qetësinë/ bashkë me violinën si shelg lotues, le dhe këngën/ dhe me zërin tënd pavdeksinë!
Duke përfunduar në vesh ende kam zërin e vogëlushes, zërin e një ëngjëlli Siborës e cila i këndon mamit të saj si: Jam e bekuar si ty, kënga ime le të jehojë, për mamin le ta dëgjojnë…
Kënga dhe Zëri i Anitës kur këndon me të bijën e saj Siborën në duet duket sikur vazhdon të mbush qiellin si cicërima zogjsh, si zëra në përjetësi!

 Nga Keze Kozeta Zylo.19 Tetor, 2014, Brooklyn, New York.