ÇDO GJË ËSHTË E MUNDUR

ÇDO GJË ËSHTË E MUNDUR
ALBUM
ÇDO GJË ËSHTË E MUNDUR
ANITA BITRI
  • Artist:

    ANITA BITRI

  • Release Date:

    2012-08-96

  • Genre:

    Kind of Music

  • Produced by:

    Studio Producente

ÇDO GJË ËSHTË E MUNDUR

Anita Bitri u lind në Sarandë, më 8 Janar 1968 në një familje intelektuale. Të gjithë admironin tiparet e bukura dhe të ëmbla të kësaj fëmije ëngjëllor. Edhe pse ishte në kopësht, ajo këndonte dhe recitonte pa pushim. Që në atë moshë dinte shumë poezi të njohura dhe imitonte shumë këngë të festivaleve. Vlen për të përmendur pjesëmarrja e saj në Festivalin e Fatosave të rrethit të Vlorës, ku paraqitet si valltare në rolin e “bletës punëtore”. Interpretimi i talentuar i Anitës tërhoqi vëmëndjen e pjestarëve të jurisë, të cilët e vlerësuan si kërcimtaren dhe këngëtaren më të mirë të këtij Festivali.

Prej moshës 8–14 vjeç, Anita ishte pjesmarrëse e rregullt e Festivaleve të Pionerëve të rrethit të Vlorës, duke u vlerësuar edhe me çmime nderi. Për t’u përmendur janë këngët e kënduara prej saj “Kukulla ime”,”Agimi dhe fshesa” etj…. Ishte një fëmijë ëndërrimtar dhe shumë e apasionuar pas muzikës dhe këngës. Këngëtarja Vaçe Zela ishte hidhulli i saj dhe ëndëronte të bëhej si ajo, një këngëtare e famshme.