Artdashёsit rreth Anitёs

Në kujtim të këngëtares që shpalosi vlerat e jashtëzakonshme të muzikës së bukur shqiptare në Amerikë
Mes Anitës dhe ne nuk ka me ndarje….
(Anita Bitri – 8 Janar 1968 – 8 Janar nё pavdekёsi)

Në të gjithë librat e shejtë, Kur-ani, Bibëla, Ungjilli, e kanë të lançuar në mënyrë profetike, “parandjenjën”. E kjo ndjenjë e pa “kapshme”, dhe e “tejdukshme”, shpesh herё lidhet me ëndërrat, ndodhit ose rrëfimet. Kështu, jeta bëri të sajën….. Anita, e bija dhe e ëma ikën. Këngët e vargjet e saja nuk vdesin kurrë. Ato i kënduan për së gjalli edhe vdekjes, edhe jetës së ëmbël dhe të bukur. Edhe at’here kur ajo na thoshte, por ne nuk e “kuptonim” ose nuk e “besonim” se: “Çdo gjë është e mundur”,” edhe at’here kur ajo këndonte se: “Përhere mes jush”, edhe at’here kur ajo na thoshte se do të na marri “Malli” për Anitën tonë dhe këngët e saj. Tashmë, shkruajnë gazetarët suita qiellore po i priste me të gjitha nderimet. Nënë Tereza, i caktoi misionin e ri Anitës: Të këndonte përjetësisht për ëngjëjt… Dhe sot, kur ajo ka edhe ditëlindjen, duke e festuar atë, së bashku me ëngjëjt drejtë asaj rruge, që ajo, Sibora dhe nëna Hazbije, u nisën…. për të mos u kthyer më.

BEQIR SINA, New York

***********************

Miq dhe dashamirës të këngëtares shqiptare Anita Bitri u mblodhën mbrëmë në Staten Island të New Yorkut, në shenjë nderimi për artisten e njohur e cila humbi jetën tragjikisht. Artistët shqiptarë me banim në New York dhe dashamirës të tjerë ndezën qirinjë dhe u lutën në shenjë respekti për këngëtaren, zëri i së cilës do të mbetet i paharruar si për ata që e kanë njohur kur këndonte në Shqipëri ashtu edhe për shqiptaro-amerikanët e shumtë që e kanë parë në dhjetra koncerte në New York, Washington dhe shumë shtete të tjerë të Amerikës.

***********************

Lajmi i humbjes së jetës së Anita Bitrit ka shokuar të gjithë
komunitetin shqiptar në New York por edhe të gjithë Shqipërinë.
Kjo është vërtet një tragjedi e madhe për të gjithë artdashёsitё.

Anita Bitri. Kjo këngëtare që i dha spektatorit shqiptar dhe më gjërë atë kënaqësi që të jep kënga shqiptare. Repertori i saj është ndoshta më i ngarkuari me këngë që i këndohen jetës dhe lumturisë.
Anita Bitri që në këtë moment ndjehet se po i lë një boshllëk të madh artit të të kënduarit dhe spektatorit tonë. Lajmi i ardhur nga aq larg, është ndër lajmet më tronditëse që i kanë ardhur spektatorit shqiptar për të admiruarit e vet. Asnjëherë Anita Bitri nuk e la të ndjehej distanca fizike që kishte Shqipëria me Amerikën, sepse ajo jo rrallë erdhi këtu, në tokën që e lindi duke sjellë po atë imazh e kënaqësi që të sjellin artistët që kthehen pranë vatrave të tyre pas disa kohësh. Artistët që fiksohen në memorjen e njerëzve nuk kanë kurrë distancё, as fizike e as shpirtërore. Ato bëhen pjesë e pasurisë kulturore të kombit të vet, bëhen element për të cilën krenohen shoqëritë njerëzore. Dhe, këtë prag, për të hyrë në memorjen dhe në dashurinë e njerëzve, Anita Bitri e pati kaluar prej kohësh. Fundi tragjik është pjesë e tronditjes së madhe që ne po ndjejmë, mbasi atë këngëtare nuk e kemi dot më në mes nesh.
Lajmi ka prekur direkt e në thelb të gjithë, mbasi duke ikur Anita, iku një njeri, iku një vlerë, iku një mundësi për të dëgjuar dhe disa këngë që ajo i pati kënduar aq bukur. E ndjejmë të gjithë se ajo do të na mungojë gjatë…………

***********************

Në face book funksionon faqja zyrtare Anita Bitri – Këngëtare Shqipëtare, muzikante, kantautoredhe njëkosishtë dhe grupi më simpatik në face bookAnita Bitri – Gjithmon Pran Jush …. ku anëtarëte këtyre faqeve si dhe shumë artdashës shqipatarë shprehin lirshëm mendimet e tyre rreth Anitës dhe muzikës hyjnore që Ajo krijoi. Disa nga këto vlersime po i paraqesim:

Fustane Vello Lida (face book)

Anëtare e grupit ANITA BITRI – GJITHMON PRAN JUSH.

Dua të shkruaj dy rreshta për ANITËN tonë të dashur. Them”tonë” pasi Anita i përkiste një Kombi të tërë, pasi me zërin e saj brilant dhe melodioz ANITA hyri në zemrën e çdo shqiptari. AJO të bënte për vete me buzëqeshjen e saj me çiltërsinë dhe bukurinë, kështu e kam njohur unë Anitën në moshën e fëmijërisë kur ne ishim nxënëse në të njëjtën shkollë, në atë të bukurën dhe të famshmen shkolla e muzikës “NAIM FRASHËRI” në Vlorë. Në këtë shkollë Anita do të studionte për violinë. E njoha dhe lidhëm shoqëri bashkë, më pëlqente tek Anita karakteri i saj i fortё, si një vajzë që dinte që në moshë të vogël se çfarë dëshironte të bëhej nё jetё. Anita, ti ishe një shembull dhe më pas u bëre dhe krenaria jo vetëm e kësaj shkolle por edhe e qytetit të Vlorës. Rrugët tona do të merrnin drejtime tё ndryshme më vonë, por unë kurrë nuk do ta harroja atë Anitën e bukur, lozonjare, violinisten e talentuar dhe mё pas këngëtaren e dimensioneve të mëdha që shikonte të kapte majat e muzikёs shqiptare, të ishte në krye tё plejadёs sё artistave dhe gjithmonë ja arrinte qëllimit pasi ishte më e mira. Lartёsitё doje të kapje sepse ti ishe një YLL që ndriçoje prandaj dhe Zoti të mori lartë për të ndriçuar në përjetësi. Do të ngelesh në kujtesën time ashtu si unë të njoha në ato vite të bukura, e brishtë, e qeshur, e bukur, e lumtur, e talentuar, e dashur nga të gjithë dhe i doje të gjithë, largpamëse dhe dinjitoze. Kështu dua unë të të mbaj në kujtesën time ty e dashur shoqja ime Ëngjёll ANIT`….Ëngjëll ishe në tokë dhe tani u bëre ëngjëll në përjetesi. YLLI jotë ndriçon lart dhe TI thua UNË JAM KËTU…. Dëgjoni këngët e mia pasi ato i kushtohen DASHURISË, MIRËSISË, ÇILTËRSISË NJERËZORE, dhe unë o njerëz të dashur jam KËTU dhe do ju kёndoj nё pёrjetёsi….

Poezi kushtuar Anita Bitri nga një ish nxënëse e saj
Membër e grupit ANITA BITRI – GJITHMON PRAN JUSH.

Buzëqeshja jote ishte plot dritë,
sytë e bukur shkëlqenin si shkëndit
fytyra e ëmbël ëngjëllore,
zëri yt i këndshëm me tinguj melodiore
dora jote mbi shpatullën time,
o zot mu duke sikur ishe bija e perëndive,
Ëngjëll ishe ëngjëll do mbetesh
TVB Anita

Toscana-Albania Toscana-Albania

Anita për një periudhë të shkurtër ka dhënë mësim në korrin e shkollës në Vllahin të rrethit të Vlorës dhe ish nxënësja e saj na ka dërguar këtë poezi kushtuar ish mësueses së saj të dashur Anita Bitri, ku ndër të tjera ish nxënsja e Anitës thotë: – “Ëmbëlsia e personalitetit të saj edhe pse periudhë shumë e shkurtër ka ngelur në kujtesën time.E kam të fiksuar buzëqeshien e ëmbël të Anitës sikur ta kem para syve. Ëngjëjt e kanë vendin në qiell pranë Zotit, atje është Anita… E bukur dhe e freskët si trёndafil do tё ngelesh në zemrën time mësuesja ime e dashur Anit`”

 

Yllka Akl

 Një shkrim për ty yll, ANIT` që na mungon……….

 Vite që skthehen kurr pas………

….U lindëm dhe u rritëm në një pallat….në një lagje….luanim, qeshnim, mësonim dhe u rritëm me njëra tjetrën….një jetë e tërë e jetuar bashkë…. një jetë që na merr malli ta kujtojmë….një kohë e artë që s`mund të harroet kurrë….një jetë e bukur dhe e lumtur….Ti ishe aq e mirë, e bukur dhe plot talent….Vitet rrjedhin….seicila prej nesh morri drejtime të ndryshëm…. Unë në një jetë këtu në qytetin tim….kurse Ti fluturove larg sepse doje të ndiqje ëndrrën tënde….dhe ja arrite zemër….Ti u bëre një yll….një yl që me zërin dhe këngën tënde u falje shumë njerëzve mirësi….Ti u bëre jehon, u bëre legjend….E përsëri fluturove drejt hapsirave të reja….fluturove larg në Amerikë, në tokën e ëndrrave….dhe mendoje zemra ime, se kështu do ta përmbushje atë ëndërr që kishe destin….ike me dëshirën që dikur kurr të ktheheshe në vendin tënd , në qytetin tënd që aq shumë e doje…. të ishe e sigurt që e kishe përmbushur atë ëndërr si doje ti….Anit ti e realizove atë ëndërr të bukur dhe ike, ike drejt kaltësive….sepse ëngjëjt si Ti…. me botën….me shpirtin….me zemrën e artë si e jotja….nuk rrijnë gjatë këtu….sepse yjet i përkasin qiellit, gjithësisë….Ti ishe dhe mbetesh një yll….

Kam mall për ty….për artisten time….të të përqafoj….të flasim si dikur kur ishim të vogla….të të dëgjoj qoftë edhe njëherë zërin tënd aq të bukur….të shuaj atë mall që po më mundon shpirtin….Më mungon vetëm fizikisht….se mendërisht… me zemër….me shpirt të kam gjithëmon pranë….je melodia e jetës time…. kënga ime….kur unë ndihem vetëm….je puhiza e lehtë që më përshkon. ur unë jam e mërzitur….je gjithëmon pranë meje…dhe në momentet kur malli më pushton… dëgjoj një këngën tënde dhe qetsoj shpirtin….kënga jote më shoqëron kurdo e ngado që shkoj….Ti je një yll…. Dhe yjet e kanë vendin në qiell….në gjithёsi………

Dedikuar ty, artistja ime Anit………

Vlorë, 08, 03, 2015.

***********************

Primavera Hiri   Sa pranë të ndjej Anit!Diçka don të më thuash. Mos hesht por flit, unë të dëgjoj..Mos resht së kënduari, unë të dëgjoj.
Mos i largo valët e detit, ata zhurmojnë dhe nota muzike bëhen…. A i dëgjon???? Edhe PSE nuk është më ne këtë jetë Anita mbetet e magjishme. Anita të mahnit me buzëqeshjen e saj si Margaritar. Anita është në të gjithë zemrat e adhuruesve që e kanë ndjekur gjithmonë me kërshëri e dashuri. Kur flas pёr ty Anitë, emocionohem pa masë. Ke qënë dhe do të mbetesh e preferuara ime. E paharruar qofshë për brezat me rradhë.
 

Dila GecajAnita njëra ndër këngëtaret më të mira të kombit tonë, ishte edhe një violiniste e përkryer

 

Sotir SotiriÇudi!!! Këngëtaret më të mira janë Vlonjatet!! Janë dhe shumë bukuroshe. Kanë të drejtë të krenohen Vlonjatët. E paharruar Anita.

Shkëlqim Cani  Simbol për Vlorën e mrekullueshmja Anitë. Do mbetet një zë i ëmbël në mendjet tona.

Natasha GogajAnita ishte një talent i lindur, edhe pse jeta e saj ishte e shkurtër, ajo la pas një pasuri të madhe, e cila do tё jetoj gjatë.

Thodhori BillaIsha njëri nga ata që patën fatin të bashkëpunoj në shtëpinë e kulturës me Anitën, më duket si një ëndërr. I paharruar qoftë portreti i bukur i Anitёs në sytë dhe zemrat e atyre që e adhuruan këngën e kësaj IDHULLI – ËNGJËLL.

Zef DedaDritë i baftë shpirti. Jemi të brengosur se nuk e kemi në mes nesh artisten, vajzën kurajoze, të talentuarën Anitën tonë të mrekullueshme. Por ruaj kujtimin e bukur pasi ishte mike e familjes time në shkodër. Kujtojё turneun në Shqipëri në vitin 1989. Nana ime Luçia, e deshti si Bijën e vet, si artisten e vet. Rozi si motrën e vet artiste, Juli si teze të dashur. Nuk e harrojmë kurrë se ajo ishte njeri i mirë, Artiste e mirë.

Monika BrajaNuk gjej dot fjalët e duhura për ti renditur ashtu sikur do të desha sepse dhimbja dhe dëshpërimi na ka pushtuar për humbjen e tre jetëve. Do desha që të shkruaj me orë të tëra për Anitën, për këngët e saj që la pas si një thesar të muzikës Shqiptare, por edhe si kantautore, ajo jeton në zemrat tona sikur sirenat e detit që jetojnë në përjetësi. Anita Jeton mes nesh sikur dhe këngët dhe hyjësinë e saj, jo vetëm si këngëtare por edhe si shpirti më i bukur i muzikës shqiptare. Kam nderin dhe privilegjin që jam pjesë e muzikës së lehtё shqipëtare, por nderi më i madh është se kam në shpirt dhe në zemër, të gjitha këngët e Anitës, si një nga fanset më të zjarrta të saj. Artista me kaq talent sa ylli Anita Bitri do të mbeten të tillë të pashuar përgjithmonë dhe do të jetojnë mes nesh sikur tё ishe gjallë. FALENDEROJMË Zotin që nëpërmjet këngëve që Anita na la, na bënë të mundur të jetojmë çdo ditë me Diamantin e vendit tim Anita Bitrin. Në zemër të kemi ty Anitë e dashur dhe vargjet dhe këngët e tua.

Odise Plaku  Një këngëtare që çdo skenë do ta dëshironte në çdo aspekt. Një yll muzike që sa herë e dëgjojmë të mbush shpirtin dhe zemrën. I përjetshëm kujtimi i saj, se të përjetësuar e kemi çdo çast në kujtesën tonë.

Anastasia CipiPër ty bukuroshe, trime Anitë, s`do më shterin fjalët, poet nuk jam por shkas nga ty marë, lule mes lulesh ishe, ëngjëj mes ëngjëjsh mbete. Të fortë si amazon të dija, të kisha idhull. Mos loto aty ku je, ka lot këtu në këtë jetë. Na duaj nga lart, bekim për të tërë çndjesi na le mos na e mer. Vargje për ty do thuren me mallë. Vigane do mbetesh mes nesh, jo stë harrojmë, kënga jote kurrë mos ndalojë. Do jetosh në shpirtin tonë një e përgjithmonë. Uroj të ngrihet emri i Anitës tonë në piedestal ashtu si e meritonte krenare dhe e mira Anita.

Bije E Shqipes   Kush të harron ty o ëngjëll ku ikën ti nga zemrat e adhuruesve të tu.?! Ti je gdhendur në zemrat tona aq fortë sa s`ka perëndi të ndal mallin. Kur lexojë për ty e dëgjojë zërin tënd të ëmbël, ndjejё nostalgji.Isha aq e vogël dhe këngët e yllit të pa shuar Anita i dija te gjitha. I dëgjojë këngët e të madhes Anitë me ëndje.

Linda Fero Kad   Kur nuk e harroj daljen e parë në skenë të Anitës, atë këngë unë dhe vellaçkoja im e këndonim bashkë dhe tani ja mësoj vajzës 4 – vjeçare. E paharruar do të mbetet kënga jote, emrin tënd do ta çojmë lartë më lart ndër brezat që vinë. Ke qënë dhe do të mbetesh përherë në Zemrat tona Anita Bitri.

Fatos Hida Anita jeton në zemrën e njerëzve, ashtu si yjet që kurrë nuk shuhen ashtu edhe njerëzit e mirë kurrë nuk vdesin.

Anastas Nika   Qoftë e paharruar kjo këngëtare brilante, me atë energji e shpërthim të papërsëritshëm, me ato ngjyra zëri të pakrahasueshme…një yll që ju shkëput fizikisht tokës për të mbretëruar përjetshëm në qiell e zbritur në tokë si një ëngjëll….Zëra, njerëz e shpirtëra të tillë vijnë rrallë…….

Fatos Tosi Sadikaj   Artiste si Anita nuk vdes kurrë së bashku me Siborën & nënën Hazbije. Kur morëm vesh për humbjen e Anitës, ime motër u shokua, sepse Anita ka qënë & mbetet këngëtarja e saj numër 1, nuk zvëndësohet humbja e saj, por ajo la shumë për artin dhe muzikën. BRILANTE me zërin e saj si kristali. Të flasësh dhe të shkruash për Anitën është obligim, sepse një artiste si Anita nuk ka për tu ngjitur më kurrë në skenën e festivalit sepse ajo ishte bukuria dhe gjigandja e brezit të saj. Të jemi krenar për veprën e Anitës.

Amedeo Baci   Anita Bitri,një artiste e mrekullueshme e skenës muzikore, që na mungon kaq shumë me ngrohtësinë e zërit të saj. Një mikja ime e ngushtë me banim në USA më ka folur me adhurim për Anitën me të cilën ka kënduar dhe kjo ka shtuar më shumë ndjenjat e adhurimit për një artiste të madhe të skenës muzikore brenda dhe jashtë vendit. E ka dashur shumë dhe vazhdon ta dojë si të ishte në jetë.  Dhe kjo më duket gjëja më e bukur. Kjo është Dila Gecaj, një femër dhe këngëtare me personalitet të konsoliduar

Artur Vrekaj Një këngëtare që me zërin e saj bëri për vete adhurues që edhe sot përcjellin ato këngë të bukura. E paharruara Anita! Si këtu në USA dhe në Shqipëri.

Dori CittiAnita Bitri. ..rronë…gjithmonë. .në…zemrat. .tona. .që…ishim. ..familjarët. .e..saj…dhe…na…ka…tharë. ..sytë. ..dhe. ..dhe. ..shpirtin. ..por….rronë. .dhe…në…mёndjet. ..dhe…zemrat. ..e..të…gjithë….admiruesve. ..të…saj….

Nicki Eli Prengaj Tiiiiiiii je Shpirti dhe Zemra jonë ….! Të duam Shumë Anitë, eh di që më ndjenë dhe më dëgjon ….shpirti nuk Vdes kurrë …. kurrë as emir yt nuk Vdes kurr bashkë me ne që të duam shumë, shumё Fortdhe pёr tyyyyyyy na merr malli….

Mitat Rapushi E paharruar, madhështorja, e paarritshmja dhe e papërsëritshmja ANITA Bitri!!!! Ylli i Vlorës dhe gjithë Shqipërisë; Yjet si Anita Bitri nuk shuhen, por shkëlqejnë në jetë të jetëve!!!!

Ded Nikoll Luca O zot i madh sa bukur këndon. Kam qënë dhe do jem një fans i përjetshëm i këngës së saj.

Shkelqim Cani Simbol për Vlorën e mrekullueshmja Anita do të mbetet një zë i ëmbël në mendjet tona.

Fustane Vello LidaFaleminderit për pranimin që më bëtë në grupin Anita Bitri – Gjithmon Pran Jush, por ishte kënaqësi që e doja në kujtim të shoqërisë në vitet fëminore që kishim me Anitën. Ajo jeton në kujtimet tona për zërin e saj të bukur dhe brilant, për paraqitjen e saj, për kulturën dhe karakterin e saj të fortë. Kjo ishte Anita që do të ngelet gjithmonë kështu e paharruar në kujtimet tona.

 Alma Feruni Si në një ëndërr ato të triaikën dhe nuk i harron asnjëherëfamilja, Amerika dhe Shqipëria. Komplimenti Anita për këngët aq drithëruese që përcjell.

Albana DivaaKlasë…madhështi…bukuri…respekt për veprën që keni lënë Anitë..e paharruar tek ne. Simbol i bukurisë, gjallërisë, dhe interpretimit brilant në skenë..Perëndeshë e bukurisë, ndaj dhe Zoti të zgjodhi pranë, ishe ndër më të mirat…

Bardhyl Lezo   Muzika dhe kënga e Anitёs jeton ndër vite. Ajo do të rrojë dhe do të kujtohet në mendjet dhe zemrat tona e madhja e këngës së lehtë shqiptare Anita. Më duket sikur do të na vijë e do të na këndojë akoma në Itali…

Dhimitraq Pjero Këngëtarja e madhe Anita Bitri. E pavdekëshme me këngët e mrekullueshme..

Luiza HoxhajKoha ikën dhe malli na shtohet për ata që nuk i kemi më mes nesh! Anita ka lënë pas zërin e saj të mrekullueshëm, së bashku me kujtimin e vajzës së brishtë që çuditi me talentin e saj, talent të cilin e vet zbuloj dhe i dha jetë mjeshtërisht.

Elton AdNjë prej Ikonave të muzikës! Jo vetëm një këngëtare e shkëlqyer, por edhe një violiniste e mrekullueshme.

Cimi Kalluci   Ylli i Vlorës dhe i Beratit…. Meteor që nuk shuhet kurrë….

Ina TasoE kujtoj gjithmonë. Anita nuk ka ikur, është mes nesh me zërin e saj….. Anita më ka marrë malli! Vajza me këngën për çudi se drapri i grurit për të vogël nuk më njohu……..

Eduard M. DiloAnita ishte një këngëtare, autore teksesh, muzikante, pra ishte një Artiste e kompletuar dhe lindur ARTISTE! Ajo ka lënë mbrapa pavdekёsinë. Njerëz si Ajo janë të papërsëritshëm siç është koha që i lindi… Respekt pa kufi për Anita Bitrin!!!

Arjana BaniËshtë e paharrueshme……. Muzikën e saj e kam të pandashme….

Fadil GazetariAnita, është në kujtesën e çdo qytetari dhe artdashësi. Ajo vjen shpesh mes këngëve. Është e pavdekshme!!!!!!!!!!!!!

Avina DivinaDikur yjet të shikonin e të kishin zili, tani pranë yjeve këndon, je bërë yll edhe ti.

Altin RevaniaAnitën, e kam njohur nga afër, ishte një person fantastik. Fjalët më të mira për Anitën. Piktura që unë krijova për Anitёn, është retrospective e jetës së Anitës.

Zhaneta Satka Halilaj   Doja të ishte gjallë edhe ylli im i pa shuar, e paharritshme, e pavdekshme, e paharruar idhullit tim Anita Bitri. Kurr nuk harrojmë zërin e saj, këngët pa fund dhe shumë të bukura..Unë e kam adhuruar Anitën pasi ishte vajzë çapkëne, e vrullshme, e vullnetshme, e bukur sa nuk do të mjaftonin fjalët për ta përshkruar. E kishte qëndisur Zoti në të gjitha drejtimet. Anita ishte e pa harritshme, yll, këngëtare…. çfarë artiste e madhe ky yll i pashuar. Vajzё kaqinteligjente, e gjithëanshëme, furtuna e këngës, jehona e jetës. Zëri i Anitës nuk do të humbasi kurrë. Nuk lind më nëna Anitë….

Swallo Drinks LondinoAlbaniaSIGURISHT QE E MERITONTE ARTISTJA E FAMSHME VLONJATE RESPEKTIN E TE GJITHEVE, KONCERTIN E DHIMBSHEM DINJITOZ TE ARTISTEVE SHQIPTARE NE AMERIKE, PERCJELLJEN DINJITOZE PER NE MEMEDHE, PER NE TOKEN E SHQIPONJAVE… ME EMERTIMIN E RRUGES NE QENDRORE TE QYTETIT TONE HISTORIK ME EMRIN ANITA BITRI, NDIHEMI TE GJITHE KRENAR…DHE NE NJE FAR MENYRE NDJEJME PAVDEKESINE E ARTISTES VLONJATE… ENGJELLORE ANITA…

Mondi Hajro Ishte një nga këngëtaret më të shquara jo vetёm të Shqipërisë por edhe më gjerë…u preftё në paqe shpirti i saj i madh..kujtim të pa harruar për të gjithë në fansat e saj!!
 Rrudina Vrapi   Qoftë i paharruar kujtimi i saj. Ishte një artiste e mrekullueshme dhe e mrekullueshme do të ngelet në përjetësi…
 Monda Ago Ajo me zërin e saj të bënte për vete kishte një zë të ëmbël dhe kumbus. Ajo ishte e bukur dhe e paharritshme.
 Hysa ArbenAnita ishte një këngëtare me një profesinalitet në rang ndërkombëtar …….talenti është talent dhe kudo që të jesh do shkëlqesh……..pastaj Anita kishte shumë besim në vetevete dhe e dashuronte me shpirt këngën dhe muzikën ……ajo triumfonte kudo…….
 Mirela Qerimi E njihja mirё. Ishte e mrekullueshme, shumë e dashur, e komunikueshme, e qeshur, e bukur dhe me zë bilbili! Shumë u mërzita kur mora vesh se shoqja ime nuk është mes nesh! Qoftë i paharruar kujtimi i ëngjëllit Anita!
 Alvi MusarajJu faleminderit për pranimin në grupin Anita Bitri – Gjithmon Pran Jush. Anita ka mbetur në zemrat e të githë qytetarëve të Vlorës
Flanona Likaj Dhimgjoka   Faleminderit shumë për pranimin në grupin Anita Bitri – Gjithmon Pran Jush, dedikuar Anita Bitrit …Anita mbete për të gjithë një yll..po për ne vlonjatët respekti është i dyfishtë…
 Tima Malliku   Ju faleminderit për pranimin në grupin Anita Bitri – Gjithmon Pran Jush. Anita ishte një këngëtare e madhe që ka mbetur në zemrat tona.
Hilda Buzhiqi Anita Bitri ka qёnё dhe do tё jetё njё talent i SHqipёrisё, njё kёngёtare qё kёndonte me shpirt dhe zemёr.
Agim Bitri   Anita ishte një nga figurat e artit nga më të bukurat dhe nga më të paharruarat për të gjithë ata që e kanë dashur Anitën e madhërishme si dhe zërin            e saj të ëmbël.

Psikologe MiraZoti merr pranë vetes njerzit më të mirë. Shumë mall, shumë dashuri për Anitën e shtrenjtë.

Drita Karaj Ramohito këngëtare e madhe, i paharruar qoftë kujtimi i saj!

Izmit Miti ImeriJu faleminderit shumë për pranimin tim në grupin e mrekullueshëm Anita Bitri – Gjithmon Pran Jush. Anitën çdo herë do ta kujtojmë të gjithë për jetë, pёr zërin e saj briliant e të ëmbël.

 Mark KacinariE paharrueshme këngëtarja e mirë Anita Bitri. Do mbetet gjatë në memorie të art-dashësve shqiptar..! Falenderoj administratorët e grupit Anita Bitri – Gjithmon Pran Jush, që më nderoj me pranimin tim si antarë.!

Lucjana NonajE madhja Anita Bitri je e pa përsëritëshme dhe e pavdekëshme! Shumë dashuri dhe mirënjohje për Anitën e mrekullueshme, që me këngët dhe interpretimin e saj, është e pavdekeshme brez pas brezi. Të kujtoj gjithmonë me shumë dashuri dhe mirënjohje.

Kalimera Kalispera   Megjithatë kënga e saj vazhdon…dhe Anita do të ngelet e paharrushme për kombin shqiptar..!!!!!

Rozeta Ngjela Strati   E kisha shoqe në festivalin e fëmijëve tё Vlorёs në vitet 1978. Ishim pioniere nё atё kohё. Anita ishte violiniste dhe unë këndoja. Ishim vajza të një lagjeje afër me njëra tjetrën. E kam takuar vite mё pas, kur ajo punonte si mësuese muzike në zonën e Vlorës dhe unë isha studente në inginjerinë e ndërtimitë dhe takoheshim çdo mëngjes pasi merrnim të njëjtin autobus.                  Ishte vajzë e qeshur, e dashur dhe shumë e afrueshme. Anitën e adhuroja për zërin e saj, talentin dhe energjinë pozitive që kishte.

Dita NebiuO ylli i bukur qё u ndave shpejtë nga kjo jetë bashkë me vajzën e vogël ëngjëll. Ti je e pavdekshme këngë-autorja e madhe e Shqipërisë.

Saimo KamberajKam një rreth miqësie, me familjen Bitri, por më tepër kam pasur fatin ta njoh Anitën nga afër, një mbrekulli dhe stoli e shoqërisë vlonjate Mësova që në Vlorë një rrugë mbante emrin e saj, ndjeva sikur bashkia e vlorës arriti të ndërtonte një EIFEL…. E pa harruar për qytetarët vlonjat.

Julia SmithAshtu ishte Anita, njeri i mirë, e dashur, këngëtare, kantautore, muzikante. Sa herё i dëgjojmë këngët e saj, na merr malli për të. Nuk harrohet kollaj kënga e Anitës e cila këndonte me gjithë shpirt.

Durim PepaNjë këngëtare që nuk i vjen më këtij populli…Sa të rrojmë do ta kujtojmë me mall

Kujtim SakoYlli i muzikës shqiptare që e kujtojmë me shumë mall. E paharruar qofshë përherë…….

Jeta Jeta   Dhe pse Anita s`jeton fizikishtë, ajo me zërin brilant dhe ëmbëlsinë e saj jeton në zemrat e çdo shqiptari. E pa harruar qoftë kjo krijesë ëngjëllore..

Kozeta ZguroAnita Bitri ka kënduar që kur ka qënë fëmijë dhe mua më kujtohet kur ajo ka kënduar në festivalin e Vlorës për fatosa dhe pionierё dhe pati shumë sukses. Unë e mbaj mend, kur Anita edhe pse nё moshё shumё tё vogёl këndonte këngën “Kukulla ime” dhe më pas ajo ishte violiniste e këtij festivali. Anitën e kujtoj për atë kohë, për veshin e saj të përkryer për gjetjen e notat muzikore dhe ishte gjithashtu dhe një violinist virtuoze dhe shumë e talentuar. E kam ndjekur gjithashtu Anitën kur ka fituar çmimin e parë në festivalin e zërave të rrinjë që u zhvillua në Vlorë me këngën “Hartimi dhe Dëbora”. Dhe natyrisht unë e kam ndjekur Anitën në të gjitha shfaqjet e saj, pasi jam fanse e saj. Anita ishte e pranishme në të gjithë jetën artistike të qytetit të Vlorës. Ajo ishte e thjeshtë, e dashur dhe e çiltër. Këto cilësi që zoti ia dhurojë dhe nënë Hazbija ja çimentoj më tej me edukatën dhe urtësinë e saj. Këto cilësi kaq të bukura dhe talenti i saj i veçantë si artiste e bënë Anitën të jetë e pavdekshme.Të gjithë shqiptarët kudo që janë në botë dhe veçanërishtë ne vlonjatët, jemi krenarë për këtë yll të muzikës shqiptare. Unë e kam njohur pesonalisht Anitën dhe duhet të rrish me ditë të tëra të flasësh për një gjeni të muzikës siç ishte Anita…..

***********************

www.Forumi Shqiptar.com mbas tragjedisë hapi një rubrikëku anëtarët e këtij forumi mund të shprenin lirshëm mendimet e tyre. Disa nga këto vlersime po i paraqesim:

19-10-2004,
eagle_eye_andi
Anëtar që prej : 01-07-2003
Vendodhja: austri

Të vdesësh fizikisht mjafton vetëm 1 moment; të jetosh në kulturën e një populli dhe vendi zgjat përjetësisht… Anita Bitri, e paharruar në kujtesën tonë!

***********************

ANDI
19-10-2004,
Anëtar që prej : 11-07-2004
Vendodhja: VENEZIA,ITALI

Ngushëllimet e mia të gjithë familjarëve, të njohurve dhe gjithë botës së artit shqiptar në këtë tragjedi………bashkohem me hidhërimin e të gjithëve…..

***********************

19-10-2004,
Arb
Anëtar që prej : 06-12-2002
Vendodhja: “Little Albania” – New York City

Ngushëllimet më të sinqerta të gjithëve O Shqiptarë! Të bëhemi të fort përballë këtyre tragjedive që na kanë ndodhur këto ditë!Ngushëllimet e mia të dashurëve të familjes së tyre!

***********************

19-10-2004,
Stina
Anëtar që prej : 02-11-2002

…Kur lexova titullin, kujtova se ishte gënjeshtër siç ndodh gjithmon me median. E pabesueshme me të vërtet. Këngëtarja ishte shumë gazmore. Po ashtu do jetë dhe në parajsë. Ngushëllimet e mia më të sinqerta.

***********************

20-10-2004,
marsela
Anëtar që prej : 11-06-2002
Vendodhja: Shqiperi

Është me të vërtet një ngjarje shumë e hidhur, një humbje e madhe për familjen dhe për gjithë dashamirsit e artit..akoma kam në mend shumë prej këngëve të saj..!

***********************

20-10-2004,
Anëtar që prej : 26-08-2003

Kur kam dëgjuar për humbjen e Anitës, jo vetëm që u preka shumë dhe jo vetëm që nuk mund ta besoja si shume prej jush këtu, por nuk dija dhe madje akoma nuk di si mund të ketë ndodhur një gjë e tillë. E njoha nga afër ne disa koncerte dhe ajo ishte e mrekullueshme, jo thjesht këngëtare e mrekullueshme por edhe si njeri, e ëmbël, e afruar, e thjeshtë dhe shumë e dashur. Nuk mund të besoj humbjen e saj. Nuk mund të ketë fjalë ngushëllimi për humbjen e saj, të nënës dhe vajzës së saj. Jam shumë e trishtuar.

***********************

19-10-2004,
Albo
Shpirt Shqiptari
Anëtar që prej : 16-04-2002
Vendodhja: Philadelphia

Ngushëllimet e mia familjes, ashtu edhe dashamirësve të saj shqiptar kudo që ata ndodhen. Anita Bitrin ishim mësuar ta dëgjonim e takonim çdo 28 Nëntor, në festën e flamurit në Philadelphia. Këtë vit do të na mungoj. Mbajeni Anitën dhe familjen e saj me lutjet tuaja.

***********************

20-10-2004, 05:09
Agim Doçi
I regjistruar
Anëtar që prej : 23-05-2002
Vendodhja: Lugano – Zvicër

U trondita pa masë. Unë e kam dashur Anitën si bijën time. Me të kam fituar shumë çmime dhe ka qenë ajo që së bashku me të paharruarin Alqi Boshnjaku thurnim tekste dhe fitonim çmime në Festivale. Tani ajo ndrroj jetë. Tani ajo shkoj në përjetsi…Atje e pret miku ynë dhe Princi i Teksteve të Këngës Alqi Boshnjaku. Qenka e rëndë, tejet e rëndë…Kujtime të paharruar kam për atë artiste që ishte talent dhe tejet e zhdërvjelltë në interpretimin e këngës ritmike. Nuk dua të përmend sesa këngë i kam shkruar, dua të shkruaj bashkëpunimin e fundit më Anitën. Pra do hedh në këtë mesazh njerzor dhe të dhimbshëm vargjet e mija që kurr nuk do të këndohen prej Anitës!!!!!!!!!!

Nëse ju merr malli për mua
Dilni mes njerëzve dhe më kërkoni!
Me këngë në buzë tërë jetën dua
Të jem pranë jush…sa më mungoni.

Nëse ju merr malli… mos qani!
Radio Tiranën paksa dëgjoni!…
Dhe një minutë heshtje të mbani
Unë do ju ndjej! Mos më harroni…!

Ëndrra e jetës seç u helmua
Tok me Siborën nga ju u ndava…
As një pik lot, të rjedh nuk dua
Se larg prej jush unë vetëm qava…

Ja ky ish fati…s’kam çfarë të them!
Askush prej jush s’mund ta besoj.
Po më kërkove shpirtin ma gjen
Këngës shqiptare do ti mungoj…

Do ti mungoj njerëzve të dashur
Do ti mungoj dhe Tokës Mëmë
Ika në gjumë… ëndërr përflakur
Por do më gjeni vetëm në këngë!

Kur dimri i bardhë do derdhë dëborën
Kur një hartim do bëjnë fëmijtë
Dhe kur në tren dikush prek dorën
Do vij t’u sjell gjithë dashuritë!

Ika pra ika, ky ishte fati…
Hyra në ëndrrën që s’ka mbarim!
Udhtimi jetës kaq shkurt më zgjati?…
Veç këngën time…ju lë kujtim!

Këto vargje i shkrova ngutshëm…dhimbshëm…shpirtërisht.
Agimi

***********************

20-10-2004,
Degnis
Anëtar që prej : 11-02-2004

Kjo ishte vërtet një Tragjedi edhe se kam një moshë të re, Anita Bitri ka qën një këngtare shumë e preferuar e imja!
Zoti Agim gjithmonë do ngelesh një legjend e tekseve shqiptare .. Nëqoftëse s`do të vinte keq kisha dëshirë të thurja dhe unë disa fjalë nga zemra!

Anita Bitri u qujte ti,
Këngët e tua i dëgjoja
Shumë kur isha fëmij…
Ishe e bukur ishe e mrekullushme,
Me mua lojra doja që të lujshe…

Shkoja në shkollë,
Emrin tënd në bank e shkroja,
Buzqeshjen tënde se harroja,
Mezi prisja që koncerti i madh të fillonte,
Dhe kënga jote të fitonte.

Të shikoja me vëmëndje të vështroja,
Shumë nga një herë të mendoja,
Nga një herë në ëndërra të shikoja…
Do doja të të takoja shumë të them,
Se dikur i vogël më pate lën pa gjumë.

Vidioclipin tënd të fundit para ca ditësh e pashë,
Dhe më kishte mar malli dhe shyqyr që të pashë..
Mu duk i dhimshëm mu duk një lamtumirë,
Me atë videoclip na the të gjithëve Lamtumir!

nga Denisi!

***********************

20-10-2004, 05:33
Odeon_relax
Anëtar që prej : 02-04-2004

Sinqerisht më vjen shumë keq. Është një humbje e madhe për artin shqiptar.
Ngushëllimet e mija .

***********************

20-10-2004, 06:03
kumbulla
Anëtar që prej : 12-10-2004
Vendodhja: tirane

Në fakt është për të ardhur keq të dëgjosh një lajm të tillë. vetëm para pak kohësh ishte në Shqipëri. duket sikur u kthye për të kujtuar të gjithë shqiptarët se kush ishte ajo, që pas vdekjes së saj askush mos te pyes kush është Anita Bitri? Të vjen keq për këtë lajm se ikën dikush përgjithmonë dhe se duket sikur jeta na thotë”Hej sot jeni nesër, jo”

***********************

20-10-2004,
*Dorina*83*
Anëtar që prej : 04-10-2004
Vendodhja: Itali

Kur e kam dëgjuar mbrëmë nga top chanel të them të drejtën
se kam besur, por kur e tha përsëri u befasova.
Më vjen keq që nje yll si ajo i këngës shqiptare humbi jetën,dhe gjithashtu goca e saj dhe nëna e saj. Familjes së Anitës ngushëllimet e mia

***********************

20-10-2004,
korcaprincess
Anëtar që prej : 24-10-2002
Vendodhja: Detroit MI

Ho zot lajm i tmerrshëm!! shumë e dhimbshme. Anitën e takova para një viti në një koncert qe u bë në Michigan, kishte ndryshuar shumë nga ç’e mbaja mend unë nga festivalet e shqiperisë. She was a wonderful singer and i loved her music!!! tragjedi e madhe që vdiqën tre gjenerata së bashku. Ngushëllimet e mia me te sinqerta familjarëve të saj dhe gjithë admiruesve dhe fansave të Anitës.

***********************

20-10-2004,
arben aliaj
Anëtar që prej : 13-10-2004

Ngushëllime
Lajmi është i vërtetë sepse e dëgjova edhe në burime të tjera . Anita Bitri ka qënë një këngetare e vjetër në skenë dhe i ka dhuruar teleshikuesit shqiptar momente me të vërtetë të këndshme . Më kujtohen mirë këngët e saj … `thuaj me do apo s`më do? – Të dua por mos trego ` me të vërtetë të thjeshta por të bukura dhe fisnike për vlerat e virtytet e njeriut. Një këngëtare që gjithë jetën e saj e kaloi duke i dhuruar teleshikuesit shqiptar momente me të vërtetë të këndshme. Të gjithë do të vdesim ; dhe për këtë gjithmonë do të gjendet një shkak , kjo s`ka rëndësi, e rëndësishme është ajo që ti lë pas .
Njeriu vdiq
por mbrapa s`la ves,
sa vepër e bukur
kur emri nuk vdes .

Ngushëllimet e mia më të përzemerta të afërmve.
Zoti qoftë mëshirues ndaj saj. Me respekt Arben Aliaj.

***********************

20-10-2004,
Rera
Anëtar që prej : 06-04-2004

Im atë ka kënduar me Anitën në shumë koncerte në Vlorë, dhe unë e kam ndjekur sa herë që ata këndonin bashkë. Ajo kishte nje energji magnetuese, që publiku vlonjat e ka vlerësuar gjithmonë me anë të duartrokitjeve të fuqishme, e të sinqerta.
Është humbje e vërtetë për Vlorën, dhe publikun shqiptar.

***********************

20-10-2004,
liliella
brinje e shpirtit
Anëtar që prej : 19-04-2002
Vendodhja: ny

AAWO Press Release
WE ARE SHOCKED, WE ARE SAD, AND WE CAN’T BELIEVE IT!
By: Shqipe Malushi
Anita Bitri was a faithful AAWO member since our inception…She was among the first artists who contributed her time and talent to all our events. She always offered her participation in our concerts and events to support mothers and children in Kosova and Albania during the war. She did not withhold her enthusiasm when we worked to help with refugees, in their hope for a better life. She always wanted to be there to inspire people.We remember her always smiling and dancing. She knew how to bring the spirit of joy among the crowds where she sang. It was on mother’s day that she contributed her time and talent and sang for AAWO’s event, which we organize annually. People were beyond. Her public always loved Anita. She sang in many important events organized by Albanian American Women’s Organization as well as National Albanian American. She tried so hard to make it across the borders…one of our concerts we organized for her was titled: “Music Beyond Borders,” which took place in Cami Hall in 2001…She strived to bring Albanian music to the American audiences and promote our culture with pride.

***********************

20-10-2004,
monar-am
Anëtar që prej : 29-05-2004
Vendodhja: Athine

Anita … “udhe te mbare!”
DHE KUR TE PREHEM NEN DHE TE ZI
DHE KUR TE BEHEM PRAPE BALTE E HI
MBRUMENI POC E NGRIMENI DOLLI
DHE SHIHNI PO S’U NGJALLA PERSERI!
“Rubairat” – Omar K’Hajam

***********************

20-10-2004,
Nickmaster
Anëtar që prej : 25-11-2002
Vendodhja: San Francisco

Ngushëllime
Në këtë tragjedi duhet gjetur forca dhe fjalë për të ngushëlluar aq me tepër kur kemi të bëjmë me shuarje të një familje dhe aq më tepër të një filize që u zhduk pa u lulëzuar. Përsa i përket Anitës shqiptarët humbën Anitën, por jo zërin e saj dhe shpirtin e saj prej shqiptareje. U shpreh ngushëllimet e mia të afërme të familjes për të gjetur forca të përballojnë këtë dhimbje kaq të madhe.

***********************

21-10-2004,
Jannis
Anëtar që prej : 25-05-2004
Vendodhja: Athine

Na hidhëroi pa masë kjo ngjarje kaq e hidhur dhe e befasishme.
ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për humbjen e njeriu kaq me vlerë per ju por edhe për të gjithë shqipërinë. Tashëm zëri i saj melodioz do të mbetet i paharruar dhe në kujtesën e shumë e shumë shqiptarëve kudo që ndodhen.
Perëndia e prehte në paqe shpirtin e saj.
Jani M.

***********************

14-12-2004,
paja_pr
Anëtar që prej : 01-06-2003
Vendodhja: prishtine

Ngushllime për familjen Bitri. Me këtë ka humbur e tërë Shqipëria e Madhe

***********************

19-10-2004,
TiLoNcE
Anëtar që prej : 11-05-2003

Të kujtojmë Këngëtaren Anita Bitri !Me keqardhje i shpreh ngushëllimet familjes së saj
Ajo ka qënë një këngëtare shumë e mirë dhe ka marrë pjesë në shumë Festivale e koncerte ku dhe ka fituar çmime nderi. Disa nga këngët e saj janë
Ti më zhgënjeve
Pse Kërkon
Mos u nxito, mos u gabo etj…..
Së fundi u kthye në Shqipëri me albumin e saj “Çdo gjë është e mundur”
Në këtë Album ajo kishte dhe këngë qe i këndonte me vajzën e saj 8-vjeçare, Sibora, e cila humbi jetën së bashku me të jemën dhe gjyshen. Mbasi emigroi në USA ka qënë e pranishme në shumë, festa e gëzime familjare të bashkatdhetarëve ,me zërin e saj të mrekullueshëm.
Le të jetë i paharruar emri dhe kujtimi i saj
Falemindrit ANITA, që zërin, talentin dhe punën tënde ja kushtove muzikës Shqiptare.
Emri yt do të kujtohet me respekt nga të gjithë artedashësit Shqiptar kudo që janë. Ndoshta ka shumë matreiale në intrenet, po preferova të shkruaj diçka vetë, në shenjë falenderimi për atë që ajo i ka dhënë muzikës shqiptare.
Ju ftoj të gjithëve të sillni diçka dhe të kujtojmë Anitën
Me keqardhje për humbjen tuaj.

***********************

20-10-2004,
StterollA
Anëtar që prej : 16-11-2002

Albasoul ka hapur një kënd në galerinë fotografike kushtuar yllit të muzikës së lehtë shqiptare, Anita Bitri.

***********************

21-10-2004,
Simply_the_Best
Anëtar që prej : 13-10-2004

Më vjen shumë keq për ikjen e një ylli shqiptar, dhe për familjen e saj.Ne gjithmonë do ta mendojmë…do të jetë gjithmonë në zemrat tona.
Falenderimi i familjes Bitri
Ju falenderojmë të gjithëve nga zemra, për ndjenjat tuaja të sinqerta dhe spontane, për respektin dhe dashamirësin që keni treguar. Me vlerësimet tuja jo vetëm keni treguar inteligjencën tuaj të lartë, por njëkosishtë na letëhsuat peshën e rëndë në zemrat tona të dërmuara. Zoti ju bekoftë!!!