Biografia e Hazbijes

Hazbije Bitri (1 tetor 1938 – 19 tetor 2004)
hazbije-1Hazbije Bitri u lind më 1 tetor të vitit 1938 në qytetin e bukur dhe të lashtë të Beratit, në një familje të thjeshtë dhe patriote. I jati Rauf Ngraçani ishte njeri fisnik, shquhej për talentin e tij në muzikë. E jëma e Hazbijes(Behie) cilësohej nga të gjithë ata që e njihnin për gjenerozitetin dhe bujarin e saj të jashtëzakonshëm. Një nënë dhe grua model, cilësi që ja trashgoi dhe vajzës së saj të dashur Hazbijes.
Studioi për Mjeksi në shkollën e mesme dhe ushtroi aktivitetin e ndihmësmjekes që nga mosha 18-vjeçare dhe deri sa doli në pension me nderime dhe me respekt. Ishte një ndihmësmjeke model dhe e respektuar nga gjithë kolektivi dhe pacientët.
Model i nënës shembullore, bujare e qeshur dhe e thjeshtë, kështu do ta kujtojnë gjithmonë Biken të afërmit, shokët, kolegët dhe bijët e saj.
Shpirti i saj i pastër dhe bujar i duhej Nënë Terezës për qëllime akoma më të larta.
I nderuar dhe i respektuar qoftë përjetë kujtimi i kësaj bije të perëndisë.

Nëna (Shkruar nga Anita Bitri).

Tani përveç jetës shkollore u caktova të përfaqësoja “orkestrinën e shkollës”. Isha e lumtur, por edhe shumë e lodhur mbasi duhet të përballoja mësimet, studimet e violinës dhe orët e gjata të provave. Sa herë më kujtohet, kur e lodhur dhe e këputur kthesha në shtëpi. Me një ndjenjë të veçantë, që veç shpirti jotë ta di hyja në pragun e derës me një buzëqeshje të sforcuar nga lodhja e tepërt dhe nëna ime më priste dhe ma hiqte vi

olinën nga duart dhe më zinte gjumi në krevat pa e kuptuar. Kishte momente kur sytë hapeshin pa dashje dhe shikoja nënën që më hapte gojën dhe më ushqente. Ndjehesha mirë, por lodhja s’më linte t’i thoja asnjë fjalë nënës sime. Gjithmonë shpirti të ka falenderuar nënë, por tani dua me fuqinë e penës sime të them edhe një herë: Të faleminderit nëna ime e dashur, për gjithçka që ke bërë dhe po bën për mua.

***************************************

Si e kam njohur Hazbijen

hazbije-2Kam punuar me të në spital për vite me rradhë. Ishte viti 1969-1970. Ajo erdhi për të punuar si ndihmës-mjeke, ku unë shërbeja si mjek i infeksionit. Ishte vajzë e re, e zgjuar dhe e shkathët, e qeshur dhe gojëmbël me të gjithë. Të binte në sy një kujdes i jashtëzakonshëm ndaj të sëmurëve, ajo u shërbente me shumë dashuri, sikur të ishte motra e tyre. Bikja, siç e thërrisnim atëherë të gjithë në pavijon, zotëronte një shkallë të lartë kualifikimi, aq sa procedurat më të vështira e më delikate ia besonin vetëm asaj. Hazbija, duke pasur këtë eksperiencë pune kaq të pasur, në vitin 1977 transferohet nga spitali për të punuar në pavijonin baktereologjik të poliklinikës qëndrore të rrethit të Vlorës, ku shërbeu derisa u shpërngul për në Amerikë. Në këtë vend të ri pune, ajo zotëroji të gjitha procedurat e teknologjinë, duke u bërë krahu i djathtë i mjekut infeksionist të poliklinikës. Ajo përgatiste terrenin për kultivimin e mikrobeve dhe shquhej në punën e saj. Hazbija ishte një nënë shëmbullore, e cila ka ditur të rrisë dhe edukoj fëmijët e saj me ato cilësi e virtyte që u dukën më vonë tek Anita, Arbeni dhe Lulëzimi. Anita (vajza e saj e adhuruar) u bë një këngëtare e talentuar për publikun vlonjat dhe më pas për të gjithë Shqipërinë. Hazbija që nuk u nda për asnjë çast nga Anita, deri sa humbën edhe jetën së bashku.

Lutfi Llano

Doktor i Poliklinikës, Vlorë

**********************************************

Ka qënë dhjetor i vitit 1995 dhe Anita ishte e ftuar e në Tiranë në Festivalin e RTSH me këngën “Besoj në Dashuri”, por këtë rrallë jo si konkurruese por si e ftuara e nderit e këtij Festivali.
…….. Unë erdha nga Italia vetëm për të ndjekur këtë debutim të Anitës. Atë ditë që do të zhvillohej festivali, së bashku me mamanë time Hazbijen u nisëm drejt Tiranës me makinën time personale. E kishim lënë me Anitën të takoheshim para se të fillonte koncerti. Gjatë udhëtimit për në Tiranë, pikërishtë kur u futa në të hyrë të qytetit të Fierit, afër fshatit Driz, filloj një shi shumë i madh si ditë dimri që ishte. Në kohën që po shkëmbesha me një autobuz udhëtarësh, pashë në anë tjetër të rrugës, pra në të majtë të saj, një gjyshe që mbante për dore një vajzë të vogël, rreth 6 vjeçe. Pashë si në mjergull që diçka lëvizi përpara makinës dhe instiktivisht frenova fort dhe përpak sa nuk dolëm nga rruga, pasi manovrova në të djathtë dhe aty rruga është shumë dishes dhe e rrëshkitshme nga balta. Imagjinoni gjëndjen e rrugëve në ato vite. Ndalova dhe zbrita nga makina thjeshtë për tu bindur se çfarë ishte ajo si hije që më kalojë para makinës. Mbeta i shtangur kur në anën e rrugës pashë trupin e vajzës së vogël, që ishte zhytur në baltën anës rrugës. Si duket sapo autobuzi u shkëmbye me makinë, fëmija e vogël ishte shkëputur nga dora e gjyshes dhe pa menduar gjatë, si gjithë fëmijët, vrapoj dhe kërkoj të kalonte rrugën, pikërishtë në kohën që makina ime po kalonte. Pamja ishte shumë e kufizuar nga shiu i rrëmbyer, pjesa e parë e makinës ishte e lartë dhë fëmija shumë e vogël, gjithashtu koha dhe distanca ishte e shkurtër për çdo lloj manovre. Vrapova, e morra në krahë, i pastrova gojën nga balta, dhe i mata pulsing. Asnjë shenjë jete, shumë i shqetësuar shkova drejtë makinës dhe ja dhashë në dorë mamasë time Hazbijes e cila ka qënë ndihmës – mjeke. Fëmija vazhdonte të ishte pa asnjë shenjë jete. Mamaja filloj ti bënte frymëmarrje artificiale dhe CPR. U nisëm me gjithë shpejtësin drejtë spitalit të Fierit, ndërkohë mamaja ime vazhdonte të bënte CPR fëmijës së vogël. Nuk do ta harroj kurr atë moment gëzimi dhe çlirimi që ndjeu shpirti im kur pas shumë përpjekjeve që bëri mamaja ime e shtrenjtë, ndoshta 10 ose 15 minuta, nga gjoksi pa jetë i fëmijës doli një ofsham qarjeje. Mamaja me atë shpirtin e saj të pastër i dha shancinë e dytë kësaj fëmije të pafajshëm. Arritëm në spital dhe direkt e mora fëmijën dhe e çova në emergenci ku një doctor e mori fëmijën që vazhdonte të qante në vëzhgim dhe filloj ta vizitonte. Nuk më hiqet nga mendja kur babai i fëmijës erdhi në spital dhe pa ditur si ishte puna, sapo morri vesh që unë isha shoferi që bëra aksidentin deshte të më godiste, por doktori e mbërtheu direkt nga fyti dhe me një zë të ashpër i tha: – “Turp të kesh, ky zotnia i shpëtoj jetën kësaj fëmije, ti nuk e di se sa raste kam parë, kur shoferat i lënë fëmijët në mes të rrugës pas aksidentit. Dil përjashta nga kjo dhomë”. Ndihesha fajtor, pasi vajza e vogël nuk ka asnjë koncept për rregullat e qarkullimit rrugor, por edhe i qetë në ndërgjegjen që me të gjitha përpjekjet që bëm, mamaja dhe unë shpëtuam jetën e kësaj fëmije. Policia erdhi, më morrën në rajonin e policisë. Pas 1 ore erdhën të dy gjyshërit e fëmijës, dy burra fisnik dhe të thyer në moshë, të cilëve si duket ata që panë ngjarjen u treguan rrethanat si ndodhi. Ata kërkuan prej kryetarit të degës të më linin të lirë pasi s`kisha asnjë faj. Erdhën më përqafuan dhe më kërkuan ndjesë për sjelljen e babit të fëmijës. Akoma sot i falenderoj nga zemra këta njerëz bujar dhe të ndershëm që dinë të vlersojnë të mirën. Policët më lanë të lirë pas pak, dhe së bashku me mamanë vazhduam rrugën drejt Tiranës. U takuam me Anitën para koncertit, por për mos ta shqetësuar nuk i treguam se çfarë ndodhi……. Debutimi i Anitës në këtë koncert ishte brilant dhe akoma më kujtohen duartrokitjet e publikut pasi ajo mbaroj këngën dhe mua më duhej njëkosishtë të ndaloja shuplakat e mamasë time që s`ndalonin së duartrokituri edhe pse kënga kishte mbaruar. Ishte krenare për fëmijën dhe këngëtaren e saj të adhuruar. Pas koncertit së bashku me disa këngëtar dhe miq të Anitës, mamaja dhe unë shkuam të hanim darkë në një restorant luksoz dhe të festonim këtë triumph të Anitës. Darka filloj, dhe Anita që më njifte shumë mirë më pyet se kishte diçka që nuk shkonte. Prapë kërkova që mos tja prishja gëzimin dhe i thashë që jo, çdo gjë është në rregull, por mendja gjithmonë ishte tek shëndeti i fëmijës së aksidentuar. Anita përsëri inzistoj dhe mamaja që kurr nuk dinte të gënjente, i tha të vërtetën se çfarë ndodhi. Anita menjëhërë u ngrit në këmbë, u kërkoj ndjesë miqëve dhe kolegëve të saj dhe po atë natë rreth orës 01:30 të mëngjezit Anita, mamaja dhe unë, jemi nisur drejtë spitalit të Fierit. Gjetëm dhomën që ishte fëmija dhe ju nuk mund të imagjinoni habin dhe sytë e mbushur me lotë të mamasë së fëmijës që ndodhej pranë shtratit të fëmijës, kur pa këngëtaren e saj të adhuruar Anita Bitri. Nuk i besonte syve. E përqafoj Anitën dhe i uroj për përformancën në festival, duke harruar për një moment se çfarë kishte ndodhur. Çfarë fisnikërie kemi ne shqiptarët. Anita vajti tek vajëza e vogël që flinte si një ëngjëll dhe e puthi. Ndenjëm gjatë në atë dhomë spitali ku dashuria, respekti dhe mirësia mbushte atmosferën. Vajza u zgjua e qeshur atë mëngjez, gjyshërit dhe babai i fëmijës erdhën dhe na falenderuan dhe njëherë për atë gjest sa të vogël por human që mbush shpirtrat e këtij populli të vuajtur por me karakter madhështor. Kjo ishte Anita Bitri, artiste por edhe njerëzore, këngëtare por edhe e dashur, e famëshme por edhe thjeshtë, që mund të linte ngallnjimin e një festivali të rëndësishëm për të respektuar një fëmijë të vogël…….Kështu i kishte rritur dhe edukuar mamaja ime e dashur fëmijët e saj. Me dashuri dhe ngrohtësi njerëzore, respekt për të tjerët, ndjenja që i ndjej edhe sot e kësaj dite…………… Mamaja dhe unë për shumë herë me rradhë e kemi takuar dhe vizituar këtë fëmijë, e cila ishte aq e gëzuar kur na shikonte, por pa e ditur që ajo na jepte më shumë lumturi dhe krenari mua dhe mamasë sime të shtrenjtë, kur e shikonim kur luante me lodrat dhe dhuratat që i kishim sjell. Pas kaq viteve që kaloj në mendje këtë histori të ndodhur në fshatin Driz të Fierit, mendoj që ajo fëmijë është tani e rritur ndoshta nënë …..

Arben Bitri, New York, 2015.

*********************************************

  • 2
    3
    4
  • 5
    6
    7
  • 8
    9
    10
  • 11 Nentor 1997
    12
    13
  • 14
    15
    16
  • 17
    18
    19
  • 20
    21
    22
  • 23
    24