Biografia e Siborës

sibora-1Sibora Bitri (8 gusht 1996 – 19 tetor 2004)

Sibora Bitri u lind në New York, më 8 gusht 1996. Anita kishte një ëndërr të cilin Zoti ja plotësoj dhe kësaj krijese të bukur dhe tepër engjëllore i vuri emrin Sibora. Sibora që e vogël, demostronte interes për muzikën dhe po rritej me të gjithë atributet e një artisteje të vogël.  Anita e rrethoi me një përkujdesje dhe një dashuri të jashtëzakonshme dhe i kultivonte dashurinë për muzikën dhe artin e bukur shqiptar.

Filloi të studionte piano që në moshën   5-vjeçare dhe mësusja e pianos ishte shumë entuziaste nga ky talent i lindur. Ndërsa pas një viti filloi të praktikonte dancën klasike duke u rregjistruar në një kurs privat edhe këtu talenti nuk deshte gjykime.

Studionte në shkollën publike 19 në Staten Island dhe ishte një nxënëse e shkëlqyer dhe shembullore. Të binte në sy mirësjellja, edukata, thjeshtësia dhe inteligjenca e kësaj krijese kaq të ëmbël.

Kjo krijes kaq e bukur, e pastër si emri që kishte le të mbetet në kujtimet tona si symbol i ëmbëlsisë, dashamirësisë dhe inteligjencës. I përjetshëm qoftë kujtimi jotë, ëngjëll i bukur ëndërrimtar.

Anita nё dy intervista tё ndryshme shprehet:

– Është nga gjërat më të çmuara që kam në jetë, vajza ime e quajtur Sibora. Të them të drejtën, kam vuajtur shumë për t’i gjetur këtë emër dhe kjo nga fakti se dikur kërkoja t’u vija nipërve e mbesave të mia emra të huaj, por kur erdhi radha e vajzës sime këtu ishte diçka komplet e kundërt. Ndoshta është Amerika ajo që të edukon të duash me të vërtetë nacionalitetin tënd, por më tepër jam e bindur që këtu e ndjen tamam veten shqiptar. Jam tepër e lumtur për këtë emër për krijesën time të dashur.

Gazeta “Shekulli”

*******************************

-Anitë, keni një vajzë të bukur si ju, Sibora, 9 vjeçe.   Çfarë synon të arrish me të?

– Faleminderit, së pari tek Sibora unë kërkoj që ajo të gëzojë shëndet të mirë dhe të rritet e lumtur. Edhe pse ndoshta aktualisht vazhdon kurset e baletit dhe të pianos, mendoj se nesër mund të bëhet një aktore shumë e mirë, pasi si e tillë dhe si miss Amerika ajo ka konkuruar dhe madje është vlerësuar nga juritë përkatëse. Gjithësesi është ende herët të flasësh për të, pasi Sibora për të ardhmen e saj do e shikoj vetë se çfarë pozicionimi do të marrë në jetë.

Intervista me Fadil Shehu

*******************************

STATEN ISLAND NY:  Nxënësit e shkollës fillore PS-R , Staten Island, e filluan sot herët në mëngjes orën e parë të mësimit, me një minutë heshtje. Ndërsa një lutje korale sipas traditës së shkollës amerikane në kujtim të shoqes së tyre, e cila, humbi jetën nga një aksident tragjik, doli nga goja e çdo nxënësi. Tek klasa e parë, pikërishtë mbi bankën aty ky dy ditë më parë, ka ndenjur Sibora Bitri, nxënësja e kësaj klase, ishte vendosur një fotografi, një tuf me trandafila dhe disa qirinjë të ndezur si dhe një “baby doll”. E ndërsa klasa këndonte një lutje “Even before we call on Your name to ask You, O God…You hear our prayer… dy shoqet e Siborës së vogël kishin ulur kokat e qanin në heshtja, na tha mësuesja e kësaj klase, Kety Mayer.

*******************************

Mami, mami, ku je ti?

Aida Ndoci tek pyet veten se kur e ka takuar për here të fundit Anitën nuk e ka të vështirë ta jape përgjigjen po vetë; e takova dikur aty nga korriku. I shkova në shtëpi për të marrë një fotografi për koncertin që do të jepnim. Më priti siç dinte të priste ajo. Më foli edhe për CD që po përgatiste, kishte dhe një këngë me vajzën e saj, Siborën. “Për ty Sibora sot do të këndoj  një këngë”, – më tha Anita, dhe Sibora mes një ndjenje fëmijërore, ku përzihej ndrojtja me dëshirën, nisi të këndonte para meje; ia doli mbanë  që ta këndonte bukur këngën së bashku me mëmën e saj! Dhe pas fjalës së Aidës, në sallë shpërndahen nga CD-ja tingujt muzikorë e më pas fjalët e këngës që ka mbetur pas, kënga që është inçizuar dhe do të jetë pjesë e diskut të ri. Këndojnë mëmë e bijë! Mëma përcjell këngën dhe e bija shpreh dashurinë. Dikur zëri i Siborës endet mes nesh. Zëri i saj ta këput shpirtin: Mami, mami, Ku je? – thonë vargjet e këngës, që të japin një himazh haluçinativ, kur mendon ikjen e papritur të vajzës së vogël, e cila duket sikur kërkon në gjumë nënën Anitë: Mami, ku je? Dhe Anita i pёrgjigjet: hajde bijё e mamit, hajde nё krahёt e mi ………

Dalip Greca

*******************************

sibora-2

 

Në 29 maj të vitit 2003, konkurron dhe fiton titullin “Princess Pageant” në konkursin e zhvilluar në New York për mis amerikën për fëmijё.

sibora-3

sibora-4

sibora-5

sibora-6

sibora-7

sibora-8

sibora-9

 

  • 1
    2
    3
  • 4
    5
    6
  • 7
    8