E vërteta mbi tragjedinë

Tragjedi nё New-York

Ndodh dhe kështu. Një pakujdesi mer jetën e një familjeje. I tillë ishte fati dhe për Anita Bitrin. Por i njëjti fat nuk kurseu as nënën dhe as vajzën e saj. Ikën në gjumë. Megjithatë, më në fund e vërteta e shuarjes së familjes Bitri nuk vjen më nëpërmjet kronikave televizive apo mediave. Shkaku se si ndërroijetë Anita Bitri, tashmë ka një variant zyrtar. Ditët e fundit të saj, përbëjnë faqet e një raporti të posaçëm të policisë së New Yorkut.

Sipas konkluzioneve të drejtësisë amerikane kjo  tragjedi ka ardhur nga bllokimi i tubit të shkarkimit të monoksidit të karbonit, të bojlerit nga ana e punëtorëve gjatë ndërtimit të ballkonit në krahun anësor të shtëpisë. Në këto rrethana, institucionet shtetërore kanë vendosur që të mos ndalohet dhe të mos ndiqet penalisht asnjë person, pasi tragjedia ishte aksidentale.

Ishte thjesht një tragjedi.

Tragjedia ndodhi si pasojё e neglizhencës dhe e injorancës teknike nga ana e punëtorëve gjatë kryerjes së punimeve ndërtuese tek shtëpia e Anita Bitrit. Ky nuk është një aludim, por përgjigjia ka ardhur nga tre ekspertiza të njëpasnjëshme dhe një pune shumë të gjatë për qartёsimin e tragjedisë së familjes Bitri nga ana e policisë nё New York. Që të treja këto ekspertiza nxorrën një konkluzion të vetëm: “Për shkak të kohës së ftohët u vu në përdorim sistemi i ngrohjes(boljeri). Ky sistem ngrohje(boljeri), funksionon me një lloj gazi, qё gjatë djegies në kaldajë, prodhon monoksidin e karbonit,(CO2), i cili është gaz helmues dhe vdekjeprurës për ambiente të mbyllura. Për këtë arsye përdoret tubi i shkarkimit, i cili bën të mundur daljen në atmosferё të këtij gazi helmues. Mirëpo bllokimi i tubit të shkarkimit të monoksidit të karbonit nga ana e punëtorëve gjatë ndërtimit të një ballkoni në pjesën e majtë anësore të shtëpisë, bëri të mundur që në brendësi të shtëpisë, të krijohej një sasi monoksidi karboni e barabartë me 762 mijë për centimetër/kub. Tragjedia ishte aksidentale”.

Pra sasia e lartё e monoksidit të karbonit 762 mijë për centimetër/kub, brenda ambienteve të brendëshme të shtëpisë bëri që të shuhen njëkohësisht tre jetë të pafajshme, kur mjaftonte vetëm një sasi prej 6 mijë për centimetër/kub, për vdekjen e çdo qënieje të gjallë..

Konkluzioni është i qartë dhe i pakundërshtueshëm bazuar në teknologjinë më moderne amerikane. Tragjedia ishte aksidentale. (Vendoset fig1 dhe2)

Dinamika e kësaj tragjedie.

Gusht 2004, dy muaj para tragjedisë. Anita së bashku me nënë Hazbijen, vendosën të bënin disa punime ndërtuese rreth shtëpisë. Për këtë qëllim kontaktojnë një person, i cili pretendon se ka një kompani të madhe ndërtimi. Duke bërë shumë publicitetet si ndërtues, ky person me origjine nga Berati hiqet sikur ka dhe një eksperiencë të madhe në këtë fushë, por në realitet ishte vetëm një murator i thjesht dhe pa eksperincë projektimi. Në fillim ky “specialist bën projektin”, duke rënë dakord dhe për shumën përkatëse. Ai do të ndërtonte murin rrethues rreth shtëpisë, gjithashtu do të bënte shtrimin me beton të oborrit përreth, si dhe portën kryesore të jashtme të saj. Punimet filluan. Bashkë me të punonin dhe tre punëtorë të tjerë(një italian dhe dy spanjollё).

Më 4 Tetor 2004, Anita dëshironte dhe disa punime shtesë para shtëpisë, pasi ishin të nevojshme. Pra do të lartësohej trualli i jashtëm para hyrjes kryesore të shtëpisë dhe njëkosishtë do të ndërtohej dhe një ballkon në pjesën e majtë anësore të saj. Vendoset (fig 3 dhe 4)

Punimet tek ballkoni. Punime të cilat shkaktuan dhe fatkeqësinë.

Fillimisht u ndërtua armatura për lartësimin e truallit para shtëpisë dhe njëkosisht dhe armatura e ballkonit në pjesën e majtë anësore të shtëpisë,

13 Tetor 2004, e mërkurë, në orët e para të mëngjesit, në shtëpinë e Anitës, makina betoniere filloi hedhjen e betonit në truallin para shtëpisë dhe njëkosisht në armaturën e ballkonit në pjesën e majtë anësore të shtëpisë. Atё ditё punonin vetёm dy punёtorёt spanjollё dhe ndihmёs-punёtori italianё qё drejtonte punimet, pasi kryepunёtori ishte sёmurё dhe ndodhej pёr visit nё spital. Puna filloj. Në fillim u hodh betoni nga makina betoniere në pjesën përpara shtëpisë dhe pastaj u kalua nëpjesën e majtë të saj për hedhjen e betonit në ballkonin anësor. Në momentin kur makina betoniere hedh betonin në armaturë, betoni është i lëngshëm(si ujë) dhe futet në të gjitha hapësirat boshe të armaturës dhe punëtori Italian me një palë çizme të gjata ndodhej në brendësi të armaturës së ballkonit dhe bënte shpërndarjen e betonit qё hidhej direkt nga tubat e makinёs betoniere.Kur u arrit në pjesën e lartme të armaturës së ballkonit hedhja e betonit u ndërpre, pasiu vu re se nga faqja anësore e shtëpisë dilte nje tub i cili ishtebrenda sipërfaqes së armaturës dhe gati 10 cm nën nivelin e armaturës sëballkonit ku do tё hidhej betoni. Nga ana e punёtorёve u kërkua me urgjencë një copё plasmasi e cila u bë si shtup dhe punëtori Italian bëri bllokimin e këtij tubi me qëllim që të mos futej betoni i lëngshëm në brendësitëtubit.Hedhja e betonitvazhdoj dhe punëtorët bën nivelimin e sipërfaqes së ballkonit.Makina betoniere ishte e paguar dhe ata nxitonin që brenda ditës të shtrohej me beton i gjithë trualli para shtëpisë dhe ballkoni anësorё njëkosishtë. Një punë shumë e madhe për një kohë shumë të shkurtër. Kështu, betoni u hodh dhe dita e punës u ndërpre në orën 19:00 të asaj pasditeje, pasi filloj të errësohej, duke mos përfunduar punimet dhe me premtimin që do të vazhdonin punën të nesërmen dhe duke harruar edhe qeskën e plasmasit tek tubi i shkarkimit të monoksidit të karbonit pa ditur rëndësinë e këtij tubi.

Pra, një gabim fatal. Ky tub, që dilte nga muri anësorë i shtëpisë, ishte tubi i shkarkimit që dilte nga kaldaja(boljeri) dhe nëpërmjet tij bëhet e mundur dalja në atmosferë e monoksidit të karbonit dhe që absolutisht nuk mund të betonohej ose të bllokohej. Konstruksioni i shtëpisë ishte i vjetër dhe tubin e shkarkimit të monoksidit të karbonit nuk e kishte në çati, por në pjesën e majtë anësore të shtëpisë, pikërisht ku po ndërtohej ballkoni. Punёtorёt nuk kishin asnjё dijeni pёr çfarё shёrbente ky tubё. Punëtorët ishin të pakualifikuar dhe pa eksperiencën e duhur në punimet ndërtuese dhe asnjё kontroll nga ana e tyre nuk u bё pёr tё saktёsuar përse shërbente ky tub.(Vendosen fig 5 dhe fig 6)

Por lind pyetja: “Pse tragjedia nuk ndodhi menjëherë por pas një javedhe kush e vendosi qeskën plastike tek tubi i shkarkimit?

– Arsyeja është shumë e thjeshtë. Ishte ende ngrohtë dhe nuk ishte e nevojshme të vihej në funksionim sistem i ngrohjes(boljeri). Gjithashtu të gjitha ekspertizat kanë gjetur në copën plastike që bllokonte tubin e shkarkimit të monoksidit të karbonit shenjat e gishtave tëpunëtorëve që bënin punimet ndërtuese tek ballkoni. Dhe kyështë fakt i pakundërshtueshëm. Qeska gjithashtu ka mbetur e ngjitur në beton, pasi u vendos përpara se të hidhej betoni i lëngshëm. Janë bërë shumëe shumë ekspertiza nga ana e policisë për tërifutur nga ana e jashtёme qeskёn e plasmasit qёbllokonte tubin nga jashtë, por është e pamundur kjo gjë pasi sipërfaqja e ngurtё e betonit është 10 cm mëe lartëse ky tub shkarkimi dhe këndi që krijohet ështëgati 90 gradë, kënd që nuk të lejon të futësh asnjë gjënga ana e jashtëme në këtë tubë. Pra është shumë e qartëqë kjo qeskë plastike është bërë e mundur të vendoset në tub vetëm përpara se të hidhej betoni i lëngshëm tekballkoni.(vendosen fig 7 dhe fig 8)

Më 14 Tetor, e enjte. Në New York binte shi dhe punëtorët nuk u paraqitën në punë për shkak të kohës.

Të nesërmen, e premte 15 Tetor, e njëjta situatë. Punimet kishin mbetur në mes. Anita detyrohet të bëjë një seri telefonatash dhe pas këmbënguljes së saj, në punimet e pambaruara mbërrin krypunёtori dhe ndimёs-punëtori italian. Ata i hodhën një sy punimeve të së mërkurës. Pas ankesave të Anitës edhe vetë “specialisti” u bind që punimet ishin kryer pa asnjë lloj cilësie teknike. Por duke qenë se nuk ndihej mirë fizikisht, u largua me premtimin që do të vinte sërish të nesërmen për të rregulluar ballkonin dhe do të sistemonte punimet.

Ishte e shtunë 16 Tetor. Që në orët e para të mëngjesit Anita merr një telefonatë nga ana e kreypunёtorit, që ndodhej në spital dhe i duhej të operonte urgjentisht apendisitin. Kjo gjë ishte e vërtetë, kështu që Anitës nuk i mbeti gjë tjetër veçse ti uronte një shërim të shpejtë. Punimet mbetën sërish të pa mbaruara. Vendosen (foto 9 dhe foto 10)

E Diel 17 Tetor. Në New York koha u ftohë shumë dhe njerëzit u detyruan të ndezin bojlerët për ngrohjen e shtëpive. Atë të dielë, në orën 12:00, tё asaj paradite tё ftohёt, Anita niset në një koncert jashtë New Yorkut. Nënë Hazbija dhe Sibora shkojnë për vizitë tek mikesha e tyre, vogëlushja luante me shoqen e shkollës. Aty kanë qëndruar deri në orën 16:00. Më pas u kthyen në shtëpinë e tyre. Në orën 21:15 të asaj nate, nënë Hazbija telefonon teze Ëngjëllushen për ta përshëndetur. Nënë Hazbija ankohet se ambjeniti i brendshëm i shtëpisё ishte shumë i ftohët dhe se kishte merak se mos i ftohej Sibora e vogël, por ajo nuk dinte ta vinte në funksionim boljerin. Ka qenë ora 22:30, kur në shtëpinë e ftohtë mbërrin Anita. Menjëherë ajo bën ndezjen në maksimum të bojlerit pasi ambjenti brënda shtëpisë ishte shumë i ftohët. Familja Bitri bie në gjumë. Kaq u desh që Anita, Hazbija dhe Sibora e vogël të flenë përjetësisht, duke ëndërruar për një botë më të bukur dhe më të mirë.  Ndonjëherë duket ironi e fatit, por në fakt ishte neglizhenca totale nga ana e punëtorëve, tё cilёt me injorancёn e tyre teknike sollёn kёtё tragjedi.Opinioni shqiptar dhe amerikan është prekur nga tragjedia “Bitri” e 19 Tetorit 2004. Ishte pikërisht këngëtarja që për famë kishte kaluar kufijtë shqiptarë, Anita Bitri, që ka ndërruar jetë së bashku me nënën Hazbijen dhe vajzën e saj, Siborën. Kjo tragjedi preku thellësisht gjithë zemrat e shqiptarëve dhe bëri të mundur që Diaspora Shqiptare në Amerikë të rimblidhej si kurrë ndonjëherë dhe me një koncert humanitar të shpaloste bukurinë shpirtërore dhe virtytet fisnike të popullit tonë të mrekullueshëm shqiptarё.

Duke marr shkakë nga kjo tragjedi, Qeveria e New Yorkut miratoj ligjin për vendosjen e detyrueshëm të dedektorit kundër monoksidit të karbonit duke shpëtuar nga ky gaz fatal me qindra familje të pafajshme. Në këtë linjë mbetetpër tu vlerësuar qëndrimi i Qeverisë së New York-ut, të cilët me respektin dhe humanizmin që treguan ndaj kësaj tragjedie, si dhe me vënien e ligjit mbi vendosjen e detyrueshëm të dedektorit kundër monoksidit të karbonit, emrin “Ligji Anita”, lehtësuan zemrat e plagosura të familjarëve dhe fansave të këngëtares së famëshme shqiptare Anita Bitri.

  • 11
    12
    13
  • 14
    15
    16
  • 17
    18
    19
  • 20
    21
    22
  • 23
    Fig 1
    fig 2
  • fig 3
    fig 4
    fig 5
  • Fig 6
    fig 7
    fig 8
  • fig 9
    fig 10