Koncerti i Lamtumirёs

Shqiptarët e Amerikës Lamtumirë Anita!!!

Koncerti i lamtumirës për Anita Bitrin i afrojë edhe më shumë shqiptarët e Amerikës, pranë Shqipërisë dhe bijave e bijëve të saj.

Nga BEQIR SINA (New Yorku – SHBA)

Forte Hamilton – Brooklyn NY : Është nderuar në shenjë kujtimi, sot pasdite në Brooklyn – New York, vdekja tragjike e 19 tetorit, që mori jetën paprimtmas të tre brezave, Hazbije Bitri 60 vjeçare, këngëtares së njohur Anita Bitri 38 vjeçare, dhe së bijës 8 vjeçare Sibora. Nderimi më i madh që ju bë kësaj këngëtareje nga komuniteti shqiptarë në Amerikë, ishte nga të mëdhenjët që ka mbajtur ndonjëherë komuniteti ynë, në raste të tilla, mbi jetën dhe krijimtarinë e një këngëtareje ose artisteje. Homazhet dhe koncerti recital, u mbajtën nën një atmosferë të rëndë pikëllimi, në Kishën “First Evangelical Free Church” në Brooklyn – New York.

Muzikantët, këngëtarët, artistët, politikanët, biznesmenët, njerëz të shtypit dhe të letrave, amerikane dhe shqiptare, fëmijë të shkollave të qytetit, kanë ardhur në këtë Kishë, për të dhënë lamtumirën e fundit këngëtares Anita Bitri, nënës së saj dhe së bijës. Me këtë rast pjesmarrësit grumbulluan edhe rreth 19 mijë dollarë, si ndihmë eventuale, për të dërguar trupat në vendlindje, në qytetin e Vlorës. Koncerti i lamtumirës, me këtë rast ishte ai që lidhi shpirtёrishtë me një “oqean” lotësh e vajesh, dy brigjet e dy kontineteve, dhe futi thellë në zemrat e të gjithë shqiptarëve të Amerikës, ikjen tragjike të tre brezave, e cila ishte gjatë gjithë kësaj jave në qendër të të gjitha bisedave në komunitet dhe lajmi kryesor i të gjitha gazetave e axhensive të lajmve në Amerikë e Shqipëri.

Koncerti i lamtumires ishte i titulluar: “Nuk ka nёnёtё qajё bijёn, nuk ka bijё tё qajё nёnёn….po mbesёn Siborёn shtatёvjeçare? Vallё kush do t’a qajё.

“Një mortë shumë i hidhur, shuhen tre breza, një aksident tragjik”, ishte kjo arsyeja që mblodhi, sot shqiptarët e të gjitha trojeve në këtë ditë pikëllimi. Koncertin e lamtumirës e ndoqën, gazetarët dhe kamerat e mjeteve të shtypit dhe kanaleve më në zë në Amerikë. Intersim i madh për t’i dhënë edhe atalamtumirën e fundit këngëtares Anita Bitri, nënës dhe së bijës. I vëllai i saj Arbeni, i ardhur për të shoqëruar trupat drejt vendlindjes, të nënës, motrës, dhe mbesës së tij, mes një hidhërimi të papërshkrueshëm, gjeti rastin të falenderojë të gjithe shqiptaro-amerikanët, popullin e New Yorku, autoritetet e tij, shokët, miqët, të afërmit dhe kolegët e saj, që ju gjendën shumë afër në këto momente tepër të dhimbëshme.

Këngëtarja e njohur shqiptare nga Shqipëria, Anita Bitri, 38 vjeçare, i cila për një kohë të gjatë vepronte dhe jetonte në SHBA-s, New York, u gjend pa jetë mëngjesin e së martës më 19 tetor në banesën e saj së bashku me nënën, e të bijën të mbytura nga gazi i quajtur monoksidi i karbonit, nga pakujdesia në punimet rinovuese të banesës gjatë muajve të fundit.

Fjalën me titull:” Ne do të kujtojmë Anitën” e mbajti kolegu i saj dhe miku familjar, zoti Edmond Xhani – Muzikant – Kitarist. Xhani, tha se: “Artistja e madhe e skenës shqiptare, Anita Bitri, nënë Hazbija, dhe vogëlushja Sibora, nuk jetojnë më. Ato u ndanë nga jeta në mënyrën më tragjike dhe të dhimbëshme. Humbja ishte kaq tragjike, sa tronditi dhe hidhëroi pa masë nje komb të tërë, dhe bile me gjerë se kaq. Jehona që media shqiptare dhe Amerikane i bëri kësaj ngjarje të jashtëzakonëshme, i kaloi kufijtë dhe lajmi u përhap me shpejtësi nga shumë stacione televizive dhe gazeta të ndryshme, tha ai.

Si e kamë njohur unë Anitën…!?!

Më pasë duke vijuar Edmond Xhani – Muzikant – Kitarist, solli kujtimet më të bukura nga vitet ’80-të, kur muzika jonë e lehtë notonte pak a shumë në ujrat të qeta, në korridoret e RTSH u shfaq një vajzë shumë e re, rreth 16 vjeçare. Vinte nga Vlora, qyteti i saj i dashur me një dëshirë e pasion të zjarrtë për tu bërë këngëtare e muzikës së lehtë shqiptare. Anita Bitri me talentin, pasionin, vrullin dhe dinamizimin e saj, u bë shumë shpejt një nga figurat më të njohura e më të dashura të muzikës së lehtë shqiptare……

Për vlerat dhe talentin e Anita Bitrit, secili nga ne do të fliste me respekt e dashuri të veçantё. Në aspektin artistik, unë personalisht mendoj se muzika e lehtë shqiptare, humbi një nga”gjeneratorët” e fuqishëm të saj. Anita Bitri, theksoj muzikanti Xhani, do të kujtohet gjithmonë nga të gjithë si një nga figurat e çmuara në fushën e interpretimit, duke krijuar stilin e veçantë të saj, si një model i spikatur dhe me shumë vlera. Ajo do ti mungojë shumë skenës që e deshi aq shumë.

 Anita Bitri, vazhdoi Xhani, do të kujtohet gjatë për temparamentin e saj, për çmimet e ndryshme që ka fituar gjate karrierës artistike, për këngët e saj të papërsëritëshme si: “Hartimi dhe Dëbora”,”Abra Kadabra”,”Dashuria e Parë”, “S’ka formulë në dashuri”, ose kënga që e bëri vërtetë të famëshme: “Mos u nxito! Mos u gabo”!. Çdo këngëtar tjetër do të kishte dashur të kishte kaq shumë perla artistike si këto këngë të Anita Bitrit. Nëpёrmjet këtyr këngëve, Anita, krijoi stilin e saj të veçantë që e dallonte atë nga të tjerët, duke u bërë një këngëtare tipike dhe shumë tё kërkuar nga publiku.

Anita Bitri, tani do ti mungojë shumë grupit muzikor “Alba” dhe muzikantëve të saj të cilët do ta kujtojnë gjithmonë me respekt e mall Anitën, për të gjitha ato aktivitete që ka zhvilluar ky grup me Anita Bitrin. Mungesën e Anita Bitrit do ta ndjejnë gjithashtu edhe shumë organizata e shoqata të ndryshme si “Motrat Qiriazi”, “Shoqata Atdhetare”Dibra”, LDK, gazetat Illyria dhe Bota sot, Shoqata “Bijët e Shqipes”. Publiku i Bostonit, New Yorkut, New Jersit, Keneriktiket, Detroit, Filadaelfia, Çikago, Florida, Dallas, Albany dhe kudo ku ka popullësi shqiptare. Mungesën e saj do ta ndjejë në mënyrë të veçantёedhe publiku i Torontosnë Kanada.

Në aspektin artistik, mungesën më të madhe për këtë artiste do ta ndjejë skena shqiptare, e cila humbi një artiste të shquar, do ta ndjej e gjithë Shqipëria dhe në mënyrë të veçantë qyteti i saj i shtrenjtë Vlora, për të cilin ajo ushqente një dashuri të rrallë. Duke përfunduar, në mes trishtimit dhe hidhërimit të madh për këtë humbje tragjike të Anitës, nënë Hazbijes dhe Siborës së vogël, ju ftoj në emër të të gjithë artistëve të mbajmë një minutë heshtje në kujtim të tyre “Zoti i bekoftë ato”!!! dhe Zoti u bekoftë të gjithëve Ju”!!! e përfundojë i përlotur fjalën e tij zoti Edmond Xhani – Muzikant e Kitarist i njohur në komunitet.

Një moment nga më të prekëshmit dhe nga të paharruarat do të mbetet përshëndetja në vaj e kënduar nga këngëtarja vlonjate Aurela Gaçe, bashkëqytetare e saj nga i njëjti qytet Vlora. Do këndoj dhe qajë ashtu siç do t’a qante Vlora, tha Gaçe.

Gjithë koncerti u shoqërua nga videot nga aktivitetet artistike të këngëtares Anita Bitri. Korri rreth 30 këngëtarë nga komuniteti nën dirigjimin e Frederik Ndocit, këndojë duke i prezantur të gjithë këngëtarët dhe muzikantët e komunitetit me këngën “Moj e bukura more”. Këngë vajtuese këndoj gjithashtu këngëtarja Merita Halili. U kënduan këngë të zgjedhura nga repertori i saj. Poezi të zgjedhura recitoj Erion Mustafaraj, Xhevat Limani dhe Kozeta Zylo. Një pjesë instrumentale të titulluar “Respekt për Anita Bitrin” luajti në fizarmonik Raif Hyseni dhe në kitarë nga Edi Xhani.

Një këngë që u kthye në vaj ishte interprtimi që i bëri Aida Ndoci këngës që pati kënduar Anita Bitri me të bijën, Siborën. Përshëndetjen nga shoqata e gruas “Motrat Qiriazi” e bëri Shqipe Malushi. Pëllumb Kulla, shkrimtar e regjizor, përshëndeti në emër të intelektualve shqiptarë në Amerikë, Shqipe Biba, në emër të gazetarëve shqiptarë në Amerikë. Pedagogeja Kozeta Zylo, në emër të kolegjit Bramson Ort. Me këngën korale “Dua më shumë Shqipërinë” u mbyll koncerti i lamtumirës.

***********************************************

Merita Halili do të shprehet në një intervistë.

Ishte shumë e vështirë për mua dhe kolegët e tjerë të këndoja tek shoqja, mikja dhe kolegja ime e ndjera Anita Bitri. Ne artistët e komunitetit vendosëm të përcillnim me nderimin më të madh këtë artiste, së bashku me nënën dhe vajzën e saj. Të gjithë duhet të bënin atë që bëmë por unë zgjodha këngë nga folklori shqiptar, specifike se si kanë vajtuar në shqipërinë e mesme në këto raste. E mora motivin dhe e përshtata me fjalë për atë dhimbje. Kuptohet ishte shumë e rëndë kjo tragjedi dhe ikja e saj për mua, duke qenë se unë kam qenë shumë afër me Anitën dhe kam punuar shumë kohë me të.

***********************************************

Tuesday, October 19, 2004
Anita Bitri – Goodbye

We write this post with a heavy heart.
A very sad thing has happened.

Albanian Pop Star, Anita Bitri, a dear friend of the Brooklyn Media Lab,                                has left this world in the company of her seven year old daughter, Sibora and her mother, Hazbije. They died on the morning of Tuesday the 19th in their home from Carbon Monoxide Poisoning.
This is a devastating blow. She will absolutely be missed.

Anita Bitri – Final Respects

We paid our final respects to Anita Bitri, Hazibije Bitri, and Sibora yesterday. The concert was beautifully orchestrated and afforded everyone a chance to remember Anita at her best. Like the concentric rings a drop of water ripples out over a pond, Anita’s influence on the Albanian, American, and musical communities will continue to affect people all over the world. We are grateful to have known her and are blessed to have been given a chance to work with such a talented artist.
Anita’s brother Arben came from Albania to attend the Memorial.

***********************************************

Ne nuk jemi vetëm…
Nga Pierre-Pandeli Simsia

Një shembull të shkëlqyer uniteti, ndarrjen e dhimbjes, lehtesimin e saj… bashkatdhetarët, shqiptarët e Amerikës e treguan atëherë, kur dhimbja e madhe i rra Familjes Bitri, ku humbën jetën 3 breza.
Është ky shembull i shkëlqyer uniteti që “tronditi” edhe opinionin e kombeve të ndryshme që jetojnë në Amerikë, duke na vlerësuar për  çfarë bëmë, ndihmën dhe organizimin vullnetar për shërbimet funerale që i bëmë tëndjerrave dhe dërgimin e trupave të tyre në atdhe.
Shumë njerëz të kombeve të ndryshme e mësuan më mirë se ç’do të thotë të jesh shqiptarë. Kjo është krenaria jonë, të cilën nuk dëshirojmë kurrësesi ta ndjejmë në raste të tilla fatkeqësie.
Mes shokëve, që disa nga ata unë i shikoja për herë të parë, ndërsa mbanim në dorë kupën e kafesë, përballë meje, disa hapa më tej pash një djalë. Kush e di se në ç’botë kishte hyrë tek rrinte i menduar, i hutuar; shikimin e kishte hedhur në tokë… Ishte Arben Bitri, vëllai i të ndjerës këngëtares Anita Bitri. Nuk e di pse m’u dhimbs shumë në ato çaste, ndërsa e shikoja të menduar. Çohem, i afrohem dhe e përqafoj. “Nuk dua të shoh të mërzitur Beni…” – i them.Këto fjalët e mija, sikur ishin një pult komandimi për ‘të; menjëherë nga sytë e tij filluan dhe rrodhën lotë. Me zë të dridhur më thotë: “Nuk e mendoja kurrë se do vija përsëri në këtë vend të shenjtë që i jam mirënjohës… Jeni të mrekullueshëm. Bravo Komunitetit tonë, që i ndodhemi njëri tjetrit në raste të tilla të dhimbëshme… Uroj të jetë përherë ky unitet, të vazhdojë përherë kjo harmoni…”
Dhe vërtet, ne shqiptarët jemi të mrekullueshëm dhe për këtë krenohemi, krenohemi, se nuk jemi vetëm ashtu siç erdhëm në fillim. Jemi mes miqsh dhe shokësh, dimë t’i ndodhemi pranë njëri tjetrit në gëzime dhe fatkeqësi, dimë të ndajmë të gjithë së bashku gëzimet dhe hidhërimet.
Uroj që për gëzime dhe vetëm për gëzime t’i shkojmë njëri tjetrit…

***********************************************

Topalli: Qeveria të angazhohet për sjelljen e trupit të Anitës, vajzës dhe nënës së saj  

Këtë kërkesë drejtuar qeverisë dhe organeve kompetente të shtetit, e ka bërë dje nënkryetarja e parlamentit, njëkohësisht nënkryetare e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli. Pasi i ka shprehur ngushëllimet familjes së Anitës, Topalli ka kërkuar angazhimin e qeverisë për sjelljen e trupave për t’u prehur në vendin e tyre, si dhe organizimin e një ceremonie mortore me të gjitha nderimet që i takojnë kësaj figure që, me zërin e saj, i dha aq shumë repertorit të muzikës së lehtë shqiptare, si pasuri e çmuar e kombit.

***********************************************

Nga New Yorku, Dalip Greca

E martё 26 tetor, nё “A. Azzara Funeral Home” nё« Staten Island, shqiptarёt i kanё dhёnё lamtumirёn e fundit kёngёtares Anita Bitri, vjazёs sё saj Sibora dhe nёnёns sё saj Hazbije. Ishte njё ndarje e pёrlotur, ku vёllai, Arbeni priti ngushёllime ngakomuniteti shqiptar dhe ai amerikan. Njё pjesёmarrje e jashtёzakonshme e medias amerikane dhe e gjithё artistёve shqiptarё qё jetojnё nё Amerikё. E shtuna ishte njё ditё dёnesash dhe lotёsh nё sallёn e lutjeve nё First Evangelical Free Church nё Brooklyn New York. Pёrreth kishёs, aq shumё vizitorё, me fytyra tё pёrvajshme, ndoshta nuk ishin parё ndonjёherё. Shumё kamera televizive dhe dhjetra gazetarё e fotoreporterё tё gazetave njujorkeze pёrcollёn ngjarjen. Nё sfond portreti i kёngёtares sё njohur, ku rrezon njё buzёqeshje e pёrjetshme; dhe njё buqetё lulesh. Salla ёshtё mbushur plot. Veç atyre qё janё ngjitur nё lozhё, shumё njerёz qёndrojnё nё kёmbё. Ndёrsa njё kёngё e pёrzishme kurbeti na kujton se sa tё huaj jemi nё kёtё vend. Kёnga tё rrёnqeth shtatin. Edhe burri qan si grua! E pra s`ёshtё turp tё qash!

Qemal Zylo, organizatori kryesor i kёtij koncerti, padyshim qё nuk arrin ta marrё veten pas njё pёrkushtimi shumё ditor sё bashku me tё shoqen, Kozeta Zylo. Anita i pёrkiste atij brezi tё talentuar tё artistёve si Agim Krajka, Frederik Ndoci, Merita Halili, Pareshqevi Simaku e tё tjerё, qё i dhanё emёr kulturёs shqiptare. Kur Frederik Ndoci, qё drejtonte koncertin pёrcjellёs tё artistёve shqiptar nё Amerikё, do tё paraqiste pёrfaqёsuesin e familjes Bitri, vёllain e Anitёs, Arbenin, salla u duk sikur u tkurr. Beni falenderon me gjysma fjalishё qё gjithёsesi e ruajnё kuptimin: Ju faleminderit qё keni ardhur! Ju faleminderit qё nuk mё latё vetёm. Ju faleminderit qё edhe Anitёn, edhe Siborёn, edhe nёnё Hazbijen, nuk i latё tё vetmuara. Nuk do ta harroj kurrё.

***********************************************

NEW YORK — Friends and fellow musicians gathered Saturday to mourn an Albanian pop singer who died with her mother and 7-year-old daughter in an accidental carbon monoxide poisoning.

“She was one of the best singers in Albania,” Bitri’s friend Neritan Kocareli said during the funeral service. “She had a sweet voice and a way with the people. She was very loved. Started singing at 16 and immediately became popular in Albania for her song “First Love.” She came to the United States in 1996 to escape unrest in her home country and was busy recording two CDs — one in Albanian and one in English — when she died. Bitri had been set to perform in Boston on Nov. 28, Albania’s Independence Day, and planned to visit Albania in December. Some of the singers and musicians at Saturday’s service were too grief-stricken to perform planned tributes. Many in the crowd broke down in tears as they listened to traditional Albanian music on the guitar and accordion. “Can you imagine what we are suffering today?” said friend Qemal Zylo, who organized the memorial. “We’ve lost three generations”.

***********************************************

Recalling Anita in song – Musicians, others to gather to honor Albanian pop singer who died from carbon monoxide poisoning
October 21, 2004

Albanian folk musicians and hundreds of others will gather in Brooklyn Saturday for a memorial benefit concert in honor of Anita Bitri.
Bitri, who along with her mother and daughter died Tuesday from carbon monoxide poisoning in their Staten Island home, had often performed at charity eventswhen she wasn’t singing her Western fusion songs at Albanian parties.
But this time, the benefit will be for her.
“We will try to sing some of her songs,” said Vait Hajdaraj, a guitar player and one of her former bandmates. “It’s not especially for playing music. It’s for remembering Anita, for paying our respects.”
In April 2003, Bitri was in Astoria, helping raise $10,000 for orphans of Velika Krusa, a tiny Kosovo village whose men were killed in the ethnic cleansing war.
In May, she sang at a Mother’s Day event at a catering hall in Brooklyn. With her mother, Hazabije Bitri, 60, and daughter, Sibora, 7, at her side, the beloved Albanian singer presided over a dance contest and raised several thousand dollars for a local Albanian group.
The 4 p.m. event at the First Evangelical Free Church, at Sixth Avenue and 65th street in Sunset Park, is also billed as a farewell performance and will raise money for the return of Bitri’s body for burial to her native Albania, where she was a respected singer and violinist.
“Now we are doing a benefit for her. It’s unfortunate,” said Shqipe Malushi, executive director of the Albanian American Woman’s Organization, who said the performer often gave of her time since arriving in the United States in 1996.
In addition to her former band members, performers at the event will include Albanian accordionist Raif Hyseni, singer Marita Halili and singers Frederick and Aida Ndoci.
Several family friends said the deceased singer’s brother was en route from Italy to New York yesterday to identify the bodies.
Malushi recalled that shortly after arriving in New York for the first timeeight years ago, Bitri attended her first fund-raiser, a national Flag Day celebration.
“She came right after she gave birth and somebody held her babywhile she was singing,” Malushi recalled. “This is how she never spared herself.”

**********************************************

Frederik Ndoci– Kёngёtar – Njё nga organizatorёt kryesor dhe drejtuesi artistik i koncertit tё lamtumirёs.

Po udhёtoja nё Brooklyn me familjen e njё shoku nga Detroidi, kur dikush mё thёrret nё telefon, me numrin 100000000 i çuditur nga ky numёr iu pergjigja: “Hello”? Zёri mё pyeti nёse isha Frederik Ndoci?  -“Po” i thashё.
– Jam zyra e FBI-sё mё tha, u trondita tё them tё drejtёn pёr njё moment, por si aktor e pyeta. – “Me çfarё mund t`ju ndihmoj? Mё pyeti drejt pёrdrejt,
– “A njifni mirё ANITA BITRIN? – “Nuk po ju kuptoj,” ju pёrgjigja i habitur nga kjo pyetje. Por meqё ishte i FB-ait ju pёrgjigja se e e njohё. “E njihni mirё”? mё pyet zёri nё telefon. Nuk po kuptoja kёto pyetje, por i thashё se ёshtё artiste e madhe dhe njёkohёsisht grua e nderuar, dhe se kemi shoqёri familjare dhe nё shumё koncerte tё komunitetit kёndojmё sё bashku”.
-“A mund tё na ndihmoni me njё foto tё sajёn? mё pyeti pёrsёri zёri nё telefon.
– “Sigurisht” i thashё, pёrsёri i habitur nga kjo kёrkesё.
– “Por a mund ta di nёse mё lejohet, arsyeja pёrse e kёrkoni foton e saj”?  – “Po” mё tha ftohtё personi nё telefon, sot ёshtё gjetur e vdekur sё bashku me nёnё dhe bijёn e saj”.
–“Noooooow”. I hutuar, i tmerruar, i shastisur, i shkujdesur Frenova. Zёri prapё mё pyeti –“Je duke i dhёnё makinёs”? –“Po”, i thashё, -“Ok I’m sorry”, mё tha. I thashё se kur mund ta sjell foton dhe ku? Ai mё tha tek shtёpia e saj nё Staten Island. –“Patjetёr, mё ke aty pёr 30 minuta”, i thashё. Nxitova si i ngrirё me sytё e pёrlotur si unё dhe familja qё ishte nё atё moment nё makinёn time… Kur arrita tek rrugica e Anitёs, njё turmё e madhe njerёzish, kureshtarё, tё afёrm, artistё dhe shumё tё tjerё qё nuk i njifja, gjithё qёndronin si tё ngrirё dhe kur mё panё mu vёrsulёn pёr tё ndarё hidhёrimin qё po na bluante shpirtin. Aty ishin tё gjithё shqiptarё dhe amerikanё qё jetonin nё Staten Island. Thirra nё telefon personin me numёr 100000000 dhe menjёherё mu pёrgjegj dhe mё pyeti se ku ndodhesha. Jam pёrballё shtёpisё sё saj i thashё. Pas disa sekondash njё djalosh rreth 35 vjeç iu u drejtua turmёs dhe pyeti:
– “Kush ёshtё Frederiku”? – “Unё”, i thashё, mё ndiq mё tha. Ashtu bёra, pas disa sekondash u ndodha pёrballё trupave pa jetё tё mbulura me copё tё zezё. Ngurova pёr njё çast por e mblodha veten. Pasi hapi copёn e zezё qё mbulonte trupat, ma bёri me shenjё qё tё afrohesha dhe mё pyeti nёqoftёse mund ti identifikoja kufomat. O Zot çfarё tё shikoje!!? Mu rrotullua bota dhe mё ra tensioni, nuk e di sa mbeta ashtu i ngrirё dhe pa lёvizur, por njё dorё qё mё rrihte shpatullat mё pёrmendi. Ishte pёrsёri djaloshi. –“Foton mё tha, se media po pret, hapa zarfin ku kisha foton dhe ia dhashё. Ta kthej nё moment mё tha. Megjithё dhimbjen e madhe qё ndjeja morra kurajo dhe e pyeta. – “Çfarё do tё bёhet me trupat”? Mё tha se ato do ti nёnshtrohen disa hetimeve specifike pёr tё gjetur shkakun e vdekjes dhe mё pas do i dёrgojnё nё morg, derisa njё njeri i afёrm ti kёrkojё.
– “Çdo ditё nё morg pёr njё trup pa jetё ёshtё 35 $ + taks, d.m.th rreth 120 $ nё ditё dhe pas 100 ditёsh, nёse askush nuk i kёrkon atёhere morgu ia shet trupat instituteve mjeksore pёr studime organesh etj… Trupi dhe shpirti mu drodh dhe qё nё atё moment mora vendim qё trupat e tyre tё mos shkonin kurr nё jetё tё jetёve pёr studime laboratori. Dola jashtё dhe iu drejtova artistёve qё ishin aty. – “Tё shikosh trupat e tyre nuk ёshtё asgjё para asaj qё do ju them se çfarё do tё ndodhi me trupat e tyre pajetё nёqoftё se ne nuk bёjmё diçka”. Tё gjithё po mё vёshtronin me sy tё hutuar dhe pa asnjё shenjё jete. “Unё jam gati tё bёj njё koncert lamtumire”, vazhdova duke i vёshtruar njё nga njё ato fytyra tё tkurruar dhe tё tendosura nga dhimbja dhe nga lotёt. “Tё bёjmё njё koncert lamtumire me tё gjithё artistat dhe komunitetin, si “Fond Raise” qё tё grumbullohen dollarё pёr tё çuar trupat nё shqipёri, pra tё bashkohemi tё tёrё dhe tё thёrrasim komunitetin pёr tё na ndihmuar nё kёtё tragjedi kaq tё madhe”. Vazhdova: -“Qёndrёn e zёrit, orkestrёn dhe Frederik Ndocin e keni falas. Kush do tё jetё pro meje pёr koncertin nё mёnyrё vullnetare tё mё thotё”. Nuk arrita tё mbarroj fjalёn se tё gjithё me njё zё mu pёrgjigjёn se ishin tё gatshёm tё kontribonin me aq sa mundeshin. Dikush doli vullnetar pёr tё lajmёruar tё gjithё artistat e komunitetit pёr kёtё koncert lamtumire pёr mbledhjen e tё hollave qё hyjnesha e kёngёs shqiptare dhe familja tё varroseshin me nderime dhe respekte siç e meritonin…. Dёgjoj njё zё nga turma dhe pashё Kozetёn dhe Qemal Zylo i cili tha:
– “Ne ofrojmё sallёn e kishёs sonё qё ka kapacitet prej 1000 vetash”….. Dhe qё nga ai moment filloi organizimi nga tё gjithё artistat dhe artdashёsitё tё New Yorkut dhe nga shumё shtete tё tjera tё Amerikёs pёr koncertin e lamtumirёs. Ishin tё shumtё ata qё ishin aty atё ditё kur u morrё vendimi pёr “Koncertin e Lamtumirёs”, por nё kujtesёn time ka mbetur puna e palodhur dhe organizimi i Kozeta dhe Qemal Zylos, Merita dhe Raif Hysenit, Edi Xhanit etj… tё cilёt kanё qёnё prezent qё nё momentin e parё qё kemi vendosur pёr koncertin e lamtumirёs dhe ishte puna e tyre dhe shumё e shumё artistave tё tjerё tё komunitetit qё ky koncert “Nuk ka bijё pёr tё qarё nёnat dhe nuk ka nёna pёr tё qarё bijёt”, titull qё shpirti im i ndrydhur nga pesha e madhe e dhimbjes krijoi, doli aq madhёshtor dhe gjigand, ashtu siç ishte dhe arti dhe muzika qё Anita Bitri krijoi.

***********************************************

Haxhi Manqellara: Anitёn e adhuronin dibranёt

 Pasё kёsaj ngjarje tё rёndё, gazeta e qytetit veriperёndimor, “Shkodra” nё SHBA, kontaktoj me kёngёtarin mё popullor dibran dhe njё nga mё tё njohurit nёmuzikёn popullore shqiptare, Haxhi Maqellarёn. Maqellara, na tha se “Ajo qё ndodhi sot ishte njё befasi, trishtim i vёrtet, lajmi qё morёn pё Anitёn. Ai kujton me ngashёrim, “Ajo kishte njё zё tё mrekullueshёm nёtё njёjtёn kohё qё kёngёn e saj e donin shumё dibranёt. Ishte njё vajzё e mrekullueshme.

 Kёngёtari dibran Haxhi Maqellara, i grupit “Fisnikёt” tё krijuar prej 15 vitesh nё Amerikё tregon mё pasё edhe pёr bashkёpunimin e ngushtё me kёngёtaren. Nё njё aktivitet artistik nё New Jersey,kёnduam sё bashku dhe qё nga ai moment kemi mbetur koleg dhe bashkёpuntorё tё mirё. Maqellara njё kёngёtar i njohur nё komunitetin e shqiptarёve nё Amerikё, tregon se Anita ishte njё kёngёtare me potencial tё qёndrueshёm dhe dёshirat e saj pёr tu rikthyer pranё publikut shqiptar.

Ju keni qёnё njё nga kolegёt e afёrt tё Anitёs…

Po kemi qёnё shumё miq. Kemi bashkёpunuar dhe jemi konsultuar mjaft pёr muzikёn. Ajo e donte shumё kёngёn.

 Po nёpёr koncerte keni qёnё ndonjёherёbashkё?

Po kemi realizuar shumё koncerte me Anitёn. Kemi kёnduar sё bashku nё New York, Detroit, New Jersy etj. Publiku na ka pritur jashtё mase mirё. Anita vlerёsohej pё zёrin e saj shumё tё bukur.

Pёr çfarё vlerёsohej mё tepёr si kёngёtare, sidomos nga adhuruesit e komunitetit ku jetonte?

 Suksesi i saj nёpёr koncerte ishte i garantuar. Ajo kishte njё zё tё kultivuar, tepёr melodioz. Kemi kёnduar shpesh bashkё. Ndёrsa pёr kёngёn e lehtё ishte mjaft e mirё. Nga komuniteti i shqiptarёve ku kёndonte dibranёt e donin mё shumё, ata e adhuronin kёngёn dhe zёrin e saj.

 Kur jeni takuar per herё tё fundit, çfare mbani mend ?

 Nё kёto muajt e fundit nuk jemi takuar shpesh pasi ajo vajti pёr concert nё Shqipёri. Por kemi mbajtur kontakte tё vazhdueshme ku mё tregonte pёr planet dhe projektet e saj muzikore. Por mё fliste shumё dhe pёr vajzёn, e saj Borёn, kёshtu e thёrriste ajo. Anita shte njё vajzёe mrekullueshme. Me vdekjen e tё shoqit ajo kaloi njё situateё tepёr tё vёshtirё, nё kёto momente e merrja vazhdimisht nё telefon. Kjo ngjarje ishte befasi.

 A ju kishte treguar pёr albumin e saj qё e promovoi nё Tiranё?

 Ajo e theksonte vazhdimisht dёshirёn e saj pёr tё ardhur nё Shqipёri me njё album. Mё ka treguar qysh nё fillim projektin e saj pёr albumin, se çfarё do tё pёrmbante albumi, mё kёrkonte vazhdimisht mendime. Ajo ishte njё profesioniste tashmё. Ndaj i thoja se nuk duhej tё nguronte pёr asnjё gjё. Qёllimi i saj kryesor ishte tё mbante gjallё kёngёn shqiptare kёtu nё Amerikё.

 Po kishte ndonjё merak, qё mund tё hezitonte pёr ardhjen nё Shqipёri?

 Kishte kohё qё e bluante nё mendje albumin, dhe ёndrrёn e saj pёr ta sjellё nё Shqipёri. Po kёshtu kishim biseduar bashkё, dhe jo shumё kohё mё parё mё pat thёnё se donte tё bёnte njё recital nё Shqipёri, Kosovё dhe Maqedoni. Por ngurimi i vetёm i saj ishte nёse publiku I shqipёrisё do ta mirёpriste rikthimin e saj. E mendonte nё çdo kohё, ndaj dhe e gjithё puna e saj u pёrqёndrua pikёrisht pёr tё gjetur ekuivalenten nё muzikё pёr tja pёrshtatur shijet e publikut tё sotёm.

 Cili ёshtё momenti mё i bukur qe mbani mend me kёngёtaren, qoftё si bashkёpunim e si miq?

Mbaj mend, para pesё viteve, kur po festoja dhjetё vjetorin e grupit tim muzikor “Fisnikёt”. I bёra ftesё Anitёs pasi isha konsultuar dhe me tё se do ta kremtoja duke thirrur mjaft shqiptarё tё njohur tё kulturёs nё kёtё cermoni. Anita nё atё concert pёrvjetori tё grupit “Fisnikёt”, kёndoi dy kёngё tё tё muzikёs sё lehtё.

  • 1
    2
    3
  • 4
    5
    6
  • 7
    8
    9
  • 10
    11
    12
  • 13
    14