Kontributet

Në datën 23 tetor 2004 First Evangelical Free Church 6501 6-th Avenue Brooklyn, NY 11220 u zhvillua Koncerti i Lamtumirës në kujtim të Anita Bitrit, nënës Hazbije dhe të voglës Sibora. Në këtë veprimtari artistike dhe madhështore artistët dhe komuniteti shqiptar i diasporës, jo vetëm që respektuan veprën artistike të Anitës, por njëkohësisht mblodhën ndihma në të holla. Shuma totale 18.691.000 dollar. Kёto dollar u pёrdorёn për blerjen e shtëpive të fundit të tre brezave të familjes Bitri dhe pёr dёrgimin e trupave nё tokёn e bekuar shqiptare. Në listën e mëposhtme do të gjeni emrat e të gjithë atyre personave që dhanë direkt ndihmën ekonomike, por njëkohësisht ka dhe zarfe pa emër, pasi shumë persona kanë dashur të ruajnë anonimitetin. Nëse dikush nuk e gjen emrin në listë, por që e di që e ka shkruar, ju lutem kontaktoni me e-mail: benitograziani@gmail.com

Por kush ishin faktikisht protagonistët kryesorë që bën të mundur  transportimin e trupave të Anita Bitrit, Hazbije Bitrit dhe ëngjëllit të vogël Sibora në tokën e bekuar shqiptare?

Qemal dhe Kozeta Zylo, Frederik Ndoci, Agim Nezho, Lublin Dilja , Justina Aliaj , Aurela Gaçe , Edmond dhe Elmira Xhani, Raif Hyseni, Merita Halili, Dalip Greca , Andrea dhe Lindita Lole, Adem dhe Mimoza Belliu, Sokol Hasllani, Gëzim Çela, Demir Zena , Erjon Mustafaraj , Vjollca Jakupi,Haxhi Maqellara , Vehbi Spahiu, Ilir Kasneci , Vait Hajdari , Aida Ndoci , Mimoza dhe Artur Gjikola ,Binak Elezi , Albana Zegullaj, Maksim Vathi ,Pëllumb dhe Liljana Kulla , Aleksandër Lamçe , Enver dhe ËngjëllusheHasanbelliu,Aleksander Vezuli, Sylvia Wright ,Dani Abati , Fred Dabia , Ilir Dangellia , Skënder Meka , Gazmend Lita ,Arenc Leka ,Dila Geci ,  Kino Gara ,Rexhep dhe Danie Balidema , Nebi Braka ,Gëzim Lita ,Saimir Kraja , Artan dhe Edmond Kushi , Allstate Constration (Pashko) , Familja Kujtim Sula ,  Jetmir Meminaj , Uka Gjonbelaj ,Gëzim Gjonbalaj , Shqipe Biba , James Avatar , Susan Cotten Destegano , Ramazan Hima , Gazmir Shtino , Nuri Kupa , Elidoni ,Dashnor Gega , Familja Mehmeti , Nik Çarku , Andi Ballta , Redin Reka , Ylli Molla , Arian Vaso , Familja Dangëllia, , Entela Bejkollari , Saimir dhe Rexhina Nikshiqi , Vehbi Bajrami , Agim Gërbeshi , Shqipe Malushi , Agim Vata , Cassandra O’Neill ,Simon Gjoka , Irena Naco , Lindita Lika , Tom Lleshaj, Ana dhe Nail Spahiu , Luljeta Haxhaj , Fran Vulaj ,Leonida Isufaj , Ylli Lako , Hajro Ceka , Luan Tota , Elmira Muja , Muhedin dhe Arben Jata , Lavdërim Jani , Sevina Cili , Gasper Grimi ,Adem Nelaj , Julian Bega , Besnik Guzja , Florenc Lamçaj , Entela dhe Kristo Foto ,  Xhelal Gjurkaj , Bardhok Ndrejaj , Xhevat Limani, Familja Bozo , Bedri Brahimi, Bashkim Spakolli , Fabiola dhe Sabina Zhaklino , Ali Bruncaj , Viktor Hila , Remi , Artur dhe Adelina Haskaj , Fiqiri dhe Fatmira Plaku , Ariana dhe Valbona Turku , Bardhok Mocaj , Erjona Durdia , Almir dhe Besjam Ndreu , Adem dhe Ali Haxhaj , Vjollca dhe Xhovani Gjonaj , Flora Selfo , Ritvan Hasanbelliu , Baharat Didwania , Gjon Chota , Agron Qose , Ismet Mjeku , Miftar Çela , Njazi Reka , Teuta Idrizi , Remzi Jakupi , Kreshnik Mejdani , Imer Laçaj ,Pashim Boshnjaku , Dritan Papa , Dr.Ervis Harjo ,Shaqir Gashi , Familja Shehu , Ermelinda dhe Gentian Haxhillari , Murat Rama , Bujar Qato , Mustafa Hakramaj , Kujtim dhe Naim Zherka , AAWO ,Amilda Dema , Luljeta Pipinelli , Limon Muzhai, Teki Raci , Dalip Karamet, Haki Beqiri , Adisa Kullolli , Aleko Dosti ,Familja Daku , Arthur Areme Photo&Vidio , Mario Croner ,Met dhe Ela Pingili , Astrit Shini , Ferit Berishi , Gentian Camcaj , Afrim Kulla , Ilir Puloshi , Mufit Citozi , Qanumon Bathu , Kristo Rafti , Fran Pali ,  Mettmet Nana , Hyrije Vuthi , Drita Shkurti , Sulejman Sula , Hafije Markashi , Emilu Cohen , Ilir,Met,Izmiei, Hasmie dhe Nreka (Çikago) , A.Sulaj , Zamir Vejko ,Vjollca dhe Avenir Struga , Jashar Doku ,  Sabo Troshani ,Gani Nika , V. Zaimi , Myzejen Shehi , Artan Lybeshasi , Qamil Qella , Roland Dembo , Andrew Lautas , Brahim Lubani Kroja, Eno Mezini , Ramiz Gazheli , Morsheda Akter , Liljo Nikaj , Ndriçim dhe Alketa Kalluci , Mimoza Cakrani , Muhamet dhe Luljeta Kalemasi ,Haxhi Delishi , Zini dhe Dhurata Borova , Familja Prifti , Tolmeo (Romeo) Rofli , Flutura Sallaku , Maro A.Yerolemon , Abdul Rahman , Entela dhe Alfred Treska , Resim Nika , Safet Tahiri , Hazbi Tocaj , Blerta Gore , Alba Cani , Renke Zhang ,  Lionel Singh , Helena Haxhi , Julita Ajazi , Behar Stojku , Neritan dhe Blerina Dea , Rozeta Godo , Salahar Sukhu , Gjergj Jorgoni , Viodeko Likollari , Besnik Rrustaj , Shpëtim Koçibelli , Chumch Bejko , Oliver Dekollari , Tefta Prifti , Muhamet Mjeku , Kadri Brogi , Lumturi Sokoli , Përparim Likollari , Emiljano Tusha , Jams Keivon ,Fatbardha Lekaj ,Ilir Shalari , Rezart Xhari , Kreshnik Zhabjaku , Ardian Mërtiri , Tome dhe Bora Paloma , Dalip Turkeshi , Nesho Diljo ,Dea Belili , Lindita Haxhaj , Flamur Zeqollari , Huso Anamoli ,Familja Kokobo ,  Merita Tezho , Bashkim Agolli ,  Mirela dhe Agron Shametaj , Stili Prifti , Koço Grozhdani , Astrit Tota , Eni Bila , Zade Gryke , Fatbardha Xhonari , Kelvin Braho , Vladimir Tocaj , Marsela Shqeri , Dasho dhe Diana Beqaj , Petrit dhe Shpresa Dantllaku , Edi Paçuku , Lionel Singh , Albana Karakushi , Luljeta Remboci , Hasani Ismolli , Eni Hashorve , Namil Hall , Manxhar Turkaj , Irena Kapllani , Ramo Dukaj , Liljana Qose , Lluriana Kastreci , Viktor Triepshi ,Sherafete Kotore , Agron Kapo , Familja Saiti , Nebaet Zenuni , Agustin dhe Mare Sterkaj , Fahri Sula , Loriada Sokoli , Remzi Hoxha , Roza Paloli , Lindita Hysaj , Liljana Kalemi , Ylldie Gjysma , Tatiana Pokishaj, Ishak Perdje , Tatjana dhe Nevzat Meli , Elton Skënderi , Engjëllushe Shporti , Ardian Reldo , Dallandyshe Ademi , Pashk Berisha , Enver Ramadani , Gjergj dhe Gjyste Kalaj , Majlinda Mysto , Riza Lika , Floreta Lilaj , Ndue Selova ,Bari Barici , Indrit Nuri , Naim Kiko , Jolldize Rrozhdo ,Valbona Fasho , Ibrahim Shabaj , Shpresa Meta , Leonora Taftsiou , Nebaet Zenuni , Besnik Zajmi , Ramiz Gjini , Kadri Brogi ,Faik Lita ,Zana Thaçi, Aida Fossella etj…

Komisioni i mbledhjes së ndihmave:

1) Qemal Zylo 2) Vait Hajdari 3) Edmond Xhani 4) Frederik Ndoci 5) Raif Hyseni 6) Merita Halili 7) Sokol Hasllani 8) Elmira Xhani 9) Edmond Kushi 10) Vjollca Jakupi 11) Albana Zegullaj 12) Enver Hasanbelliu13) Maksim Vathi 14) Myzejen Gorenica

Falenderim i familjes Bitri

Familja Bitri falenderon të gjithë diasporën dhe artistët shqiptarë, Kryqin e Kuq në Amerikë, Ambasadën Shqiptare, dhe të gjithë organizatave Shqiptare dhe Amerikane, që me kontributin, bujarinë dhe respektin që treguan bën të mundur që Anita Bitri, nënë Hazbija dhe ëngjëlli i vogël, Sibora të prehen në tokën e bekuar shqiptare. Familja Bitri i është mirënjohëse të gjithë popullit shqiptar për respektin dhe dhimbjen e thellë që tregoi për humbjen e të afërmve tanë. Ky respekt gjithashtu i shkon popullit vlonjat që nuk diti vetëm ta vlerësonte, por me të vërtetë ta adhuronte bijën e vet. Falenderojmë nga zemra të gjithë  stafet e televizioneve, radiove, websiteve dhe gazetave, të cilat mbajtën një qëndrim pozitiv dhe korrekt ndaj kësaj tragjedie. Falenderim dhe mirënjohje e sinqertë për Qeverinë e New Yorkut, e cila duke marrë shkas nga tragjedia e tre njerëzve më të dashur të familjes e ka quajtur ligjin kundër monoksidit  të karbonit me emrin “Anita”. Familja Bitri do t’i detyrohet përjetësisht popullit shqiptar për gjithë dashurinë, respektin dhe dashamirësinë që u tregua ndaj veprës së Anita Bitrit, e cila është krenaria e kësaj familje.

 

Bekimi i Anitës:

Mirënjohje për të gjithë ata që dëgjojnë këngën time, ju falenderoj të gjithëve. Zoti bekoftë gjithë shqiptarët.

Të shkruara nga dora e Anitës kushtuar publikut shqiptar që ajo adhuronte aq shumë.

Mijëra kilometra na ndajnë dhe larg jush kam qenë pa ju, por muzika ime kushtuar popullit dhe artdashësve të mi asnjëherë s’do të ketë më kufij. Pa ju nuk do të isha kjo që jam. Me zërin dhe forcën time ju dua të gjithëve. Shpresoj se ata, të cilët duan zërin tim prej vitesh, do të duan dhe ndiejnë kënaqësi me krijimtarinë time tashmë si kompozitore dhe poete, mbasi prej shpirtit dhe zërit tim del në pah dashuria për ju, rruga e gjatë dhe e vështirë e artistit që të jetë me pranë publikut të vet. Falenderoj ekipin amerikan, që vlerësuan dhe besuan në muzikën time, kolegët e mi që ndihmuan, vajzën time Sibora, që e do aq shumë muzikën tonë të bukur dhe në veçanti ty nënë e dashur që asnjëherë s’u lodhe                    me kujdesin dhe devotshmërinë tënde. Gjithashtu falenderoj gjithë artdashësit e mi këtunë Amerikë për vlerësimin e tyre që më falin, duke më dhënë forcë për të vazhduar rrugën aq të bukur dhe të shenjtë të artistit për popullin e vet.

**********************************************

Vajza e valëve (kushtuar Anita Bitrit)

Deti të mbajti me krahët e tij,
Dhe ti u rrite nga ajo dorë,
Tani që dallgët shkumbojnë në përjetsi,
Melodia ty të mban kurrorë.

E bukur, e bardhë me sy,
Që zgjaten dhe zgjaten,
Si dritat e një nate magji,
Nëpër to ti nxjerr këngën e valëve

**********************************************

Komuniteti shqiptar që jeton në Amerikë, i tronditur thellënga tragjedia e Anitës, vajzës dhe nënës së saj.

Shqiptarët në SHBA, ceremoni në kishë për familjen Bitri

Tragjedia e Anita Bitrit, vajzës së saj, Sibora dhe të ëmës, Hazbijes, ka tronditur thellë komunitetin shqiptar në Amerikë. Një numër i madh artistësh dhe të njohurish kanë shkuar dje në shtëpinë e këngëtares Bitri në New York, për të nderuar kujtimin e tyre. “Ne humbëm një shoqe të mirë, një artiste të mrekullueshme dhe një shqiptare të mirë”, – tha Gani Bakaj.

Një tjetër shqiptar, njohës i familjes Bitri është shprehur shumë i pikëlluar për ngjarjen. “Sibora ishte një vajzë e vogël, shumë e bukur dhe e talentuar. Ajo i binte pianos dhe ishte në një klasë me djalin tim”, – thotë Vehbi Spahiu.

Ndërkohë këngëtarja tjetër shqiptare me banim në Amerikë, Merita Halili, është shprehur se ende nuk po arrin që të pranojnë faktin se Anita nuk jeton më. Merita dhe i shoqi, Raif Hyseni, kishin shumë miqësi me Anita Bitrin dhe shpeshë këndonin së bashku në aktivitete të ndryshme shqiptarësh në Amerikë.

“Ajo ishte një artiste shumë e talentuar dhe një nënë e devotshme. Është shumë e vështirë për mua që të pranoj faktin që tashmë ajo nuk jeton më”, – tha dje Merita Halili. Në lidhje me këtë ngjarje janë shprehur edhe shumë shqiptarë të tjerë me banim në New York, të cilët kanë njohur nga afër                                     Anitën dhe kanë pasur miqësi me të. Komuniteti shqiptar në New York ka planifikuar një ceremoni e cila do të zhvillohet sot në orën 16.00 me orën lokale, në Kishën Evangjeliste në Brooklyn.

*******************************************************

Ikja e Anita Bitrit, është vërtet një tragjedi e madhe për të gjithë ne.
Anita ishte gjithmonë e gjallë, ishte një artiste e mrrekullueshme,
dhe do të jetoj e përhershme në zemrat tona.
Ngushëllime me të sinqerta nga stafi i VLORENJ.com.

*******************************************************

Miqtë përkujtojnë këngëtaren Anita Bitri

Miq dhe dashamirës të këngëtares shqiptare Anita Bitri u mblodhën mbrëmë në Staten Island të New Yorkut pranë shtëpisë së saj,në shenjënderimi për artisten e njohur e cila humbi jetën tragjikisht. …

 

Artistë shqiptarë me banim në New York dhe dashamirës të tjerë ndezën qirinjdhe u lutën në shenjë respekti për këngëtaren, zëri i së cilës do të mbeteti paharruar si për ata që e kanë njohur kur këndonte në Shqipëri ashtu edhe përshqiptaro-amerikanët e shumtë që e kanë parë në dhjetra koncerte në New York, Washington dhe shtete të tjerë të Amerikës.

Anita gjendej kudo në festat e shqiptarëve të Amerikës, zëri i saj do të ishte

patjetër i pranishëm në festat e flamurit, të 8 marsit apo në festat e tyre private.

Kohët e fundit Anita kishte regjistruar një album të ri me titull “Çdo gjë është e mundur”dhe kishte në plan të bënte një turne në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni për ta promovuar atë. Ajo po punonte edhe për një album në anglisht. Anita i shkruante vetë këngët që interpretonte dhe këto ishin këngë të muzikës së lehtë ku gërshetohej muzika tradicionale shqiptare me muzikën pop amerikane.

Në këngët e Anitës gjeje një kombinim interesant të fjalëve shqip me fjalët anglisht dhe ajo kishte filluar të punonte për të regjistruar disa videoclipe me muzikën e saj.Artistët e komunitetit kanë dalë vullnetarë për të organizuar grumbullime fondesh ndërsa të shtunën pasdite, në Kishën e Parë Evangjelike të Brooklinit, do të mbajnë një ceremoni përkujtimore për nder të Anitës.

  1. Janina

*******************************************************

Anita Bitri një nga këngëtaret më të dëgjuara të brezit të saj, që në këtë moment ndjehet se po i lë një boshllëk të madh artit të të kënduarit dhe spektatorit tonë. Anita Bitri, kjo këngëtare që i dha spektatorit shqiptar dhe më gjërë atë kënaqësi që të jep kënga shqiptare. Repertori i saj është ndoshta më i ngarkuari  me këngë që i këndohen jetës dhe lumturisë.

Lajmi i ardhur nga aq larg, është ndër lajmet më tronditëse që i kanë ardhur spektatorit shqiptar për të admiruarit e vet. Asnjëherë Anita Bitri nuk e la të ndjehej distanca fizike që kishte Shqipëria me Amerikën, sepse artistët  që fiksohen në memorjen e njerëzve nuk kanë kurrë distancë, as fizike e as shpirtërore. Ato bëhen pjesë e pasurisë kulturore të kombeve të vet, bëhen element për të cilën krenohen shoqëritë njerëzore. Dhe, këtë prag, për të hyrë në memorjen dhe në dashurinë e njerëzve, Anita Bitri e pati kaluar prej kohësh. Ne po ndjejmë një tronditje të madhe pasi këngëtaren nuk e kemi më në mes nesh. Duke ikur Anita, iku një njeri, iku një vlerë, iku një mundësi për të dëgjuar dhe disa këngë që ajoi pati kënduar aq bukur. E ndjejmë të gjithë se ajo do të na mungoj….

Data e Publikimit: 20/10/2004

*******************************************************

“Bitri”, masa të Bashkisë së New Yorkut
E Premte, 22 Tetor 2004

Kryetari i bashkisë Michael R. Bloomberg kërkoi dje nga pronarët e banesave të instalojnë menjëherë detektorë të oksiditi të karbonit, pas tragjedisë së këngëtares shqiptare Anita Bitri, vajzës dhe nënës së saj. Nisëm ligjore për një seri sanksionesh për ata që nuk respektojnë këto masa.

NEW JORK – Kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut në SHBA, Michael R. Bloomberg u bëri thirrje pronarëve të apartamenteve të banimit të instalonin në këto ambjente detektorë të oksidit të karbonit, një ditë pasi këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Anita Bitri, vajza e saj si dhe e ëma humbën jetën në Staten Island si pasoj e helmimit nga monoksidi i karbonit. Kryebashkiaku Bloomberg u shpreh se ligji i ri do të zbatohet nga agjenci të ndryshme të qytetit. Zyrtarë të New York-ut do të përcaktojnë numrin dhe vendin e vendosjes së detektorëve që nevojiten në hotele dhe shkolla. Qyteti do të shpërndaj falas 60 000 detektorë përmes Departamentit të Zjarrfikësve te rezidentët të cilët nuk mund të përballojnë blerjen e detektorëve, të cilët kushtojnë rreth 20 dollarë. Këto detektorë u dhuruan nga First Alert, që njoftoi se do të vazhdonte çdo vit këtë program gjatë tre viteve të ardhëshme. Bloomberg u bëri thirrje të gjithëve atyre që mund të përballonin blerjen e detektorëve të oksidit të karbonit që t’i blinin menjëherë këto të fundit; detektorët zbulojnë praninë e oksidit të karbonit. “Llogjika e thjeshtë tregon se në këtë mënyrë ju mbroni jetën tuaj”, deklaroi Bloomberg. Ditën e martë, Anita Bitri, 36 vjeçe, këngëtarja e njohur nga Shqipëria, vajza e saj 8-vjeçare Sibora dhe e ëma e këngëtares Hazbije Bitri, 66 vjeçe, humbën jetën si pasoj e gazit helmues ndërkohë që po flinin në shtëpinë e tyre në Staten Island.

Marrë nga numri i djeshëm i Gazetёs “New York Times”

*******************************************************

Lamtumir Ëngjёll Anita!

Me dhimbje të madhe e përjetuan edhe kominiteti Lunxhot në Boston tragjedinë familjare të këngëtares Anita Bitri. Anita është e njohur në Komunitetin Lunxhot të Bostonit. Ajo ka qënë e pranishme në çdo festë e gëzim të tyre me grupin e saj muzikor. U nda nga ne një ëngjëll i muzikës shqiptare e i trevave te jugut. Një këngë e lënë përgjysëm………

*******************************************************

Lamtumir Anita!

Të martën më 26 tetor, në A. Azzara Funeral Home” në Staten Island, një javë pas tragjedisë, shqiptarët i kanë dhënë lamtumirën e fundit këngëtares

Anita Bitri, vajzës së saj Sibora dhe nënës Hazbije. Ishte një ndarje e përlotur, ku vëllai i Anitës, Arbeni priti ngushëllime nga komuniteti shqiptar dhe ai amerikanë. Një pjesëmarrje e jashtzakonshme e medias amerikane dhe pjesës më të madhe të artistëve shqiptar që jetojnë në Amerikë. Nga ora 2 pasdite deri në në orën 10 të darkës kanë vazhduar homazhet. Kanë ardhur edhe nxënësit e shkollës ku mësonte Sibora e vogël, të cilët kanë krijuar një situat tepër emocionale në Funeral Home duke u endur pranë arkivolit të tejdukshëm ku prehej përjetësisht Sibora. Qindra vetë kanë shkuar nga “A. Azzara Funeral Home” tek shtëpia ku ndodhi tragjedia. Qindra qirinjë, tufa me lule, kukulla për Siborën e vogël. Nga shtëpia vargu i gjatë i komunitetit shqiptar shkonte sërish në Funeral Home. Në mbyllje të ceremonis mortore, muzikanti Vait Hajdari, ka ngushëlluar në emër të artistëve dhe ka falenderuar pjesmarrësit që në këto 8 ditë nuk i kanë lënë të vetmuara tri jetët e shuara.

E SHTUNA E PËRLOTUR

E shtuna, 23 tetorit, ishte një ditë dënesash dhe lotësh në sallën e lutjeve të First Evangelical Free Church në Brooklyn New York. Përreth kishës, aq shumë vizitorë, me fytyra të përvajshme, ndoshta nuk ishin parë ndonjëherë. Shumë kamera televizive dhe dhjetëra gazetarë e fotoreporterë të gazetave njujorkeze përcollën ngjarjen. Në sfond portreti i këngëtares së njohur, ku rrezaton një buzëqeshje e përjetshme; dhe një buqetë lulesh. Salla është mbushur plot e për plotë sa që shumë janë detyruar të ngjiten në lozhë, por ka shumë që qëndrojnë në këmbë. Ndërsa një këngë e përzishme kurbeti na kujton se të huaj jemi në këtë vend. Kënga të rëngjeth shtatin. Dënesa, psherëtima, përzjehen me ritmin e këngës. Shoh në një cep mikun tim të ngushtë, shkrimtarin Ramiz Gjini, dhe shkoj për ta takuar. Kishim kohë pa u parë. Ra ky mort dhe u pamë, do të shkruante prijësi i letrave shqipe. Por as unë, as Ramizi nuk arrijmë të shqiptojmë fjalëpërshëndetëse; një ngërç dhimbjeje na ka grabitur fjalët. Unë shoh lotët e mikut tim, vargu i këngës labe, përshtatur me këtë atmosfer të përzishme, sërish më trondit. Edhe burri qan si grua! E pra s`është turp të qashë; është dhimbja njerëzore për tri jetët e shuara, por është dhe qënia emigrant në dhe të huaj që na trondit shpirtrat e vrarë. Ramizi diçka më thotë, por unë dëgjoj vetëm një shkulmë ofshame; patjetër po mundohet të shpreh diçka për dhimbjen që ndjente, diçka për jetët e shuara, por ç`rëndësi kanë fjalët, kur sytë po shfryjnë dhimbjen e pa zbutur nga lotët? Kadri Brogi me të cilin kisha udhëtuar nga Bronxi në Brooklyn ishte tërësisht i mpirë. Qemal Zylo; organizatori kryesor i kësaj përshpirtje, padyshim që nuk arrin ta marrë veten pas një përkushtimi shumë ditorë së bashku me të shoqen, Kozeta Zylo. Nuk është kjo e para sipërmarrje bamirësie në raste të tilla që ata organizojnë!

Dhimbja që nuk tretet nga lotët!!!!!

Kush e shpiku kurbetin? Ah, ç`gjëm që na ka dhuruar! Ajo kënga labe për kurbetin na e bëri shpirtin ujë! Frederik Ndoci e ka të vështirë që të përballoj dhimbjen, por ai arrin që ta drejtoj mrekullisht koncertin duke e lënë të lirë shpirtin e tij, të qajë, të qeshë dhe të këndoj njëherazi, të nxisë sallën për duartrokitje! Vetëm artistët janë të aftë për t`i dhuruar njëkosishtë të gjitha këto emocione; do të thoshte më pas, në fjalën e tij ngushëlluese, regjisori dhe shkrimtari Pëllumb Kulla, i cili do ta përcillte ngushëllimin në emër të familjes së madhe të artistëve edhe me një dridhje të lehtë zëri! Ambasadori shqiptar pranë Kombeve të Bashkuara, z.Agim Nesho, që ka ardhur së bashku me z. Lublin Dilja, ngushëlloj në emër të shtetit shqiptar. Sot, tha ai, kemi ardhur këtu të përcjellim dhimbshëm shuarjen e një familje. Po përcjellim artisten e shquar Anita Bitri, vajzën e saj të vogël, Siborën dhe nënën Hazbije. Ikja tragjike, tha ai, ishte humbje jo vetëm për komunitetin shqiptar këtu, por për të gjithë shqiptarët, kudo ku jetojnë;                                        në Vlorë, në Prishtinë, në Tetovë apo në Ulqin! Anita i përkiste atij brezi të talentuar të artistëve si Agim Krajka, Frederik Ndoci, Merita Halili e të tjerë…që i dhanë emër kulturës shqiptare!

Si të lashë e më s`të pashë! Homazh për Anitën

Artistët shqiptarë, ata që e kanë qarë me lotë prej ditës së martë artisten kolege, kur mësuan lajmin e zi, sot kanë pushtuar skenën e sallës së madhe të

lutjeve. Të veshur me të zeza, me sy të skuqur nga lotët e dhimbja, me zërat e dridhur, me intimitetin e kujtimeve për këngëtaren që s`jeton më, ata na e ringjallën edhe njëherë Antia Bitrin! Si për të kujtuar shtegtimet e hershme të shqiptarëve shekuj të shkuar, realizuesit e koncertit përcjellës, kishin menduar që përshpirtjen me emrin e Anitës ta bënin me këngën “Moj e bukura More”! Vargje malli që të përzjer me dhimbjen e zisë, krijojnë një mjedis dridhërues! Kënga që e patë kënduar shpesh nëpër koncerte Anita, kalon zë më zë:

Si të lashë e më s`të pashë,
Si të lashë, si të lashë,
Siç të gjeta nuk të pashë!
Atje kam lënë unë Zotin At,
Atje kam unë zonjën mëmë,
Atje kam dhe detin vëlla,
Gjithë mbuluar
Të gjithë mbuluar
Të gjithë mbuluar nën dhe
Ah, e bukura More!

Frederiku kalon nga njëri artist tek tjetri me mikrofonin në dorë, dhe secili prej tyre shqiptonte vargjet:

Si të lashë e më s`të pashë!.
Si të lashë; si të lashë!

Merita Halili, Justina Aliaj, Haxhi Maqellara, Gëzim Çela, Erion Mustafaraj, Aida Ndoci, Artan Kushi, Edmond Xhani, Zana Thaçi, Arenc Leka, instrumentistët! E gjithë salla përcjell këngën e dhimbshme së bashku me artistët. Kush di ta lexoj shpirtin e artistit, e ka kuptuar në ato çaste sa dhimbje përcillnin ata zëra që sa s`plasnin nga dhimbja! Salla nuk ndjehet, ndërsa artistët këndojnë dhimbshëm për shpirtin e artistes që nuk jeton më! Kur krijohejpauza e ndërrimit tëmikrofonit, dëgjohej korri i dënesave të sallës. Hedh sytë dhe shoh dr. Anna Kohen që përlotet, Shqipe Biba, Kozeta, Flora Selfo më tej, shumë vajza e gra që nuk ua di emrat, por ua lexoj dhimbjen në sytë e skuqur dhe buzët e dridhura!

Merita dhe Aurela qajnë me këngë, Raifi ofshan në”Vetmi”

Merita Halili ka zgjedhur një këngë vaji nga Shqipëria e mesme për ta qarëshoqen e saj artiste! Vargjet ta këpusin shpirtin:

Qani shoqe, mos më lini vetëm, oh!

Qani për motrat, motrat fatzeza, oh!

Qani shoqe mos më lini vetëm-oh!

Qanë vëllai për motrën-o

Qaje-qaje vëlla nënën-o

Motrën dhe mbesën-o

Qaje-qaje, mos push-o

Qani shoqe mos më lini vetëm-o

Posi ëngjëj duken motrat-o!!.

Zëri i përvajshëm dhe i dridhur i Meritës, të shpon gjoksin nga dhimbja, është një këngë e përvajshme, tipike që këndohet në vaj në Shqipërinë e Mesme! Merita, kur i telefonova të dielën, më tregoi se kjo këngë është interpretuar nga grupi folklorik i Elbasanit në Festivalin Kombëtar Folklorik në vitin 2000, ndërsa vargjet ajo i ka përshtatur për artisten Anita Bitri, me të cilën ka një njohje dhe bashkëpunim të gjatë. Nuk e di se ku e gjen forcën Merita të përballoj një jetë kaq të mbingarkuar: Sapo u kthye nga Festivali Kombëtar i Gjirokastrës, sëbashku me Raifin, përfaqësuan Shqipërinë në një festival Botëror në Texas, tani sërish e palodhur në aktivitet e tjera të komunitetit! Erion Mustafaraj ka zgjedhur vargje nga Dritëro Agolli për të shprehur atmosferën e përzishme të rënduar nga dhimbja. Mjeshtri i fizarmonikës Raif Hyseni e ka bërë të vajtoj sallën tek ka luajtur mjeshtrisht pjesën instrumentale “Vetmia”. Fizarmonika e mjeshtrit ofshan me një zhurmë drithëruese, pastaj rënkon thellë më pas sërish me gulçe shpërthen dhimbjen. Gulçimi është i trefishtë, aq sa ishin edhe ato; tre gulçime tëdhimbshme që të drithërojnë, nga një gulçimë për secilën nga shpirtrat për të cilat po luten kaq shumë shqiptarë e amerikanë në këtë kishë, që u ka hapur dyert shumë herë shqiptarëve që kanë patur fatkeqësi! Kur i them Raifit; si do ta shprehje me fjalë atë që shpreh në tastierën e instrumentit? Është e vështirë të gjej fjalët, ndaj përdora notat – thotë Raifi. Aurela Gaçe tha se do ta qante shoqen, vlonjaten e saj, Anitën, me ligje, siç qajnë nga anët tyre, nga Vlora. Shpesh fjalët e saj ndërpriten nga një Oooohhh e zgjatur. Kujton njohjen meAnitën; kujton magjinë e saj, kur dilte në skenën e pallatit                                 të sportit të Vlorës, kur Anita, me këngën e saj, ngrinte në këmbë vlonjatët. Mediton Aurela: Thosha me vete: Lum kjo që i bën të gëzuar gjithë këta njerëz! Dikur, kur isha ende e panjohur, ajo më zgjodhi ta shoqëroja në një koncert të përbashkët. U ndjeva e lumtur që më zgjodhi mua.

Duke dëgjuar këngët e Anitës!

Zëri i Anitës shpërndahet në sallën e madhe. Na u duk se ajo ishte sërish mes nesh duke kënduar! “Mos u nxito, mos u gabo”. Diku projektohet dhe portreti i saj në skenë; të duket se nuk ka ikur! Salla duartroket, thërret, për një çast, ndoshta shumë të shkurtër, harrojmë se jemi në një koncert të përmortshëm, harrojmë se jemi në një takim mortor, dhe duartokasim! Artistët prandaj janë të veçantë; ata i përcjellin ndryshe si gëzimet ashtu edhe hidhërimet! Dikush më thotë se nuk duartokitet në mort; dikush tjetër: Po pse duartrokitet në kishë? Po jemi mes artistëve pra, dhe artistja që s`jeton më vetëm kështu mund të ringjallet! Shoh vëllanë e Anitës, Arbenin. Sytë i mban të mbyllur për një çast dhe dëgjon këngët e Anitës. Ndoshta kështu do të ruaj himazhin për motrën, të gjallë; mbesën e dashur, ashtu siç e pat përfytëruar, nënën e dashur-mall të pashuar. Nuk e di pse për një çast m`u duk ky Arben Bitri si Kostandini i legjendës shqiptare; m`u duk tamam si ai, që erdhi se di sa male kaptuar, për të marrë të motrën! Veçse, ndryshe nga legjenda, i vdekuri nuk është Kostandini, por ajo, motërlegjend! Në vend të kalit të magjishëm, ku shkon i vdekuri me të gjallë; ata do të udhëtojnë me avion dhe do të kapërcejnë male, oqeanin, dete, lumenj, dhe atje nuk do t`i presë nëna e gjorë, se ajo është mes të vdekurve që fluturon së bashku me ëngjëllin e vogël Siborën!..Por do t`i presë Vlora, do t`i presë Shqipëria. S`janë as të parët as të fundit emigrantë që kthehen në arkivole! Ç`fat për kombin tonë të mërguar!

Mami, mami, ku je ti?

Aida Ndoci tek pyet veten se kur e ka takuar për here të fundit Anitën nuk  e ka të vështirë ta jape përgjigjen po vetë; e takova dikur aty nga korriku. I shkova në shtëpi për të marrë një fotografi për koncertin që do të jepnim. Më priti siç dinte të priste ajo. Më foli edhe për CD që po përgatiste, kishte dhe një këngë me vajzën e saj, Siborën. “Për ty Sibora sot do të këndoj një këngë”, – më tha Anita, dhe Sibora mes një ndjenje fëmijërore, ku përzihej ndrojtja me dëshirën, nisi të këndonte para meje; ia doli mbanë që ta këndonte bukur këngën së bashku me mëmën e saj! Dhe pas fjalës së Aidës, në sallë shpërndahen nga CD-ja tingujt muzikorë e më pas fjalët e këngës që ka mbetur pas, kënga që është inçizuar dhe do të jetë pjesë e diskut të ri. Këndojnë mëmë e bijë! Mëma përcjell këngën dhe e bija shpreh dashurinë. Dikur zëri i Siborës endet mes nesh. Zëri i saj ta këput shpirtin: Mami, mami, Ku je? – thonë vargjet e këngës, që të japin një himazh haluçinativ, kur mendon ikjen e papritur të vajzës së vogël, e cila duket sikur kërkon në gjumë nënën Anitë: Mami, ku je? Shqipe Malushi, në mesazhin e saj të dhimbshëm, përcjellës në gjuhën angleze, e bëri sërish sallën të dënesej e të lotonte, paçka se dhe vetë i rrodhën sytëpa pushim! Elmira Muja, do të kujtonte Anitën në marrëdhëniet shpirtërore me “Motrat Qiriazi”, Shqipe Biba, me fjalë shpirti do ta sillte portretin e këngëtares në aktivitetet në ndihmë të Kosovës. Kozeta Zylo, me fjalë të përzgjedhura, ku lundronte ndjenja, shpirti dhe poezia, nderoi këngëtaren e paharruar. Edhe Zana Thaçi si dhe fëmijë të tjerë do t`i shprehnin ndjenjat e pastërta fëminore përmes këngëve. Kënga e tyre ishte mesazh për Siborën e vogël-ëngjëllin që u shkëput aq shpejt nga toka drejt qiellit! Grupi i fëmijëve përcjell këngë zemre! Në kujtim të Siborës së vogël! Demir Zena, Remi, Kino, Gëzim Çela, sa kanë për të thënë sot? Të gjithë kërkojnë të flasin, të këndojnë për shpirtin e saj! Justina Aliaj, nuk arriti të këndoj dy herë që iu afrua mikrofoni: – “Nëqoftëse askush nuk do të këndonte sonte në këtë mort, unë do të këndoja në kujtim të Anitës, por duke qënë se thuajse të gjithë kënduan, unë po kam dëshirë me ba atë që kam në shpirt; vetëm me folë”, tha Justina! Dhe pastaj vazhdoj,- Ashtë e pabesueshme tre vetë, tre shpirtëra me ikë në të njëjtën kohë; tre breza ikën njëherësh, por ja që nuk e kemi në dorë! Jemi të përkohshëm në këtë botë! Mos t`raftë me harru, themi ne në Shkodër!  I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre! Dila Gecaj, tregoi se si u njoh me Anitën,dhe thotë se ka qenë me fat që e ka njohur atë. Dhe më pas një këngë për shpirtin që iku! Artisti Xhevat Limani do të përcillte telegramin e ngushëllimit nga Ministri i Kulturës së Kosovës, Brajshori, ndërsa mjeku Namik Shehu ngushëlloi në emër të akademisë shqiptaro-amerikane të shkencave! Më pas mikrofoni do të endej nëpër sallë dhe ata që kishin zemër të fortё flisnin rreth jetës së këngëtares!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Nga Dalip Greca, 27 tetor 2004.

*******************************

Merita Halili – Këngëtare

Ishte shumë e vështirë për mua dhe kolegët e tjerë të këndoja tek shoqja, mikja dhe kolegia ime e ndjera Anita Bitri. Ne artistët e komunitetit vendosëm të përcillnim me nderimin më të madh këtë artiste, së bashku me nënën dhe vajzën e saj. Të gjithë duhet të bënin atë që bëmë por unë zgjodha këngë nga folklori shqiptar specifike se si kanë vajtuar në shqipërinë e mesme në këto raste. E mora motivin dhe e përshtata me fjalë për atë dhimbje. Kuptohet ishte shumë e rëndë kjo tragjedi dhe ikja e saj për mua, duke qёnë se unë kam qenë shumë afër me Anitën dhe kam punuar shumë kohë me të.

*********************************

Portali shqiptar – Shqipëria.com   

Anita Bitri: Një nga zërat më të mirë të skenës shqiptare, Anita Bitri, tashmë nuk jeton më. Një fund tragjik që i mori jetën jo vetëm asaj por edhe vajzës 7-vjeçare dhe nënës së këngëtares. “S’ka formulë në dashuri”, “Lulet e majit i çel në janar”, “Dashuria e parë”, “Mos u nxito, mos u gabo” e shumë të tjera janë hite dhe këngë të pavdekshme, të cilat këndohen e dëgjohen ende sot.Jeta e saj u pre tragjikisht nga asfiksimi prej monoksidit të karbonit në moshën 36-vjeçare.  Para se të ikte nga kjo botë Anita kishte regjistruar një album të ri me titull “Çdo gjë është e mundur” dhe kishte në plan të bënte një turne në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni për ta promovuar atë. Ajo po punonte edhe për një album në anglisht. Madje këngëtarja kishte regjistruar edhe një këngë me vajzën e saj të vogël. Humbja e artistes trishtoi një publik të tërë, shumë prej të cilëve derdhën lot për fikjen e një ylli të skenës sonë, si Anita Bitri.                                                            Një artiste e madhe, e cila nuk mundi të gëzojë një jetë siç do ta  kishte merituar, me dashuri dhe duartrokitje të dala nga shpirti.

*********************************

Zemra nuk na e do dhe goja nuk na e thotë. Askush s’po e beson. Kushdo që po e dëgjon po mbetet i shokuar. Kjo tragjedi ka shokuar të gjithë shqiptarët anembanë, sidomos shqiptarët e Amerikës, ku Anita Bitri ishte përherë e pranishme me zërin e saj të ëmbël në gëzimet e tyre. Nuk ka mbetur sy shqiptari këtu në Amerikë pa u lotuar. Nuk ka mbetur zemër shqiptari këtu në Amerikë pa e ndjerë dhimbjen e madhe për këtë humbje tragjike. Shqiptarët këtu,  jo vetëm që po e ndjejnë dhimbjen e madhe, por edhe po presin ngushëllimet për humbjen e bashkëatdhetarëve dhe artistes së tyre. Menjëherë sapo kanalete shumta televizive njoftuan për këtë tragjedi, duke e shoqëruar edhe me pamje ku Anita këndonte nëpër koncerte të ndryshme, komshinjtë amerikanë nuk munguan të trokisnin në apartamentet e shqiptarëve, duke shprehur edhe ata dhimbjen e tyre për këtë humbje. Anita Bitri iku tani kur nuk duhet të ikte, tani kur komuniteti shqiptar i Amerikës kishte më tepër nevojë për të dëgjuar zërin e saj të ëmbël, tani kur Anita ishte formuar plotësishtë si këngëtare profesioniste, duke lënë pas albumet e saja të suksesshme me këngë të bukura si dhe albumin e saj të fundit ende të pa përfunduar. Të gjithë ne të pranishëmit në ato ditë dhimbjeje u mblodhëm për ti dhënë lamtumirën e fundit bashkë atdhetareve tona, për të ndarë dhimbjen me njeri- tjetrin. Heshtje, hutim, dhimbje, lotë, lule të freskëta shumëngjyrëshe, qirinj të ndezur… I kujtoj ato ditë të dhimbëshme kur të gjithë së bashku ne, Komuniteti Shqiptar i Amerikës u mblodhëm në First Evangelical Free Church në Brooklyn’s Sunset Park. Lot, lot dhe vetëm lot. Dhimbja e madhe kishte hyrë thellë shpirtit tonë. Në sallën e kishës ishim të gjithë ne së bashku dhe sytë i kishim atje, tek ai ekran i madh ku na kishte “mbledhur” Anita dhe këndonte këngët e saj e mes dhimbjes që na kishte pushtuar, na përshëndeste si për të mos e besuar atë tragjedie të madhe që kishte ndodhur. Komuniteti Shqiptar ato ditë ishte më i bashkuar se kurrë ndonjëherë. Erdhën jo vetëm nga New Yorku, por edhe nga shtete të tjera të Amerikës. Në krye të atyre njerëzve të ardhur “peshën” kryesore e mbajtën artistët shqiptarë. Kozeta dhe Qemal Zylo, Frederik Ndoci, Edmond Xhani, Vait Hajdari, Justina Aliaj, Raif Hyseni, Merita Halili, Remi, Maksim Vathi, Edmond Kushi e shumë e shumë të tjerë, ishin këta që organizuan ceremonin përkujtimore në Kishën e Parë Evangjelike të Bruklinit.

E ndërsa në Kishë përjetohej dhimbja, jashtë, atje te shtëpia e saj në Staten Island ishte e rrethuar me lule dhe qirinj të ndezur. Njerëz të tjerë kokëulur dhe me lot nё sy rrinin në heshtje….. Artisti i mirënjohur i skenës Frederik Ndoci me gjithë dhimbjen e madhe që ndjente, gjeti forca të mbante edhe një peshë tjetër, drejtimin e gjithë programit në mënyrë profesionale. O Zot, çfarë shpirti kanë artistët…Një artisti tjetër kitaristit të mirënjohur të skenës së festivaleve Edmond Xhani do t’i dridheshin duart nga dhimbja dhe lotët nuk do përmbaheshin dot së rrëni, kur lexoi lamtumirën e fundit për artisten, nënës dhe bijës së saj. Nuk gjen dot fjalë të përshkruash ato çaste dhe ditë të dhimbëshme. Raif Hyseni me gishta e tij do ta bënte fizarmonikën të qante, duke nxjerrë një zë grykor dhimbjeje. E njëjta skenë dhimbjeje dhe lotë ishin edhe dita e përcjelljes së trupave për në Atdhe. Përsëri komuniteti ynë i mrekullueshëm dhe i dashur u gjend pranë. Dhe artistët përsëri, të rreshtuar në radhë ishin “njerëzit më të afërt” që prisnin ngushëllimet, duke shtrënguar në heshtje duart me bashkëatdhetarët e tyre. Edhe përfaqësuesit e shtetit shqiptar në Amerikë, zotërinjtë Agim Nesho dhe Lublin Dilja u gjendën pranë komunitetit në ato ditë të vështira dhimbjeje. Këngët dhe arti që ajo krijoi janë i vetmi kujtim që Anita na ka lënë për ta patur përherë të pranishme…

Nga Pandeli Simsia – New York, USA

*********************************

  • 1
    2
    3
  • 4
    5
    6
  • 7
    8
    9
  • 10
    11
    12