Picture
Picture

MALLI

Nga syri, pikon një lot
Është i nxehtë përvëlon
Nga buza, një plagë rënkon
Puthjen tënde e kërkon

Ho- ho- ho sytë e mi vajtojnë
Rri e mbyllur o në kët’ botë
Ah, kjo jetë e shkretë o pa gëzim
     Pa dashuri, pa dashuri

E di se ti ku je, e di se ti ku pret,
E di se ti më thërret
E ndjej se ti më do, e ndjej se më kërkon
Emigrim unë të mallkoj

Një ditë do të kërkoj, unë ty të takoj
Dhe me thinja do t’shijoj
Je mall në shpirtin tim, je këngë në zërin tim
Emigrim, unë të mallkoj

I them diellit- mos më ngroh
I them hënës- mos ndriço
I them detit- mos valëzo
I them shpirtit- ti këndo


MOS U NXITO, MOS U GABO

Në tren përballë u njoha me një djalë,
Shkëmbyem çiltër unë me të disa fjalë,
Po kur u ndamë të dy në stacion,
Ai dorën mua fort seç ma shtrëngon

S’kaluan shumë, vetëm disa ditë,
S’kujtoj as emrin, i harrova dhe sytë,
Në rrugë befas djali më takon,
Si për çudi, më thotë se më dashuron
      Ç’është kjo dashuri!

Mos u nxito, mos u gabo
Ti zemrën time mos e kërko
Mos u zemro, unë ty s’të mbaj mëri
Por do të flas përherë me çiltërsi

Kur njeh një vajzë, që ngrohtë ty të flet
Të buzëqesh, të respekton,
Nuk është e thënë se ajo të dashuron

Të lutem djalë, mos më keqkupto
S’jam mëndjelehtë, këtë ti mos e harro
Mirësjelljen ruaj unë me çdo njeri
Si djalë a vajzë, të rritur dhe fëmijë

Nëse diku të shoh unë përsëri,
Çdo iluzion nga mendja hiqe ti,
Sepse mirësjellja s’është dashuri,
Le ta mësojë, ai që nuk e di
                  Ai që nuk e di

Mos u nxito, mos u gabo                   
Ti zemrën time, mos e kërko.


PËR TY ËNDËRROJ

Ti je shumë larg meje, të lash unë në vetmi
Mos mendo se zemra, pa ty më ka gëzim
Këtu jam pa ty, një trup unë e pashpirt
Dhimbja është e madhe, atë e di dhe ti

Deti është i kaltër, atë shumë mirë e di
Puthja është e ëmbël, atë ma fale ti
Ndarja është e hidhur, oh sa pa kuptim

Ditët po kalojnë, unë ty nuk po të shoh
Zemra po rënkon, zemrën tënde kërkon
Kujtimet vazhdojnë, për ty unë ëndërroj

Kur të shoh në ëndërr, ti shpirtin ma ngacmon
Kur të shoh kur ecën, unë një ëngjëll shoh
Kur të shoh kur flet, gjithë botën ma dhuron
Jam një skllave e jotja, unë nuk dua askënd

Kam një mall të madh atë kush nuk ma di
Vetëm ëndërroj, kur ishim bashkë të dy
Ecnim nëpër natë, unë edhe ti
Të ngacmoja unë, sa bukur qeshje ti

Rri mendoj e vetme, pse të na ndodhë kështu
Mijra kilometra na ndajnë ne të dy
Ty që shumë të desha, të lash unë në vetmi
Mërgim je mallkim, mallkim në shpirtin tim.


ABRA – KADABRA

Abra – Kadabra
Abra – Kadabra
Abra – Kadabra uah…

Më thuaj letrat vallë kush ti lexon
Kush të tregon i dashur fatin se ç’thotë
Në yje, qiellin cili vallë ta shikon
E cili ty të mbush, me shpresa aq kot

Se kur më mbyllesh në ndonjë kafene
Dhe nuk e di i dashur se unë të pres
Ti dashurinë para syve e ke
Dhe pret ta thotë, ty filxhani i kafesë

Pse kërkon, sonte pse kërkon ta dish
Ç’do të ndodh nesër, fati nuk ta thotë
Nëse ti pret, që nesër të më vish
Eja, eja, ti sot
                      Eja, eja, ti sot.


DASHURIA E PARË

Dashurinë e parë, kush nuk e provoj
Dhimbjen që la pas, kush nuk e këndoj,
                                         e këndoj
Ku shkuan fjalët, që m’i thoshe me aq zjarr
Ku shkuan lulet, që m’i sillje plot me vesë
                                      plot me vesë
Ku fluturoi dashuria jonë e parë
Ku shkoi motivi, që më zgjonte çdo mëngjes,
                                   Vallë ku shkoi

Një këngë e vetme, jo nuk është rinia
Por veç një dhimbje kam dhe do ta them
Se një prej këngëve është dhe dashuria
Dhe kënga ka një strof, por ka dhe një refren

Jo nuk e besoj, ta kem të lehtë që ta mohoj
Kur dashurinë e parë, jo nuk e harroj
Mos më thuaj s’më kujton, asnjeri s’do ta besoj
Diku në ëndërr do të vij dhe të takoj

Dashurinë e parë, kush nuk e provoj
Dhimbjen që la pas, kush nuk e këndoj
E këndoj, e këndoj, e këndoj.


ZEMRA FAL

Nga kjo skenë, me sy të kërkoj
A do të vish, jo jo s’e di
Më lëndove pa të drejtë,
Por unë me ty, jo s’mbaj mëri

Ti mos dëgjo, kur të thonë nuk të do
Kur të thonë është artiste, e adhurojnë
                                      me mijëra sy
Ti më beso, zemra ty veç të do
Ajo rreh veç për ty dhe largon çdo xhelozi

Ja, ja ti vjen- ti vjen, ti vjen

Tek unë vështrojnë, vështrojnë plot sy
Të dua vetëm ty
Ja ja ti vjen- ti vjen, ti vjen
Unë këngën po filloj
Dhe zemra flet me këngë, se po të fal

Fal zemra, çdo rrahje ti dëgjoje
Kënga e saj, po po, dëgjoje
Ti dëgjoje, ajo për ty thurr vargje
Pra ti dëgjoje këngën e saj

Ja ja ti vjen- ti vjen ti vjen…


LULET E MAJIT

Një ditë të bukur maji, unë të takova
Dhe po rrije e fshehur në një lule
Lulet e majit për ty i ëndërrova
O lumturin në shpirt, veç ti ma prure

Por tani je vyshkur më s’ke erë
Lulet e tua për mua, s’kanë më vlerë
Nuk je ti lulja e bukur e ditës majit
Por je ti lulja ime e këngës së vajit

Më kujtohen vitet o kur rinia
Sa herë rrëmbehet ajo nga dashuria
Ishe e vogël atëhere vajza ime
S’mendoje tjetër veçse për ëndërrime

Por tani je vyshkur më s’ke erë
Lulet e tua për mua, s’kanë më vlerë
Po t’kujtoj me mall, moj lulja ime
O ndonëse je kaq larg kësaj zemrës sime.


S’KA FORMULË NË DASHURI

Sonte jam me ty
Dhe vallzojmë bashkë të dy
Sytë e mi diçka lexojnë
Oh, jo jo s’e besoj
Sonte ritmi kënga jonë
Dashurinë nuk po e zgjon
Dikë tjetër ti mendon, më harron

Ajo që di të dashurojë s’e ka të lehtë
                               Jo të harrojë
Se ka të lehtë këngën ta kthejë
                  Vështirë që të urrejë

Jo jo s’e di, as unë as ti
A të dyshoj a të besoj tek dashuria
A do të jem pranë teje nesër përsëri
Apo do ikësh, do më lësh pa dashuri

Se ka në jetë, me mijëra vetë
Që e kanë humbur dashurinë, që kanë fituar
Dhe lumturinë e kanë takuar përsëri
Por ja që s’ka asnjë formulë në dashuri.


DASHURIA S’NJEH SEKRET

Kishe vënë prapë tek adresa, veç gërmën e parë
Pas një gërme plot kuptim, pse fshihesh djalë
Më shohin mua shoqet, me dyshim
Ato s’të njohin, emrin nuk ta dinë

Dua që ta mbaj sekret, por mundohem kot
Lulet ngjyrën, yllit dritën, nuk ia fshehin dot
Lëndinë e pashkelur, dashuria e parë
Lulet e majit i çel në janar
                Dashuria e parë

Sa njerëz dashurojnë, s’e ruajnë dot sekretin
                Se s’mund ta fshehin detin
Ndaj dhe shoqet më ngacmojnë, ato s’të njohin
                Emrin nuk ta dinë
Përse të jesh ti akoma anonim

Vjen si agim i ndritur, ma zbukuron rininë
                 Si lulet në lëndinë
Sa me mall ty të kam pritur, ngjyra të reja
T’i shtojmë dashurisë
Me mijëra drita
 T’i ndezim lumturisë.