Përherë mes jush

Çfarë përmban në vetvete kjo D.V.D e re me vidioklipe?

D.V.D-ja e re “Përherë mes jush” është një ndërthurje origjinale e sukseseve të këngëve të Anitës në vite në vidioklipe. Duke i shkrirë natyrshëm njëra pas tjetrës, kohën, motivin dhe gjeografinë, kalohet nga triumfet e para skenike e deri në përsosmërinë artistike të viteve të fundit. Autorët kanë dalë jashtë çdo skeme dhe shablloni në këtë vepër arti, ku e shkuara, e tashmja dhe e ardhmja gjenden vetëm në një detaj: Anita. Gjithçka është në funksion të saj, sepse ajo e meriton. DVD-ja e re përmban në vetvete 11 vidioklipe të Anitës duke interpretuar këngë të ndryshme të muzikës së lehtë shqiptare, ku autorët janë përpjekur të mahnisin publikun me disa nga perlat e repertorit të Anitës, edhe pse seleksionimi i këngëve më të bukura të saj, ka qenë me të vërtetë shumë i vështirë. Të zgjedhësh mes të zgjedhurave, është një privilegj të cilin autorët nuk kanë dashur që ta kenë, megjithatë kufijtë artistikë për një vepër të caktuar i kanë imponuar për një gjë të tillë.

Është për t’u theksuar se të gjitha këngët, të pranishme ose jo në këtë videoklip, kanë të veçantën dhe bukurinë e tyre. Tematika e kësaj D.V.D –je është sae larmishme aq e dhe paradoksale, jeta në të gjithë këndvështrimet dhe aspektet, ashtu siç ishte vetë arti dhe muzika që Anita krijoi. Vlejnë për t`u përmendur vidioklipet “Na jep bekimin”, “Era përcjell fjalën të dua”, “Malli”, “Mos u nxito, mos u gabo”, etj. Regjisori i kësaj DVD Xhevat Limani do të shprehej rreth kësaj vepre arti: “Gjithçka e bëra për artin shqiptar dhe për bijën e këtij arti, Anitën. Këngën dhe zërin e saj e kam adhuruar që kur e kam dëgjuar për herë të parë, ndaj le të jetë ky një kontributi im sado i vogël në përjetësimin e veprës së kësaj artisteje të madhe shqiptare”.

*******************************************

New York – Shqiptarët e Amerikës kujtojnë këngëtaren e mirënjohur shqiptare
Anita Bitri me një “Mbrëmje Përkujtimore”

Përjetësimi i Anita Bitrit së fundi në vidioclipe. Shtëpia Diskografike “Audio Dynamix”, ka marrë përsipër që të organizoj një takim mes këngëtares së madhe dhe fansave të saj. Nëpërmjet një DVD-je të re, të gjithë njerëzit që me të vërtetë kanë shije për muzikë, mund të plotësojnë boshllëqet artistike, duke ndjekur për një orë rresht atë ç`farë është e plotë dhe perfekte: Anita Bitrin. Ndërkohë që dikush mund të numëroj muajt që nga koha kur ajo u largua së bashku me nënën dhe vajzën, Sibora, kjo DVD është prova e pare që tregon një fakt të pakundërshtueshëm; Anita Bitri gjithmonë do të rikthehet dhe mënyra se si, nuk ka rëndësi. Për më tepër, këtë e përforcon edhe titulli i kësaj vepre artistike “Përherë mes jush”, ku në rast se admiruesit do të kenë shansin që ta kenë në duar, do të harrojnë se çfarë do të thotë fjala tragjedi. Zëri hyjnor, shikimi i thellë dhe plot mistere, tingujt e gjetur, sfondi tërheqës dhe plot elementë të tjerë të papërsëritshëm, mund të çojnë deri aty, sa fansat të japin një parrullë për gjithë publikun: “WANTED, Anita Bitri”.Sigurisht, duke qenë se nuk do të ketë shpjegim tjetër për gjithë këto surpriza në DVD, gjithkush do të mendoj se kjo është një “vepër e Zotit”. Megjithatë, ky mendim nuk është krejt i pabazë. Anita Bitrit talentin ia fali Perëndia, ndërsa akti i parë i përjetësimit të saj vjen nëpërmjet një rrjeti të gjerë bashkëpunëtorësh dhe njëkohësisht adhuruesish të muzikës hyjnore. Kësaj kategorie i përkasin dy artistët me famë dhe seriozitet të diasporës, regjisori Xhevat Limani dhe kameramani Ilir Kasneci. Prej disa muajsh ata kanë dhënë maksimumin nga vetja për ta fiksuar të pavdekshme Anita Bitrin, qëllim ky, i cili u arrit me një sukses të plotë. Mënyra se si janë bërë xhirimet, radha e montimit të tyre dhe koordinimi me tekstin e këngës, nuk tregojnë thjesht një punë profesionale, por një mjeshtëri. Firma e Fadil Berishës mbi fotografitë e Anita Bitrit i kanë dhënë “ok”-in triumfit të DVD-së së re. UPS! Këtu mungojnë ende shumë emra…Do të dyshohej për një vepër të plotë artistike, nëse publiku nuk do të merrte vesh bashkëpunimin më të madh të “kokave” të muzikës shqiptare. Kompozitorët Flamur Shehu,  Vladimir Kotani, Jorgo Papingji, Artur Dhamo, poeti Jorgo Papingji, si edhe notat e veçanta të Edi Xhanit apo Florent Boshnjakut, kanë bërë që pop-stari Shqiptar të dalё ashtu siç është, madhështore në të gjitha kuptimet! Ata që e duan Anita Bitrin dhe muzikën e saj janë të shumtё. Kjo është edhe arsyeja pse poetit Ylli Molla nuk u lodh kurrë së ndihmuari në mbledhjen e materialeve për këngëtaren unike. Është po e njëjta arsye që gazetarja dhe shkrimtarja Elisabeta Ilnica sa më shumë flet për Anita Bitrin, aq më tepër i shtohet dëshira për të zbuluar misteret e saj. Dhe, kur vjen fjala për mistere, disa prej tyre kanë dalë në dritë falë arkivit të Radio-Televizionit Shqiptar, i cili nuk ngurroi për asnjë moment që të vërë gjithçka duhej në dispozicion për kompletimin e figurës artistike të Anitës. Ndërsa Tefta Radi nëpërmjet zërit të saj të veçantë ka bërë të mundur që publiku të fiksoj jetën dhe veprimtarinë e këngëtares nga bregdeti magjik. Sigurisht, “ëmbëlsira për në fund”. Kjo shprehje vlen për ndihmën ekskluzive të Adem Belliut dhe Luan Nanaj fjalët e tjera për ta, do të ishin të tepërta.

*******************************************

Jeta dhe vepra e këngëtares shqiptare Anita Bitri po kompletohet përherë e më shumë me element të rinjë. Në këtë kuadër me rastin 9 mujorit të ikjes së tyre në parajsё përfundoi dhe u fut në shumëfishim D.V.D. e re e Anita Bitrit me titull ”Përherë mes jush”,ku riprodhimi i është besuar shtëpis diskografike shumë të njofur në New Jersey “Audio dinamix”, ku nëpërmjet ekranit për të gjithë fansat dhe admiratorët e Anitës dhe të muzikës që ajo përfaqsoi do të  takoheni me Anitën dhe të jetoni 1 orë të këndshme nën tingujt e zërit të  saj melodioz,nën shikimin e saj plotë dritë dhe hare,do të manhiteni nga bukuri dhe madhështia  që Zoti ja kishte falur kësaj këngëtare dhe për një moment do të harroni tragjedinё dhe do ta kërkoni përsëri në rrugët e New Yorkut,Tiranës apo të Vlorës. Në këtë D.V.D. nëpërmjet vidioklipeve më të spikatura dhe një regjie të përsour kanë dalë më në dritë vlerat artistike të këngëtares Anita Bitri.Kjo D.V.D është frut i punës plot fantazi dhe profesionalitet i artistëve me famë të Diasprës. Do të gjeni firmën e regjisë të artistit Xhevat Limani,ndërsa xhirimet në pjesën më të madhe janë të kameramanit Ilir Kasneci, i cili bëri të mundur dhe montazhin e të gjithë vidioclipeve,ku nëpërmjet një pune profesionale dhe me kualitet u arrit një përsosmëri në pamjet filmike.Fotografit e të madhit  Fadil Berisha do ta zbukuronin akoma më shumë këtë D.V.D dhe do bënin të mundur daljen në dritë të një vepre arti që besojë dhe kam bindjen do të mirëpritet dhe do të pëlqehet nga publiku Shqiptar.Në këtë D.V.D. është bërë një gërshetim shumë i harmonishëm i suksesve dhe këngëve të Anitës në vite,duke bërë një shtrirje në kohë dhe në hapsirë të repertorit të kësaj këngëtareje,ku kalohet nga sukseset e para skenike dhe vazhdohet me përsosmërin artistike të kohëve të fundit,por autorët kanë dal jashtë çdo skeme dhe shablloni në këtë vepër arti, këtu do të gjeni artin e vërtet të Anitës,që kërkonte përsosmërin në  çdo detaj.Ashtu siç ishte dhe lindja e Anitës ,si një dhurat e Zotit për Artin Shqiptar dhe hyrja e D.V.D. është një gërshetim i bukur ndërmjet qiellit,detit,kaltërsisё,Anitës dhe të shenjtës Nënë Tereza, ku autorët nëpërmjet kësaj ndërthurje duan të japin botën shumë të pastër të saj,patriotzmin dhe besimin tek Zoti.Ku zëri magjepës i Tefta Radit e bën më të plotë këtë ide.D.V.D përmban në vetvete 11 këngë të muzikës së lehët shqiptare,ku autorët janë përpjekur t`ju manhisin me disa nga perlat e repertorit të Anitës,tju themi të drejtën ka qënë shumë e vështirë seleksionimi i këngëve më të bukura të Saj, sepse gati të gjitha këngët që Anita këndoi kanë të veçantën dhe bukurin e tyre artistike.Tematika e kësaj D.V.D. është sa e larmishme dhe paradoksale,kapet jeta në të gjithë këndvështrimet dhe aspektet,ashtu siç ishte dhe vetë arti dhe muzika që Anita krijoi.Vlen për të përmendur vidioclipet “Na jep bekimin”, ”Era përcjell fjalën të dua”,”Malli”,“Mos u nxito ,mos u gabo”etj.Të gjitha vidioclipet e kësaj D.V.D. kanë të veçantën dhe bukurin e tyre,si nga mënyra e interpretimit, si nga muzika dhe ndërtimi i tyre artistik.Këtu do të gjeni bashkpunimin e “Kokave” të muzikës Shqiptare si të kompozitorëve Flamur Shehu,Vladimir Kotani,Artur Dhamo apo të poetëve Jorgo Papingji, i të paharruarit Alqi Boshnjaku si dhe muzikën e Edi Xhanit apo notat plot jetë të  Florent Boshnjakut,të cilat të kompletuara nga zëri hyjnor i Anitës i japin  madhështin kësaj  D.V.D.Violina dhe zëri i Anitës nën ritmin e bukur të një kënge Arbëreshe do të bëj dhe mbylljen e kësaj kryevepre muzikore.Por kjo vepër arti nuk do të ishte e plotë pa ndihmën e arkivit të T.V.SH.dhepoetit Ylli Molla,ku nëpërmjet ndihmës eskluzive të tyre u bë e mundur gjetja dhe rregullimi i materialeve.Apo pa kontributin e shkrimtares Elisabeta Ilnica dhe sidomos të ndihmës eskluzive të zotit Adem Belliu. Gjё që të bën të mendosh që Artit Shqiptar nuk do ti mungojnë kurr artistët e vërtet që bëjnë art të vërtet. Dhe së fundi prodhimi i kësaj D.V.D. nga një shtëpi diskografike me famë në New Jersey siç është “Audio Dinamik” garanton një kualitet të lart në cilësin e kësaj D.V.D-je.Së shpejti kjo D.V.D. do të jetë në shtëpit tuaja.

*************************************

Pёrmovohet D.V.D-ja mё e re me videoklipe “Pёrherё mes Jush” e kёngёtares sё mirёnjohur shqiptare Anita Bitri
Beqir Sina – New York

Anita Bitri ishte fare thjeshtё njё zёdhёnse e artit shqiptare, ajo ishte njё nga kёngёtaret mё tё spikatura shqiptare, ku pa tёcilёn muzika shqiptare humbi njё nga gjeneratorёt mё tё fuqishёm tё muzikёs sё lehtё.

Ridgewood – Queens (NY): Njё grup intelektualёsh, kёngёtarёsh, muzikantёsh, e gazetarёsh nё bashkёpunim me tё vёllain e Anita Bitrit, miq dhe shokё, adhurues tё kёngёtares, organizuan mbrёmё nё njё lagje tё New Yorkut (Queens) pёrmovimin  e D.V.D–sё mё tё re, me videoklipe tё reja, me titull “Pёrherё mes Jush”, tё kёngёtares sё mirёnjohur shqiptare Anita Bitri. Realizmin e kёsaj D.V.D-je tё re tё Anita Bitrit, me vidioklipe tёtitulluar “Pёrherё mes jush” e pёrfundojё nё New york, dhe e kalojё nё prodhim shtёpia diskografike “AUDIO DYNAMIX”. Ndёrsa, prej dje, ajo do tё jetё edhe nё duart e adhuruesve tё muzikёs sё lehtё. Promovimi i kёsaj D.V.D-je, u zhvillua mbrёmёnё ambjentin e lokalit:” Albanian Music Store” nё rrugёn Grandview Ave, nё Ridgewood – Queens.

Fjalёn e hapjes nё kёtё pёrmovim e mbajti Arben Bitri, vёllai i kёngёtares, qё pёrmes emocioneve tё mёdha, tha se: -“Jemi mbledhur sot, kёtu pёr tё promovar D.V.D mё tё re, me videoklipe tё titulluar “Pёrherё mes Jush”, tё kёngёtares sё mirёnjohur shqiptare Anita Bitri, e cila, tha ai nga aksidenti tragjikё, “flututroj” nё misionin qё i dha Nёnё Tereza. Titulli i kёsaj D.V.D-je mё tё re, ka qёnё njё parandjenjё e saj pёr tё qёnё gjithmonё nё mes nesh – pёr t’u kthyer pёrsёri nё mes nesh me anё tё kёtyre kёngёve. Me kёtё rast falenderojё nga zemra tё gjithё ata artistё dhe artdashёs qё ndihmuan nё realizimin me sukses tё kёtij projekti kaq tё bukur dhe domethёnёs pёr pёrjetёsimin e veprёs sё artistes sё madhe shqiptare Anita Bitri. Zoti Adriatik Sherko, ju drejtua tё pranishmёve duke thёnё se: -” D.V.D-ja, mё e re me videoklipe “Pёrherё mes Jush” e kёngёtares Anita Bitri, vjen pas njё pune shumё tё madhe tё kёsaj artisteje nё fushёn e muzikёs dhe tё njё besimi tё madh tek muzika e bukur shqipe. Anita me zёrin e saj tё mrekullueshёm arriti tё hedh gjurmё tё arta nё historinё e muzikёs shqiptare. Arritjet dhe sukseset e Anitёs,janё pёr t’u admiruar. Admiruesit e saj janё tё shumtё, qysh nё fillimet e saja nё festivalet e para tё kёngёs sё muzikёs sё lehtё shqiptare. Mё gjerё e kemi parёatё nё veprimtarinё e saj nё Shtetet e Bashkuara tё Amerikёs. Anita, ishte gjithmonё e dashur dhe e qeshur, e mençur, dhe ashtu ajo tani vjen midis nesh nёpёrmjet kёngёve dhe imazheve tё kёsaj D.V.D-je me video klipe tё reja “Pёrherё mes Jush”, tha Sherko. Ai tha se, kjo DVD me videoklipe, ёshtё njё realizim i regjizorit tё njohur Xhevat Limani, Televizionit shqiptar Albanian Kultur, kameramanit Ilir Kasneci, kompozitorit Flamur Shehu dhe Jorgo Papingji, me njё pёrkushtim tё madh tё vёllait tё saj z. Arben Bitri.

Muzikanti dhe kёngёtari i shquar z. Gjokё Vata, erdhi nё pёrmovim me pёrshtypjet e tija mё tё mira, tё cilat, pёr kёtё kёngёtare janё njёsojё tё gjithё atyre qёe dёgjuan me ёndje Anita Bitrin. Ato janё pёrshtypjet mё tё mira si njeri edhe si kёngёtare, tha Vata, gjё qё do t’a dёshiroja qё edhe Shqipёria, tё kishte sa mё shumё kёngёtare tё tilla. Ikja krejt e parakohёshme, krejt e befasishme krejt tragjike ashtu siç nuk mund tё kishte edhe mё tragjike, tё jetё edhe njё sinjal i fortё pёr Shqipёrinё, qё t’u jap artistёve, pёrparёsinё, qё u takon atyre, dhe me tё vёrtet ata e meritojnё. Çdo qeveri duhet t’u krijojё artistёve shqiptarё nё mёrgim njё mundёsi tё shkёlqyeshme, qё t’i aktivizojё aftёsit e talentin e tyre edhe nё vendlindje. Kjo, pasi qё siç e dimё tё gjithё vendi ynё Shqipёria, po boshatiset nga artistёt dhe kёngёtarёt, njerёzit e kulturёs dhe tё artit. Kёshtu qё po rrjedh truri i intelektit shqiptarё nёpёr rrugёt e mёrgimit. Dhe kjo padyshim, qёёshtёnjё fatkeqёsi e madhe qё do njё vёmendje dhe kujdes tё madh nga vet shtetit shqiptarё, nё radhё tё parё, u shpreh Vata.

Pedagogeja Keze (Kozeta) Zylo, recitojё njё poezi shkruar enkas, kushtuar Anita Bitrit. Ku ndёr tё tjera thuhet:

Vitet do tё ikin dhe shpejt do tё kalojnё,
Loti i mёrgimtarit do tё ngelet nё derё,
Orkestra “Alba” shpesh do tё ekzekutojё,
Kёngёt e tua nё tastierё…….

Le nё zemrat e njerёzve kёngёn,
Dhe me zёrin tёnd pavdekёsinё…..

Edmond Xhani – Kitarist i famshёm dhe drejtues i grupit muzikor “Alba” nё SHBA, thotё se “Jemi mbledhur pёr tё pёrkujtuar, sot nё kёtё mbrёmje mikeshёn tonё, motrёn tonё, artisten tonё, kёngёtaren e madhe shqiptare Anita Bitri. “Çdo gjё do tё ndodhё sepse ajo i dha shpirtin e saj muzikёs, i dha shpirtin e saj artit shqiptare. I dha pikёrishtё atё shpirtё artit shqiptarё, pёr tё cilin ky art edhe kishte nevojё. Tё flasёsh pёr vlerat e kёngёtares sё madhe shqiptare Anita Bitri, duhet shumё kohё, dhe duhet tё mos ripёrsёritёsh. Kёshtu qё edhe unё nuk dёshirojё tё ripёsёritem dhe tё them fjalёt qё tha muzikanti dhe kёngёtari i shquar z. GjokёVata, ku duke portretizuar Anitёn, foli edhe pёr rolin e artisit shqiptarё, nё mёrgim. Pikёrishtё, pёr atёrol, pёr tё cilin me tё vёrtet ka nevojё njё kombё. Anita Bitri ishte fare thjeshtё njё zёdhёnse e artit shqiptarё, ajo ishte njё nga kёngёtaret mё tё spikatura shqiptare, ku pa tё cilёn muzika shqiptare humbi njё nga gjeneratorёt mё tё fuqishёm tё muzikёs sё lehtё. Tё gjithё sjellim sot nёpёr mend temperamentin e Anitёs dhe unё si koleg i saj, shpreh me kёtё rast keqardhjen dhe hidhёrimin e thellё pёr kёtё humbje tё madhe, tragjike qё pёsoj arti shqiptar. Kjo dhimbje medeomos qё do tё vazhdojё gjatё, dhe do tё mbetet nё zemrat tona, ndёrkaq duke kujtuar Anitёn, ne i bёjmё njё nder tё madh jo vetem tё ndjerёs, por edhe vetvetes duke pasё parasyshe atё moton tonё qёёshtё “Tё kthejmё gjithmonё kokёn andej nga kemi ardhur” se i pёrkasim atij kombi dhe asaj culture”, tha Xhani.

Xhevat Limani, regjizor i artit skenik, artist e dramaturg i njohur, u shpreh se: “Gjithmonё duhet tё dёgjojmё artistёt!?!. Se duke dёgjuar ata, e mbёshtetur ata, ne vazhdojmё indetitetin tonё nё pavdekshmёri, dhe nё pafundёsi. Kjo, ёshtё njё detyrё, e çdo kujt qё tё mbёshtesim tё veçantёn. Nё se ne jemi tё zgjedhurit, kemi si detyrё tё mbёshtesim tё zgjedhurit. Dhe e zgjedhura nё kёtё rast, ёshtё Anita Bitri, e cila, tani pёr ne ёshtё si njё emblemё, si njё udhёrrёfyes pёr tё gjithё artistёt. Duke nderuar kёtё kёngёtare kemi edhe njё tё drejtё morale para pasardhёsve tanё, qё edhe ata tё shkojnё nёvazhdimёsi. Dhe ky mision, ёshtё misioni i pavdekshmёrisё sonё, misioni i artit shqiptare kudo dhe nё çdo vend. Ky mision, ёshtё qё veprat tё mos i lёmё t’i mbulojё pёlhuri i harresёs, t’i mbulojnё detyra dhe kredo pushtetarёsh, jo se artisti ka detyrёn e altarit tempullor e misionar, qё t’a shpien atё ku ёshtё mё e bukura dhe nё emёr tё sё bukurёs le tё dёgjomё muzikёn e kёnduar nga kёngёtarja Anita Bitri – e bukura ёshtё vetёm muzika, pёrfundojё ai duke ja lёnё vendin ekranit ku u shfaqё D.V.D-ja mё e re, me videoklipe tё reja me titull: “Pёrherё mes Jush”, tё kёngёtares sё mirёnjohur shqiptare Anita Bitri.

*******************************************

Nga-BEQIR SINA, New York.

Broadway-New York: Ditën e martë në 29 mars 2005, u organizua një “Mbrëmje Përkujtimore”-“Memorial Evening”, për këngëtaren e njohur shqiptare Anita Bitri. Bashkësia shqiptare, pas gjashtë muajve të ikjes së këngëtares së mirënjohur vlonjate, së ëmës së saj dhe së bijës, e përkujtoj atë me një mbrëmje të quajtur “Memorial Evening”.
Mbrëmje Përkujtimore-“Memorial Evening” e zhvilluar në mjediset e lokalit “Djerdan”, New York-Manhattan, është e thirrur nga Organizata Shqiptaro-Amerikane e Grave “Motrat Qiriazi” të ndihmuara për organizimin artistik nga artisti Vait Hajdari. Burime nga mbrëmja, na informojnë se është shfaqur edhe dokumentari “Gjithmonë mes jush”. Dokumentar i prezantuar për herë të parë në New York, dedikuar këngëtares Anita Bitri. Një realizim ky, që merr titullin e albumit të fundit, që artistja nuk mundi ta promovoj. Krahas organizatorëve kanë marr pjesë në përkujtim edhe shumë nga artistët dhe kolegët e saj në Amerikë ndër ta mund të përmendim Fadil Berisha, Xhevat Limani, Ilir Kasneci, Edi Xhani, Remi, Kino, Adem Belliu e shumë të tjerë… Gazetarja Elisabeta Ilnica, ka hedhur skenarin e këtij dokumetari. Dokumentari “Gjithmonë mes jush”, i kushtohet jetës së këngëtares së famshme, mësimet e para me violinë, dashuria për këngën, hapat e para të karrierës, shfaqjet e para në Vlorë, deri tek sukseset në Festivalet e Këngës në RTSH etj…” Dashuria për muzikën dhe suksesi që Anita i’ua dhuro të gjithë bashkëkombësve të saj për aq sa jetoj e punoj; këngët për kurbetin, dashurin për jetën, dashurin e një nëne për të bijën, këngë që dëshmojnë potencialin dhe forcën e madhe të artit që Anita Bitri krijoj.

  • 1
    1-1
    1-2
  • 2
    3
    4
  • 4a
    5
    6
  • 7
    8
    9