Poezi kushtuar Anitës

KËNDI I POEZISË

Kushtuar këngëtares shqiptare Anita Bitri

 

Nëse dikush ka shkruar poezi për Anitën dhe dëshiron ta publikoj në këtë faqe, ju lutemi kontaktoni:  benitograziani@gmail.com

Anita Bitri “poezia, pasioni im i fshehtë”.
Shkёputur nga intervista me gazetaren Anila Çuli. Tiranё, 22 Koorik 2004

Anita Bitri ka një pasion të fshehtë, të cilin nuk nguron aspak ta tregoj sapo e pyet. I pëlqen, madje shumë, poezia tekstin e këngëve të saj e bën vetë, por herë pas here paraqitet edhe si kompozitore e këngëve të saj. Që para se të largohej nga Shqipëria për në Amerikë. Anita ka tentuar të shkruaj poezi. Por, largësia dhe malli e kanë bërë të ndjehet më tepër melankolike dhe atë çka ndjen, ta hedhë dhe në vargje. “Kur kam qënë këtu para dhjetë vjetësh, kam shkruar poezi në gazeta që dhe sot e kësaj dite i ruaj në shtëpinë time. Në atë kohë m`i kanë pëlqyer shumë poezitë edhe në New York ku unë jetoj shkruaj ende. Më pëlqen shumë poezia”shprehet Anita. Ka bërë një sërë tekstesh të këngëve të saj dhe një libër, përse jo!? Në të ardhmen mund të presim Anitën me ndonjë botim me poezi.

Një këngëtare-poete nё tё ardhmen

VETMI!!!

Shumë larg më ndodhesh dashuri
Nuk të prek por ndjej në thellësi,
E vetme ndihem në këtë shkretëtirë
Dhe vetëm ti më bën të jem e lirë.

Eja dashuri…. Eja më kërko….
E vetmuar të pres në fole si zog,
Po të ndjej që dhe ti më do
Në thellësinë tënde, eja më pushto.

Por ja që zemrën pushton një çast
Troket dhe thotë: Jam vetmia,
Më torturon dhe dua të ulëras
Nga shpirti del një dhimbje pa masë.

Kjo është vetmia dhe ironia
E kësaj bote që aq shumë shpresoj,
Po s`e di që në një kohë acar kam lindur
Mëkatet e të tjerëve do t`i shpagoj…

Poezi nga ANITA BITRI

*******************************

Vajza e valёve Kushtuar Kёngёtares sё madhe Shqiptare Anita Bitri

Deti tё mbajti nё krahёt e tij
Dhe ti u rrite nga ajo dorё,
Tani qё dallgёt shkumbojnё nё pёrjetёsi
Melodia ty tё mban kurorё…

E bukur…E bardhё…

Me sy qё si yje zgjaten dhe zgjaten
Si dritat e njё nate magji,
Nёpёr to ti tjerrё kёngёn e valёve
Dhe u jep gjithё zemrave dashuri…

Po troketё me kёngё…

Nё ndjenjat njё nga njё
Njё njeri i moçёm qan pa bёrё zё,
Njё vajzё nё dritare me sy tё kёrkon
Njё djalё fёshfёrin kёngёn imiton…

Tё shoh mbi det, tё shoh nё det…

Tё kap nё thellёsinё e tij
Prej atyre kthehesh nё njё simfoni vitesh,
Dhe pёsёri mbjell dashuri
Kёnga apo syri e bёjnё kёtё…

Kush nga tё dy na magjeps nё zё

Ecin bregut detit dallgёt valё-valё
Ti nuk je midis tyre,
Kush dallgёn e theu dhe e bёri valё?!
Mes resh tё bardha, yjet mё nuk janё…

Çudi, sa çudi kёnga nisi pёrsёri…

*******************************

Hëna ndez qirinjtë

Në sytë e tu të bukur Anita,

lexoj poemën që pikon si lot blu nga qielli,

shkruar mbi violinën, që qëndron si flutur,

dhe dëgjoj një simfoni të mahnitshme,

që të ngroh si dielli.

Në qerpikët e tu si pentagram notash,

që hapen dhe mbyllen si një harpë e bukur,

është kodi i muzikës lidhur midis zemrash,

Eshtë Sibora tënde që zbret duke u lutur…

Horizonti që hapet me një dritëz hyjnore,

sjellë shenjëzat e qiellit si koncert vjenez,

ulen spektatorët si në ndërrim motesh,

dëgjojnë këngën e Mjellmës, veshur si princesh.

Harlisen pemët dhe pse ngricë janari,

nga zëri tënd degët gjelbërojnë,

petalet e purpurta tokën e mbulojnë,

do të kalosh Ti, a thjesht ne ëndërrojmë…

Por ti je shumë lart, lart mbi pegas hipur,

në ditëlindjen tënde Hëna ndez qirinjtë,

rreth tryezës së qiellit, yjet paska thirrur,

t’i urojnë Ditëlindjen, hyjneshës Anitë.

Janar, 2015 Nga Keze Kozeta Zylo

*******************************

Agim Doçi – Poet

U trondita pa masë. Unë e kam dashur Anitën si bijën time. Me të kam fituar shumë çmime dhe ka qenë ajo që së bashku me të paharruarin Alqi Boshnjaku thurnim tekste dhe fitonim çmime në Festivale. Tani ajo ndrroj jetë. Tani ajo shkoj në përjetsi…Atje e pret miku ynë dhe Princi i Teksteve të Këngës Alqi Boshnjaku. Qenka e rëndë, tejet e rëndë…Kujtime të paharruar kam për atë artiste që ishte talent dhe tejet e zhdërvjelltë në interpretimin e këngës ritmike. Nuk dua të përmend sesa këngë i kam shkruar, dua të shkruaj bashkëpunimin e fundit më Anitën. Pra do hedh në këtë mesazh njerzor dhe të dhimbshëm vargjet e mija që kurr nuk do të këndohen prej Anitës!!!!!!!!!!

Nëse ju merr malli për mua

Dilni mes njerëzve dhe më kërkoni!

Me këngë në buzë tërë jetën dua

Të jem pranë jush…sa më mungoni.

Nëse ju merr malli… mos qani!

Radio Tiranën paksa dëgjoni!…

Dhe një minutë heshtje të mbani

Unë do ju ndjej! Mos më harroni…!

Ëndrra e jetës seç u helmua

Tok me Siborën nga ju u ndava…

As një pik lot, të rrjedh nuk dua

Se larg prej jush unë vetëm qava…

Ja ky ish fati…s’kam çfarë të them!

Askush prej jush s’mund ta besoj.

Po më kërkove shpirtin ma gjen

Këngës shqiptare do ti mungoj…

Do ti mungoj njerëzve të dashur

Do ti mungoj dhe Tokës Mëmë

Ika në gjumë… ëndërr përflakur

Por do më gjeni vetëm në këngë!

Kur dimri i bardhë do derdhë dëborën

Kur një hartim do bëjnë fëmijtë

Dhe kur në tren dikush prek dorën

Do vij t’u sjell gjithë dashuritë!

Ika pra ika, ky ishte fati…

Hyra në ëndrrën që s’ka mbarim!

Udhtimi jetës kaq shkurt më zgjati?…

Veç këngën time…ju lë kujtim!

*******************************

Kjo është kënga që kopozitorja Laureta Çuku shkrujti dhe kompozoj për këngëtaren Anita Bitri. Këngë që s`do të këndohet kurrë nga këngëtarja.

Përherë në fluturim

Ti, ike në mes ëndërrave,

Në mes yjeve në mes ëngjëjve,

O Anita pa na thënë dot,

Ne të gjithëve Lamtumirë….

Ishte shumë e shpejtë kjo ikja jote,

Jo nuk doje të largoheshe,

Jo nuk doje ti mungoje,

Mbi të gjitha tokës mëmë.

Jo, ti asnjëherë nuk je larguar,

Për një çast ke fluturuar,

Je përherë këtu mes nesh,

me zërin tënd……

Je ti duke kënduar,

Në paqe në qiellin blu,

Duke zbritur me ngadalë,

Me korrin e ëngjëjve.

(Refreni)

Je si lule drite, yll shkëlqen dhe qielli,

Je mes nesh e lumtur, rreze e artë e diellit,

Zërin tënd të ëmbël, ne po e përcjellim,

Në mes njerëzve………..

Je ti e veshur me diell, rrezaton,

Je një zog në fluturim,

Shikoj paqe në sytë e tu,

Ne na mungon, por ti e lumtur je tani.

Një natë të errët tetori, ndodhi krejt papritur,

Fluturove me dy krijesat e tua më të dashura,

Na mungon buzëqeshja jote, na mungon ti,

Por kujtimi yt është thellë në zemrat tona,

Ai nuk mund të tretet kurrë……………

*******************************

Fjalët janë shumë pak për të shprehur dhimbjen për Anitën tonë ikja tragjike e të mirës, të sjellshmes, të bukurës, lozonjares, çapkënes, burrëreshës labe, Anita Bitri dhe vajzës dhe nënës së saj, na ka tronditur të gjithëve ne bashkëatdhetarët në SHBA, në Shqipërinë tonë dhe në të gjithë trevat e komunitetit shqiptar. Duart më dridhenë në këtë moment, nuk gjej fjalë të shpreh dhimbjen, lotojmë dhe vetëm lotojmë për Anitën tonë të bukur përfytyrojmë, kur ajo këndonte dhe fytyra e saj hijeshohej nga ritmi i muzikës, faqet e saj ndrisnin dhe vetë Anita shkëlqente. Ah, vdekje e pamëshirëshme, shih ç’na bëre, na rrëmbeve Anitën. Na rrëmbeve Tefta Tashko Koçon. Të dyja i rrëmbeve në moshën 36 vjeçare; i rrëmbeve në ditën e lumturimit të Nënë Terezës……..çfarë emri t’i vë kësaj gjëme që na bëre…….Po me Siborën ç’pate?…..Ishte vetëm 8 vjeçe…..Ah Anitë, po të qajmë, nuk gjejmë fjalë të ngushëllohemi………Nuk mundem të shkruaj më, vetëm po të thur këto vargje:

Bashkëatdhetarët për ju o shpirt i përjetësuar!

Endemi ngado të vetmuar, të trishtuar,

të lodhuar, të shokuar,

Dhe nuk gjejmë pak qetësi,

Shpirtin e kemi të copëtuar,

Veç duam të qajmë e të pijmë.

 

Dhe hëna tinzare do të dalë,

Mbi ne dritë do të hedhë,

Është drita e shpirtit të Anitës, Siborës, nënës,

Midis reve që i shtyn nxituar,

Një mëngjes pa Anitën do sjellë.

 

Do çohemi sërish ne të mjerët,

Vajtueshëm do të të kërkojmë përsëri,

Dhe do thërrasim, ulërijmë në rrugët e Amerikës,

Si të çmendur, të trishtuar, me lot ndër sy:

Ohhh.hhhhhh Anita, Sibora ku je Ti iiiiiiii!!

I përjetshëm qoftë kujtimi i Anitës, Siborës….

Lot, lot, zemra veç lot pikon……

Raimonda Moisiu
Hartford., USA

*******************************

“ANITA BITRI “VLONJATJA!…

 

Të mbaj mend,moj të mbaj mend,

Vogëlushe njomëzake,

Jehona që bëre bujë,

Qëndrës së sofrës vlonjate!…

 

Si harroj jo ato vite,

Mizërinë e qytetit,

Aman… një biletë dhe mua,

Vrapin,frymën te koncerti!…

 

Heej, këndon sheqerk e bukur,

E njomë…, një dekad e gjysmë,

E ndjeni, a e dëgjoni?!…

Ujvarë mali, oh ç’rrëmbyeshëm!…

 

Midis Çikës, Bogonicës,

Andej rrodhi rrënjë e saj,

Kodrinave borëzuar,

Mbytur,zhytur aromë çaj.

 

O, moj flutur, pikëzuar,

Fluturimthi nëpër skenë,

Ç’e ndizje lule, ç’e ndizje,

Sallën dhe përjashta dhenë!…

 

Zëri yt si i bilbilit,

Tallazitje, në çdo zemër,

“Anita Bitri” vlonjatja,

O, këngëtare me emër!…

 

O, moj dega e bajames,

Cilin sy nuk e përlote?!…

Kur me sythen e paçelur,

Lamtumirën, kësaj bote!…

 

Qau Vlora,Labëria,

Pikëlluar Shqipëria,

S’ka gajle …o, zë brilante,

Në gji të mban ARDHMËRIA!…

 

Natasha Limaj (Fejzaj) 27.8.2013.

*******************************

Pse ta mori jetën

Pse ta mori jetën Zoti,

Pse na ndau

 

Zoti më tha që ishe më e mira

prandaj të deshti për vete

Ishe një nënë me shpirt të gjallë

me shpirt të mbar

Me shpirt Shqiptar

Ishe një simbol

e fort

e jona

Zoti u bë xhelos

prandaj të mori

Të mori dhe tha njeriun e mirë

e mbaj për vete.

Për: Anita Bitrin

Simbol i zemrave tona,

Zoti ta bekoft shpirtin

Megi Jaubelli-Xhemali

*******************************

Gjithmonё ju kujtojë

Malli nuk ju ndanë
Mu tha syri për t`ju parë,
Ju ikët në një natë të ftohët
Ikët, ikët dhe më su kthyet.

Ju fluturuat që të trija
Ashtu ju deshi perëndia,
U larguat nga kjo jetë
Në zemër ju kam përjetë.

Në thellësi të zemrës sime
Unë prej jush kam shumë kujtime,
Por me gojë nuk e shprehë dot
Më dhëmbë zemra e qaj me lotë.

Ikin ditët një nga një
Unë shpresoj se do të vini,
Fluturuat drejt kaltërsive
Jeni gjithmonë në zemrën time.

Ëngjёllushe Hasanbelliu.
Staten Island, 19 Tetor 2014.                                                                                                                                         

*******************************

Elegji për Anitën, për 10-vjetorin e tragjedisë

Në tetor 2014 u mbushën dhjetë vite,
nga ajo ditë tepër e trishtueshme,
përgjithnjë u nda nga jeta Anita Bitri,
një këngëtare aq e mrekullueshme.

Sikurse zjarri u përhap lajmi i zi,
Bijë e Sarandës dhe shkolluar në Vlorë,
tragjikisht ka ndërruar jetë, me nënë dhe bijë,
duke lënë mbrapa vetëm një vëlla të gjorë!

Anita i kishte tridhjetë e shtatë pranvera,
ishte plot jetë, me këngë dhe gjallëri,
fati i zi papritur i trokiti asaj te dera,
e rrëmbeu artisten me nënë dhe me bijë.

Sibora shtatëvjeçare, bija e Anitës,
ëngjëllushja e vogël shkonte në shkollë,
në mes nënës së vet edhe të gjyshes,
dhe ajo fatzeza shkoi në fluturim.

Ju ndërpre jeta voglushes shtatëvjeçare,
na iku njëra ndër këngëtaret më të mira,
po vdiq dhe e ëma e Anitës, grua bujare,
se pa familje asaj nuk i vlente jeta fare.

Kështu u shua kënga e bilbiles Anita,
të treja u nisën bashkë për Shqipëri,
ah, rrugët e mërgimit…kaq e mallkuar,
nuk dihet se çfarë do na sjellë e nesërmja,

Dila Gecaj: New York. 18 Tetor 2014

*******************************

Poezi kushtuar Anita Bitri nga një ish nxënëse e saj
Membër e grupit ANITA BITRI – GJITHMON PRAN JUSH

Buzëqeshja jote ishte plot dritë,
sytë e bukur shkëlqenin si shkëndit
fytyra e ëmbël ëngjëllore,
zëri yt i këndshëm me tinguj melodiore
dora jote mbi shpatullën time,
o zot mu duke sikur ishe bija e perëndive,
Ëngjëll ishe ëngjëll do mbetesh

TVB Anita

Toscana-Albania Toscana-Albania

Anita për një periudhë të shkurtër ka dhënë mësim në korrin e shkollës në Vllahin të rrethit të Vlorës dhe ish nxënësja e saj na ka dërguar këtë poezi kushtuar ish mësueses së saj të dashur Anita Bitri, ku ndër të tjera ish nxënsja e Anitës thotë: – “Ëmbëlsia e personalitetit të saj edhe pse periudhë shumë e shkurtër ka ngelur në kujtesën time”.

*******************************

Qeveria e New Yorkut vendosi “ligjin Anita”
(Kushtuar këngëtares së famshme shqiptare Anita Bitri)

Opinioni shqiptar dhe amerikan
u preken nga tragjedia “Bitri”
e 19 tetorit tè vitit 2004.
Mbi nënën e dashur Hazbije
dhe vajzën e bukur Siborën
vdekja aksidentale e shtriu dorën.
Kur të tria po flinin gjumë
ah gazi i monoksidit të karbonit
ah i mori me vete të tria
ah të tria mbesë nënë dhe gjyshe
jetonin në New York
se ëndërronin një jetë ndryshe.
Si në një ëndërr ato të tria
ikën dhe nuk i harron asnjëherë
familja, amerika, dhe shqipëria.
O zot qeveritarët njujorkezë
më në fund e kuptuan
ligjin e vendosjes së detyrueshme
të detektorit e aprovuan.
Qeveria e New Yorkut vendosi “ligjin Anita”
jo vetëm në shenjë respekti
për këngëraten shqiptare me vajzë dhe nënë.
Me ligjin Anita stop ata i kanë thënë
dhe më në fund u arrit
që aksidenteve tu vihej prita

Ded Nikoll Luca – Poet

*******************************

ANITA….

Anita, Anita e mbara e mira, dhe kënga muzika tek ty, tek ty…

Ajo ishte zjarri, ajo digjte llavKëngën ndër buzë dhe shpirtin eh sa shpuzëAnita këndoje, hyjnive vallëzojeReth nesh fluturoje dhe qiejt sfidoje…

Ndër tinguj sa valë, sa valë, sa mallKrojesh burimesh, ktheheshe në ZanëDhe dallga bardhoshe, ndalej dëgjonteBregu mbante vesh, ajo rrezatonte…

Nën tinguj kitarë, notash pentagramViolinë, violinë, dashuri e parëE prekje kujdes, mos thyhej, ndër shpresëE mbaje në duar, lehtas ledhatuar…

Në skenë kur këndoje bilbilash ligjërojeEh shpirtin e bardhë dhe zemër beharëKjo bora ndër male pse shkriu ortek?E kohë qiellore ky tingull u mek?

Violinë pse krisi? Ky shpirt gjëmoi…Tingull acartë, jehonë ushtoi,Ndoshta s`është e thënë t`jet e vërtetëBregu valën pret, sirenë kjo jetë…

Anita një varg, një këngë, një mallE kthyer legjendë, e kthyer një mitSa lule, sa tinguj piano magjikëJetës i këndoje, qielli t`rri besnik…

Anije ankoruar në detin valëzim JonFlladit kur fryu, qiellit amazonTu lut përgjëruar, t`u lut fat miklimSpirancën të hidhje…jetë drithërim…

Poezi nga Alma Feruni

*******************************

PËR TY ANITË

Valë e bardhë a siren deti
udhëton si zog shtegtare,
zëri yt kaltërsive mbeti
këngën e përcjell me mall.

Hyjnesh mes yjeve ndezur
ti moj hënë vetull këputur,
ku ke vajtur ku ke ngelur
larg në tokën më të lumtur.

Anit Anit nga gjiri Vlorës
shpirtin mbushe mall e këngë,
ëngjëll lart shpërtheve hovshëm
ëndrrave melodin ke lënë.

Vjen e ndihesh valë joniane
zëri ëmbël shpitit shkrirë në ne,
dhe pse lart ndihesh krenare
emrin yt shkruar për mbi re.

PULLUMB AHMETI
TIRANË 17/03/2015

*******************************

Shkëputur nga portali shqiptar
www.forumishqiptar.com

EDI VLORA

Lajm i zi vjen nga kurbeti
Nënë Vlora po rënkon
Tronditet gjithë Shqipëria
U shua një yll jehon
Engjëjt edhe vetë Zoti
Ndoshta shumë u nxituan
Nuk shterojnë lotët e kombit
Tepër vonë kur u penduan
Motër u bëre e shenjtë
Shpirti ka për të kënduar
Nëna bashkë me Siborën
Si princesh të mbajnë në duar
Anita me buza gaz
Çiltërsi moj e bekuar
Në zemrën e çdo shqiptari
Je një yll që s`ke të shuar
I paharuar kujtimi i ANITA BITRIT

*******************************

Shkëputur nga portali shqiptar
www.forumishqiptar.com
nga Denisi!!!

Anita Bitri u qujte ti,
Këngët e tua i dëgjoja
Shumë kur isha fëmij…
Ishe e bukur ishe e mrekullushme,
Me mua lojra doja që të lujshe…

Shkoja në shkollë,
Emrin tënd në bank e shkroja,
Buzqeshjen tënde se harroja,
Mezi prisja që koncerti i madh të fillonte,
Dhe kënga jote të fitonte.

Të shikoja me vëmëndje të vështroja,
Shumë nga një herë të mendoja,
Nga një herë në ëndërra të shikoja…
Do doja të të takoja shumë të them,
Se dikur i vogël më pate lën pa gjumë.

Vidioklipin tënd të fundit para ca ditësh e pashë,
Dhe më kishte mar malli dhe shyqyr që të pashë..
Mu duk i dhimshëm mu duk një përqafim,
Me atë videoklip na the të gjithëve Lamtumirë!

*******************************

Eleonora Koka-Gjoka
20 Tetor 2004, Neë York

Tre jetë off. (Elegji për Anitën).

Ho ju tri jetë fatkeqe,
Që u shkritë aq lehtë,
Ju që ëndërruat në vjetë,
Për një jetë më të denjë.

U larguat nga toka mëmë,
U lënduat në shpirt e zemër,
Dhe morrët rrugën e gjatë,
Për në kontinentin e largët.

Nisët rrugën plot ëndërra,
Në marshimin më të gjatë,
Jeta u tregua pa mëshirë,
Për ju moj Anitë e ngratë.

Një fund i kobshëm Shekspirian,
Në një çerdhe të thjeshtë Albanian,
Që jetën sfidonte me zërin e artë,
Njerëzve ju lehtësonte pak hallet.

O nëna Shqiptare,
E djegur nga malli,
Ti Anitën e kishe rritë,
Si një shqiponjë mali,

Ho këngëtare e pafat,
Vlonjatja me kurajo,
Që oqeanet dhe detet,
Nuk hezitove ti çaje.

Ti bukuroshe Anitë,
E ëmbëla jonë moj Star,
Këngën e bëre piramidë,
Tani si e ktheve në vaj.

Në jetën tuaj të shkurtër,
Fundi sa afër paska qënë,
Bashkangjitur në buzët e tua,
Më të ëmblën këngë një gjëmë.

Ike e dashur fluturim-zezë,
Kthehu në Vlorë në Atdhe,
Të tria udhët morët,
Askënd në këtë anë nuk le.

Ike bukuroshe e mjerë,
More ëndërrat e tua varg,
Nënoken tënde të shkretë,
Siborën me vete e mban.

Atje te varret në Babicë,
Ju pret balta e Atdheut,|
U bëftë shpirti juaj dritë,
Kthehu dallëndyshe, kthehu.

Ti me zërin e ëmbël si jehon,
Anita bukuroshe si sorkadhe,
Të gjithëve zemrën na pikove,|
Me fundin tënd o hallemadhe.

Në vite mjaft u përpëlite,|
Që jetën tënde të stolisje,
Por çdo përpjekje që bëje,
Para se ta nisje u vidhiste.

Rreth teje shëmbej kalaja,
Ndërtohej pa pas themele,
Ato ishin shembur përpara,
Kohë më parë nga binaja.

Ashtu u shove edhe ti,
Anita e bukur plot hijeshi,
Të kërkojnë njerëzit në gëzime,
Ngriu dhe eja moj bilbile.

O vajzë e re shqiponjë,
Ti krahët si tu prenë,
Ti s’dije të ulje kokën,
Tani si do ngresh dhenë?

Dimri do vijë i ftohtë,
Këtë vit në ishullin tonë,
Iku nga çerdhja një thëllëzë,
Kanarina nuk do të këndoj.

Larg ku shkon në Atdhe,
Qoftë balta e lehtë që ngre,
Se bota s’do harroj,
Si u shuan pa faj tre jetë.

U bëftë shpirti dritë,
Në tokën tuaj në Babicë,
Sa lehtë u larguat atë ditë,
Nga ëndërra juaj Amerikë!

Ja dedikoj Anita Bitrit,
nënës dhe vajzës së vogël.

*******************************

Kushtuar Anita Bitrit
SHkëputur nga libri ”Momenti i Lotit”

Kjo vdekja e zezë, Muret i çanë,

Lotët rrjedhin vale, Për gjeneratat që vanë.

Ç’dhimbje na solle sot, Me meloditë e këngës,

Ëngjëll Sibora, Le përgjysmë ëndrrën e nënës.

Tmerruar nga lajmi rrugën mora,

Kalova me drita të kuqe, vetëtimë,

Në cep të rrugës frymën ndalova,

Më rrodhën lotët kur pashë shtëpinë.

Zemra s’më pushonte aspak,

Me vehte klithja e mjera, e mjera!

Ndenja gjatë, por porta s’u hap,

Ndeza qiririn dhe e vura tek dera.

Vitet do të ikin dhe shpejt do të kalojnë,

Loti i mërgimtarit do të ngelet në derë,

Orkestra “Alba” shpesh do të ekzekutoj,

Këngët e tua në tastierë.

More helmin në zemër, ike larg, Anita!

Ndoshta të gjeje qetësinë,

Le në zemrat e njerëzve këngën,

Dhe me zërin tënd pavdekësinë

Keze Kozeta Zylo. Tetor, 23, 2004

*******************************

Eulogjy by: Shqipe Malushi
October 22, 2004

A dream I had for you

My Beloved homeland

To sing for you through life

Until the day I die

As you once beckoned my heart

To swim through the rivers of hope,

Never missing a chance,

From the grief of truth,

Today I am there with you in spirit

Hand in Hand with my mother and child,

My God, your song continues to quiver

My soul, as the violin strings

Play my last dance of love.

*******************************

Sokol Muhadri

OJ ANITË E KËNGËS, TI MBJELL LUMTURI
(Elegji për këngëtaren shqiptare Anita Bitri)

Zërin mjaltë të ëmbël

Fytyrën porsi drita,

Diellin mban në zemër,

Je një yll Anita.

Shoh atlantikun këtu në Hempten,

Shikoj pulëbardhat duke fluturuar,

Zëri yt ujvarë i ëmbël më vjen,

Mua më shkojnë lotët, ti duke kënduar.

Fluturon kënga përtej Antlantikut

Fluturon në Vlorë kudo në Shqipëri,

Seç vallëzon bukur, në valë të Adriatikut,

Shqipet i mbajnë në krahët të bukurat melodi.

Ti u shkëpute yll nga qielli i atdheut,

Me shkëlqimin tënd shkëlqente rinia,

Mbesë e Marigos, gjak i Skënderbeut

Je një pëllumb i bardhë, je vet mirësia.

Seç ta digjte loti, syrin tënd të bukur,

Lotët prush i mallit për Shqipërinë,

Ti ishe bilbil, ishe edhe flutur,

Kënga në buzët e tua mbjell dashurinë.

Në skenat shqiptare llamburiste drita,

Në tokën e ëndërrave u bëre bilbil,

Tok me Siborën lulet më të mira,

Ti ishe gonxhe, ajo trëndafil.

Beni lumturohej, Luli ish krenar,

Zemrat mërgimtare i ndizje zjarr,

Kosovë e Çamëri me këngë i bashkoje,

Atdheun kishe pranë kudo që këndoje.

Një natë fatale bëje gjumë të qetë,

Lulet në lëndina ti po ëndërroje,

Çdo gjë e bardhë të dukej në jetë,

Drejt kaltërsive ëngjëll fluturoje.

Fluturoje ti, Sibora dhe nëna,

Po shkonit te yjet, po shkoni te hëna,

Mbi Sazan qanin hëna edhe dielli,

Ti vazhdoje këngën me atë zë bilbili.

Sibora e vogël në preherin e gjyshes,

Ylber floriri, lule bukurie,

Hipët në krahë të erës dhe të dallëndyshes,

Fluturuat të gëzuara drejt Shqipërie.

Qante shqipëria, lotonte Kosova,

Qau Tomorri plak, u trondit Tetova,

Andej nga Çamëria, Joni po vajtonte,

Vlora e Tirana zi përjetonte.

Faqet e gazetave u mbytën në lot,

Ekranet u drodhën radiot s`po duronin,

Ti fitove jetën, mbushur lule plot,

Maleve edhe fushave këngët nuk pushonin.

Do të shkojnë shumë dimra do të vijnë pranvera,

Mbesë e Nënë Terezës mbetesh ëngjëllore,

Nëpër këngët e bukura jeton përhera,

Yll i artit tonë, me zemër hyjnore.

*******************************

Anitën do e kujtojmë gjithnjë me shumë nostalgji!

Zëri yt si zë bilbili asnjëherë nuk do të shuhet,

Gjithë shqiptarët i helmove me vdekjen tënde të nxituar,

Tragjedia që pësove o këngëtorja me fletë…

Kënga jote kënga jonë, le të shkojë përmbi retë!

Le të hapet në ajër, anë e kënd ku ka shqiptarë,

Zëri yt plot melodi, do buçasë përmbi valë..!

Dhe kujtimi jonë për ty, moj e dashur Anitë…

Do shpërthejë si stuhi, nëpër çdo mal e grykë.

Gjithë jetën ía dhurove me këngën tënde të dashur,

Mbi çdo trevë ti dhe zemrën melodinë e spikatur,

Nëpër disqe e çidira, në kaseta magnetofoni,

Po këndon Anita Bitri, nuk ka hikur, hajd… dëgjoni.

Kështu ngelesh e pavdekshme sa të ketë gjithësi…

Çerdhja jote u vidhis hiç pa punë për perëndi,

Emrin, këngën e le mbrapa, monumentin prej Floriri.

Lavdi TY, Anita Bitri le të jetë për ne KUJTIMI!
AMIN.     Petraq J. Pali.  USA