Picture
Picture

Këndi i poezisë kushtuar këngëtares shqiptare Anita Bitri.
Nëse dikush dëshiron të shkruaj poezi për ta publikuar në këtë faqe
kontaktoni info@anitabitri.com

Agim Doçi

Nëse ju merr malli për mua
Dilni mes njerëzve dhe më kërkoni!
Me këngë në buzë tërë jetën dua
Të jem pranë jush...sa më mungoni.

Nëse ju merr malli... mos qani!
Radio Tiranën paksa dëgjoni!...
Dhe një minutë heshtje të mbani
Unë do ju ndjej! Mos më harroni...!

Ëndrra e jetës seç u helmua
Tok me Siborën nga ju u ndava...
As një pik lot, të rrjedh nuk dua
Se larg prej jush unë vetëm qava...

Ja ky ish fati...s'kam çfarë të them!
Askush prej jush s'mund ta besoj.
Po më kërkove shpirtin ma gjen
Këngës shqiptare do ti mungoj...

Do ti mungoj njerëzve të dashur
Do ti mungoj dhe Tokës Mëmë
Ika në gjumë... ëndërr përflakur
Por do më gjeni vetëm në këngë!

Kur dimri i bardhë do derdhë dëborën
Kur një hartim do bëjnë fëmijtë
Dhe kur në tren dikush prek dorën
Do vij t'u sjell gjithë dashuritë!

Ika pra ika, ky ishte fati...
Hyra në ëndrrën që s'ka mbarim!
Udhtimi jetës kaq shkurt më zgjati?...
Veç këngën time...ju lë kujtim!

*******************************

Kjo është kënga që kopozitorja Laureta Çuku shkrujti dhe kompozoj
për këngëtaren Anita Bitri. Këngë që s`do të këndohet kurrë nga këngëtarja.

Përherë në fluturim

Ti, ike në mes ëndërrave,
Në mes yjeve në mes ëngjëjve,
O Anita pa na thënë dot,
Ne të gjithëve Lamtumirë….

Ishte shumë e shpejtë kjo ikja jote,
Jo nuk doje të largoheshe,
Jo nuk doje ti mungoje,
Mbi të gjitha tokës mëmë.

Jo, ti asnjëherë nuk je larguar,
Për një çast ke fluturuar,
Je përherë këtu mes nesh,
Me zërin tënd……

Je ti duke kënduar,
Në paqe në qiellin blu,
Duke zbritur me ngadalë,
Me korrin e ëngjëjve.

(Refreni)

Je si lule drite, yll shkëlqen dhe qielli,
Je mes nesh e lumtur, rreze e artë e diellit,
Zërin tënd të ëmbël, ne po e përcjellim,
Në mes njerëzve………..

Je ti e veshur me diell, rrezaton,
Je një zog në fluturim,
Shikoj paqe në sytë e tu,
Ne na mungon, por ti e lumtur je tani.

Një natë të errët tetori, ndodhi krejt papritur,
Fluturove me dy krijesat e tua më të dashura,
Na mungon buzëqeshja jote, na mungon ti,
Por kujtimi yt është thellë në zemrat tona,
Ai nuk mund të tretet kurrë……………

*******************************

Kushtuar Anita Bitrit

Lexuar në përkujtimin e saj me artistët shqiptaro-amerikanë.

Kjo vdekja e zezë, Muret i çanë,
Lotët rrjedhin vale, Për gjeneratat që vanë.
Ç’dhimbje na solle sot, Me meloditë e këngës,
Ëngjëll Sibora, Le përgjysmë ëndrrën e nënës.

Tmerruar nga lajmi rrugën mora,
Kalova me drita të kuqe, vetëtimë,
Në cep të rrugës frymën ndalova,
Më rrodhën lotët kur pashë shtëpinë.

Zemra s’më pushonte aspak,
Me vehte klithja e mjera, e mjera!
Ndenja gjatë, por porta s’u hap,
Ndeza qiririn dhe e vura tek dera.

Vitet do të ikin dhe shpejt do të kalojnë,
Loti i mërgimtarit do të ngelet në derë,
Orkestra “Alba” shpesh do të ekzekutoj,
Këngët e tua në tastierë.

More helmin në zemër, ike larg, Anita!
Ndoshta të gjeje qetësinë,
Le në zemrat e njerëzve këngën,
Dhe me zërin tënd pavdekësinë

Tetor, 23, 2004

*******************************

Shkëputur nga portali shqiptar
www.forumishqiptar.com
EDIVLORA

Lajm i zi vjen nga kurbeti
Nënë Vlora po rënkon
Tronditet gjithë Shqipëria
U shua një yll jehon
Engjëjt edhe vetë Zoti
Ndoshta shumë u nxituan
Nuk shterojnë lotët e kombit
Tepër vonë kur u penduan
Motër u bëre e shenjtë
Shpirti ka për të kënduar
Nëna bashkë me Siborën
Si princesh të mbajnë në duar
Anita me buza gaz
Çiltërsi moj e bekuar
Në zemrën e çdo shqiptari
Je një yll që s`ke të shuar

I paharuar kujtimi i ANITA BITRIT

*******************************

Shkëputur nga portali shqiptar
www.forumishqiptar.com
nga Denisi!

Anita Bitri u qujte ti,
Këngët e tua i dëgjoja
Shumë kur isha fëmij...
Ishe e bukur ishe e mrekullushme,
Me mua lojra doja që të lujshe...

Shkoja në shkollë,
Emrin tënd në bank e shkroja,
Buzqeshjen tënde se harroja,
Mezi prisja që koncerti i madh të fillonte,
Dhe kënga jote të fitonte.

Të shikoja me vëmëndje të vështroja,
Shumë nga një herë të mendoja,
Nga një herë në ëndërra të shikoja...
Do doja të të takoja shumë të them,
Se dikur i vogël më pate lën pa gjumë.

Vidioklipin tënd të fundit para ca ditësh e pashë,
Dhe më kishte mar malli dhe shyqyr që të pashë..
Mu duk i dhimshëm mu duk një përqafim,
Me atë videoklip na the të gjithëve Lamtumirë!

*******************************

Eleonora Koka-Gjoka
20 Tetor 2004, New York

Tre jetë off. (Elegji për Anitën).

Ho ju tri jetë fatkeqe,
Që u shkritë aq lehtë,
Ju që ëndërruat në vjetë,
Për një jetë më të denjë.

U larguat nga toka mëmë,
U lënduat në shpirt e zemër,
Dhe morrët rrugën e gjatë,
Për në kontinentin e largët.

Nisët rrugën plot ëndërra,
Në marshimin më të gjatë,
Jeta u tregua pa mëshirë,
Për ju moj Anitë e ngratë.

Një fund i kobshëm Shekspirian,
Në një çerdhe të thjeshtë Albanian,
Që jetën sfidonte me zërin e artë,
Njerëzve ju lehtësonte pak hallet.

O nëna Shqiptare,
E djegur nga malli,
Ti Anitën e kishe rritë,
Si një shqiponjë mali,

Ho këngëtare e pafat,
Vlonjatja me kurajo,
Që oqeanet dhe detet,
Nuk hezitove ti çaje.

Ti bukuroshe Anitë,
E ëmbëla jonë moj Star,
Këngën e bëre piramidë,
Tani si e ktheve në vaj.

Në jetën tuaj të shkurtër,
Fundi sa afër paska qënë,
Bashkangjitur në buzët e tua,
Më të ëmblën këngë një gjëmë.

Ike e dashur fluturim-zezë,
Kthehu në Vlorë në Atdhe,
Të tria udhët morët,
Askënd në këtë anë nuk le.

Ike bukuroshe e mjerë,
More ëndërrat e tua varg,
Nënoken tënde të shkretë,
Siborën me vete e mban.

Atje te varret në Babicë,
Ju pret balta e Atdheut,
U bëftë shpirti juaj dritë,
Kthehu dallëndyshe, kthehu.

Ti me zërin e ëmbël si jehon,
Anita bukuroshe si sorkadhe,
Të gjithëve zemrën na pikove,
Me fundin tënd o hallemadhe.

Në vite mjaft u përpëlite,
Që jetën tënde të stolisje,
Por çdo përpjekje që bëje,
Para se ta nisje u vidhiste.

Rreth teje shëmbej kalaja,
Ndërtohej pa pas themele,
Ato ishin shembur përpara,
Kohë më parë nga binaja.

Ashtu u shove edhe ti,
Anita e bukur plot hijeshi,
Të kërkojnë njerëzit në gëzime,
Ngriu dhe eja moj bilbile.

O vajzë e re shqiponjë,
Ti krahët si tu prenë,
Ti s’dije të ulje kokën,
Tani si do ngresh dhenë?

Dimri do vijë i ftohtë,
Këtë vit në ishullin tonë,
Iku nga çerdhja një thëllëzë
Kanarina nuk do të këndoj.

Larg ku shkon në Atdhe,
Qoftë balta e lehtë që ngre,
Se bota s’do harroj,
Si u shuan pa faj tre jetë.

U bëftë shpirti dritë,
Në tokën tuaj në Babicë,
Sa lehtë u larguat atë ditë,
Nga ëndërra juaj Amerikë!

Ja dedikoj Anita Bitrit,
nënës dhe vajzës së vogël.

*******************************

Eulogjy by: Shqipe Malushi
October 22, 2004

A dream I had for you
My Beloved homeland
To sing for you through life
Until the day I die
As you once beckoned my heart
To swim through the rivers of hope,
Never missing a chance,
From the grief of truth,
Today I am there with you in spirit
Hand in Hand with my mother and child,
My God, your song continues to quiver
My soul, as the violin strings
Play my last dance of love.

*******************************

Sokol Muhadri

OJ ANITË E KËNGËS, TI MBJELL LUMTURI
(Elegji për këngëtaren shqiptare Anita Bitri)

Zërin mjaltë të ëmbël
Fytyrën porsi drita,
Diellin mban në zemër,
Je një yll Anita.

Shoh atlantikun këtu në Hempten,
Shikoj pulëbardhat duke fluturuar,
Zëri yt ujvarë i ëmbël më vjen,
Mua më shkojnë lotët, ti duke kënduar.

Fluturon kënga përtej Antlantikut
Fluturon në Vlorë kudo në Shqipëri,
Seç vallëzon bukur, në valë të Adriatikut,
Shqipet i mbajnë në krahët të bukurat melodi.

Ti u shkëpute yll nga qielli i atdheut,
Me shkëlqimin tënd shkëlqente rinia,
Mbesë e Marigos, gjak i Skënderbeut
Je një pëllumb i bardhë, je vet mirësia.

Seç ta digjte loti, syrin tënd të bukur,
Lotët prush i mallit për Shqipërinë,
Ti ishe bilbil, ishe edhe flutur,
Kënga në buzët e tua mbjell dashurinë.

Në skenat shqiptare llamburiste drita,
Në tokën e ëndërrave u bëre bilbil,
Tok me Siborën lulet më të mira,
Ti ishe gonxhe, ajo trëndafil.

Beni lumturohej, Luli ish krenar,
Zemrat mërgimtare i ndizje zjarr,
Kosovë e Çamëri me këngë i bashkoje,
Atdheun kishe pranë kudo që këndoje.

Një natë fatale bëje gjumë të qetë,
Lulet në lëndina ti po ëndërroje,
Çdo gjë e bardhë të dukej në jetë,
Drejt kaltërsive ëngjëll fluturoje.

Fluturoje ti, Sibora dhe nëna,
Po shkonit te yjet, po shkoni te hëna,
Mbi Sazan qanin hëna edhe dielli,
Ti vazhdoje këngën me atë zë bilbili.

Sibora e vogël në preherin e gjyshes,
Ylber floriri, lule bukurie,
Hipët në krahë të erës dhe të dallëndyshes,
Fluturuat të gëzuara drejt Shqipërie.

Qante shqipëria, lotonte Kosova,
Qau Tomorri plak, u trondit Tetova,
Andej nga Çamëria, Joni po vajtonte,
Vlora e Tirana zi përjetonte.

Faqet e gazetave u mbytën në lot,
Ekranet u drodhën radiot s`po duronin,
Ti fitove jetën, mbushur lule plot,
Maleve edhe fushave këngët nuk pushonin.

Do të shkojnë shumë dimra do të vijnë pranvera,
Mbesë e Nënë Terezës mbetesh ëngjëllore,
Nëpër këngët e bukura jeton përhera,
Yll i artit tonë, me zemër hyjnore.

*******************************

Vajza e valëve (kushtuar Anita Bitrit)

Deti të mbajti me krahët e tij,
Dhe ti u rrite nga ajo dorë,
Tani që dallgët shkumbojnë në përjetsi,
Melodia ty të mban kurrorë.

E bukur, e bardhë me sy,
Që zgjaten dhe zgjaten,
Si dritat e një nate magji,
Nëpër to ti nxjerr këngën e valëve

*******************************

Anitën do e kujtojmë gjithnjë me shumë nostalgji!

Zëri yt si zë bilbili asnjëherë nuk do të shuhet,
Gjithë shqiptarët i helmove me vdekjen tënde të nxituar,
Tragjedia që pësove o këngëtorja me fletë...
Kënga jote kënga jonë, le të shkojë përmbi retë!
Le të hapet në ajër, anë e kënd ku ka shqiptarë,
Zëri yt plot melodi, do buçasë përmbi valë..!
Dhe kujtimi jonë për ty, moj e dashur Anitë...
Do shpërthejë si stuhi, nëpër çdo mal e grykë.
Gjithë jetën ía dhurove me këngën tënde të dashur,
Mbi çdo trevë ti dhe zemrën melodinë e spikatur,
Nëpër disqe e çidira, në kaseta magnetofoni,
Po këndon Anita Bitri, nuk ka hikur, hajd... dëgjoni.
Kështu ngelesh e pavdekshme sa të ketë gjithësi...
Çerdhja jote u vidhis hiç pa punë për perëndi,
Emrin, këngën e le mbrapa, monumentin prej Floriri.

Lavdi TY, Anita Bitri le të jetë për ne KUJTIMI!
AMIN. Petraq J Pali USA

*******************************

Fjalët janë shumë pak për të shprehur dhimbjen për Anitën tonë hikja tragjike e të mirës, të sjellshmes, të bukurës, lozonjares, çapkënes, burrëreshës labe, Anita Bitri dhe vajzës së saj, nënës së saj, na ka tronditur të gjithëve ne bashkëatdhetarët në SHBA, në Shqipërinë tonë dhe në të gjithë trevat e komunitetit shqiptar. Duart më dridhenë në këtë moment, nuk gjej fjalë të shpreh dhimbjen; lotojmë dhe vetëm Anitën tonë të bukur përfytyrojmë, kur ajo këndonte dhe fytyra e saj hijeshohej nga ritmi i muzikës, faqet e saj ndrisnin dhe vetë Anita shkëlqente. Ah, vdekje e pamëshirëshme, shih ç'na bëre, na rrëmbeve Anitën. Na rrëmbeve Tefta Tashko Koçon. Të dyja i rrëmbeve në moshën 36 vjeçare; i rrëmbeve në ditën e lumturimit të Nënë Terezës........çfarë emri t'i vë kësaj gjëme që na bëre.......Po me Siborën ç'pate?.....Ishte vetëm 8 vjeçe.....Ah Anitë, po të qajmë, nuk gjejmë fjalë të ngushëllohemi.........Nuk mundem të shkruaj më, vetëm po të thur këto vargje:

Bashkëatdhetarët për ju o shpirt i përjetësuar!

Endemi ngado të vetmuar, të trishtuar,
të lodhuar, të shokuar,
Dhe nuk gjejmë pak qetësi,
Shpirtin e kemi të copëtuar,
Veç duam të qajmë e të pijmë,
Dhe hëna tinzare do të dalë,
Mbi ne dritë do të hedhë,
Është drita e shpirtit të Anitës, Siborës, nënës,
Midis reve që i shtyn nxituar,
Një mëngjes pa Anitën do sjellë,
Do çohemi sërish ne të mjerët,
Vajtueshëm do të të kërkojmë përsëri,
Dhe do thërrasim, ulërijmë në rrugët e Amerikës,
Si të çmendur, të trishtuar, me lot ndër sy:
Ohhh.hhhhhh Anita, Sibora ku je Ti iiiiiiii!!

I përjetshëm qoftë kujtimi i Anitës, Siborës....
Lot, lot, zemra veç lot pikon......

Raimonda Moisiu
Hartford., USA

*******************************

Pse ta mori jetën

Pse ta mori jetën Zoti,
Pse na ndau

Zoti më tha që ishe më e mira
prandaj të deshti për vete

Ishe një nënë me shpirt të gjallë
me shpirt të mbar
Me shpirt Shqiptar

Ishe një simbol
e fort
e jona

Zoti u bë xhelos
prandaj të mori

Të mori dhe tha njeriun e mirë
e mbaj për vete.

Për: Anita Bitrin
Simbol i zemrave tona,
Zoti ta bekoft shpirtin

Megi Jaubelli-Xhemali