Projekte dhe tekste këngësh
Ky projekt eshte gjetur ne kompjuterin e kengetares Anita Bitri
Keto jane fjalet e kenges”Na Jep Bekimin”.
Strofa I-re
Ikim ne nje nga nje lam ne token meme, ky mallkim pse na zuri ne te gjithe
Me sy nga larg shikoj turma qe as vet s’din ku shkojne, vec zemra e tyre eshte
bere cope-cope.
Mesi
Pse po ikim nene,pse nuk na ndal.
Toka jone ti je pse nuk na mban
Valle kush po ka faj,na u pergjigj,nene mos na lejo te shkojme kaq larg.
Strofa e 2-te.
Nena le femijen,baba nuk sheh me bijen,motra nuk sheh me vellan,
Qyqet fillojne vajin.
Gjithe kjo jete e lene pas kush na e kthen prap
Ikim vec ne ikim,ikim vec ne ikim. Na jep bekimin.
Ref
Dhimbje,hajde mu afro,skllave me ke,ti u gezo,falje ne po te kerkojme
Toka nene mos qaj me lot.
Strofa3-te.
Ne mesuam shume i madh na ishte mbare globi,nuk menduam se nje dite
Dhe vet do ta provojme.
Male dete pa fund kaluam u coptuam,te shperndare si trupi pa koke
Ne dhe te huaj.
Shume te plakur do te vijme nje dite te ty moj nene,lodhjen djersen e lam ne
Ne tjeter vend,hapi krahet dhe zemren ti ne na prane me
Lotin tend te nxeht ,lotin tend te nxeht,lotin tend te nxeht
Ne na beko, ne na beko.
Qellimin fjaleve te mia kur them”valle kush po ka faj, na u pergjigj” d.m.th. eshte per qeveritaret.Eshte mire te gjejme dhe ndonje foto nga parlamentaret qe grinden me njeri-tjetrin,mbasi kjo eshte nje pike tjeter kyce qe ne duhet ta perdorim.Edhe nje gje tjeter dikush me tha se mund te gjejme foto te 2-Korrikut ose te shqiptareve neper detet e Italise ne bibloteken qendrore ne Manhattan ne revistat italiane “Epoka”.Qellimi im eshte qe une dhe ju te nxjerrim ne pah karakterin e vertet te kenges qe une kam krijuar. Jam shume optimiste qe do te bejme dicka te bukur.
Anita.
**********************************************
Vajza e valёve
Kushtuar Anita Bitrit
Deti tё mbajti nё krahёt e tij
Dhe ti u rrite nga ajo dorё,
Tani qё dallgёt shkumbojnё nё pёrjetёsi
Melodia ty tё mban kurorё…
E bukur…E bardhё…
Me sy qё si yje zgjaten dhe zgjaten
Si dritat e njё nate magji,
Nёpёr to ti tjerrё kёngёn e valёve
Dhe u jep gjithё zemrave dashuri…
Po troket me kёngё…
Nё ndjenjat njё nga njё
Njё njeri i moçёm qan pa bёrё zё,
Njё vajzё nё dritare me sy tё kёrkon
Njё djalё fёshfёrin kёngёn imiton…
Tё shoh mbi det, tё shoh nё det…
Tё kap nё thellёsinё e tij
Prej atyre kthehesh nё njё simfoni vitesh,
Dhe pёsёri mbjell dashuri
Kёnga apo syri e bёjnё kёtё…
Kush nga tё dy, na magjeps nё zё?!
Ecin bregut detit dallgёt valё-valё
Ti nuk je midis tyre,
Kush dallgёn e theu dhe e bёri valё?!
Mes resh tё bardha, yjet mё nuk janё…
Çudi, sa çudi kёnga nisi pёrsёri…
**********************************************
VETMI!!!
Shumë larg më ndodhesh dashuri
Nuk të prek por ndjej në thellësi,
E vetme ndihem në këtë shkretëtirë
Dhe vetëm ti më bën të jem e lirë.
Eja dashuri…. Eja më kërko….
E vetmuar të pres në fole si zog,
Po të ndjej që dhe ti më do
Në thellësinë tënde, eja më pushto.
Por ja që zemrën pushton një çast
Troket dhe thotë: Jam vetmia,
Më torturon dhe dua të ulëras
Nga shpirti del një dhimbje pa masë.
Kjo është vetmia dhe ironia
E kësaj bote që aq shumë shpresoj,
Po s`e di që në një kohë acar kam lindur
Mëkatet e të tjerëve do t`i shpagoj…
Poezi nga ANITA BITRI
**********************************************
Kjo është kënga që kopozitorja Laureta Çuku shkrujti dhe kompozoj për këngëtaren Anita Bitri. Këngë që s`do të këndohet kurrë nga këngëtarja.
Përherë në fluturim
Ti, ike në mes ëndërrave,
Në mes yjeve në mes ëngjëjve,
O Anita pa na thënë dot,
Ne të gjithëve Lamtumirë….
Ishte shumë e shpejtë kjo ikja jote,
Jo nuk doje të largoheshe,
Jo nuk doje ti mungoje,
Mbi të gjitha tokës mëmë.
Jo, ti asnjëherë nuk je larguar,
Për një çast ke fluturuar,
Je përherë këtu mes nesh,
Me zërin tënd……
Je ti duke kënduar,
Në paqe në qiellin blu,
Duke zbritur me ngadalë,
Me korrin e ëngjëjve.
(Refreni)
Je si lule drite, yll shkëlqen dhe qielli,
Je mes nesh e lumtur, rreze e artë e diellit,
Zërin tënd të ëmbël, ne po e përcjellim,
Në mes njerëzve………..
Je ti e veshur me diell, rrezaton,
Je një zog në fluturim,
Shikoj paqe në sytë e tu,
Ne na mungon, por ti e lumtur je tani.
Një natë të errët tetori, ndodhi krejt papritur,
Fluturove me dy krijesat e tua më të dashura,
Na mungon buzëqeshja jote, na mungon ti,
Por kujtimi yt është thellë në zemrat tona,
Ai nuk mund të tretet kurrë…
**********************************************
Kineasti Skёnder Jaçe
Ishte viti 1995 dhe nё atё kohё ekzistonte vetёm njё rrjet televizivё dhe ne ishim ftuar tё xhironim koncertin recital tё Anitёs nё qytetin e Kuçovёs. Si tani mё kujtohet se para se tё fillonte shfaqja, Anita ishte e sёmurё dhe me temperaturё 39 gradё dhe unё dhe stafi i koncertit kёmbngulёm qё tё anullohej koncerti pёr shkak tё gjёndjes jo tё mirё shёndetsore tё Anitёs. Biletat, pёr hir tё sё vёrtetёs ishin shitur 5 ditё pёrpara dhe kishte shumё kёrkesa nga artdashёsitё e qytetit dhe tё rrethinave pёr kёtё koncert recital tё Anitёs. Salla atё natё ishte mbushur plotё e pёrplotё me spektatorё. Edhe pse ishte njё sallё gjigande, prapё skishte asnjё vend boshё dhe shumё veta rrinin edhe nё kёmbё.
Megjithё kёmbunguljen tonё Anita dhe pse shumё e sёmurё, pёr tё mos zhgёnjyer spektatorinё qё vetёm brohoriste emrin e saj doli nё skenё dhe filloj tё kёndonte live. Tё gjithё ne qё dinim gjёndjen e saj shёndetsore e ndiqnim me ankth. Nuk mjaftoj kjo, por fonistit i ndodhi njё black out. Duke qёnё i profesionit,dhe pasi nё atё kohё isha drejtues i institucionit ku zhvillohej koncerti, mё kujtohet qё shumё shpejt nxora nga zyra njё amplifikator qё ishte i ri dhe defekti u korigjua nё pak minuta, Mё habiti qёndrimi pozitiv i publikut, tё cilёt pritёn me durim qё tё rregullohej difekti por kjo ishte merita edhe e kёngёtares sё famёshme Anita Bitri e cila pёr tё mos krijuar pauzё filloj edhe pa mikrofon tё komunikonte me publikun duke e mbajtur peshё me batuatat e saj. Anita fillojё tё bёnte shaka rreth njё tufe lule, tё cilёn ja kishte dhuruar spektatori atё mbrёmje dhe salla shpёrrtheu nё tё qeshura. Pasi difekti u rregullua, Anita sёrisht shpёrtheu me njё kolazh tё shkёlqyer kёngёsh dhe me njё potencё artistike siç dinte ajo….Salla duartrokiste pa pushim dhe mё besoni, Anita ka kёnduar atё koncert Live tё gjitha kёngёt. Edhe pse ne kishim ftuar disa humorist qё tё krijonim pauzё ndёrmjet kёngёve tё saj, publiku pёrsёri thёrriste emrin e saj dhe nuk e linte qё tё dilte nga skena. Sapo ajo mbaronte njё kёngё publiku fillonte thёrriste Anita..Anita… dhe njё kёngё tjetёr dhe ajo dilte pёrsёri dhe kёndonte njё kёngё tjetёr… Kёndoi kёshtu deri nё fund tё shfaqjes.
Ky ishte shpirti i Anitёs e mposhti sikletin e saj, duke qёnё me ethe dhe temperaturё dhe befasoj spektatorin e Qytetit tё Kuçovёs, qё edhe sot e kёsaj dite asnjёri nga ata qё ndoqi kёtё shfaqje kaq tё suksesёshme, nuk e di se nё ç’gjёndje shёndetsore ishte Anita atё mbrёmje.
Unё mendoj qё duhet tё memorizohet puna e kёsaj kёngёtare brilante e cila po tё rronte sot, do tё ishte njё Vaçe e dytё.
**********************************************
Hëna ndez qirinjtë
Në sytë e tu të bukur Anita,
lexoj poemën që pikon si lot blu nga qielli,
shkruar mbi violinën, që qëndron si flutur,
dhe dëgjoj një simfoni të mahnitshme,
që të ngroh si dielli.
Në qerpikët e tu si pentagram notash,
që hapen dhe mbyllen si një harpë e bukur,
është kodi i muzikës lidhur midis zemrash,
Eshtë Sibora tënde që zbret duke u lutur…
Horizonti që hapet me një dritëz hyjnore,
sjellë shenjëzat e qiellit si koncert vjenez,
ulen spektatorët si në ndërrim motesh,
dëgjojnë këngën e Mjellmës, veshur si princesh.
Harlisen pemët dhe pse ngricë janari,
nga zëri tënd degët gjelbërojnë,
petalet e purpurta tokën e mbulojnë,
do të kalosh Ti, a thjesht ne ëndërrojmë…
Por ti je shumë lart, lart mbi pegas hipur,
në ditëlindjen tënde Hëna ndez qirinjtë,
rreth tryezës së qiellit, yjet paska thirrur,
t’i urojnë Ditëlindjen, hyjneshës Anitë.
Keze Kozeta Zylo
Leave a Comment