Vlerësimet

unmik

 

********************

Presidenti Moisiu ngushëllon familjen Bitri

29 Tetor 2004

Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, i ka dërguar një mesazhngushëllimifamiljes Bitri në të cilën thuhet:

“Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta të Anita Bitrit, vajzës dhenënës së saj na ka pikëlluar të gjithëve. Si prind që e di çdo të thotë kjo, marr pjesë në dhimbjen tuaj, që s’ka ngushëllim.

Anita ishte në lulen e moshës dhe në kulmin e shkëlqimit të talentit të saj. Ikue re, tragjikisht, por la pas vetes portretin e qeshur, mallin e pashuar tëviteve në mërgim dhe mbi të gjitha këngët dhe zërin e saj të mrekullueshëm plotdritë dhe gjallëri.

Vepra e kësaj artisteje të madhe nga Vlora do të mbetet përjetësisht në thesarete shquara të muzikës së lehtë shqiptare”.

********************

Mesazhi me të cilin e përcollën kolegen e tyre artistët shqiptarë në Amerikë.

Anita Bitri ishte një zëdhënëse e artit shqiptar, ajo ishte një nga këngëtaret më të spikatura shqiptare me të cilën muzika shqiptare humbi një nga gjeneratorët më të fuqishëm të muzikës së lehtë. Përkujtimi i saj shpreh me këtë rast edhe keqardhjen, edhe hidhërimin e thellë për këtë humbje të madhe, tragjike e më se tragjike dhe aq më shumë ishte një humbje familjare. Kjo dhimbje medoemos që do të vazhdojë gjatë dhe do të mbetet në zemrat tona, ndërkaq duke kujtuar Anitën ne i bëjmë një nder të madh jo vetëm të ndjerës, por edhe vetvetes duke pasur parasysh atë moton tonë që është:”Të kthejmë gjithmonë kokën andej nga kemi ardhur” se i përkasim atij kombi dhe asaj kulture. Duke nderuar këtë këngëtare kemi edhe një të drejtë morale para pasardhësve tanë, që edhe ata të shkojnë në vazhdimësi. Dhe ky është misioni i pavdekshmërisë sonë misioni i artit shqiptar kudo dhe në çdo vend. Ky mision është që veprat të mos i lëmë ti mbulojë tisi i harresës, pasi artisti ka detyrën e altarit tempullor dhe misioni i tij është që të bukurën ta përcjell në popullin e tij. Dhe në emër të së bukurës le të dëgjojmë muzikën e kënduar nga këngëtarja Anita Bitri – e bukura është vetë muzika që ajo krijojë.

********************

Drejtoria e FestivalitArtistik tё Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë

Anita Bitri me pjesëmarrjen e saj na nderoj në Festivalin e 10-të shqiptar në New-York, me 10 dhjetor 2000. Drejtoria e Festivalit shpreh ngushëllimet familjes së Anitës, e cila qe gjithmonë e gatshme të marrë pjesë aktive në evenimentet kombëtare të diasporës shqiptare në SHBA. Pastë tokën e lehtë!

********************

Njё kurorё e veçantё nga Edi Rama

Njё kurorё e veçantё, nё nderim tё kёngёtares Anita Bitri, ishte dje ajo e kryetarit tё bashkisё sё Tiranёs, Edi Rama. Kur kortezhi ka pёrshkruar rrugёn drejt varrezave tё Babicёs, kurora e dёrguar nga Tirana ishte nё ballё tё korteut mortor. Veç tij kurora dhe buqeta me lule tё freskёta kanё vendosur edhe pёrfaqёsues tё bashkisё sё Vlorёs, tё shkollёs sё muzikёs “Naim Frashёri”, kino-Teatrit “Petro Marko”, etj….

********************

Sali Berisha ngushëllon familjarët e këngëtares së njohurё

“Vdekja e Anitës, humbje tmerrësisht e dhimshme”

Nё emёr tё qeverisё shqiptare dhe tё tijat personale zoti Sali Berisha, ka përcjellë ngushëllime për familjarët dhe të afërmit e këngëtares së njohur shqiptare Anita Bitri.

Në telegramin e tij, ju shkruan familjarëve se:

“Lajmi i vdekjes tragjike të Anitës, vajzës së saj ёngjëll dhe nënës së saj, më ka pikëlluar thellë mua, bashkëshorten, fëmijët e mi, si dhe të gjithë demokratët dhe shqiptarët,  që prisnin me admirim dhe dashuri rikthimin e saj”.

Më tej, në telegramin e kryetarit të PD thuhet se:  “vdekja e Anitës, vajzës dhe nënës së saj, janënjë humbje  tmerrësisht e dhimbshme jo vetëmpër familjen tuaj, por për tërë botën kulturore, shpirtërore tonën,  publikun artdashës, që po priste me padurim albumin e saj të ri, rikthimin e saj në skenën shqiptare”.

Në fund të telegramit, drejtuar familjarëve dhe të afërmve të këngëtares së njohur Anita Bitri, Berisha shkruan se: “Duke ndarë me ju pikëllimin e thellë dhe zinë për këtë humbje të madhe, i lutem Zotit që shpirti i Anitës, vajzës së saj engjëll dhe nënës së saj, të gjejnë paqen e merituar dhe ju të gjeni forcën për të përballuar këtë dhimbje dhe humbje të pazëvendësueshme”.

********************

Limoz Dizdari sensibilizon deputetët shqiptarë
Qeveria të mundësojë kthimin e turpave ë atdhe

Deputeti Limoz Dizdari në një deklaratë të lexuar në parlament, ka kërkuar që qeveria të çlirojë një fond nga buxheti i shtetit për  të mundësuar kthimin e trupit të këngëtares Anita Bitri në Shqipëri.

Sipas tij, “Bitri ishte një nga zërat më të bukur të Vlorës, ndaj ajo meriton një vëmendje më të madhe nga shteti shqiptar”. Në emër të Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve, Limoz Dizdari ka dhënë ngushëllimet familjes Bitri, duke shprehur dhe dhembjen për humbjen e madhe. Deklarata e Dizdarit është mbështetur nga të gjithë deputetët në parlament, ndërsa është kërkuar ndërhyrja sa më e shpejtë e qeverisë si me fonde ashtu dhe me anë të diplomacisë.

********************

Zhani Ciko – Mjeshtër i Madh :

Anita Bitri është një emër i muzikës së lehët shqiptare që nuk mund të shlyhet nga kujtesa. Ishin vitet kur ndodhesha në RTSH fundi i viteve 80 dhe më shumë vitet 90, në këtë periudhё këngëtarja që kishte prirjen e saj natyrore por dhe qëditi të kapej shumë mirë me aspiratat e rinisë dhe të muzikës që ajo këndonte  ishte pa diskutim Anita Bitri. Një vajzë e shkathët, rrezatuese, me një temperament të jashtzakonshëm, me një potenc interpretuese vërtet për ta pasur zili, në të njëjtën kohë shpresa e aspiratave për çlirimin e këngës shqiptare nga të gjitha ato kanune që e mbanin atë në disa korrniza ende të së kaluarës dhe që duheshin kapërcyer. Jo rastësisht Anita Bitri shkëlqente në koncertet e stinës së të ardhmes, siç është pranvera, por nga ana tjetër ajo shkëlqente dhe linte mbresa dhe në festivalin e këngës në RTSH. Anita kishte aftësira shumë të mira përsa i përket dëgjimit muzikor, interpretimit, diksionit. Më kujtohet në festivalin e parë qëunë drejtova si drejtor artistik, ishte pikërisht Anita Bitri që fitoi çmimin e parëtë këngës dhe mori si të thuash trofen e këtij festivali. Anita kishte gjithmonë vendin e veçant të së ftuarës së festivalit në RTSH. Ka qënë një dhimbje shumë e madhe për humbjen e një njeriu që gjithёsesi e donte jetën, donte artin, kishte besim në zhvillimet e muzikës shqiptare dhe punoj dhe kontriboj për këtë. Për mua ka qënë një kënaqësi e veçant kur mbas mbylljes së ciklit krijues të Anita Bitrit, pikërishte nga trevat e saj nga Vlora, mbiu njё zambak tjetër i këngës shqiptare, Aurela Gaçe, e cila për mua është një vazhduese e atij temperamenti e atij shpirti muzikor për të cilat fola më përpara.

********************

Flamur Shehu – Kompozitor, Mjeshtër i Madh :

Anita ka qënë një nga plejadat e këngëtarëve të cilët vunë themelet e këngës së lehët shqiptare. Anita në përgjithësi ka punuar me shumë pasion dhe ka pasur një diçitur të jashtëzakonshme. Anita kishte një bashkëpunim të shkëlqyer me muzikën, vokalin dhe me interpretimin. Ajo ishte shumë e lidhur me skenën dhe me publikun dhe ajo dinte çfarë këndonte, dinte çfarë trasmetonte dhe kjo ishte një anë positive e saj. Me Anitën kam nisur bashkëpunimin që në vitet 1985 në shumë koncerte të ndryshme të RTSH, si dhe në koncertet e pranverës dhe në shumë aktivitet të ndryshme artistike. Nga ky bashkëpunim kanë lindur dhe këngët kaq të bukura që do të mbeten në thesarin e muzikës shqiptare. Ajo është vlerësuar vazhdimisht me çmime nderi. Anita Bitri është një nga këngëtaret më të mëdhaja të muzikës shqiptare. Rrallë herë lindin talente të tilla. Shqipërisë i humbi një nga korofejtë e muzikës së lehtë shqiptare. Anita Bitri ishte një këngëtare e kompletuar me të gjithë elementët që i duhen një artisti të vërtet. Ajo ishte jo vetëm këngëtare, por edhe muzikante e formuar, kishte studiuar për violinë, njihte çdo parametër të këngës, qoftë në harmoni, qoftë në ekzekutim. Anita ishte e lidhur si askush tjetër me skenën dhe e dashuronte këngën duke vlerësuar edhe talentin që i kish falur natyra. Kënga e saj ka lënë gjurmë jo vetëm në jetën e saj artistike, por gjithashtu dhe në muzikën shqiptare. Unë do ta vlerësoja në mënyrë të veçantë krijmtarinë e artistes Anita Bitri pasi kjo veprimtari i shërben të ardhmes dhe krijimtarisë së këtij populli. Populli ynë jo vetëm duhet ti dojë, por edhe të dëgjoj krijimtarinë që kanë bërë këta njerëz dhe këta këngëtarë që sot janë pjesa më vitale dhe më e pranueshme e këtij populli, sepse kënga dhe muzika zbut shpirtrat. Shteti shqiptar është i obliguar ta vlerësoj me titull të lartë këngëtaren vlonjate, Anita Bitri pasi ajo ka dhënë shumë për Shqipërinë. E kujtojmë me nostalgji Anitën dhe kjo ishte dhe një humbje e madhe për muzikën shqiptare.

********************

Jorgo Papingji – Poet, Mjeshtër i Madh :

Anita Bitri ishte një artiste brilante me gen artisteje, që me karakterin e saj, me impulsivitein e saj, me zërin e saj të jashtëzakonshëm i dhuroj spektatorit shqiptar këngë të mrekullueshme që do të kujtohen gjithmonë për mjeshtërinёe interpretimit. Kam pasur shumë bashkëpunime me Anitën në disa Festivale të Këngës dhe kam shkruar shumë këngë që janë kënduar nga ajo. Gjithmonë më ka befasuar talenti i saj, pasi Anita nuk ishte vetëm  një këngëtare e thjeshtë, por ajo merrte pjesë në kompozimin e këngës, pasi ishte dhe një muzikante e talentuar dhe njifte në himtësi solfexhin, prandaj dhe ato këngë që Anita këndoj ishin aq të bukura dhe të magjishme. Anita Bitri jetoj si një artiste, punoj si një artiste, ëndërroj si një artiste, hapi projekte para vetes tamam si një artiste e cila nuk do të shuhet kurrë.

********************

Osman Mula – Regjizor, kompozitor, Mjeshtër i Madh :

Anita Bitri ka lënë një kujtim të madh në skenën shqiptare. Të gjitha këngët që Anita Bitri këndoj janë shumë të bukura. Ajo ishte një këngëtare e shkëlqyer, me një vokal shumë të mirë. Anita kishte një temperament të mrekullueshëm, një vajzë e formuar dhe e veçantë. Anita gjithashtu ka studiuar për violinë dhe njofjae një vegle muzikore i jepte mundësi asaj ta zbërthente shumë mire këngën dhe e bënte Anitën një këngëtare shumë të formuar. Anita Bitri ishte ndër këngëtaret më të mira të brezit të viteve 90 që erdhën nëskenat e festivalit shqiptar.Anita ishte mixazhi mes dy periudhash, viteve 90 dhe mbas viteve 90. Ishte këngëtarja që e mori me hap më të avancuar krejt plejadën e këngëtarëve dhe e parapriu me hap më të sigurt drejt një korrektese modern artistike. Kam një konsiderat absolute për Anita Bitrin.Ikja e saj ishte një ndarje e parakoshëme, pasi ishte një këngëtare që premtonte shumë dhe do të qëndronte gjatë në skenën shqiptare. Nuk kalonte mosha tek ajo, pasi me kalimin e kohës asaj i shtoheshin duartrokitjet. Do ta kujtojmë gjithë jetën buzëqeshjen, shpirtin dhe mrekullin Anita Bitri.

********************

Gjergj Leka – Kantautor :

Anita Bitrit, rradhë herë bashkohen mirësia dhe talenti. Zoti i kishte dhënë një talent të madh, jo vetëm nga ana  vokale por dhe nga ana njerëzore. Anita ishte një artiste e vërtet dhe e mrekullueshme, ajo e personalizonte këngën. Ishte kënaqësi të punoje me Anitën, vajzë e përkryer, e thjeshtë, e qeshur, dhe e shkathët.Anita Bitri dhe pse u largua nga jeta la një vulë në muzikën shqiptare.

********************

Vaçe Zela –Këngëtare, Artiste e Popullit :

Anita ishte një këngëtare e shkëlqyer. Që kur e kam parë për herë të pare në skenë, unë kam menduar se do të bëhej një këngëtare e madhe. Dhe kështu ndodhi. Anita Bitri ishte këngëtarja që e bëri të njohur emrin e saj qysh në debutimet e para. Mbaj mend se kur ka fituar çmimin e parë në një festival, e kam puthur dhe i kam thënë: “Ti je artiste e vërtet”. Edhe ajo qau nga gëzimi. Ishte e mrekullueshme.Një zë i pastër në arenën shqiptare.

********************

Beqir Sina – Gazetar i komunitetit :

E para femër këngëtare emigruar në Amerikë, që me prezencën e saj brilante – në koncerte, gëzime e festat kombëtare në këtë hapësirë që po e krijonte me vitet e saja këtu traditën e mirë: ishte Antia Bitri. Ajo ra menjëherë e “në zjarr” – me këngën e stilin e saj të preferuar, në sejcilin mjedis, kudo, atje ku jeta ndryshonte çdo ditë, e thuri me plot dashuri e pasion, dhe me etje e dëshmoj se nuk ka gjë më të bukur se kënga e cila i takon të gjithëve edhe në mërgim. Theu paragjykimet – Solli një të re. Çdo koncert i saj në Amerikë, mbushi boshllëkun e krijuar. E përditshmja frymonte tek këngët e saja, në rreshtat e teksteve nga më të ndryshmet, të cilat tashmë të njohur për ne. Vonë shumë e kuptuam profetizmin e saj si një ëngjëll i Nënë Terezës, e tashёm e njëjta udhë. Ajo duket sikur ende jeton me këngë në buzë, por megjithatë me një dallim: Në ato këngë, melodi apo vargje që ajo na la pasë, janë të skalitura vitet e saja në Amerikë”.

********************

Edmond Xhani – Muzikant, kitarist :

Anita Bitri është një nga figurat më të spikatura të interpretimit të muzikës së lehtë shqiptare. Ajo i përket një brezi të shquar interpretuesish, që pasuruan me vlera të veçanta muzikën e lehtë si dhe atë të kultivuar në Shqipëri. Po t’i hedhësh një vështrim muzikës së viteve ’80-’90 e më vonë, është e pamundur të mos shohësh e vlerësosh Anitën dhe kontributin e saj të jashtëzakonshëm në interpretimin e kësaj muzike. Ajo është një përfaqësuese dinjitoze e intepretimit skenik, me shumë temperament dhe cilësi të lartë, gjë që solli një freski dhe vrull rinor në këtë fushë. Anita do të kujtohet gjatë për cilësitë e rrallë vokale, intonacionin e pastër si dhe për botën e saj të pasur shpirtërore. Në këngët e interpretuara prej saj ndjehet qartë pasioni për muzikën, saktësia dhe serioziteti me të cilën ajo trajtonte çdo motiv të materialit muzikor. Duke qënë se Anita kishte studjuar që në moshë të vogël për violinë, ajo ishte në gjendje të trajtonte më së miri materialet muzikore, pasi zotëronte aftësitë dhe përgatitjen e duhur për këtë gjë. Pikërisht sepse zotëronte këto aftësi, disa nga këngët më të njohura të interpretuara nga ajo si “Hartimi dhe Dëbora”, “Abra-Kadabra”, “Dashuria e parë”, “Mos u nxito mos u gabo”, kanë zënë vend të nderuar në fondin e artë të muzikës së lehtë shqiptare, duke qënë një pikë referimi për nivelin e lartë të interpretimit dhe veçanërisht për temperamentin dhe muzikalitetin e shfaqur nga kjo artiste e madhe. Pavarësisht se Anita ishte e prirur më shumë për të interpretuar muzikë të lehtë, gjatë karrierës së saj të suksesshme ajo interpretoi me shumë dashuri e ngrohtësi edhe muzikë popullore nga treva të ndryshme të Shqipërisë, çka e vendos Anitën në një vend të nderuar e dinjitoz përkrah emrave më të shquar të muzikës kombëtare shqiptare. Këngët popullore të interpretuara nga Anita shquhen për origjinalitetin e interpretimit si dhe për përshtatjen me karakteret e veçanta të trevave të ndryshme muzikore, duke i pasuruar ato me vlera të reja e mjaft tërheqëse. Ajo ka zënë një vend të nderuar e të respektuar në elitën e artistëve shqiptarë, duke qёnë një shembull i madh frymëzimi për të gjithë artistët e tjerë, kolegë e bashkëpuntorë të saj. Ndarja e parakohshme nga jeta bëri që Anita Bitri fizikisht  ta ndërpresë rrugën e artit, për ta vazhduar atë në kujtesën e të gjithë njerëzve që e deshën dhe e respektuan këtë figurё të shquar të muzikës kombëtare shqiptare.

********************

Agim Doçi – Poet :

Unë e kam dashur Anitën si bijën time. Me të kam fituar shumë çmime dhe ka qenë ajo që së bashku me të paharruarin Alqi Boshnjaku, thurnim tekste dhe fitonim çmime në Festivale. Tani ajo shkoj në përjetsi…Atje e pret miku ynë dhe Princi i Teksteve të Këngës, Alqi Boshnjaku. Kujtime të paharruar kam për atë artiste që ishte talent dhe tejet e zhdërvjelltë në interpretimin e këngës ritmike. Nuk dua të përmend sesa këngë i kam shkruar, dua të shkruaj bashkëpunimin e fundit më Anitën. Pra do hedh në këtë mesazh njerëzor vargjet e mija që kurrë nuk do të këndohen prej Anitës!!!!!!!!!!

Nëse ju merr malli për mua

Dilni mes njerëzve dhe më kërkoni!

Me këngë në buzë tërë jetën dua

të jem pranë jush…sa më mungoni.

Nëse ju merr malli… mos qani!

Radio Tiranën paksa dëgjoni!…

Dhe një minut heshtje të mbani

Unë do ju ndjej! Mos më harroni…!

Ëndrra e jetës seç u helmua

Tok me Siborën nga ju u ndava…

As një pik lot, të rrjedh nuk dua

Se larg prej jush unë vetëm qava…

Ja ky ish fati…s’kam çfarë të them!

Askush prej jush s’mund ta besoj.

Po më kërkove shpirtin ma gjen

Këngës shqiptare do ti mungoj…

Do ti mungoj njerëzve të dashur

Do ti mungoj dhe Tokës Mëmë

Ika në gjumë… ëndërr përflakur

Por do më gjeni vetëm në këngë!

Kur dimri i bardhë do derdhë dëborën

Kur një hartim do bëjnë fëmijtë

Dhe kur në tren dikush prek dorën

Do vij t’u sjell gjithë dashuritë!

Ika pra ika, ky ishte fati…

Hyra në ëndrrën që s’ka mbarim!

Udhëtimi jetës kaq shkurt më zgjati?…

Veç këngën time…ju lë kujtim!

********************

Agim Nezho – Ambasadori shqiptar pranë U.N. në OKB :

Shkëputur nga fjala e mbajtur në koncertin e lamtumirës.

Anita Bitri ishte artiste e talentuar dhe e shquar e kombit shqiptar. Ikja e Anitës ishte një humbje e madhe jo vetëm për komunitetin e shqiptarëve të New Yorkut por dhe për gjithë shqiptarët që jetojnë në Vlorë, Detroit, Shkup, Prishtinë, Kukës e kudo në botë, për të gjithë ata që kanë njojtur Anita Bitrin dhe kanë dëgjuar zërin e saj të ëmbël. Në emër të shtetit shqiptar, qeverisë së shqipërisë, misionit shqiptar pranë OKB-së shprehim ngushëllimet tona më të mëdha dhe më të sinqerta për humbjen e artistes së madhe shqiptare Anita Bitri. Anita Bitri ishte një nga talentet e mëdha të muzikës shqiptare, aq e njohur dhe e nderuar nga i gjithë kombi ynë. Ajo i përkiste atij brezi të madh artistësh si Agim Krajka, Frederik Ndoci, Merita Halili etj të talentuar që megjithëse të larguar nga atdheu mbetën me veprën dhe muzikën e tyre simbol i atdhedashurisë, patriotizmit, suksesit jashtë vendit dhe shpirtit të madh shqiptar.Dashuria për atdheun dhe për këngën shqiptare e ndoqi Anitën në të gjithë jetën e saj. Anita u largua nga ne tepër e re, por mbetet në mendjen dhe në zemrat tona e paharruar e nderuar dhe me mirënjohjen e një kombi të tërë për veprën e saj artistike. I përjetshëm qoftë kujtimi i saj.

********************

Në ditën e 40 vjetorit të lindjes, emërtohet rruga “Anita Bitri”. Këngëtarja vlonjate bëhet anëtare e Fondacionit”Nermin Vlora Falaschi”.

Në datën 8 janar, dita e lindjes së Anita Bitirt, Fondacioni “Nermin Vlora” në bashkëpunim me bashkinë e qytetit tё Vlorёs, organizoi ceremoninë e emërtimit të rrugës “Anita Bitri”. Pllakatën e mermerit ku ishte gdhendur emri i këngëtares, e zbuloi Mjeshtër i Madh, Edith Mihali.

Në këtë ditë kaq të shënuar shumë artistë, pjesëmarrës në këtë ceremoni janë shprehur rreth veprimtarisë të kësaj artisteje të famëshme:

 

Edit Mihali – Mjeshtër i madh :

Të krijon emocion fakti, që Bashkia e Vlorës, e ka përjetësuar këngëtaren vlonjate, të re në moshë, por me karrierë të pasur, në një rrugë kryesore. Ky shembull duhet përhapur, në mënyrë që të respektohen dhe vlerësohen personalitete të artit të cilët jo vetëm që kanë kontribuar për qytetin e tyre, por për gjithë Shqipërinë. Anita Bitri u përjetësua si një këngëtare e famëshme, duke përcjellë vlerat e këngës shqiptare nëpër botë.

 

Irini Qirjako – Mjeshtër i Madh :

Pak ditë më parë isha në Amerikë për një koncert dhe u mbusha me krenari, për emrin dhe famën që kish lënë Anita Bitri atje. Flisnin jo vetëm muzikantë, dashamirës të këngës, qytetarë të thjeshtë, por edhe personalitete amerikanё. Sikurse unë dhe të gjithë shqiptarët u emocionuan kur mësuam që ligjit kundër monoksidit te carbonit në qytetin, ku Anita u shua bashkë me nënë dhe vajzën e saj, i kishin vënë emrin “Ligji Anita”. Ne kolegët e saj, i gjithë arti shqiptar, krenohet për Anita Bitrin, këngëtaren legjendë për nga zëri….

 

Dr. Makbule Çeço :

Një rrugë me “Anita Bitri”, është nderimi që i bëhet këngëtares, e cila, megjithëse e re në moshë, ngriti në lartësi të mëdha, sikur të kish jetuar një shekull, vlerat e artit shqiptar, në tokën e saj, në shumë shtete të Ballkanit, por edhe përtej oqeanit. Bilbili i këngës së muzikës së lehtë, është vlerësuar edhe nga diskografia botërore, duke u bërë pjesë e tyre. Anita Bitri, nuk është thjesht tek një rrugë, tek një këngë, tek një film dokumentar, ajo është në fondin e artëtë artit shqiptar, në kujtesën e popullit të saj.

 

Marika Kallamata – Artiste e Merituar:

Teksa kujtojmë Anita Bitrin, prekim të bukurën, të dhimbshmen. E bukura si vetë bukuria e vlonjates dhe këngës së saj, e dhimbshmja, si vetë tragjikja e shuarjes së jetës së saj në moshën 37 vjeçare.

 

Edi Luarasi -Artiste e Merituar :

Një emocion tek rruga “Anita Bitri”, një buqetë me lule… Ky është nderimi im për këngëtaren vlonjate, që megjithëse u nda shumë shpejt nga jeta, la pas një karrierë të pasur artistike. Për njeriun nuk ka rëndësi se sa gjatë jeton, por është shumë e rëndësishme, se çfarë emri dhe vepër lë pas. Anita Bitri, la pas një karrierë brilante, që artistë të tjerë, që kanë jetuar dyfishin e jetës së saj, nuk kanë mundur ta arrijnë këtë.

 

N/kryetari i Bashkisë së Vlorës, Halim Dervishi

Anita Bitri është një prej figurave vlonjate, e cila mbahet dhe do të mbahet mend për vlerat e saj. Emri i Anita Bitrit do t’i mbetet përjetësisht kësaj rruge ashtu si dhe zëri dhe kënga e saj që janë një nga emblemat e qytetit tonë dhe që mbajnë të paharruar kujtimin e saj. Është hera e parë që emri i një artisteje të re të qëndroj në një rrugë kaq të rëndësishme. Është një nder që nëpërmjet saj u bëhet gjithë artistëve. Ajo ka lënë nëpërmjet këngës së saj një emër të bukur. Kjo rrugë është në zemër të atij qyteti që ajo e deshi aq shumë dhe që e mbajti përjetësisht në zemrën e saj. Dikur, ajo vajzë e vogël qё me violinën në dorë përshkronte këtë rrugë për në shkollën e muzikës “Naim Frashëri”, nuk do ta kishte menduar kurrë se kjo rrugë, që në pranverë dhe në verë kundërmon nga era e luleve të blirit dhe që në zhargonin e përditshëm vlonjatet i thoshin “kapelja”, do të mbante në 40 vjetorin e lindjes së saj, pikërisht emrin “Anita Bitri”.

*******************

Aurela Gaçe – Këngëtare:

Kam një lidhje speciale me kolegen time Anita Bitri se vijmë të dyja nga Vlora. Njofja im me Anitën ka qënë që kur unë isha e vogël. Anitën e kujtoj si violiniste në orkestrinën e Pallatit të Pionierëve në Vlorë. Po ashtu, nё atё periudhё, unë kam qënë pioniere dhe kam marr pjesë në këto koncerte si këngëtare. Vite më vonë e pashë në festivalet e RTSH-së, si këngëtare. Kur e shikoja në koncerte, unë shikoja energjinë e saj, shkathtësinë që ajo kishte në skenë dhe doja të bëhesha si ajo, pasi nuk ishim e njëjta moshë, ajo dilte në skenë, unë ëndërroja të dilja në skenë. Ishte pikërishtë, momenti që ajo doli në skenat e festivaleve të RTSH-së, si këngëtare dhe unë si më e vogël se ajo, ëndërroja dhe thosha që edhe unë mund të bëhem si ajo, pasi vinim nga e njëjta skenë, nga i njejti qytet kurr këndonim kur ishim të vogla bashkë. Për mua ishte diçka e bukur që një vlonjate dilte në skenë dhe unë mendoja gjithmonë që edhe unë mund të dilja në skenë. Në familjen time, ka qënë këngëtare shumë e preferuar, jo vetëm për faktin që ishte vlonjate, por edhe pse ishte shumë e shkathët në skenë, shumë e qeshur, ishte tipike në skenë. Mbaj mend që i kam kënduar këngët e saja në koncertet kur këndoja me shkollën.

Dhe çfarë kam vlerësuar unë gjithmonë tek Anita, ka qënë se ajo më ka dhënë për herë të parë dorën kur unë mbarova shkollën e mesme dhe vendosa të shkoja në festivalin e madh të Tiranës. Ajo më ka dhënë dorën të paraqitesha përpara jurisë që përbënte festivalin e madh. “Si ma dha këtë dorë”? – Shtator – tetor 1993, Anita bënte koncertin e saj recital në pallatin e sportit në vlorë, dhe vendosi të më dëgjonte së bashku me dirigjentin e orkestrës së vetë, dhe vendosën të më merrnin si këngëtare shoqëruese e Anitës. Mund të them që ishte një nder shumë i madh, ajo ishte në kulmin e saj, në kulmin e karrierës dhe sigurishtë për mua ishte një shanc shumë i madh që më jepej. Mbaj mend vlonjatët që ishin në këmbë gjithë kohës, dhe këndonin këngët e saj së bashku me të, dhe gëzonin. Kurr një artiste bën njerëzit të gëzojnë bashkë me të, mendoj që ky është kulmi i artistit. Pasi, kur artisti bën njerëzit të lumtur, të gëzuar dhe e bënë publikun të harroj problemet e jetës, ai është artist i vërtet. Vlerat si artiste, nuk mund t`ja mohoj askush, dhe sigurisht një artist kur është i mirë është dhe njeri i mirё.

Anita i ka dhënë publikut momente reale, ishte këngëtare reale, ishte e vërtet.

Dhe publiku është gjykuesi më i madh për një artistë. Nëqoftëse publiku pëlqen çfarë artisti përformë, do të thotë që artisti është i pranuar nga publiku dhe është një njeri me vlera. Mbaj mend diçka të veçantë. Në vitin 1995, Anita ishte e ftuar në festivalin e RTSH-së dhe mbaj mend që më ka thënë një fjalë: – Tani ti dole në skenë, nuk duhet të dalësh më për të mbushur rradhët e festivalit, por duhet të dalësh si dikush që kërkon vëndin tënd. Në atë moment nuk e kam kuptuar vërtet se çfarë deshte të thoshte, por tani kur kthej kokën mbrapa dhe kujtoj, kuptoj atë këmbënguljen e saj për tu bërë dikushi, për të qënë dikushi në jetë. Ja ka arritur, sepse ka qënë tipike në skenë, nuk ka qënë dikushi, ka qënë e veçanta dhe prandaj quhej Anita Bitri. Jam e bindur se Ajo tani është ëngjëll, dhe së bashku me vajzën dhe nënën e vet, është në parajsë. Populli do ta kujtoj Anitën, ashtu të shkathët, energjike,dhe të qeshur ashtu siç ka qënë. Vlorën dhe gjithë publikun që e ka ndjekur e ka bërë të ndihet shumë krenare. Jam e bindur që Vlora, qyteti nga ajo vjen, e ka gjithmonë në zemër.

********************

Haxhi Maqellara – Këngëtar i komunitetit :

Anita Bitri ishte një artiste e famëshme që nuk do të harrohet kurrë nga të gjithë shqiptarët artdashës e sidomos nga artistët shqiptar kudo që janë në botë. Ajo e donte shumё këngën dhe qëllimi i saj kryesor ishte të mbante gjallë këngën shqiptare nё botё. Kemi realizuar shumë koncerte me Anitën dhe publiku na ka pritur jashte mase mirë. Anita ishte njё këngëtare me potencial të qëndrueshëm dhe vlerësohej nga publiku për zërin e saj të mrekullueshëm,të kultivuar dhe tepër melodioz. Nё jetёn personale Anita ishte e gjithanëshme  dhe tepë elektike. E dashur me kolegët dhe shoqet dhe tepër sharmane,allegro në familje dhe në shoqëri. Nënë e mrekullueshme dhe njeri shumë i drejtë. Anita Bitri ishte si një fanar ndriçues për të gjithë artistët dhe si e tillë do të mbetet për ne.Arti shqiptar humbi një zë të magjishëm dhe një personalitet muzikor.

********************

Agim Gërbeshi – Këngëtar i komunitetit:

Anita Bitri ka qënë artiste e talentuar dhe kolege shumë e mirë. Kemi këndur në shumë koncerte së bashku dhe ishte një talent i veçantë  jo vetëm në këngët e muzikës së lehët, por gjithashtu dhe në ato popullore. Anita shumë këngë i ka kompozuar dhe krijuar vetë pasi ajo ishte dhe një violiniste e talentuar. Pra ishte një artiste shumë e kompletuar në të gjitha drejtimet. Anita ishte e para në aktivitet artistike dhe ishte një burim poziviteti dhe energjish. Kombi shqiptar dhe diaspora këtu në amerikë humbi një talentdhe një personalitet artistik.Vepra dhe figura e kёsaj artisteje tё madhe do të jetë gjithmonë e pranishme në jetën dhe aktivitet tona artistike.

********************

Remi – Këngëtar i komunitetit :

Ikja e Anitës është një humbje shumë e madhe për gjithë popullin dhe artin shqiptar dhe sidomos për ne kolegët e saj artista këtu në Amerikë.  Anita ishte një kolege e mrekullueshme dhe një artiste e madhe. Kemi kënduar së bashku në shumë koncerte pë të mbledhur ndihma pë kosovën dhe ishte pikërisht Anita ajo që e ngrinte publikun në këmbë me talentin e saj të mrekullueshëm. Në vitin 2003 kur bëra albumin “Fiki Dritat” një nga këngët është dhe dueti me Anitën. Më kujtohet bashkëpunimi ynë për këtë këngë. Anita e pasuroj shumë këtë këngë jo vetëm me zërin e saj të mrekullueshëm, por njëkosishtë me disa nga idet e saj në fushën e notave dhe të kompozimit, sa që dhe kjo këngë, fal bashkpunimit të saj doli aq e mrekullueshme. Për mua ishte dhe është një privilegj i madh që kam kënduar me Anita Bitrin, që e kam njohur një artiste të madhe si ajo dhe që i takoj epokës së saj. Do ta cilësoja Anita Bitrin si një nga artistet më të mëdha dhe më të talentuara të kohës sonë. Populli dhe arti shqiptar humbi një zë të mrekullueshëm, por artistat si Anita Bitri nuk vdesin kurrë. Pasi vërtet trupi ndalon të funksinoj por kënga, vepra dhe krijmtaria e saj do të vazhdojnë të jetojnë brez pas brezi.

********************

Kino Gara – Këngëtar i komunitetit :

Anita ishte një artiste me vlera të mëdha. Ajo ishte një artiste me dipazon të gjerë dhe të them të drejtë më ka befasuar me zërin e saj karakteristik, të ëmbël dhe të veçantë. Sidomos më ka befasuar aftësia e saj për të kënduar të gjitha këngët popullore të trevave të ndryshme të shqipërisë, pasi një gjë e tillë është shumë e rrallë. Anita edhe pse ishte këngëtare e muzikës së lehët këndonte dhe zotronte të gjitha këngët popullore të gjitha trevave të shqipërisë. Kemi kënduar me Anitën në shumë evenimente dhe në shumë koncerte bamirësie. Anita në skenë ishte shumë e gjallë, e qeshur, dhe e mbizotronte skenën dhe kur ajo këndonte bënte një ambjent të ngrohët dhe të lirshëm për spektatorin. Ikja e saj është një humbje shumë e madhe për muzikën dhe për Shqipërinë. Të gjithë ne artistët në amerikë e kemi ndjerë dhe do ta ndjejmë shumë mungesën e një artisteje, kolege dhe shoqe të përsosur si Anita Bitri.

********************

Doktor Namik Shehu – Sekretar i akademisë të shkencave shqiptare në New York :

Pjesë e shkëputur nga fjala e mbajtur në koncertin e lamtumirës

Në emër të akademisë shqiptare të shkencave shprehim ngushëllimet më të sinqerta githë popullit shqiptar dhe veçanërisht botës së artit shqiptar për këtë humbje kaq të madhe dhe të pallogaritshme të artistes së famshme shqiptare Anita Bitri. Në të gjitha koncertet dhe veprimtaritë e organizuara këtu në Amerikë pjesmarrja e Anitës ishte e padiskutueshme dhe e mirëpritur nga të gjithë artdashësit. Të gjithë kur e dëgjonim të këndonte e cilësonim si bilbilin shqiptar dhe zëri i saj buçiste në skenat shqiptare. Arti shqiptar humbi një figurë të shquar të këngës së lehtë, por arti dhe muzika që Anita Bitri krijoj do të mbeten në thesaret e muzikës shqiptare. Ne si Akademi shkencash do ta kujtojmë gjithmonë me respekt dhe mirënjohje këtë artiste kaq të shquar të skenës shqiptare.

********************

Xhevat Limani – Regjizor, aktor i komunitetit :

Anita Bitri ishte një nga këngëtaret më të famshme shqiptare dhe muzika e saj u ka lënë mbresa të thella jo vetëm artdashësve shqiptar por edhe atyre të huaj. Kur Anita Bitri këndonte të gjithë mendonin se është zëti i parajsës. Anita Bitri këndoi këngë magjike dhe ajo i përket vetë parajsës. Tek figura e kësaj këngëtareje të madhe ishin të gërshetuara harmonia, emocioni, shpirti, bujaria, personaliteti i veçantë të një artisteje të madhe. Përkulem plot respekt përpara këtij personaliteti të lart muzikor dhe muzikës së madhërishme që ajo krijoj. Anita Bitri do të mbetet gjithmonë në zemrat dhe në mendjen e të gjithë shqiptarëve dhe muzika e saj hyjnore i përket thesarit të muzikës shqiptare.

********************

Shpëtim Saraçi – kompozitor :

Anita Bitri kjo këngëtare e mrekullueshme nga vlora që në fillim të karrierës së saj artistike është prezentuar si një vajzë tepër e talentuar dhe shumë energjike në të gjitha aktivitetet muzikore. Ajo shumë shpejt spikati për gjenialitetin e saj dhe talenti i saj i veçantë në fushën e muzikës u vu re menjëherë nga të gjithë specialistët e kësaj fushe dhe sidomos nga dashamirësit e muzikës. E theksoj dhe njëherë Anita Bitri ishte një këngëtare e shkëlqyer dhe një personalitet muzikor. Anita Bitri kishte shumë obligime profesinale dhe shumëplane për të ardhmen. E gjithë jeta e saj ishte e lidhur me muzikën. Dhe, ajo mbeti një fenomen i muzikës. Anita Bitri dha një kontribut shumë të madh në artin shqiptar. Arti shqiptar pësoi një humbje të rëndësishme dhe ne artistët do ta ndjejemë shumë mungesën e një fenomeni të tillë.

********************

Raimonda Moisiu – Shkrimtare :

Anita kishte lindur bashkë me talentin për art, muzikë e letërsi. E formuar që në moshë të vogël dhe me pasionin për muzikën, ajo konsiderohet e shquhet për të ruajtur të pastër këngën popullore dhe të lehtë shqiptare, përpjekjet e saj për të kultivuar tradicionalen, baladën dhe këngën lirike shqiptare. Këmbëngulja dhe puna e palodhur e gjeniut të violinës, prof. Robert Papavrami, mishëruan artin e vërtetë muzikor të këngëtares së ardhshme Anita Bitri. Prezantimi i Anitës si këngëtare erdhi si një fryt i ëndёrrave të saj, të bëhej  këngëtare e famëshme si idhulli

i saj, Vaçe Zela, këngët e saj, të cilat i këndonte me pasion. Këngët e interpretuara nga Anita Bitri, qëndrojnë ende të freskëta, si dikur në koncertet që ajo jepte brenda e jashtë vendit, veçmas në Diasporën shqiptare të Amerikës, e identifikuar si këngëtare tipike e identitetit muzikor shqiptar në tokën e huaj. Anita Bitri ishte Ambasadorja vlonjate e përhapjes dhe integrimit të Shqipërisë në botë, nëpërmjet artit dhe kulturës, që Anita jonë këngëtare e kishte mishëruar artin e kulturën, në talentin e saj. Sot për sot edhe pse Anita Bitri prehet në Paqen e Amëshuar, ajo mbetet këngëtarja – perlë dhe unikale për gjeneratën e artistëve që ajo i përket – dhe vitet e kontributit të saj duhen ruajtur dhe përjetësuar, si një vlerë e çmuar kombëtare, artistike e historike.

********************

Kristaq Skrami – Drejtor i Kino -Teatrit “Petro Marko”, Vlorё

Karriera artistike e Anita Bitrit fillon nё festivalin e fёmijёve, ku spikat talenti i ardhshёm i skenёs shqiptare, e cila vazhdon nё shkollёn e muzikёs “Naim Frashёri” dhe mё pas do tё trondisi dhe skenёn shqiptare me zёrin e saj magjik. Nga fundi i viteve `80 dhe deri nё momentin qё emigroi nё Amerikё, kёngёtarja Anita Bitri u bё njё zё i famshёm, qё u shoqёrua me çmime nё festivalet kombёtare nё RTSH. Ajo u rrit dhe u profesionalizua nё fushёn e artit, sidomos nё fushёn e kёngёs. Anita Bitri ishte njё idhull pёr qytetarёt e Vlorёs. Por fama e saj do tё depёrtonte deri nё Amerikёn e largёt dhe me tё drejtё shtypi amerikan e ka cilёsuar Anita Bitrin njё Madonё shqiptare. Por kjo Madonё shqiptare edhe pёrtej oqeanit pёrcolli virtytet, talentin dhe temperamentin, e njё kёngёtareje tё famshme shqiptare. Anita Bitri u nda prej nesh kur kishim aq shumё nevojё pёr zёrin dhe talentin e saj. Familja humbi tre anёtarё tё familjes, qytetarёt vlonjatё humbёn tre bashkёqytetare tё mira, Arti humbi njё kёngёtare tё madhe, siç ishte Anita.

********************

Shqipe Malushi – Humanistja dhe ish drejtoresha e AAWO nё NY :

Anita Bitri was a faithful AANO member since our inception…She was among the first artists who contributed her time and talent to all our events. She always offered her participation in our concerts and events to support mothers and children in Kosova and Albania during the war. She did not withhold her enthusiasm when we worked to help with refugees, in their hope for a better life. She always wanted to be there to inspire people. We remember her always smiling and dancing. She knew how to bring the spirit of joy among the crowds where she sang. It was on mother’s day that she contributed her time and talent and sang for AANO’s event, which we organize annually. People were beyond themselves in joy, listening to her sing, dance, and remember their homeland. Anita came in this country from the city of Vlora, in Albania at the time when Albania was going through a very difficult time. She came to the U.S. for a better life and in a very short time she stole the hearts of our community. “She represented beautifully Vlora to me” said our President Dr. Anna Kohen, “We have to keep her memory alive.” She continued.

Anita’s life was a reflection of thousands of lives of women who came from Albania trying to escape disastrous economic, social and political situations. Artists in Albania usually were repressed and they seeked freedom of expression. In New York they felt free, they had an opportunity and they followed their dream. Her public always loved Anita. She sang in many important events organized by Albanian American Women’s Organization as well as National Albanian American. She tried so hard to make it across the borders…one of our concerts we organized for her was titled: “Music Beyond Borders,” which took place in Cami Hall in 2001…She strived to bring Albanian music to the American audiences and promote our culture with pride. She was a wonderful mother; she loved her daughter Sibora (like snow). Today she made the headlines and for us it is a very sad day because as she brought people together in life she is also bringing them in death and AANO mourns for losing a good friend and dear member.

********************

Artur Dhamo – Kompozitor :

Anita Bitri ka filluar pjesëmarrjen e saj si profesioniste e këngës së lehtënë Festivalet në Radio Televizion, nga 1989 deri në 1996-n, vit në të cilin ajo do të largohej nga vendlindja për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Disa prej këngëve më të njohura të kënduara nga ajo në këto vite janë: “Dashurinë e parë”, “Abra Kadabra”etj… Por, jeta artistike e Anita Bitrit nuk është vetëm kjo. Prej vitit 1987, deri më 1992-shin, kontribon si këngëtare profesioniste pranë trupës së Estradës “Petro Marko” në Vlorë. Po në këtë qytet, ajo përjetoi ditë suksesesh të mëdha, pasi publiku nuk e linte atë lehtësisht tëdilte nga skena. Në vitin 1993, edhe pse e shkëputur nga trupa e estradës siprofesioniste, Anita rikthehet në Vlorë dhe realizon koncertin e parë recital në jetën e saj. Me madhështi elektrizon 4000 spektatorë, duke rikonfirmuar edhe një herë se ishte një këngëtare me një sukses të padiskutueshëm. Në këtë koncert, me shumë dashamirësi Anita i dha mundësinë të ngjitej nëskenë edhe një tjetër këngëtareje të ardhshme, Aurela Gaçes. Kjo ishte Anita, modeli apo etaloni që e ndoqën në të ardhmen edhe këngëtaret e tjera, të cilat u evidentuan më vonë. Anita Bitri ishte tashmë “ambasadorja” e këngës dhe këngëtarëve vlonjatë në skenat më prestigjoze të asaj kohe. Mbas vitit 1996 e në vazhdim, emigrimi vërtetë e shkëputi Anitën fizikisht, por kënga e saj vazhdoi të dëgjohej dhe të këndohej si një vlerë e papërsëritshme. Ajo nuk mund ta mendonte vehten e saj në cilindo vend të botës që mund të ndodhej, pa muzikën. Këtë e vërteton më së miri puna që ka arritur të bëjë atje me produksionet e reja, me projektet që i kishte shumë të afërta, por që nuk mundi t’i realizonte. Të flasësh për Anitën është shumë pak. Organizimi i një festivali të përvitshëm të këngës dhe interpretimi në Vlorë me emrin “çmimi Anita Bitri”,është minimumi i obligimit moral dhe shpirtëror, si dhe vlerësimi ndaj kësaj artisteje të madhe të këngës shqiptare.

********************

Elmira Muja

Jeta e Anitës ishte një reflektim i jetës së mijra grave që u larguan nga Shqipëria të detyruara nga gjendja e vështirë ekonomike dhe politike. Ajo erdhi këtu si shumë emigrant të tjerë për një jetë më të mirë dhe për një kohë të shkurtër me këngën dhe zërin e saj ajo “vodhi” zemrat e komunitetit. Ajo këndoi në shumë aktivitete të rëndësishme të organizuara nga Organizata e Gruas shqiptaro amerikane “Motrat Qiriazi”, nga Këshilli shqiptaro-amerikan, por dhe nga organizata të tjera që veprojnë në SHBA. Tashmë sjellim ndër mend Anitën dhe kontributin e saj. E kujtojmë si anëtare të organizatës sonë. Ajo gjithmonë ka marrë pjesë në koncertet që organizonim ne në mbështetje të nënave dhe fëmijëve në Kosovë dhe në Shqipëri gjatë luftës.Ajo ishte plot entusiazëm kur ne punonim për të ndihmuar refugjatët nga Kosova. Ajo gjithmonë donte të ishte atje që të inspironte popullin. Ne gjithmonë e kujtojmë duke buzëqeshur dhe duke vallëzuar. Ajo dinte të sillte shpirtin e gëzimit në ambientet ku këndonte. Kujtimi më i freskët për të rri akoma zgjuar, kur me talentin e saj ajo këndoi në Ditën e nënës, një aktivitet që organizata e gruas shqiptaro-amerikane “Motrat Qiriazi” organizon çdo vit. Do ta kujtojnë Anitën të gjithë admiruesit e muzikës, kur ajo hyri në zemrat e tyre për herë të parë me këngën “Mos u nxito, mos u gabo”, e më pas me “Dashurinë e parë, kush nuk e provoi”, “Dashuria e parë”, “Zemra fal”, “Për ty ëndërroj”, “S’ka formulë në dashuri”. Në këtë rrugë pa kthim, Anita Bitri la pas një numër të madh këngësh, këngë malli dhe dashurie, këngë dhimbjeje dhe shprese. Kënga dhe zëri i Anita Bitrit do të mbetet përherë e blertë në muzikën shqiptare.

********************

Laureta Çuku – Kompozitore, Muzikante:

Për sa i takon këngës “Hartimi dhe dëbora”, unë gjithë suksesin e kësaj kënge ia dedikoj vetëm interpretimit dhe zërit, të së dashurës shoqes sime, Anita Bitri. Ishte viti 1987 kur unë papritur u frymëzova dhe vendosa të shkruaj tekstin dhe muzikën e një kënge që kurrë nuk kisha menduar se do të bëhej aq familjare dhe e dashur për gjithë shqiptarët. Sapo kishim mbaruar maturën. Dihet që çdo kompozitor dëshiron për këngën e tij të gjej interpretuesin më fantastik qëështë e mundur… Pasi e kisha hedhur më tepër si ide, pothuajse të mbaruar…i them Anitës “Si thua a do ta këndosh ti këngën time?!?E kam shkruar enkas për ty”… E pranoi pa asnjë dyshim dhe kështu filluam punën të dyja…ishte gjithmonë bukur të punoje me Anitën. Ajo ishte një burim energjish, talenti, force, pozitiviteti, gëzimi, hareje…ishte shumë e kompletuar, një artiste e vërtetë.Kënga ishte shkruar dhe do të këndohej në “Festivalin e Këngës” në Vlorë. Më kujtohet si tani, filluam të bënim provat në Pallatin e Kulturës çdo mbasdite… Anita e adhuronte këngën që i kisha besuar…derdhi mbi të gjithë dashurinë dhe talentin e saj… Kështu edhe kënga u pasurua shumë nga ky talent sa doli e përkryer për të arritur në çmimin e parë në natën e tretë të Festivalit të Këngës në Vlorë gjë e cila nuk e kisha kurrë imagjinuar…edhe sot falenderoj Anitën, zërin dhe talentin e saj që i dha aq vlera këngës sime… Jo vetëm me zërin e saj por edhe me interpretimin brilant….. Kjo këngë sa do që u vlerësua me çmimin e parë do të mbetej thjesht brenda mureve të Vlorës…pasi jashtë saj e dërgoi vetëm Anita…Ishte maj i vitit 1987 kur filloi Festivali i Zërave të rinjënë Tiranë …në të cilin padyshim Anita do të merte pjesë… Kur e dëgjuan në Radio Televizion, këtë talent shumë natyralë dhe autentik, i thanë (nuk më kujtohet mirë por më duket Zhani Ciko): – “Që të kesh sukses dhe të jesh Anita e vërtetëpa dashur të imitosh askënd duhet të zgjedhësh një këngë që mundësisht nuk është kënduar më parë…..” Anita në çast tha: – ”Po unë kam fituar çmimin e parë në Vlorë me këngën Hartimi dhe Dëbora… është e mundur?” Kështu që u pranua dhe u këndua prej saj kompozimi im dhe ky ka qënë një moment magjik për mua si kompozitore (mos të ishte Anita nuk do të ishte bërë aq e njohur kjo këngë). Anita u vlerësua me çmim dhe këto ishin hapat e para të saj në karrierën si këngëtare, hapa shumë të çmueshëm e me vlerë…Nuk e besoj se në hapat e para të gjithë këngëtarët fitojnë çmime!!!

Koncert në New York

Një kujtim tjetër më ka mbetur në zemër dhe në mendje është një xhest i saj shumë i këndshëm dhe nobël. Ishte viti 2002, Anita ishte duke dhënë një nga koncertet e saj në New York. Në sallë ndodheshin dhe shumë spektator shqiptar. Nga mesi i koncertit, kushëria ime e parë që banon në New York i afrohet dhe i thotë: – “Unë jam kushërira e Laureta Çukut” …Anita menjëherë ndryshon programin e koncertit dhe thotë: – ”Tani do të dëgjoni këngën e kompozuar nga shoqja ime e klasës, me të cilën e përshëndes, ajo është me banim në Itali, quhet Laureta Çuku, dhe është kënga e parë e cila më ka bërë të njohur si këngëtare”….E këndoi, me një mall e pasion që i ndrisnin sytë dhe zemra, më tregon kushërira ime. …Sa gjëra të vogla por tepër domethënëse janë këto…unë p.sh. nuk do ta harroj kurrë sa të jem këtë xhest kaq sa të thjesht por edhe mirënjohës nga ana e saj.

Në Shkollë

Me Anitën kam qënë shoqe klase për 12 vjet. Nuk janë pak. Anita ishte shumë energjike, ishte gjithmonë e para në orën e fiskulturës, e para në punën prodhuese, e para në aksione, në vrap, në gjithçka…shumë shpesh kur ndaheshim në dy grupe për të lozur, ziheshim kush grup do të zgjidhte Anitën, pasi fitorja me të ishte e sigurt.Ishte një artiste e vërtetë jo vetëm në sferën muzikale por edhe si aktore… Shpiegoj më qartë. Një ditë, ishte rreth 13-14 vjeçe, ishim një grup shoqesh dhe duke folur e qeshur siç ndodhte zakonisht kur ndodheshim së bashku në orët e lira të mësimit… Anita thotë: ”Ju e dini që unë mund të qaj siç bëjnë aktorët nëpër filma?!?” Ne u habitëm të tëra duke e parë… nuk ishte as e mërzitur dhe as e trishtuar…. ”Prisni një minutë“ na tha dhe pasi u përqëndrua duke parë në një pikë të vetme filluan ti rridhnin lot dhe ishin lot të vërtetë…. Ne mbetëm të shtangura… Kur mbaroi, qeshi sigurisht me habitjen tonë dhe na tha se kishte provuar disa herë edhe në shtëpi dhe për të ishte një gjë normale. Ishte një artiste e kompletuar në të gjitha drejtimet. Një burim i vërtetë energjish, talenti, dashurie dhe mirësie. Kur bëheshin koncertet e fillimit të vitit shkollor (flas me tepër kur ishim në8-vjeçare), Anita ishte gjithmonë një nga elementët kryesor ose do të këndonte, ose do të recitonte… ishte e mrekullueshme edhe në recitimet e saj me shpirt e emocion.Në komodinën time është një foto, Anita, mësuesja e klasës së dytëdhe unë. Është një foto shumë e bukur, bërë në qëndër të Vlorës tek monumenti i Ismail Qemalit, foto që më sjell në mendje vitet e bukura të shkollësdhe shoqen e klasës dhe këngëtaren time të adhuruar…duke menduar që vitet e fundit shkruante dhe kopozonte…..

********************

“Anita, artiste që e mposhti diktaturën”

E Enjte, 21 Tetor 2004 (Shkëputur nga gazeta “Korrieri”).

VLORË – Në mjediset e artit në Vlorë, kolegë të saj tregojnë për “Korrieri”-n, se Anita ishte rritur me këngën dhe se kishte shumë dashuri për vendin e saj të lindjes. Regjizori i Teatrit “Petro Marko”, Luftar Veshi tregon se Anita ka punuar dhe ka dhënë një kontribut mjaft të çmuar në Estradën profesioniste të Vlorës. Madje thotë ai, “Anita ishte një këngëtare që e mposhti diktaturën duke dalluar mjaft nga këngëtarët e tjerë”. Ndërsa humoristi Afrim Agalliu shton se Anita u rrit në skenën e Vlorës. “Ajo nuk shkëputej asnjëherë prej saj, dhe nga aktivitetet që zhvilloheshin në estradën e qytetit të saj”.

Drejtori i Ansamblit Popullor, Haxhi Dalipi, dikur udhëheqës artistic në Vlorë, kujton hapat e parë të Anita Bitrit gjatënjë interviste me gazetaren Alma Mile.

21/10/2004 Brooklyn Media Lab

Atëherë ajo ishte ende një vajzë e vogël, që mësonte violinë në shkollën artistike në vlorë. Kishte ëndërra pa fund. Dëshironte të bëhej si Vaçe Zela dhe të dridhte skenat e festivaleve. Në ato vite, drejtori aktual i Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Haxhi Dalipi, punonte si udhëheqës artistik në qytetin e Vlorës dhe e kujton fare mirë vajzën e vogël, që shumë shpejt u bë e madhe. Dalipi kujton: “Anita spikaste për cilësitë e veçanta prej muzikanti dhe temperamentin artistik. Kuptova potencialin dhe nisa që ta stimuloj më tej për të kultivuar pasionin për muzikën, veçanërisht për këngën, edhe pse më shumë se një herë i këshilloja që të bëhej dirigjente. Por ajo duke qeshur më thoshte: “profesor kur refuzova violinën e Papavramit….”. Ky “refuzim”, nuk ishte gjë tjetër veçse konfirmimi i pasionit të madh që vogëlushja Bitri kishte për këngën. Që fëmij kishte një natyrë shumë të hapur, të çiltër dhe shumë të vendosur. Kishte disa cilësi, përmes të cilave ndjeheshin bulëzat e artistit”. Bulëza, që do shpërthenin bujshëm me një këngë, e cila u mendua  enkas për të ishte“Hartimi dhe Dëbora”. Ky ishte shpërthimi i parë skenik. Një shpërthim, i cili dotë përsëritej sa herë, që Anita Bitri do të ngjitej në skenë dhe do të shfaqte vokalin e saj të shkëlqyer.

– E keni njohur Anita Bitrin, që fare të vogël, ç’mund të kujtoni prej fëmijërisë së saj?

– E kam njohur Anitën që të vogël, që në hapat e para të formimit të saj artistik dhe ende e ruaj imazhin e saj të dikurshëm. Ajo ka qënë një nxënëse shumëe talentuar në shkollën artistike “Naim Frashëri” të Vlorës. Ka studiuar për violinë dhe ka qenë nxënëse e mjeshtrit Robert Papavrami, të cilin ajo e kishte idhull dhe siç thoshte ajo shpesh: “Sa herë mësoj një këngë të re, mëkujtohen këshillat e tij për llogjikën e formimit të frazës muzikore”.

– Ç’mund të na tregoni për karakterin e saj, çfarë e bënte të veçantë?

– Të gjithë mësuesit e shkollës artistike “Naim Frashëri” të vlorës e kujtojnëAnitën e shkathët, me një gjallëri të jashtëzakonshme.Kishte një dëgjim perfekt, vitalitet dhe një ndjeshmëri të thellë. Ishte një vajzë me ambicje.Nuk pranonte kompromise dhe asnjëherënuk pranoi një këngë për të qenë e pranishme në skenën e festivaleve. Kjo bëri që ajo të dilte shumë shpejt prej radhës dhe të spikaste si një individualitet.

– Cili ishte hapi i parë i saj drejt botës së këngës?

– Kujtoj një moment që do të luante një rol vendimtar në të ardhmen si këngëtare të Anitës. Një shoqja e saj e klasës kompozoi një këngë, e cila është e njohur për pjesën më të madhe të shqiptarëve: “Hartimi dhe Dëbora”. Në atë kohë ne bënim një festivalnë vlorë dhe i pari zë që më erdhi në mendje, që mund të këndonte këtë këngë ishte ai i Anitës. Ajo ishte një këngë e bukur, e brishtë, por e veçantë. Më kujtohen sytë e Anitës, kur e mori në duar këtë këngë, buzëqeshja e saj … Ishte maturante atëherë. Që në atë moment bashkë me kolegët besuam se do të përcillnim diçka të veçantë, jo thjesht për shkak të krijimit, por sepse atë do ta këndonte Anita. Një interpretim i parë, por edhe i suksesshëm… E vërteta është që Anita e ka interpretuar shumë bukur këtë këngë, ajo fitoi çmimin e parë në Festivalin e Vlorës, më tej e sollëm në Anketën Muzikore, ku gjithashtu ka fituar vendin e parë. Kjo këngë u ruajt gjatë në kujtimet e njerëzve, sepse të gjithëi kanë kaluar këto emocione, por mendimi im është që ka qenë pikërisht Anita Bitri që i përcolli këto emocione tek të gjitha brezat, madje edhe tek ata më të rinjë, të cilët nuk kanë jetuar në ato vite, kur është kënduar kjo këngë.

– Keni mbajtur më tej lidhje me këngëtaren?

Anita e vogël u bë e madhe. Më tej vijuan të tjera këngë të suksesshme … Megjithatë lidhjet i kemi ruajtur edhe më vonë, kur ajo u bë e njohur.

Asnjëherë nuk i harroi mësuesit e saj, madje edhe në intervistat që ka dhënë në shtypin e përditshëm, e ka përmendur ndihmën që unë dhe kolegët e mi, i kemi dhënë, për të hedhur hapat e para drejt skenës. Edhe kur u largua në Amerikë, telefonatat dhe urimet e saj do të ishin të pranishme në çdo festë. Ishte një vajzë tepër e dashur.

********************

Me këngë në buzë

Anita është një Yll muzike në qiellin e Diasporës dhe të Mëmëdheut

Anita Bitri që nga fëmijëria e saj sjellë pranë nesh dallgë drite në shpirtin e muzikës shqiptare.Me violinën në krah që e mbante ngjitur në trup si një brinjё të kraharorit interpretonte dhe këndonte mjeshtërisht në skenat shqiptare duke e filluar me Vlorën artdashëse që e duartrokiti pafundësisht.

Ajo udhëtoi me këngë në buzë deri në festivalet e Këngës së RTSH-s, ku në ballin e saj të bukur qëndrojnë një grusht xixëllonjash si kurorëçmimesh nga festivalet e ndryshme…

Zëri i saj është drithërimë shpirti i një këngëtareje me kokë të bukur gruaje në harmoni antike dhe moderne me tekstet e saj si ujëvara malesh që derdhensi argjend mbi ishullin e muzikës shqiptare.

Mes shkëlqimit të syve të saj kanë qëndruar mbi qepalla tetë notat e pentagramit që hapen e mbyllen si një harpë. Zëri i saj ndihet kudo dhe me artikulacionin gati hyjnor rrëmben si një uragan zemrat e dëgjuesëve. Ajo dashuron marrëzisht këngën ndaj dhe shpirti i saj mbeti si me magji vetëm në këngë, aty endet,e prekim, këndojmë dhe shuajme etjen në ngjallje…

Vibrimet e zërit të saj duket sikur vallëzojnë dhe bëjnë balet si roli i saj në fëmijëri në Bletën punëtore e cila fitoi çmimin e jurisë në Festivalin e Fatosave të rrethit të Vlorës si kërcimtarja dhe këngëtarja më e mirë e Festivalit.

Ajo trokiti në dritaren e një Kombi si me sqepin e zogut me pendë të mëndafshta që lajmëroi rënien e dëborës së parë kur zilja i ftoi për të shkruajtur hartimin në klasë. Ishte kënga e parë në rang kombëtar: “Hartimi dhe Dëbora”, këngë qëu mësua përmendsh nga shumë dëgjues të rregullt të saj.

Zëri i saj brilant tërhoqi vëmendjen e shumë kompozitorëve dhe autorëve të njohur si të Alqi Boshnjakut, Flamur Shehut, prof.Papavramit etj…. të cilët e shikonin si një lule e bukur që çel edhe në ngricë stinash.

Artistët gjithmonë kanë nga një idhull që i frymëzon qysh herët e për Anitën ishte bërë legjenda Vaçe Zela që i dhuronte klorofil degëve të saj të gjelbra në këngë.

Anita rritej, zbukurohej kishte filluar të këndonte në shumë skena, Osman Mula bashkëpunoi me të për këngën “Eja”, këngë që u interpretua në Festivalin e klasës punëtore në Elbasan, dhe duartë e tyre me kallo e duartrokitën gjatë, ajo shëronte, zbuste lodhjet dhe dhembjet e njerëzve, se kënga është ilaçi më i mirë, medicina e shpirtit.

Kompozitorët më me emër dëshironin ta kishin Anitën pjesë të ekzekutimeve të krijimtarisë së tyre ku njёri prej tyre ishte David Tukiqi, Anita do tё intepretonte këngën e kompozuar prej tij,”E vogla mes shoqesh” që u vlerësua me çmim të tretë. Anita Bitri kishte sensin e bashkëpunimit, me një disiplinë të hekurt artistike arriti të ishte ndër më të njohurat dhe të korrte suksese të njëspasnjëshme, kështu dueti me Frederik Ndocin me këngën “Shikomë në sy” me tekst të Irma Kurtit ishte një sukses tjetёr i këngëtares. Ishin tinguj që po pushtonin hapësirat pafund mbushur me melodi. Hapësirat nuk kishin kufij për Anitën, ishin pa roje ndaj zërin e saj e çuan nëTurqi në Festivalin Ballkanik në pranverën e erërave të reja në vitin 1990.

Me këngët e bukura lirike që më së shumti i këndoi dashurisë kësaj ndjenje që mban ndezur zemrat e njerëzimit, Anita bashkёpunoi ngushtë me Flamur Shehun, Jorgo Papingjin, Artur Dhamon, Gjergj Lekën e shumë të tjerë, këngëqë po dëgjoheshin dhe në skenat europiane.

Fama e saj mori dhenë në Shqipëri, Tropoja vendi që të vështron me sy të kaltër dhe që zbukurohet nga perla e mrekullueshme Valbona. Një grup muzikor popullor i të cilës e ftoi për ta çuar në Amerikë.

Ushqimi i saj shpirtëror ishin arti, muzika, pentagrami ku me gishtat e saj luante dhe ngjitej për të arritur qiellgervishtëset e Nju Jorkut, ëndërr e kahershme e saj, ëndërr që dukej se ishte dhuratë e Zotit thirrur në Valbonë, si një pulёbardhёmbi valet e saj herë blu të thellё, e herë në ngjyra marramendëse që vetem një shtojzovalle e tillë mund të zhytej dhe të dilte aq e kaltër si ngjyrë qielli në Verë.

Ajo e hodhi hapin e sigurtë në tokën e premtuar, vinte me një pasuri të rrallë, i sillte Diasporës shqiptaro-amerikane një ornament të çmuar me një dritëz hyjnore si bekim në Pemën e gjelbër të saj. Albumi i parë që do ta titullonte “Malli”, kishte brenda peshën e lotit të një artisteje të madhe që mblidhte lotin e gjithë emigrantëve.

Albumi ishte “Monumenti i Lotit” që Anita e kishte skalitur me daltën e skulptorit duke e gatuar në magjen e mallit të pashuar.

Anita ishte prezente me zërin dhe kёngёn e saj në shumëkoncerte tё zhvilluara nga organizata dhe shoqata të Diasporës, si dhe nga institucione të rëndësishme botërore dhe amerikane si në Kombet e Bashkuara etj…

Këndoi në koncert me Inva Mulën, Pirro Çakon ku një mbështetje të madhe i ka dhënë dhe fotografi i famshëm Fadil Berisha. U takua me yje të ndritur të muzikës amerikane të cilët e ftuan nё botёn amerkane pёr tё projektuar ëndrrat e saj, ëndrra që donte t’i realizonte si një artiste shqiptare me identitet Arbёresh.

Anita si çdo emigrant shqiptar në botë mezi priste për të shkuar në Shqipëri, më në fund i vjen dita e shumëpritur ku përulet dhe puth tokën shqiptare pas 9 vjetësh si në legjenda, 9 male kaptuar. Ajo prezantohet para publikut që e priti me aq mall e dashuri me albumin e ri “Çdo gjëështë e mundur”. Në këtë album ajo këndon mahnitshëm dhe me vajzën e saj, Ëngjëlloren, Sibora.  Pasi u ngarkua me një mall të pashuar kurrë, për motrat dhe vëllezërit që la në Mëmëdhe, ajo kthehet në tokën e premtuar, ku kishte ndërtuar një folezë tjetër të argjendtë në të cilën jetonte një zogëz e bukur Sibora që e priste, e cila vetëm cicërinte dhe përplaste krahët e lirë për mamin e saj muzikante dhe këngëtare.

Ajo u kthye në Amerikё me ëndrra tё reja, projekte ambicioze, tё cilat i la përgjysmë ngase ëngjëjt e rrëmbyen vetëtimthi në qiell në moshën më të bukur të saj, me nënën dhe vajzën ëngjëllore një tjetër këngëtare e vogël që premtonte shumë.

Zemra ime u thye, do të thoshte për gazetën e mirënjohur amerikane “Daily News” producenti James Avatar, në ceremoninë mortore që u organizua në First Evangelical Free Church në Brooklyn ku morën pjesë qindra shqiptarë dhe artistë nga Diaspora në nderim të saj, pasioni i saj për muzikën në këtë tragjedi duket sikur u zbeh nga dashuria e saj e madhe për vajzën dhe nënën.

Qyteti i Vlorës e ka nderuar bijën e saj duke i vendosur një  rruge me emrin: Anita Bitri, në ditëlindjen e saj të dyzetë.

Anita është përherë në zemrat e publikut me këngën e saj në buzë, që nga kaltërsitë ajo sjellë me krah magjie meloditë e shenjta qiellore, melodi që i posedon vetëm kjo racë artistësh.

Shpirti i saj i lirë endet kudo, fryma e saj këngëzohet në fluturim si rrahjet e krahëve të një pulëbardhe mbi valët me shkumë të bardhë të detit Jon, ajo është aq pranë nesh si kënga mjaltë mbi buzët e saj.

 

Nga Keze Kozeta Zylo

Janar, 2015,Staten Island, New York.

********************

“Në të vërtetë… ti u nxitove Anit”

“Mos u nxito… mos u gabo”, me tekstin e këngës prej së cilës Anita Bitri, këngëtarja vlonjate, tronditi dashurinë e “ndryshkur” të ardhur prej atij sistemi. Atëdashuri që Anita e përjetësoi për të qënë më e bukur, ashtu siç në të vërtetë ajo ishte. Atë dashuri që nuk i la kohë ta gëzonte djalin e një udhёheqësi që dashuronte një volejbolliste me biografi të keqe. Apo djalit të një shitëse që për fatin tij të keq dashuroi vajzën e shkrimtarit të preferuar të Bllokut.

 

Ndërkohë ti Anit, arrite ta ngrije në pjedestal dashurinë, sepse tëburonte nga shpirti melodia. Natyrshëm, dashuria e meritonte vërtet zërin tënd. Të ishte e bukur ashtu siç është. Ndoshta edhe pse erdhe nga deti. Andej prej nga vijnë pa paralajmëruar askënd sirenat. Ah, edhe anijet e shpresës, paçka se ata bëjnë zhurmë me sirenat e tyre, oshëtim. Ja ashtu erdhe edhe ti, gjithë “dallgë tallaz”. Në skenën e Tiranës të çdo festivali. Në fund dhjetori apo kur vinte pranvera. I këndove “Dashurisë së parë”. Në ato vite kur ky komb kishte nevojë për dashuri.

Ah, mjerë një komb që nuk dashuron.

Dhe këngët e tua u bën vërtet himn i dashurisë. Shpresë. Kush nuk i këndoi në ato vite. Ku nuk u dëgjua zëri yt. Rrugëve. Shesheve. Vinim nga diktatura dhe kishim nevojë pёr dashuri. Në qëniet tona ku kishim ende simptoma urrejtjeje. Spiunime. Luftë klasash. Internime. Aspak kohë. Aspak kohë për dashuri.

Dhe ti burove. Derdhe mbi këta njerëz, mbi këtë rini, pasionin tënd. Muzikën. Ua përktheve dashurinë të bukur, ashtu siç është. I këndove me zërin tënd. Deri sa u lodhe dhe ike. Ike dhe gabove. U nxitove. Na “dhurove” ikjen tënde nga kjo botë kur kishim nevojë për ty. Tani më shumë se kurdo.

Vërtet, ti u nxitove Anit`, duke na “dhuruar” ikjen tёnde… Gabove!!!

Eno Cacaj, Friday, October 19, 2012

********************

Kineasti Skёnder Jaçe

Ishte viti 1995 dhe nё atё kohё ekzistonte vetёm njё rrjet televizivё dhe ne ishim ftuar tё xhironim koncertin recital tё Anitёs nё qytetin e Kuçovёs. Si tani mё kujtohet se para se tё fillonte shfaqja, Anita ishte e sёmurё dhe me temperaturё 39 gradё dhe unё dhe stafi i koncertit kёmbngulёm qё tё anullohej koncerti pёr shkak tё gjёndjes jo tё mirё shёndetsore tё Anitёs. Biletat, pёr hir tё sё vёrtetёs ishin shitur 5 ditё pёrpara dhe kishte shumё kёrkesa nga artdashёsitё e qytetit dhe tё rrethinave pёr kёtё koncert recital tё Anitёs. Salla atё natё ishte mbushur plotё e pёrplotё me spektatorё. Edhe pse ishte njё sallё gjigande, prapё skishte asnjё vend boshё dhe shumё veta rrinin edhe nё kёmbё. Megjithё kёmbunguljen tonё Anita dhe pse shumё e sёmurё, pёr tё mos zhgёnjyer spektatorinё qё vetёm brohoriste emrin e saj doli nё skenё dhe filloj tё kёndonte live. Tё gjithё ne qё dinim gjёndjen e saj shёndetsore e ndiqnim me ankth. Nuk mjaftoj kjo, por fonistit i ndodhi njё black out. Duke qёnё i profesionit, megjithёse nё atё kohё isha drejtues i institucionit ku zhvillohej koncerti, mё kujtohet qё shumё shpejt nxora nga zyra njё amplifikator qё ishte i ri dhe defekti u korigjua nё pak minuta, Mё habiti qёndrimi pozitiv i publikut, tё cilёt pritёn me durim qё tё rregullohej difekti por kjo ishte merita edhe e kёngёtares sё famёshme Anita Bitri e cila pёr tё mos krijuar pauzё filloj edhe pa mikrofon tё komunikonte me publikun duke e mbajtur peshё me batuatat e saj. Anita fillojё tё bёnte shaka rreth njё tufe lule tё cilёn ja kishte dhuruar spektatori atё mbrёmje dhe salla shpёrtheu nё tё qeshura. Pasi difekti u rregullua, Anita sёrisht shpёrtheu me njё kolazh tё shkёlqyer kёngёsh dhe me njё potencё artistike siç dinte ajo….Salla duartrokiste pa pushim dhe mё besoni, Anita ka kёnduar atё koncert Live tё gjitha kёngёt. Edhe pse ne kishim ftuar disa humorist qё tё krijonim pauzё ndёrmjet kёngёve tё saj, publiku pёrsёri thёrriste emrin e saj dhe nuk e linte qё tё dilte nga skena. Sapo ajo mbaronte njё kёngё publiku fillonte thёrriste Anita…Anita… dhe njё kёngё tjetёr dhe ajo dilte pёrsёri dhe kёndonte njё kёngё tjetёr… Kёndoi kёshtu deri nё fund tё shfaqjes.  Ky ishte shpirti i Anitёs e mposhti sikletin e saj, duke qёnё me ethe dhe temperaturё dhe befasoj spektatorin e Qytetit tё Kuçovёs, qё edhe sot e kёsaj dite asnjёri nga ata qё ndoqi kёtё shfaqje kaq tё suksesёshme, nuk e di se nё ç’gjёndje shёndetsore ishte Anita atё mbrёmje. Unё mendoj qё duhet tё memorizohet puna e kёsaj kёngёtareje brilante e cila po tё rronte sot, do tё ishte njё Vaçe e dytё.

********************

Fustane Vello Lida (face book)

Anëtare e grupit ANITA BITRI – GJITHMON PRAN JUSH.

Dua të shkruaj dy rreshta për ANITËN tonë të dashur. Them”tonë” pasi Anita i përkiste një Kombi të tërë, pasi me zërin e saj brilant dhe melodioz ANITA hyri në zemrën e çdo shqiptari. AJO të bënte për vete me buzëqeshjen e saj me çiltërsinë dhe bukurinë, kështu e kam njohur unë Anitën në moshën e fëmijërisë kur ne ishim nxënëse në të njëjtën shkollë, në atë të bukurën dhe të famshmen shkolla e muzikës “NAIM FRASHËRI” në Vlorë. Në këtë shkollë Anita do të studionte për violinë. E njoha dhe lidhëm shoqëri bashkë, më pëlqente tek Anita karakteri i saj i fortё, si një vajzë që dinte që në moshë të vogël se çfarë dëshironte të bëhej nё jetё. Anita, ti ishe një shembull dhe më pas u bëre dhe krenaria jo vetëm e kësaj shkolle por edhe e qytetit të Vlorës. Rrugët tona do të merrnin drejtime tё ndryshme më vonë, por unë kurrë nuk do ta harroja atë Anitën e bukur, lozonjare, violinisten e talentuar dhe mё pas këngëtaren e dimensioneve të mëdha që shikonte të kapte majat e muzikёs shqiptare, të ishte në krye tё plejadёs sё artistave dhe gjithmonë ja arrinte qëllimit pasi ishte më e mira. Lartёsitё doje të kapje sepse ti ishe një YLL që ndriçoje prandaj dhe Zoti të mori lartë për të ndriçuar në përjetësi. Do të ngelesh në kujtesën time ashtu si unë të njoha në ato vite të bukura, e brishtë, e qeshur, e bukur, e lumtur, e talentuar, e dashur nga të gjithë dhe i doje të gjithë, largpamëse dhe dinjitoze. Kështu dua unë të të mbaj në kujtesën time ty e dashur shoqja ime Ëngjёll ANIT`….Ëngjëll ishe në tokë dhe tani u bëre ëngjëll në përjetesi. YLLI jotë ndriçon lart dhe TI thua UNË JAM KËTU….Dëgjoni këngët e mia pasi ato i kushtohen DASHURISË, MIRËSISË, ÇILTËRSISË NJERËZORE, dhe unë o njerëz të dashur jam KËTU dhe do ju kёndoj nё pёrjetёsi…